Microsoft Word sna 2014 survey Final Report



Yüklə 2,2 Mb.
səhifə16/21
tarix17.09.2018
ölçüsü2,2 Mb.
#68779
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   21

1,276 kompani në Kornizë ose 3.6% e tyre kanë mungesë informacioni në lidhje me Zyrën e punësimit. Edhe shqetësimet në lidhje me mungesën e shërbimeve cilësore të kryera nga zyra janë pothuajse zero.


9.1% të bizneseve shqiptare ose 72.3% të bizneseve që nuk kanë marrëdhënie me Zyrën e Punësimit thjesht ju mungon nevoja/kërkesa për shërbimet që ofrojnë.
Tabela 6.28: Frekuenca e arsyeve për bizneset në Kornizë, për mungesën e marrëdhënieve me Zyrën e Punësimit


Arsyet për mungesën e marrëdhënieve

Kampioni

Korniza

Firmat

%

Firmat

%

Mungesa e informacionit në lidhje me të

29 1.9

1,276 3.6

Mungesa e shërbimeve cilësore të kryera nga zyra

Të dhëna të pakta,teknikisht0%

Mungesa e nevojës për shërbimet që ofrojnë

75 4.9

3,257 9.1

Bizneset në total në Shqipëri

1,518

100.0

35,816

100.0



7. KONKLUZIONET

Bizneset dhe Punësimi


7.1 Gjatë periudhës kohore 1991-2013 numri i bizneseve private ka pësuar rritje në përgjithësi. Aktualisht, ekonomia mbizotërohet nga bizneset mikro dhe të vogla të cilat përfaqësojnë më shumë se 70% të sektorit të Minierave dhe Guroreve, 80% të sektorit të Energjisë, Gazit dhe Avullit, rreth 64% e sektorit të Prodhimit, rreth 84% e Ndërtimit dhe rreth 78% e sektorit Financiar dhe atij të Sigurimeve.
7.2 Pjesa më e madhe e punësimit në ekonominë shqiptare është në sektorët e Prodhimit dhe Tregtisë me Shumicë dhe me Pakicë, e ndjekur nga sektorët e Ndërtimit dhe Hotelerisë e Ushqimit. Rreth 60% e punësimit në Shqipëri është përqëndruar në Rajonin Qendror, ndërkohë që shkalla më e ulët e punësimit gjendet në Rajonin Jugor. Më konkretisht, 36.4% e punonjësve të angazhuar në sektorin e Prodhimeve punojnë në biznese të vendosura në Rajonin Verior.
7.3 Shumica absolute e punësimit në sektorët e Informacionit dhe Komunikimit, Financës dhe Sigurimeve, aktiviteteve të Pasurive të Patundshme, në sferat profesionale, shkencore dhe teknike, Shërbim Administrativ dhe Mbështetës, Arte dhe Argëtim e Rekreacion është e përqëndruar në Rajonin Qendror. Këto sektorë janë pothuajse inekzistentë në dy Rajonet e tjera.
7.4 Sektorët e Prodhimit, Shërbimeve Administrative dhe Mbështetëse janë punëdhënësit më të fuqishëm në bizneset e mëdha. Industria e Prodhimit të Veshjeve dhe Këpucëve dhe shërbimet e operatorëve telefonikë (Call Centre) janë punëdhënësit më të fuqishëm brenda grupit të bizneseve të mëdha. Tregtia me Shumicë dhe Pakicë është punëdhënësi më i madh në bizneset mikro-të vogla.
7.5 Prezenca e bizneseve në pronësi të huaj në ekonomi është e vogël. Numri i bizneseve në pronësi të huaj në Kornizë (Frame) është vetëm 6.2%, ndërsa pjesa e tyre e punësimit është 17.5%. Shumica e bizneseve me pronësi të huaj (100% ose në formën e sipërmarrjeve të përbashkëta) e ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët e Tregtisë me Shumicë dhe Pakicë dhe në atë Informacionit dhe Komunikimit. Sektorët e Prodhimit, Minierave dhe Energjisë karakterizohen nga një prani shumë e vogël e pronësive të huaja.
7.6 Gjatë periudhës qershor 2013 deri në qershor 2014, shumica e bizneseve nuk kanë patur ndryshime në staf, punësim dhe investime. Megjithatë, numri i bizneseve që e kanë ulur qarkullimin e personelit (turnover) gjatë po kësaj periudhe është tre herë më e lartë sesa numri i atyre që e kanë rritur atë. Në mënyrë të ngjashme, numri i bizneseve që e kanë pakësuar numrin e punonjësve është dy herë më i lartë se numri i atyre që e kanë rritur atë.
7.7 Ekziston një tendencë e përgjithshme në rritje për grupin e bizneseve të mesme dhe të mëdha, e shtyrë nga një nëngrup që përmban 1/4 e punonjësve të të tërë sektorit privat në Shqipëri. Grupi i fundit i kompanive ka patur një prirje pozitive për punësimin në të shkuarën e afërt dhe po planifikon ruajtjen e tendencës në rritje për punësim.
7.8 Gati gjysma e bizneseve deklarojnë pakësim të numrit të stafit dhe rreth 1/3ta deklarojnë një reduktim të investimeve si edhe të numrit të punonjësve. Ndërkohë, përqindja e bizneseve që deklarojnë rritje në numrin e punonjësve si edhe në punësim është shumë e ulët, përkatësisht 7.1% dhe 5.7%. Rajonet Veriore dhe Qendrore kanë një model të njëjtë në trendin e treguesve kryesorë ekonomikë, ndërsa Rajoni Jugor ndodhet në një situatë edhe më të keqe. Ndërtimi është përballur me një rënie të theksuar përsa i përket të gjithë këtyre treguesve, dhe sektori i Informacionit dhe Komunikimit, i cili, pavarësisht se nuk ndodhet në një situatë aq të keqe sa Ndërtimi, ka pësuar rënie neto të ndjeshme.
7.9 Rreth ½ e numrit total të bizneseve në Shqipëri kanë planifikuar produkte dhe/ose shërbime të reja gjatë 12 muajve të ardhshëm. Përveç kësaj, rreth 1/5ta e numrit total të bizneseve kanë planifikuar futjen e teknologjive të reja, produkteve të reja dhe/ose mbështetje të mëtejshme për produktet e tyre. Ekziston një lidhje reciproke midis madhësisë së bizneseve dhe përqindjes së bizneseve të cilët fusin produkte të reja/teknologji të reja dhe kjo lidhet veçanërisht me grupin e kompanive të mesme dhe të mëdha.

7.10 Sektorët me përqindjet më të larta të kompanive që planifikojnë futjen e produkteve të reja dhe të teknologjive të reja janë sektorët e Informacionit dhe Komunikimit dhe Furnizimi me Ujë, Kanalizimet, Mbetjet" dhe sektori i Energjisë, dhe së fundmi Sektori i Gazit dhe Avullit. Arsyeja mund të lidhet me situatën e keqe në të cilën ndodhen këto sektorë dhe nevojën për të përmirësuar performancën e tyre përsa i përket cilësisë së shërbimeve.


Dimensioni Gjinor
7.11 Punonjëset femra përbëjnë afërsisht 40% të numrit total të punonjësve në Shqipëri, por vetëm katër sektorë ekonomikë të udhëhequr nga Prodhimi mbizotërohen nga femra. Punësimi i mbizotëruar nga femra në Prodhim mund të lidhet me prodhimin e veshjeve dhe këpucëve në industrinë fasone. Bizneset me pronësi të huaj rezultojnë të kenë punësuar më shumë femra krahasuar me bizneset që kanë pronësi shqiptare.
7.12 Rreth ¼ta e numrit total të bizneseve të cilat zënë rreth 17% të punësimit total kanë presidente femra. Numri i bizneseve ku mbizotëron punësimi i meshkujve është 2.5 herë më i lartë sesa numri i atyre ku mbizotëron punësimi i femrave, ndërsa përsa i përket përmasës së punësimit ky raport është dy herë më i lartë.

Personat me aftësi të kufizuara


7.13 Vetëm 10 % e bizneseve kanë raportuar punësimin e të paktën një personi me aftësi të kufizuara, ndërkohë që sipas ligjit, çdo biznes privat me më shumë se 25 punonjës duhet të punësojë të paktën një person me aftësi të kufizuara. Shumica e bizneseve që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara i përkasin sektorëve të prodhimit, furnizimit me ujë, kanalizimeve, mbetjeve dhe bizneseve të mesme dhe të mëdha.
7.14 Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Rajonin Qendror janë punëdhënësit kryesorë për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa të dy rajonet e tjera kanë punësuar vetëm një të tretën e numrit të përgjithshëm të tyre. Bizneset me pronësi të huaj janë relativisht më proaktiv përsa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Shqetësimet e Punëdhënësve


7.15 Kultura e Punës dhe Kualifikimi i Papërshtatshëm janë dy nga çështjet madhore për bizneset, përkatësisht në masën 39.8% dhe 33.0% të numrit total të bizneseve. Kultura e punës arrin nivelin maksimal të shqetësimit në sektorin e Shërbimeve Administrative dhe Mbështetëse. Niveli i kualifikimit të papërshtatshëm të forcës së punës përbën një shqetësim për pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, por ai përbën një shqetësim edhe më të madh për sektorët e mëposhtëm të Minierave, Energjisë, Gazit, etj. si edhe atë të Pasurive të Patundshme. Ky shqetësim është edhe më i pranishëm në kompanitë e mesme dhe të mëdha.
7.16 Humbja e aftësive profesionale si rezultat i papunësisë afatgjatë përbën një shqetësim relativisht të madh (mesatarja kombëtare prej 9%) për sektorët e Energjisë, Gazit, etj. dhe Pasurive të Paluajtshme, ndërsa pagat e ulëta duke se përbëjnë një shqetësim të vërtetë për sektorin e Furnizimit me Ujë, Kanalizimet dhe Mbetjet.
7.17 Pothuajse të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Rajonin Jugor pranojnë se kanë hasur të paktën njërin nga shqetësimet madhore në lidhje me punësimin, ndërkohë që prania e tyre është më e ulët në Rajonin Qendror dhe madje edhe më e ulët në Rajonin Verior. Shqetësimi në lidhje me Kulturën e Punës shfaqet në një shkallë më të lartë në biznese në Rajonet Qendrore dhe Jugore dhe në një shkallë më të ulët në Rajonin Verior. Barra e lartë fiskale përsa i përket punësimit duket se përbën një shqetësim për një pjesë të madhe të bizneseve në Rajonin Jugor. Shqetësimi në lidhje me pagat e ulëta në Jug është 3 herë më i lartë sesa në Rajonin Qendror.
7.18 Shumica e bizneseve që kanë shqetësimin në lidhje me “kualifikimin e papërshtatshëm të forcës së punës” dhe me kulturën e punës” janë më shumë biznese në pronësi të të huajve dhe sipërmarrje të përbashkëta nëse i krahasojmë me bizneset në pronësi të vendasve.

Mungesa e Aftësive


7.19 Disa biznese janë të pakënaqur me aftësitë e punonjësve të tyre ekzistues. Rreth 15% e bizneseve deklaruan se punonjësit e tyre ekzistues nuk kishin aftësitë e duhura. Profesionet ku vërehet mospërputhja e aftësive janë kamerierët, punëtorët e ndërtimit dhe shitësit e dyqaneve. Më shumë se 95 përqind e bareve & restoranteve, që përfaqësojnë rreth 10% të bizneseve të vogla në Shqipëri kanë pritshmëri më të mëdha përsa i përket aftësive të kamerierëve dhe/ose banakierëve të tyre. Mungesa e aftësive përkatëse tek punonjësit aktualë duket relativisht shumë e lartë për sektorët e Furnizimit me Ujë, Kanalizimeve, Mbetjeve dhe Minierave dhe Guroreve, gjithashtu.

7.20 Bizneset e vogla deklarojnë që kanë punonjës të cilët nuk i kanë aftësitë e duhura dhe kjo lidhet më shumë me kamerierët dhe banakierët. Bizneset e pakënaqura të cilët punësojnë kamerierë kanë 63% forcë pune mashkullore. Numri më i madh i këtyre bizneseve gjendet në Rajonin Jugor.


7.21 Përsa i përket Rajoneve, Rajoni Jugor ka shkallën më të lartë (22.4%) të bizneseve të pakënaqura në aspektin e aftësive të punonjësve të tyre. Mungesat në Rajonin Verior janë më të lidhura me profesionet në industritë prodhuese, të minierave dhe asaj të ndërtimit. Mangësitë në Rajonin Qendror janë të lidhura më shumë me sektorin e shërbimeve, ndërsa pakënaqësia në Rajonin Jugor lidhet më shumë sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit.
7.22 Personave që punojnë si kamerierë, banakierë, kuzhinierë dhe recepsionistë/pritës në shumicën e rasteve ju mungojnë aftësitë e komunikimit ndërsa shitësve ju mungon aftësia për të punuar në ekip. Punëtorët e Ndërtimit dhe të Zanateve të lidhura me të (duke përjashtuar elektriçistët) nuk kanë eksperiencë të mjaftueshme pune. Kjo përforcon konkluzionin logjik se arsyet janë shumë më të ndërlidhura me njëra tjetrën, ku shkaku kryesor është "Njohuri të pamjaftueshme që në kohën e rekrutimit", që do të thotë se kjo është ajo çka mund të gjesh në tregun e punës.
7.23 Pothuajse të gjitha kompanitë ndërmarrin të paktën një masë për adresimin e problemit të aftësive të munguara tek punonjësit ekzistues. Një gjë e tillë ndodh edhe në bizneset e vogla. Ndërkohë që zëvendësimi i stafit është masa më e përdorur për grupin e bizneseve mikro, për grupin e bizneseve të mëdha masa më e përdorur është rritja e mundësive për trajnim.
7.24 Përsa i përket sektorëve, mungesa e aftësive përkatëse tek punonjësit aktualë duket relativisht e lartë për sektorët e Furnizimit me Ujë, Kanalizimet, Mbetjet dhe Minierat e Guroret duke përfaqësuar përkatësisht 41.9% dhe 40.2% të kompanive në sektor.
7.25 Për "Punëtorët e Shërbimeve Personale" (kamerierët, banakierët, kuzhinierët dhe recepsionistët/pritësit) në 60% të rasteve të vlefshme, afësitë e komunikimit janë shqetësimi kryesor. Për "Punëtorët e Shitjeve" në 50% të rasteve të vlefshme mungesa e aftësisë për të punuar në ekip është nga shqetësimet më të shpeshta. Ndërsa për "Punëtorët e Ndërtimit dhe të Zanateve që lidhen me të" (duke përjashtuar elektriçistët) një masë e konsiderueshme prej 86% të rasteve të vlefshme nuk kanë eksperiencë të mjaftueshme pune.

Rekrutimet e Reja


7.26 Numri total i përllogaritur i rekrutimeve të reja për 12 muajt e ardhshëm në Kornizë (Frame) është rreth 42,121 ose 12.5% e forcës aktuale të punës. Operatorët e makinave qepëse, dhe operatorët telefonikë (Call Center) janë dy profesionet që aktualisht i japin shtytje përpara tregut të punësimit në Shqipëri, me rreth 4,000 rekrutime të reja të parashikuara për secilin nga ato në vitin e ardhshëm. Kamerierët klasifikohen në vendin e tretë me 1,864 rekrutime të reja, si rezultat i numrit relativisht të lartë të bareve dhe restoranteve në Shqipëri si edhe për shkak të faktit që përbën profesionin më problematik përsa i përket mungesës së aftësive të duhura siç tregohet më sipër. Një fakt interesant që ja vlen të theksohet është se në listën e 15 profesioneve më të kërkuara janë katër profesione që lidhen me baret dhe restorantet: profesionet e kamerierit, banakierit, kuzhinierit dhe ndihmës-kuzhinierit. Profesioni i rojes së sigurisë vazhdon të mbetet një profesion solid me kërkesë të lartë në tregun e punësimit.
7.27 Në mjedisin aktual ekonomik në Shqipëri biznesi i vogël (me 5-19 punonjës) duket se është formati më me perspektivë përsa i përket punësimit. Ai ka numrin më të lartë të rekrutimeve të reja të parashikuara, shkallën më të lartë të rekrutimeve të reja (16.5%) dhe pikët më të ulëta përsa i përket nivelit të vështirësisë për të punësuar (33%). Nëngrupi i biznesit të vogël udhëhiqet nga Kamerierët dhe Banakierët i ndjekur nga Punëtorët e Ndërtimit dhe nga Zanatet që lidhen me të. Grupi mikro, në numra globalë përbën nëngrupin më të dobët të rekrutimeve, pa patur një profesion të qartë mbizotërues. Grupet e bizneseve të mesme dhe të mëdha kanë parashikuar një numër paksa mbi shifrën 9,000 rekrutime. Këto grupe udhëhiqen nga dy nën-sektorët: operatorë makinerish për produkte tekstili, gëzofi dhe lëkure dhe operatorë për telemarketing/mbështetje në Call Center.
7.28 Përsa i përket Rajoneve, të tre rajonet kanë raporte të njëjta për rekrutimet e reja dhe nivel të njëjtë vështirësish për gjetjen e personit të duhur për profesionet përkatëse. Preferencat për profesione janë të njëjta në secilin rajon, përveç se për profesionin e operatorit telefonik pasi këto qendra telefonike (Call Centre) janë të ngritura kryesisht në Rajonin Qendror (pothuajse të gjitha në qytetin e Tiranës) të ndjekura nga një pjesë e vogël në rajonin Verior (kryesisht në qytetin e Durrësit) dhe pothuajse nuk ekzistojnë në rajonin Jugor.
7.29 Aftësitë Profesionale dhe Eksperienca e Punës janë aftësitë/kërkesat të cilat konsiderohen më shpesh si të vështira për t'u plotësuar. Nga ana tjetër e spektrit "Aftësitë për shkrim dhe lexim", "Paraqitja e jashtme", "Gjinia", "Paga e pamjaftueshme në kompani" dhe "Kushtet e papërshtatshme të punës" rrallëherë përbëjnë një vështirësi ose pengesë serioze për punësimin e personave në profesionin e kërkuar.
7.30 Metoda numër një që përdoret për rekrutimet e reja për shumicën e sektorëve ekonomikë është nëpërmjet të njohurve, të afërmve, miqve. Njoftimet në gazetë, portalet e punës, faqet elektronike të kompanive përbëjnë metodën më të përdorur për rekrutime si për kompanitë e mesme ashtu edhe për ato të mëdha (përkatësisht 32.9% dhe 30.6% e kompanive). Frekuenca e përdorimit të Zyrave Publike të Punësimit si një metodë për plotësimin e vendeve të lira të punës varion nga 11.0% për bizneset mikro në 30.0% për bizneset e mëdha.
7.31 Përsa i përket Rajoneve, ndërkohë që në përgjithësi të njohurit, të afërmit dhe miqtë përbëjnë metodën kryesore për të gjitha rajonet, ka edhe ndyshime midis rajoneve në lidhje me pjesët relative të metodave të përdorura. Në veçanti, kjo metodë përdoret më shumë në Rajonin Jugor (59.6%) dhe në Rajonin Verior (56.5), dhe shumë më pak në Rajonin Qendror (37.7%). Në Rajonin Qendror, pjesa relative e përdorimit të njoftimeve në gazetë, portaleve të punës, faqeve të internetit dhe promovimit nga punonjësit ekzistues është dy herë më e lartë ose edhe më shumë sesa përqindjet përkatëse në dy Rajonet e mëparshme.
7.32 Shpesh bizneset përballen me vështirësi në gjetjen e aplikantëve me aftësitë/kriteret e duhura. Shumë shpesh këto vështirësi lidhen me aftësitë profesionale të kandidatëve (54.8% e bizneseve), me eksperiencën e punës (45.4%) dhe korrektesën/integritetin (44.8%).

Nevojat për Formim Profesional


7.33 Pothuajse të gjtha kompanitë (94.4%) ndërmarrin të paktën një masë për adresimin e problemit të aftësive të munguara të punonjësve ekzistues nëpërmjet trajnimit të tyre. Megjithatë, trajnimi në shkolla ose qendra profesionale të kontraktuara nga kompania praktikisht është diçka që nuk merret aspak në konsideratë nga bizneset.
7.34 Rezultatet tregojnë se trajnimi nga ofruesi i teknologjisë është shumë i rëndësishëm për bizneset e mesme dhe të mëdha. Studimet e mëparshme tregojnë qartë që në këto kompani kryhet një sasi e konsiderueshme trajnimi në formën e asistencës teknike në kuadrin e kontratave për transferimin e teknologjisë me kompanitë ofruese. Në Shqipëri ekspertiza ofrohet kryesisht në ambientet e kompanisë, por ka edhe shumë raste kur ato i ftojnë teknikët shqiptarë edhe jashtë vendit.
7.35 Kompania vetë rezulton të jetë financuesi kryesor për trajnimin e të gjitha grupeve të profesioneve. Rastet kur trajnimi financohet nga kompania vetë janë 3 deri në 6 herë më të shpeshta sesa të gjitha alternativat e tjera të trajnimit të financuar të mbledhura së bashku.
7.36 Pritshmëritë janë që shumica e kompanive të mesme dhe të mëdha të kenë strukturën e tyre të trajnimit dhe rreth një e treta e tyre të kenë një zë të veçantë në buxhet për trajnimin. Megjithatë, bashkëpunimi i bizneseve me sistemin ekzistues të AFP dhe veçanërisht me universitetet është shumë i dobët. Bashkëpunimi me universitetet është pothuajse totalisht i përqëndruar në Rajonin Qendror.
7.37 Rezultatet nga këndvështrimi rajonal tregojnë që bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Rajonin Jugor kanë një qasje paksa më të ndryshme nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Në këtë rajon gjendet një përqindje relativisht e lartë kompanish me struktura trajnimi, por një përqindje e ulët kompanish me zë të veçantë në buxhet për trajnimin.

Pengesat ndaj Trajnimit


7.38 Rreth një e treta e bizneseve nuk shohin ndonjë pengesë të rëndësishme që krijon vështirësi në lidhje me trajnimin. Pesha relative e kompanive që nuk hasin pengesa përsa i përket ofrimit të trajnimit në Rajonin Qendror është katër herë më e lartë sesa në Rajonin Verior.
7.39 Mungesa e fondeve për trajnim konsiderohet nga bizneset si pengesa kryesore për trajnimin. Ky shqetësim lidhet veçanërisht me bizneset në Rajonin Verior. Situata në Rajonin Jugor është paksa më e mirë sesa në rajonin Verior, por përsëri mbetet problematike. Mungesa e kurseve dhe mungesa e instruktorëve të përshtatshëm është përzgjedhur si pengesa e dytë që vështirëson ofrimin e trajnimit veçanërisht në Rajonin Qendror. Ky shqetësim është identifikuar si një pengesë kryesore edhe për Rajonin Verior dhe atë Jugor.

8. REKOMANDIME


8.1 Rekomandime të Përgjithshme
8.1.1 Prania e bizneseve të vogla në ekonominë shqiptare është e vogël. Qeveria e ka fokusuar punën e saj në këtë aspekt; megjithatë, shqetësimet e identifikuara nga bizneset e huaja në lidhje me punonjësit e tyre dhe tregun e punës duhet të trajtohen si një masë shumë e rëndësishme për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për ta bërë atë më tërheqës për investitorët e huaj në Shqipëri.
8.1.2 Kultura dhe qëndrimi ndaj punës rezultojnë si shqetësimi kryesor për shumicën e bizneseve në Shqipëri. Ky shqetësim është më i pranishëm edhe sesa shqetësimi në lidhje me kualifikimin e papërshtatshëm të punonjësve, i cili në fakt ka rezultuar të jetë si një nga shqetësimet më të mëdha e deklaruara nga bizneset në të gjitha studimet e mëparshme. Shkaqet që fshihen prapa gjykimeve të tilla përsa i përket kulturës së punës duhet t'i kenë rrënjët e thella dhe për këtë arsye nevojitet kryerja e një analize më të detajuar për këtë problem. Megjithatë, duhet ndërmarrë një plan i menjëhershëm veprimi si një inisiativë e përbashkët midis institucioneve të Arsimit dhe të AFP për të adresuar këtë shqetësim.
8.1.3 Kualifikimi i papërshtatshëm përbën një shqetësim tjetër madhor për të gjithë sektorët e ekonomisë, i cili duhet të adresohet në mënyrë të menjëhershme nëpërmjet Arsimit dhe AFP përsa i përket kurrikulave të përmirësuarat por edhe me përfshirjen dhe input-et nga partnerët socialë. Sektorët e minierave, energjisë dhe gazit duhet të shihen me përparësi. Duhen vendosur kontakte të veçanta me bizneset në pronësi të huaj të cilat janë shumë të ndjeshme në këtë aspekt.

8.1.4 Bizneset e vogla (me 5-19 punonjës) hasin më shumë vështirësi në lidhje me Burimet Njerëzore përsa i përket rekrutimeve, trajnimeve, etj. Në këtë rast, institucionet ndërmjetëse si për shembull zyrat e punësimit të SHKP-së mund të luajnë një rol të veçantë për të asistuar nevojat për rekrutim/trajnim të bizneseve të vogla.


8.1.5 Rajoni Jugor duhet të ketë një plan veprimi të fokusuar për shkak të faktit se shumë aspekte të këtij studimi duken se janë në një situatë më të rënduar në këtë rajon krahasuar me rajonet e tjera, si për shembull: situata problematike në lidhje me treguesit ekonomikë (punësimi, qarkullimi i stafit, investimet), kultura e punës e punonjësve, barra fiskale për punësimin, efekti i pagave të ulëta në performancën e punonjësve, etj. Ministria e Mirëqenies Sociale duhet të rrisë ndërgjegjësimin e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve të tjera qeveritare në lidhje me rezultatet e ANA 2014 në përgjithësi, dhe në lidhje me gjetjet rajonale në veçanti.
8.1.6 Duhen organizuar kurse trajnimi për të adresuar aftësitë e munguara të kamerierëve, banakierëve, punëtorëve të ndërtimit dhe shitësve të dyqaneve. Në këtë aspekt puna duhet të fokusohet më shumë në rajonin Jugor. Për këtë qëllim mund të përdoret një program financimi nëpërmjet PNP (Programeve për Nxitjen e Punësimit).
8.1.7 Duhen ofruar kurse komunikimi për kamerierët, banakierët, kuzhinierët dhe recepsionistët/pritësit. Në zonat turistike ofrimi i kurseve të tilla duhet të shihet me përparësi. Përveç kësaj, duhen ofruar kurse për të rritur aftësinë për të punuar në ekip, të cilat duhet të fokusohen tek personat që merren me shitje.
8.1.8 Profesionet që duken se janë më të kërkuara përsa i përket rekrutimeve të reja janë profesionet e kamerierit, banakierit, kuzhinierit, ndihmës-kuzhinierit dhe rojes së sigurisë. Institucionet e AFP duhet të ofrojnë kurse për këto profesione, megjithatë zyrat e punësimit të SHKP duhet të jenë të informuara në lidhje me profesionet të cilat do të kenë rekrutime të reja bazuar në këtë studim dhe ta përdorin atë gjatë asistencës që i ofrojnë punëkërkuesve të papunë. Në këtë aspekt, zyrat e punësimit duhet të përmirësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin që kanë me bizneset në lidhje me rekrutimet e reja

8.1.9 Roli i sistemit të AFP-së në adresimin e mungesës së aftësive në kompani nuk merret aspak parasysh. Ky problem duhet të adresohet në mënyrë urgjente me një plan të qartë të hartuar nga SHKP për rritjen e ndërgjegjësimit së bizneseve në lidhje me rolin dhe shërbimet e këtij sistemi. Gjithashtu, përmirësimi i performancës dhe imazhit të sistemit të AFP është tepër i rëndësishëm në mënyrë që të bëhet e mundur përmbushja e rolit të tij.


Yüklə 2,2 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə