Koleksioni dhe krediti dokumentar



Yüklə 273 Kb.
səhifə3/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Nga aspekti ligjor, kambialet termine të akceptuara janë instrumente të detyrueshme, prandaj nëse cilido pranues i detyrimi (borxhit)19 nuk do të paguajë në kohën e duhur, ai do të hidhet në gjyq. Koha e lejuar për protestim ligjor është e ndryshme, varësisht prej shteteve. Në përgjithësi, termet D/P përfshijnë (lënë të kuptojnë) elementin e kujdesit (maturisë), ndërsa D/A elementin e besimit. Do të ishte jo e zakonshme që ipen termet D/A një importuesi relativisht i panjohur për eksportuesin. Kur banak kolektuese paguhet nga paguesi i pagesës (drawee), fondet (të ardhurat) i dërgohen bankës remitente në pajtim me instruksionet e fundit. Rendi i ngjarjes në koleksion është i përmbledhur në diagramin në vijim.

Përgjegjësitë në Koleksion

Në procesin e arkëtimit (koleksionit) paraqiten shumë palë, të cilat kanë përgjegjësi të caktuara, të cilat duhet që në mënyrë të duhur të shpërndahen, nëse duam që koleksioni të kryhet në mënyrë efektive. Në shumë vende, palët në transaksione financiare ndërkombëtare procedojnë sipas International Chamber of Commerce (ICC), ndërsa janë të njohura si Uniform Rules for Collections (URCs)20.

Në pajtim me ICC, këto rregulla zbatohen në 138 vende në tregtinë ndërkombëtare (nga të cilat, në 80 prej tyre zbatohen vetëm nga bankat e mëdha).

Rregullat aktuale janë ato ët cilat janë të publikuara në “ICC Publication No. 522”, e cila i definon këto përgjegjësi dhe mënyrat në të cilat koleksioni mund të kryhet dhe gati çdo urdhër-koleksion i bankave do të përmbajë fjalët siç janë: “Subject to URC-ICC No.522”.

Këto instruksione përfshijnë:

Aktorin kryesor (Eksportuesin):

  • Të udhëzojë qartë bankën remitente; të japë instruksione shtesë me shpejtësi dhe përpikëri nëse kërkohet prej saj.

  • Të parashtrojë në rregull dokumentacionin e kërkuar.

Banka remitente:

  • Të merret me dokumentacion shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme – nëse mallrat arrijnë para dokumentacionit, problemet mund të shtohen;

  • Të kontrollojë nëse instruksionet e aktorit kryesor (eksportuesit) mund të zbatohen;

  • Të udhëzojë qartë bankën kolektuese (arkëtuese).

Banka kolektuese:

  • Të zbatojë më shumë instruksionet e bankës remitente se sa të paguesit (drawee), i cili mund të ketë konsumator;

  • Ta mbajë bankën remitente të informuar për të gjitha zhvillimet relevante;

Paguesi (Importuesi):

  • Të paguajë, ose të pranojë dhe të paguajë.

Rreziqet dhe avantazhet e Koleksionit

Rreziqet e koleksionit nga të dyja palët, eksportuesi dhe importuesi, mënyrat e zvogëlimit të këtyre rreziqeve, si dhe avantazhet janë të përmbledhura në tabelat në vijim.



Rreziku për aktorin kryesor (principalin)

Rreziku

Lehtësimi (zbutja)


Blerësi mund t’i mos i plotësojë zotimet e veta për shkak të mosakceptimit ose të mospagesës

Merren parasysh instruksionet fillestare për të protestuar në rast të ndodhjes së kësaj

Rreziku vendor (country risk) – fondet mund mbahen (bllokohen) nga kontrolli i valutave të jashtme

  1. Siguracioni i kreditit

  2. Përfshin klauzolën në kambial për normën e interesit në rast të pagesës së vonuar

Vonesa në pagesë për shkak se mallrat kërkojnë kohë deri sa të arrijnë në destinacion

Merren parasysh mundësitë e bartjes me aeroplan mallrash (airfreight)

Shpenzime të ri-dërgimit (ritransportimit), nëse mallrat nuk nisen

Kontroll i gjendjes së blerësit

Ekspozim ndaj valutave të jashtme (ndryshim i kursit të këmbimit)

Mbrojtje e transaksionit në valutë të jashtme, ose faturim në valutë vendore (own currency)(me rrezik që do të jeshë më pak kompetitiv

Vështirësi në rrjedhën e keshit për shkak të mënyrave të koleksionit

Kambial financimi (dokument përfaqësues i huasë) me paradhënie/negocim

Nuk është aq i sigurtë sa është krediti dokumentar

S’ka asgjë (aq të sigurtë)! Ky është realitet në etë




Avantazhet për aktorin kryesor (principalin)


Mbajtja e kontrollit të mallrave deri sa të kryhet pagesa ose akceptimi nga paguesi i detyrimit (drawee)

Mund të marrë hua nga banka e tij me përshpejtimin e proceduarave tashmë të njohura

Më pak i shtrenjtë se sa krediti dokumentar



Rreziku për paguesin e detyrimit

Rreziku


Lehtësimi (zbutja)



Mallrat nuk kanë arritur ose janë të dëmtuara

E merrë policë siguracionin

Ekspozim ndaj kursit të këmbimit të valutave

Mbrojtje ndaj ekspozimit ndaj ndryshimi të kursit të këmbimit të valutave të jashtme, ose faturim në valutë vendore (own currency)

Mungesë e financave që të nisë koleksionin para se fillimit të shitjes

Aranzhimi i financave të siguruara përmes koleksionit





Avantazhet për paguesin e detyrimit


Mund edhe të mos paguajë/akceptojë deri sa të arrijnë mallrat

Në mënyrë të konsiderueshme është më lirë se sa kreditë dokumentare

S’ka detyrime të mundshme (të ardhshme) – s’ka detyrime deri sa nuk vjen malli

Nëse në terme D/A mund të shetë mallrat në mënyrë që të përdor të ardhurat nga shitja që të shlyejë akceptet (detyrimet) që duhet t’i paguajë.



Yüklə 273 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə