Koleksioni dhe krediti dokumentar



Yüklə 273 Kb.
səhifə2/9
tarix14.09.2018
ölçüsü273 Kb.
#68191
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Ky shërbim zakonisht është i kryer nga banka e shitësit përmes bankës së blerësit, me prezantim të mëvonshëm të dokumenteve të ngarkesës – transportit tek blerësi në këmbim për pagesë ose për nënshkrim të dëftesës së borxhit (promissory note), i njëjtë me instrumentin e ashtuquajtur ‘kambial me afat pagimi” (time draft).

Bankat janë të lidhura me mallrat dhe, edhe pse jo të obliguara, shpeshherë ndërmarrin masa për të ruajtur (mbrojtur) mallrat për interes të konsumatorëve




Si kryhet koleksioni?

Shlyerja e detyrimeve (arkëtimet) përmes koleksionit do të duhej të përcaktohej në kontratën midis blerësit (importuesit) dhe shitësit (eksportuesit).

Eksportuesi (aktori parësor6) e kryen shërbimin e tij, ose i dërgon mallrat sipas kontratës, si dhe i jep bankës së tij (bankës remitente7) të tërë dokumentacionin e kërkuar, që të dërgohet jashtë për koleksion (arkëtim). Këtu janë të përshkruara në mënyrë precize të gjitha instruksionet e nevojshme të detajuara lidhur me dokumentacionin, pagesën dhe për çdo gjë tjetër që mund të kërkohet, siç mund të jetë: protestimi në rast mospranimit të mallit ose të mospagesës së mallit. Banka remitente8 dokumentacionin e dërgon deri te filiali i saj ose deri te banka korresponduese (banka kolektuese9), e cila gjendet aty ku gjendet marrësi, respektivisht kryerësi i pagesës – importuesi10.

Ekziston një relacion – agjent i rëndësishëm midis bankës kolektuese dhe bankës remitente. Banka kolektuese, si agjent, duhet që t’i publikojë instruksionet më kryesore. Në praktikën ligjore, përgjegjësinë për të gjitha veprimet e agjentit e ka aktori parësor (eksportuesi). Meqenëse nuk është lehtë që të kontrollohen veprimet e akterëve korrespondentë, banka remitente zakonisht i këshillon akterët e saj kryesorë që mos të marrin përgjegjësi të cilat lidhen me neglizhencën e cilësdo anë, përveç stafit të tyre.

Banka kolektuese i paraqet dokumentacionin e nevojshëm kryerësit të pagesës (drawee) për pagesë ose për akceptim. Nëse nuk ekziston ndonjë dokument financiar, për dokumentet është e zakonshme që të realizohen kundrejt pagesës (D/P)11. Pra, dokumentet kundrejt pagesës janë kusht pagese në një kontratë tregtare ndërkombëtare, e vënë zakonisht nga një bankë korresponduese e bankës së eksportuesit, sipas së cilës dhënia e dokumenteve përfaqësues të mallrave në udhëtim realizohet vetëm kundrejt pagesës (nga ana e importuesit ) të shumës në titull detyrim (p.sh. në kambial)12.

Marrëveshja sipas koleksionit dokumentar, në të cilin një eksportues udhëzon bankën remitente për të dorëzuar dokumentet e anijeve dhe dokumentet në emër) tek importuesi vetëm nëse importuesi plotësisht paguan kambialin apo dëftesëpagesën.13 Ndryshe quhet edhe para në kesh kundrejt dokumenteve.

Banka prezantuese (remitente) mund të shkarkohet (lirohet) nga dokumentet në të njëjtën kohë vetëm kur kemi pagesë të menjëhershme.

Në praktikë, blerësit shpesh do t’i shtyjnë pagesat dhe kështu edhe pranimin e dokumenteve derisa mallrat të arrijnë. Për t’ju shmangur vonesave të tilla, udhëzimi i koleksionit duhet të përcaktojë periudhën e saktë të kohës brenda së cilës çdo veprim duhet të merret nga tërheqës i parave- drawee (URC Neni. 5b).

Marrëveshja sipas koleksionit dokumentar, në të cilin një eksportues udhëzon bankën remitente (prezantuese) për të dorëzuar dokumentet e anijes dhe dokumentet në emër) tek importuesi vetëm nëse importuesi pranon kambialin shoqërues apo dëftesëpagesën duke nënshkruar atë14.

Banka prezantuese (remitente) mund të shkarkohet (lirohet) nga dokumentet në të njëjtën kohë vetëm kur kemi pranim të kambialit nga importuesi, p.sh. në një datë prej 180 ditësh pasi që mallrat janë dërguar.

Importuesi mallin e ka në posedim para se t’jetë bërë pagesa.

Avantazhi i kësaj është se ai mund t’i ri-shesë mallrat menjëherë, duke rritur fondet e nevojshme për të paguar dëftesëpagesën (kambialin) në datën e duhur.

Banka prezantuese (remitente) mund të shkarkohet (lirohet) nga dokumentet në të njëjtën kohë vetëm kur importuesi prezanton një letër-premtuese (a letter of undertaking),15 formulimin e së cilës e bënë banka remitente ose importuesi.

Me nënshkrimin letër-premtimit, importuesi merr përsipër të paguajë shumën e mbledhur në një datë të veçantë.

Për zbatimin ligjor të një letre të tillë premtuese, është e domosdoshme që kjo të jetë e qartë dhe pa dykuptimësi.

Ashtu sikurse te koleksioni dokumentar kundrejt pranimit, eksportuesi i jep importuesit një periudhë të kredisë.

Letër-premtimi nuk është i mbuluar nga legjislacioni që rregullon kambialet.

Nëse kambiali është i pagueshëm me afat16, ekzistojnë dy alternativa të mundshme:

  • Shumë kambiale termine janë dokumente që realizohen kundrejt pranimit të detyrimit të shumës për pagesë të shënuar në titull detyrim (D/A)17. Kur kambiali është i “akceptuar” nga kryerësi i pagesës (drawee), dokumentacioni komercial do t’i dorëzohet atij, ndërsa letërpagesa e pranuar do të mbahet (ruhet) nga banka kolektuese (veç nëse është këshilluar ndryshe nga banka remitente që t’ia kthejë këtë asaj). Paguesi (kryerësi) i pagesës do ta marrë dërgesën e mallrave dhe do të paguajë “akceptimin” atëherë kur duhet të paguajë (sipas kontratës).

  • disa raste kambialet termine18 do të jenë në bazë të “akceptit D/P). Në këtë rast kryerësi i pagesës duhet ta akceptojë kambialin, por nuk do t’i ipen dokumentet komerciale deri sa kambiali bëhet tamam dhe është i pagueshëm. Kjo edhe mund të duket jofer për paguesin e kambialit, por në praktikë mund të jetë e përshtatshme kur kemi të bëjmë me lundrime të gjata dhe kur dokumentet arrijnë në bankën kolektuese disa ditë, madje edhe disa javë më herët se sa që arrin malli. Kambialet termine janë të parapara që të mbulojnë periudhën (kohën) e vonesës deri në arritjen e mallrave.



Palët dhe procedurat në Koleksion

Banka remitente

(Remitting Bank)

Banka kolektuese

(Collecting Bank)

Dokumentet +

urdhri për koleksion



Pagesat





Urdhër për Pagesa Pagesat Dokumentet e koleksion e pranuara e prezantuara dokumentar


Aktori kryesor

Shitësi/Eksportuesi

Paguesi (Drawee)

Blerësi/Importuesi

Mallrat







Kontrata komerciale




Yüklə 273 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə