Microsoft Word sna 2014 survey Final Report



Yüklə 2,2 Mb.
səhifə17/21
tarix17.09.2018
ölçüsü2,2 Mb.
#68779
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   21

8.1.10 Duhet vendosur një bashkëpunim më i mirë midis bizneseve dhe institucioneve arsimore dhe atyre të AFP në rajonet Veriore dhe Jugore në lidhje me trajnimin, veçanërisht në fushat ku ka mungesë më të dukshme fondesh për trajnimin por edhe mungesë instruktorësh.

8.2 Rekomandimet metodologjike për anketat e ardhshme


8.2.1 ANA 2014 ofroi informacion të vlefshëm në lidhje me dizenjimin e kampionit për cilësinë e Kornizës së kampionimit (sampling frame) dhe vështirësinë për të arritur tek të gjitha ndërmarrjet e trajtuara si kampion të tërhequra nga Regjistri i Ndërmarrjeve. Për rreth 238 ndërmarrje ose më shumë se 10% e zgjedhjes/kampionit, nuk u arrit të merrej asnjë lloj informacioni pavarësisht përpjekjeve të shumta. Do të ishte e rëndësishme që në anketat e ardhshme të dokumentoheshin edhe llojet e përpjekjeve të kryera për të arritur tek ndërmarrjet e zgjedhura dhe në secilin rast të shpjegohen arsyet e dështimit. Ky informacion do të ishte vendimtar për hartimin e procedurave të duhura për zvogëlimin e numrit të ndërmarrjeve në kampion për të cilat mungon informacioni.
8.2.2 Një fushë tjetër që ka nevojë për përmirësime në të ardhmen është dallimi midis personave të punësuar dhe punonjësve/punëmarrësve. Anketa fokusohet tek punëmarrësit e ndërmarrjeve, por as kuadri i kampionimit dhe as pyetësori nuk e përcaktojnë këtë koncept qartë. Rekomandohet që termi punonjës/punëmarrës në parim duhet të përfshijë të gjithë punonjësit/punëmarrësit e përhershëm dhe ato të përkohshëm, dhe të përjashtojë menaxherët-pronarë dhe personat e vetëpunësuar.
8.2.3 Duke patur parasysh faktin që në kampionin e zgjedhur nga bizneset dalin edhe subjekte fetare, OJQ dhe institucione të tjera si Gjykatat të cilat nuk kanë lidhje me qëllimin e anketës, INSTAT-i dhe SHKP duhet të shikojnë mundësinë për të shkuar deri tek specifikimi tre-shifror NACE dhe të përjashtojnë subjektet që nuk kanë lidhje me anketën.
8.2.4 Përsa i përket punës në terren, do të ishte më e dobishme nëse do të punohej me intervistuesit në mënyrë individuale për të bërë një dallim të qartë midis hapësirave bosh dhe zerove gjatë plotësimit të pyetësorit, pasi ato janë të dhëna që përpunohen ndryshe. E njëjta gjë vlen edhe për operatorët që merren me hedhjen e të dhënave. Ky dallim është i rëndësishëm në përllogaritjen e shkallës së përgjigjeve dhe përgjithësimin e të dhënave të zgjedhjes, si edhe për parashikimin e vlerave në përqindje me të dhëna të tabuluara.
8.2.5 Duhet parë mundësia e variantit për përdorimin e aplikacionit CSPro për hedhjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre. Arsyeja është se ky aplikacion përbën një program (softëare) publik (program pa pagesë) krahasuar me programin e shtrenjtë SPSS, dhe për më tepër ai është më i besueshëm sesa EXCEL-i përsa i përket hedhjes së të dhënave.
8.2.6 Procesi i kodimit NACE dhe ISCO u krye nga stafi i INSTAT-it, dhe ishin ekspertët lokalë të projektit ILO-BE IPA 2010 ato që në një fazë të dytë kryen një procedurë kontrolli dhe riparimi. Cilësia e kodimit NACE dhe ISCO ndikon në mënyrë të ndjeshme në cilësinë e statistikave. Në veçanti NACE ka një impakt më direkt tek rezultatet e peshuara (të ekstrapoluara) dhe tek shkalla e gabimit statistikor të përllogaritur. Proceset e Kodimit ISCO dhe NACE mund të vazhdojnë të kryhen nga stafi i specializuar i INSTAT-it dhe të rikontrollohen nga INSTAT/SHKP para fillimit të punës për përpunimin e të dhënave.
8.2.7 Stafi kryesor i SHKP-së përgjegjës për burimet njerëzore dhe statistikat është shumë i kualifikuar dhe me një eksperiencë të gjatë në hartimin dhe zbatimin e Analizave të Nevojave për Aftësi. Megjithatë, ju nevojitet mbështetje shtesë e mëtejshme veçanërisht në lidhje me kontrollin e integritetit të të dhënave, me përpunimin e të dhënave si edhe me përpilimin e raporteve.

8.2.8 Në kuadrin e ANA 2014, çështjet metodologjike janë zgjidhur në mënyrën e duhur dhe cilësia e pyetësorit është gjykuar shumë mirë. Hapi tjetër për SHKP-në mund të jetë zhvillimi i aftësive për zbatimin e instrumenteve shtesë në lidhje me informacionin mbi tregun e punës të tilla si ANA-të sektoriale ose qasje të tjera.


8.2.9 Bashkëpunimi midis SHKP-së dhe INSTAT-it rezultoi shumë frutdhënës, megjithatë do të ishte më mirë nëse do të bëhej nënshkrimi i një Marrëveshje afatgjatë Bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve për të specifikuar rolin e secilit institucion në lidhje me ANA, si edhe modalitetet e bashkëpunimit.
8.2.10 DRP-të dhe ZVP-të kanë kapacitete të mira përsa i përket zbatimit të punës në terren. Megjithatë, trajnimi është i nevojshëm për zhvillimin e kapaciteteve të DRP-ve dhe ZVP-ve për përdorimin e rezultateve dhe gjetjeve të ANA në aktivitetet e tyre të përditshme.
8.2.11 Gjatë zbatimit të ANA, u vendos bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me zyrat e saj rajonale në lidhje me identifikimin e informacionit të kontaktit për bizneset e veçuara. Autoritetet tatimore rezultuan të jenë shumë bashkëpunuese, por nevojitet nënshkrimi i një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim institucionalizimin e një bashkëpunimi të tillë
Shtojca1: Dokumenti Metodologjik
Kampioni dhe pyetësori i ANA 2014 u përgatitën pas një numri konsultimesh duke patur parasysh eksperiencën e fituar gjatë anketave të mëparshme si edhe komentet e bëra nga rishikuesit e rezultateve të ANA 2014 si edhe nga përdoruesit e të dhënave të ANA në Shqipëri. Anketa e Nevojave për Aftësi 2014 është bazuar në një kampion probabiliteti të 2058 ndërmarrjeve aktive me të paktën një punonjës të cilat përfaqësojnë të gjitha rajonet e Shqipërisë si edhe mbulojnë të gjitha degët e aktivitetit ekonomik me pak përjashtime.
a. Dizenjimi I kampionit
Dizenjimi i kampionit përfshinte fushëveprimin e anketës dhe kornizën korresponduese të kampionimit, rajonet si sfera raportuese, përcaktimin e madhësisë së kampionit dhe shpërndarjen e kampionit përmes shtresave, përgjedhjen e kampionit dhe përbërjen përfundimtare të kampionit.
- Fushëveprimi i anketës. Fushëveprimi i anketës përfshin të gjitha ndërmarrjet aktive me të paktën një punonjës në regjistrin e ndërmarrjeve të INSTAT-it dhe të angazhuar në të gjitha degët e aktivitetit ekonomik përveç bujqësisë, sektorit të pyjeve dhe gjuetisë; administratës publike, mbrojtjes dhe sigurimit të detyruar shoqëror, aktiviteteve që lidhen me shëndetin njerëzor dhe punën sociale, aktiviteteve familjare si punëdhënës; aktiviteteve të padiferencuara për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve për përdorim vetjak; dhe aktiviteteve të organizatava dhe organeve ekstraterritoriale.
Regjistri i Ndërmarrjeve të INSTAT-it është i ndërtuar në bazë të kombinimit të burimeve administrative, nga të cilat më të rëndësishme janë Drejtoria e Përgjithshme e Taksave (DPT) dhe që nga viti 2007 edhe Qendra Kombëtare e Regjistrimeve të bizneseve të reja (QKR). Regjistri i Ndërmarrjeve përditësohet vit pas viti duke u bazuar tek burimet administrative që përfshijnë DPT, QKR, dosjet e Taksës mbi Vlerën e Shtuar dhe tek llogaritë vjetore të publikuara ose të deklaruara të ndërmarrjeve si edhe tek burimet statistikore si anketat në vazhdim për ndërmarrjet e porsa krijuara, anketat vjetore strukturore, anketat tremujore të ndërmarrjeve, anketat për çmimin e prodhimit si edhe anketat e tjera dhe regjistrimet e ndërmarrjeve.
Njësia bazë e regjistrit është një ndërmarrje e përcaktuar si "kombinimi më i vogël i njësive ligjore që përbën një njësi organizative që prodhon mallra ose shërbime, e cila përfiton nga një masë e caktuar autonomie në vendimmarrje, veçanërisht për akordimin e burimeve të saj aktuale.Një ndërmarrje kryen një ose më shumë aktivitete në një ose më shumë mjedise (njësi lokale).Në praktikë, një ndërmarrje e regjistrit të ndërmarrjeve korrespondon ose me një njësi ligjore ose me një kombinim njësish ligjore.
Ndërmarrjet në regjistër klasifikohen sipas statusit të tyre aktual: aktive; të mbyllura; të mbyllura pa likuidim; joaktive ose të fjetura; të pezulluara; në likuidim e sipër; si edhe në procedurë falimentimi. Në kohën e strukturimit të kampionit (18 qershor 2014), regjistri i ndërmarrjeve përmbante një numër total të dhënash prej 203,410, nga të cilat 111,154 për ndërmarrjet aktive dhe 111,008 duke përjashtuar ambasadat dhe organet ekstraterritoriale.
Regjistri mbulon ndërmarrje të angazhuara në të gjitha degët e aktivitetit ekonomik, por mungon informacioni në lidhje me shkallën e mbulimit. U vendos që ndërmarrjet bujqësore të përjashtoheshin nga fushëveprimi i ANA-s pasi njësitë prodhuese në bujqësi janë në fakt prona (holding) dhe ndryshojnë nga njësitë prodhuese në aktivitetet jo-bujqësore, dhe këto prona bujqësore nuk janë të mbuluara si duhet ose nuk janë të mbuluara fare nga Regjistri i Ndërmarrjeve të INSTAT.Numri i përgjithshëm i njësive bujqësore në regjistër rezultoi të ishte më pak se 2000 duke përfshirë edhe ato me asnjë punonjës.Nga këto 783 njësi ishin në bujqësi, 146 në pylltari dhe 806 në peshkim.

Gjithashtu u vendos që të përjashtoheshin ndërmarrjet e përfshira si në shërbimet arsimore ashtu dhe në ato shëndetësore, pasi analiza e kërkesave për aftësi në institucionet arsimore dhe shëndetësore të sektorit privat u konsiderua si çështje e specializuar për mandatin e ministrive të arsimit dhe shëndetit, dhe jo të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Për më tepër, numri i njësive të tilla në Regjistrin e Ndërmarrjeve të INSTAT-it ishte shumë i ulët dhe mbulimi i tyre do të komplikonte dizenjimin e kampionit nëse do të zgjidhej një numër i mjaftueshëm njësish në kampion. Për shembull, regjistri përmbante një total prej vetëm 2342 njësish në aktivitetet e shëndetit njerëzor dhe të punës sociale.


Dhe pika e fundit, u vendos që anketa të kufizohej në ndërmarrje me të paktën një punonjës, duke përjashtuar kështu ndërmarrjet pa punonjës. Megjithëse rezultati i Anketës më të hershme të Nevojave për Aftësi të kryer në vitin 2012 tregoi se pothuajse të gjitha ndërmarrjet mikro me 1 deri në 4 punonjës nuk u shprehën për mungesë aftësish në rradhët e punonjësve të tyre, por duke patur parasysh që këto ndërmarrje mund të përballen me mungesën e aftësive në momentin e zgjerimit të aktiviteti të tyre, u vendos që të përfshihen brenda fushëveprimit të anketës së ardhshme, duke mbuluar kështu ndërmarrjet me të paktën një punonjës duke përfshirë edhe ndërmarrjet mikro.
- Korniza e zgjedhjes.Korniza e zgjedhjes në formën e saj përfundimtare përmbante 46,556 ndërmarrje aktive nga Regjistri i Ndërmarrjeve të INSTAT. Shpërndarja e ndërmarrjeve sipas degës së aktivitetit ekonomik është pasqyruar në Tabelën 1.Në të njëjtën mënyrë, shpërndarja e kornizës së zgjedhjes sipas madhësisë së ndërmarrjes, e matur përsa i përket numrit të punonjësve është pasqyruar në Tabelën 2.

Tabela A1.1: Korniza e zgjedhjes sipas sektorit (NACE Rev. 2)




Kodi dhe përshkrimi i seksionit (NACE Rev. 2)

Ndërmarrjet

%

B Minierat dhe guroret

656

1.4%

C Prodhimi

5’467

11.7%

D Energjia, gazi, avulli…

278

0.6%

E Furnizimi me ujë, kanalizimet, mbetjet..

311

0.7%

F Ndërtimi

3’980

8.5%

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

15’524

33.3%

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

1’219

2.6%

H Transportimi dhe magazinimi

9’757

21.0%

J Informacioni dhe komunikimi

1’163

2.5%

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

678

1.5%

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme

343

0.7%

M Profesionale, shkencore, teknike

2’423

5.2%

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

1’336

2.9%

R Artet, argëtimi dhe zbavitja

578

1.2%

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

2’843

6.1%

B Minierat dhe guroret

46’556

100.0%

TabelaA1.2:Korniza e zgjedhjes sipas madhësisë së ndërmarrjes




Madhësia e ndërmarrjes

Numri i




ndërmarrjeve

%




1 punonjës

23’949

51.4%

2 punonjës

7’988

17.2%

3 punonjës

3’645

7.8%

4 punonjës

2’076

4.5%

5-9 punonjës

4’349

9.3%

10-19 punonjës

2’346

5.0%

20-49 punonjës

1’304

2.8%

50-99 punonjës

497

1.1%

100+ punonjës (maks. = 4,472 punonjës)

402

0.9%

Me qëllim përllogaritjen e shifrave në Tabelën 2, u ndërtua një fushë e re për numrin e punonjësve, pasi Regjistri i Ndërmarrjeve nuk kishte një fushë që përmbante të dhëna për numrin e punonjësve. Fusha e re bazohet tek informacioni mbi numrin e personave të punësuar në ndërmarrje (Pun-azh) duke përdorur marrëdhënien me status ligjor për përcaktimin e numrit të punonjësve të ndërmarrjes:


• Numri i punonjësve = Numri i personave të punësuar (Pun-azh) - 1 nëse forma ligjore është person fizik (formaleg_azh = 1), përndryshe

• Numri i punonjësve = Numri i personave të punësuar (Pun-azh) nëse forma ligjore është e ndryshme nga ajo e personit fizik (formaleg_azh ≠ 1).


- Rajonet si sfera raportuese. Sferat (domain) e një ankete janë elementet për të cilat duhen raportuar të dhëna me saktësi të konsiderueshme.Në ANA 2014, sferat raportuese janë ndarjet nënkombëtare gjeografike të vendit.U vendos që të përdoren tre rajone si sfera raportuese siç janë përcaktuar nga INSTAT-i për qëllime statistikore.Këto rajone janë aprovuar nga Komisioni Europian për përpilimin e të dhënave rajonale të Shqipërisë në përputhje me të dhënat rajonale të vendeve të tjera.Gjithashtu, njehsimi i ndërmarrjeve të Regjistrit të Ndërmarrjeve sipas rajonit dëshmon për shpërndarje të balancuar.Përbërja gjeografike e kornizës së zgjedhjes pasqyrohet në Tabelën 3 më poshtë.

Tabela A1.3: Korniza e zgjedhjes sipas rajonit




Rajoni

Numri i ndërmarrjeve

%

Verior

9’570

20.6%

Qendror (Tiranë, Elbasan)

26’696

57.3%

Jugor

10’290

22.1%

Totali

46’556

100.0%

Shënim: Përcaktimet e rajoneve bazohen në klasifikimet në nivel prefekture.

- Madhësia e kampionit. Madhësia e kampionit të ANA 2012 ishte 1000 ndërmarrje, me një listë rezervë ose alternative për të mbuluar rastet të cilat për arsye të caktuara nuk qe e mundur që të intervistoheshin.Megjithatë, raporti i ANA 2012 nuk e përshkruan procedurën e përdorur për përcaktimin e madhësisë së kampionit.Në mungesë të informacionit mbi efektin e strukturës dhe të parametrave të tjerë të anketimit u vendos që madhësia e kampionit të ANA 2012 të përcaktohet në bazë të numrit tësferave raportuese dhe të numrit minimaltë vëzhgimeve të kërkuara për sferë dhe degë të aktivitetit ekonomik dhe grup madhësie të ndërmarrjeve. Me 3 sfera, 8 degë të aktivitetit ekonomik dhe dy grupe madhësie të ndërmarrjeve (të vogla dhe të mëdha), madhësia e kërkuar e kampionit u përllogarit si:



-

1440=3x8x2x30

ku 30 është numri mesatar i vëzhgimeve të konsideruara si të nevojshme për sigurimin e vlerësimeve mjaftueshëm të sakta për qelizë raportuese. Në këtë skemë, supozohet që degët e vogla të aktivitetit ekonomik do të shkrihen me të tjerat për të formuar degë majftueshmërisht të mëdha të aktivitetit ekonomik për qëllime raportimi.
Duke marrë parasysh mundësinë prej 30% të mos-përgjigjes (non-response), mungesës së kontaktit dhe ndërmarrjeve jashtë fushëveprimit, madhësia efektive e zgjedhjes/kampionit u përllogarit si:






Fryrja e madhësisë së kampionit për të lejuar edhe rastet kur për arsye të caktuara intervistat nuk kryhen shmang njëanësinë që mund të shkaktohet nga zëvendësimi.
- Shtresëzimi. Kampioni u shtresëzua duke u bazuar në tre dimensione kryesore:

• Shtresëzimi i qartë (explicit) sipas rajonit dhe brenda rajoneve sipas prefekturës

• Shtresëzimi i nënkuptuar (implicit) sipas degës së aktivitetit ekonomik duke e klasifikuar kornizën e zgjedhjes sipas kodit 4-shifror të NACE rev 2 brenda secilit rajon.

• Shtresëzimi sipas madhësisë së ndërmarrjes, që rezulton nga metoda e kampionimit, që do të thotë probabilitet sistematik në përpjestim me madhësinë, madhësia e matur bazuar në numrin e punonjësve.

Madhësia e kampionit u shpërnda në rajone sipas shpërndarjes me rrënjë katrore duke çuar në shpërndarjen e mëposhtme të ndërmarrjeve të kampionit:
Rajoni: Veri 423 ndërmarrje
Rajoni: Tiranë, Elbasan 1’180 ndërmarrje
Rajoni: Jug 455 ndërmarrje
Kampioni në total 2’058 ndërmarrje
Shpërndarja me rrënjë katrore është një kompromis midis shpërndarjeve të barabarta dhe përpjesëtimore, duke shmangur mbulimin e një pjese të tepërt të kampionit nga prefekturat më të mëdha me numër më të madh ndërmarrjesh, ndërkohë që prefekturat e vogla me numër më të vogël ndërmarrjesh mund të mbulonin një pjesë të pamjaftueshme të kampionit.
- Përzgjedhja e kampionit. Në fazën e fundit të dizenjimit të kampionit, përzgjedhja e kampionit u krye nga pps sistematik (probabiliteti në përpjestim me madhësinë – numrin e punonjësve) pas klasifikimit të ndërmarrjeve sipas kodit të tyre industrial 4 shifror NACE Rev. 2. Algoritmi Tille i përzgjedhjes së kampionit38u përdor si më poshtë:

• Fillo me një numër të rastësishëm negativ midis -1 dhe 0, e0=-rand ()

• Më pas shto numrin e rastësishëm tek probabiliteti i përzgjedhjes së secilës ndërmarrje (πk) në dosjen e klasifikuar ek = ek-1 + πk

• Ndërmarrja kampion k përzgjidhet nëse pjesët e tëra të ek dhe ek-1 ndryshojnë,



38 Yves Tillé, Algoritmi në Kampionim, Seritë Springer në Statistika, 2006, fq. 124-127.
Int(ek)≠Int(ek-1)
- Për të siguruar që probabilitetet janë midis 0 dhe 1, vlerat e πI u njehsuan nga πk = min (1, θh xk) ku faktori i proporcionalitetit θh u përftua nga vlera e përafruar Neëton në mënyrë që shuma e probabiliteteve në secilin rajon h të jetë e barabartë me madhësinë e kampionit në atë rajon. Kampioni rezultues i probabilitetit prej 2’058 ndërmarrjesh me informacionin përkatës të identifikimit u ruajt në një dosje të veçantë në INSTAT.
- Përbërja e kampionit. Përbërja e kampionit kombëtar sipas degës së aktivitetit ekonomik dhe grupit të madhësisë së ndërmarrjeve pasqyrohet në Tabelën 4 më poshtë, ndjekur nga përbërjet e këtij kampioni në tre rajonet përkatëse (Tabelat 4a, 4b dhe 4c).

Tabela A1.4: Përbërja e kampionit kombëtar




Nace Rev 2

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)


Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

5-9

10-19

20-49

50-99

100+

Total




1-4

7

5

13

8

11

50

B Minierat dhe guroret

6

27

48

75

103

124

435

C Prodhimi

58

1

2

3

1

5

17

D Energjia, gazi, avulli…

5




2

17

15

25

62

E Furnizimi e ujë, kanalizimet, mbetjet..

3

38

68

60

49

40

300

F Ndërtimi

45

68

72

56

33

43

476

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

204

7

12

21

5

13

67

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

9

13

16

10

5

13

184

H Transporti dhe magazinimi

127

8

6

6

11

17

63

J Informacioni dhe komunikimi

15

1

1

2

4

25

46

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

13

2

4

3

1

1

14

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme

3

9

10

10

10

7

80

M Profesionale, shkencore, teknike

34

9

14

29

26

45

140

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

17

6

4

11

5

10

39

R Artet, argëtimi dhe zbavitja

3

15

7

8

6

6

85

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

43

211

271

324

282

385

2058

Tabela A1.5: Përbërja e kampionit rajonal (Veri)




Nace Rev 2

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

5-9

10-19

20-49

50-99

100+

Total




1-4

3

4

4

6




18

B Minierat dhe guroret

1

5

11

23

36

43

133

C Prodhimi

15













1

2

D Energjia, gazi, avulli…

1




1

6

2

5

14

E Furnizimi e ujë, kanalizimet, mbetjet..




12

12

13

13

4

63

F Ndërtimi

9

18

11

13

2

6

88

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

38

3

4

5

4

5

23

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

2

3

3

1

2




30

H Transporti dhe magazinimi

21







2







4

J Informacioni dhe komunikimi

2
















2

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

2










1




2

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme

1







1

1




6

M Profesionale, shkencore, teknike

4

2

3

6

6

5

23

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

1

1




2

1




5

R Artet, argëtimi dhe zbavitja

1

4

1










10

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

5

51

50

76

74

69

423

Tabela A1.6: Përbërja e kampionit rajonal (Tiranë-Elbasan)




Nace Rev 2

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

5-9

10-19

20-49

50-99

100+

Total




1-4

2




7

1

6

19

B Minierat dhe guroret

3

13

19

29

47

57

189

C Prodhimi

24




2

3

1

4

13

D Energjia, gazi, avulli…

3




1

3

4

10

21

E Furnizimi e ujë, kanalizimet, mbetjet..

3

14

35

28

26

29

156

F Ndërtimi

24

34

47

31

27

33

281

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

109

3

2

8

1

7

26

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

5

8

12

6

3

13

119

H Transporti dhe magazinimi

77

7

6

4

10

17

54

J Informacioni dhe komunikimi

10

1

1

2

3

25

40

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

8

2

3

2




1

10

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme

2

8

10

9

8

7

68

M Profesionale, shkencore, teknike

26

6

6

17

13

36

93

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

15

3

4

4

3

10

26

R Artet, argëtimi dhe zbavitja

2

9

5

5

6

6

65

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

34

110

153

158

153

261

1180

Tabela A 1.7 Përbërja e kampionit rajonal (Jug)




Nace Rev 2

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

Grupi i madhësisë së ndërmarrjes (numri i punonjësve)

5-9

10-19

20-49

50-99

100+

Total




1-4

2

1

2

1

5

13

B Minierat dhe guroret

2

9

18

23

20

24

113

C Prodhimi

19

1













2

D Energjia, gazi, avulli…

1







8

9

10

27

E Furnizimi e ujë, kanalizimet, mbetjet..




12

21

19

10

7

81

F Ndërtimi

12

16

14

12

4

4

107

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

57

1

6

8




1

18

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

2

2

1

3







35

H Transporti dhe magazinimi

29

1







1




5

J Informacioni dhe komunikimi

3










1




4

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

3




1

1







2

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme




1







1




6

M Profesionale, shkencore, teknike

4

1

5

6

7

4

24

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

1

2




5

1




8

R Artet, argëtimi dhe zbavitja




2

1

3







10

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

4

50

68

90

55

55

455

b. Përgatitja e pyetësorit
Pyetësori i ANA 2014 u formulua me qëllim arritjen e objektivave specifike të kësaj ankete, që kanë të bëjnë me identifikimin e:
• aftësive dhe profileve të munguara të punëmarrësve në tregun e punës

• profesioneve për të cilat punëmarrësve të rinj ju mungojnë aftësitë ose profili i nevojshëm

• profesioneve për të cilat rekrutimi i punëmarrësve të rinj ka rezultuar i vështirë

• nivelit të ofertës së formimit në ndërmarrje

• natyrës së nevojave për aftësi sipas profesioneve

• nivelit të marrëdhënies midis ndërmarrjeve dhe institucioneve përkatëse shtetërore

- Përmbajtja e pyetësorit. Në përputhje me këto objektiva matëse, pyetësori përfundimtar pas testimit në terren përbëhej nga 36 pyetje të organizuara në pesë pjesë: Pjesa A me pyetje për të marrë informacion të përgjithshëm për ndërmarrjen kampion (8 pyetje); Pjesa B me pyetje rreth zotësive dhe aftësive të stafit ekzistues (5 pyetje); Pjesa C mbi rekrutimin për vendet e lira të punës (8 pyetje); Pjesa D në lidhje me trajnimin (9 pyetje) dhe pjesa E me pyetje për marrjen e informacioneve të ndryshme në lidhje me marrëdhënien me SHKP-në, statusin e ndërmarrjes, pozicionin e personit që po i nënshtrohet anketës dhe treguesin e përgjigjegjeve (6 pyetje). Një model të këtij pyetësori në gjuhën angleze mund ta gjeni në Shtojcën 2 bashkangjitur këtij raporti.
- Profesioni si njësia bazë e matjes. Një tipar i rëndësishëm i pyetësorit është prezantimi i profesionit si njësia bazë e matjes. Meqenëse anketa synon identifikimin e aftësive, kompetencave dhe kualifikimeveqë nevojiten në vendin e punës nga këndvështrimi i punëdhënësve, fokusi i saj kryesor
është vendosur tek detyrat që kryhen në vendin e punës,ndryshimi i tyre nga rëndësia dhe gatishmëria e forcës së punës për t'i kryer ato detyra të cilat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Prandaj, profesioni është njësia natyrore e mbledhjes së të dhënave.Profesioni është gjithashtu edhe njësia e duhur për ndërhyrjet me politika në nivel kombëtar dhe rajonal.Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) ka këmbëngulur në lidhje me rëndësinë e profesionit si njësi për mbledhjen e të dhënave por edhe si njësi për analizim dhe formulim të politikave.Profesioni dhe grupi i profesioneve përbëjnë edhe një nga tiparet kyçe të rekomandimeve të udhëzimeve Europiane për anketat e nevojave për aftësi.39Fokusi tek profesionet krahasuar me kategoritë profesionale nënkuptonte operacione shtesë në anketë pasi intervistuesve ju kërkua të regjistronin titullin e profesionit me tekst për t'u koduar më pas në zyrë.Kodimi u krye nga INSTAT-i sipas kategorive të klasifikimit profesional (ISCO).

- Dimensioni gjinor: Një tipar tjetër i ANA 2014 është përfshirja e një pyetje që ka të bëjë me numrin e punonjëseve femra (gra) të punësuara në ndërmarrje. Ky ndryshim bën të mundur nxjerrjen e rezultateve shtesë të bazuara tek faktori gjinor, si për shembull: përbërja gjinore e punonjësve të ndërmarrjeve sipas rajonit, degës së aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjes; niveli dhe natyra e aftësive dhe profilit personal të munguar në ndërmarrjet ku mbizotërojnë femrat krahasuar me ndërmarrjet e tjera; dhe ndryshimet në metodat e rekrutimit, pjesëmarrja dhe nevojat për trajnim, marrëdhënia me institucionet shtetërore në ndërmarrjet e mbizotëruara nga femrat krahasuar me ndërmarrjet.40


Një tjetër tipar gjinor i ANA 2014 është mundësia për identifikimin e ndërmarrjeve të drejtuara nga femra nëpërmjet një variabli të ri në RN. Variabli ndërtohet nga INSTAT-i në bazë të natyrës femërore ose mashkullore të emrit të pronarit/drejtuesit të ndërmarrjes, siç është i regjistruar në RN. Saktësia e variablit të ri mund të jetë e besueshme për sa kohë që emri pasqyron saktë gjininë e individit dhe emrat e raportuar janë emrat e pronarit/menaxherit të ndërmarrjes.
Transferimi i këtij variabli gjinor në kuadrin e kampionimit (sampling frame) dhe në bazën e të dhënave të kampionit ofron mundësinë e marrjes së një game të re rezultatesh të bazuara tek faktori gjinor si për shembull: numri i ndërmarrjeve të drejtuara nga femra dhe perceptimi i tyre në lidhje me punësimin dhe tendencat ekonomike të ndërmarrjes së tyre; niveli dhe natyra e aftësive dhe profilit profesional që mungojnë në ndërmarrje të drejtuara nga femra krahasuar me ndërmarrjet e drejtuara nga meshkuj; ndryshimet në metodat e rekrutimit, pjesëmarrja dhe nevojat për trajnim dhe marrëdhënia me institucionet shtetërore në ndërmarrjet e drejtuara nga femra krahasuar me ato të drejtuara nga meshkuj.
c. Puna në terren dhe veprimet për përpunimin e të dhënave
Puna në terren u krye nga mesi i muajit korrik deri në fund të muajit shtator 2014 nga SHKP.Intervistuesit u përzgjodhën nga rradhët e stafit rajonal të Shërbimit Kombëtar të Punësimit si edhe u trajnuan.Hedhja e të dhënave u krye nga operatorët e SHKP me cilësi të lartë.Përpunimi i të dhënave të rezultateve të anketës u krye me asistencën e ekspertëve lokalë të caktuar nga Projekti ILO-IPA 2010.
- Puna në terren. Gjatë punës në terren intervistat u kryen nga stafi i DRP dhe të ZVP. Intervistuesit u trajnuan në grup me bazë rajonale sipas udhëzimeve të pyetësorit i cili ju ishte shpërndarë paraprakisht për ta përdorur si referencë gjatë punës në terren (shih Shtojcën). Kontrollo komentin tim të fundit!
39Op.cit.pp.11-13.

40Ndërmarrjet e mbizotëruara nga femra mund të përkufizohen si ndërmarrje në të cilat shumica e personave të punësuar janë femra.Përndryshe mund të përkufizohen si ndërmarrje në të cilat përqindja e femrave punëtore është më e lartë sesa mesatarja në degën korresponduese të aktivitetit ekonomik.
Në Tiranë dhe Elbasan u intervistuan 1180 biznese të cilët ishin të shpërndara në të gjithë territorin e qarqeve përkatëse, shumë nga to edhe në zona periferike. Me qëllim lehtësimin e punës së intervistuesve në Tiranë përsa i përket distancave të largëta për të arritur tek bizneset, ata u këshilluan që të kontaktonin personat që do të intervistoheshin paraprakisht me telefon për të lënë një takim, ndërsa pyetësori ju dërgua me email në mënyrë që pronarët/administratorët të përgatiteshin për intervistën. Gjatë punës në terren ka patur raste kur intervistuesit kanë hasur vështirësi në kryerjen e intervistës dhe ekipi i ekspertëve të SHKP-së i ka orientuar intervistuesit në lidhje me mënyrën e zgjidhjes së çdo rasti, si më poshtë:
./Bizneset refuzonin të kontaktoheshin/të përgjigjeshin - intervistuesi nuk bënte përpjekje të mëtejshme;

./Bizneset ndodheshin në zona të tjera - selia e SHKP i kërkonte DRP ose ZVP përkatëse të kryente intervistën;

./ Mungesë informacioni, ose informacion i gabuar ose i vjetëruar për kompanitë në bazën e të dhënave të INSTAT-it - u përdorën mënyra alternative për të marrë informacionin e duhur për kontaktimin e kompanive si për shembull faqet e internetit të kompanive ose të facebook-ut, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Drejtoria e Tatimeve. Komunikimi institucional në këtë aspekt u mundësua nga selia e SHKP-së;

./Bizneset që rezultonin joaktive në kohën e kryerjes së punës në terren - intervistuesi nuk bente perpjekje te metejshme;

./Menaxherët e përgjithshëm/pronarët nuk gjenin kohë ose nuk tregonin gatishmëri për të dhënë informacion për kompaninë, mungesa e interesit, etj. - intervistuesi nuk bënte përpjekje të mëtejshme;

./Kompanitë në pronësi të shtetit kërkonin dokument zyrtar - SHKP përgatiti një letër zyrtare për drejtorët e kompanive shtetërore;

./Në listën e kampionit përfshiheshin edhe OJQ, gjykata, institucione fetare, etj. të cilat u ra dakort që të përjashtoheshin nga kjo listë. Ju kërkua INSTAT-it që të kontrollonte arsyet e këtij vendimi dhe rezultoi se ato kishin kod të ndryshëm NACE.Më pas u vendos që të vazhdohej me procesin e intervistimit.
Para fillimit të intervistave INSTAT-i prodhoi për secilin biznes të zgjedhur në kampion një etiketë me të dhëna për emrin, adresën, presidentin, sektorin e kompanisë, NIPT-in me qëllim lehtësimin e marrjes së informacionit të përgjithshëm në pyetësor, por edhe për të garantuar korrespondimin midis kodeve të pyetësorëve dhe atyre të përdorura për zgjedhjen e kampionit.
- Hedhja e të dhënave dhe puna në terren për vleftësimin e anketës. Hedhja e të dhënave u krye nga operatorët e SHKP të trajnuar nga ekspertët e projektit ILO-IPA. Hedhja e të dhënave u bë në Excel dhe SPSS. Pas procesit të hedhjes së të dhënave, u bë rihedhja e 5% të pyetësorëve të zgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe të organizuar në 3 grupe për të kontrolluar saktësinë e hedhjes (shtypjes në kompjuter) së të dhënave. Pas hedhjes së këtyre të dhënave nga verifikuesi (një person i dytë), ato u krahasuan me njësitë origjinale.Niveli i gabimit rezultoi të ishte mjaft i ulët (0.3%-0.6% e qelizave) dhe pjesa më e madhe e gabimeve të gjetura u konsideruan si të kapshme/dallueshme nga niveli i fundit i kontrollit të të dhënave.Hedhja e të dhënave u krye nga zyrat e SHKP-së nën mbikqyrjen e ekspertëve të projektit ILO-IPA.
Hedhja e të dhënave nga stafi i SHKP-së u konsiderua si një veprim i rëndësishëm për ata vetë për të kuptuar më mirë procesin për anketat e ardhshme, por gjithashtu rezultoi se edhe kontrolli vizual ishte edhe më i shpejtë dhe më i lehtë për ta.
Kontrolli vizual dhe rastësor: Cilësia teknike e pyetësorëve u kontrollua nga kontrollorë të trajnuar, duke përfshirë identifikimin e të dhënave që mungonin, të dhënat e hedhura në mënyrë jo korrekte, të dhënat e dukshëm jo logjike, verifikimin e statusit të kompanive për secilën kompani në listën e kampionit, eleminimin e disa pyetësorëve të cilët ishin dublikim ose nuk ishin pjesë e kampionit.

Një hap i rëndësishëm i ndërmarrë në këtë fazë, i cili mund të duket si punë manuale e padobishme por i cili është shumë i rëndësishëm për efikasitetin e hapave të mëtejshëm para përpunimit të të dhënave, ishte klasifikimi manual i të gjithë pyetësorëve sipas kodit të pyetësorit të tyre.


Në mënyrë paralele si edhe pas kontrollit të parë të cilësisë, rreth 9% e bizneseve të intervistuara u kontaktuan me telefon dhe/ose u vizituan të dhënat e tyre online në RKT (Regjistri Kombëtar Tregtar) për të kontrolluar cilësinë dhe saktësinë e punës së intervistuesve si edhe për të plotësuar informacionin e munguar. Kjo përfshin atë pjesë të bizneseve të cilët u kontaktuan gjatë kontrollit të integritetit të të dhënave.
Kontrolli i integritetit të të dhënave: Pyetësorët u rishikuan nga persona të trajnuar për të kontrolluar nëse informacioni në seksione të ndryshme ishte koherent dhe integral. U identifikuan vetëm disa raste me probleme përsa i përket integritetit të të dhënave dhe për këtë arsye pyetësorët u kthyen mbrapsht për të gjetur një zgjidhje ose u telefonuan bizneset për sqarime të mëtejshme.Në rastin e mungesës së vlerave që lidhen me vitin e fillimit të aktivitetit ose me sektorin ekonomik ku bizneset e ushtrojnë aktivitetin e tyre u përdorën të dhëna të marra nga Qendra Kombëtare e Regjistrimeve.
Kontrolli i zgjeruar i cilësisë së të dhënave: Kjo ishte edhe faza më e gjatë dhe më e komplikuar e kontrollit të të dhënave. Ky kontroll u krye nëpërmjet filtrave, tabelave pivot dhe statistikave përshkruese veçmas dhe të kombinuara në të gjitha fushat e pyetësorit. Rezultati i kësaj faze ishte identifikimi i mëtejshëm i gabimeve në hedhjen e të dhënave, identifikimi i vlerave të munguara si edhe i të dhënave të veçuara (outliers.
Kodimi NACE ISCO: Kodimi u krye në dy nivele kontrolli. Kodimi u krye fillimisht nga stafi i INSTAT-it dhe më pas në një fazë të dytë ekspertët lokalë të projektit ILO-IPA 2010 kryen një procedurë kontrolli dhe riparimi.Cilësia e kodimit NACE dhe ISCO ndikon në cilësinë e statistikave në mënyrë të konsiderueshme.Në veçanti NACE ndikon mbi rezultatet e peshuara (të ekstrapoluara) dhe në shkallën e gabimit të përllogaritur statistikor në mënyrë të drejtpërdrejtë. Shkalla e lartë e gabimeve të vëzhguara gjatë raundit të parë të kodimit, nxjerr në pah nevojën për të angazhuar njerëz me eksperiencë dhe të kujdesshëm gjatë të dy raundeve të procesit të kodimit.

d. Peshimi/përgjithësimi i të dhënave të zgjedhjes


Peshimi/përgjithësimi i të dhënave të zgjedhjes (sampling ëeights) lejojnë derivimin e vlerave kombëtare dhe rajonale të bazuara në rezultatet e kampionimit. Vlerësimi i peshimit të të dhënave të zgjedhjes ndjek tre hapa të rëndësishme: pasha fillestare e zgjedhjes; korigjimi i mos-përgjigjes; dhe kalibrimi për vlerat e njohura.
Peshat fillestare të zgjedhjes. Peshat fillestare të zgjedhjes duhet të ekstrapolojnë rezultatet e kampionit me numrin e përgjithshëm të popullatës së ndërmarrjeve dhe si rezultat të kompensojnë faktin që vëzhgimet u kryen në ndërmarrje kampion dhe jo në të gjitha njësitë e kësaj popullate. Peshat fillestare të zgjedhjes janë e anasjellta e probabilitetit të përzgjedhjes. Prandaj, peshimi i të dhënave të ndërmarrjes kampion k është

k π

Pesha fillestare e zgjedhjes

ë =1

k
Kuπkështë probabiliteti i përzgjedhjes së ndërmarrjes k në kampion.

Pesha mesatare e zgjedhjes ishte 23, duke treguar që mesatarisht një ndërmarrje kampion përfaqëson rreth 23 ndërmarrje në popullsinë e synuar.Pesha minimale e zgjedhjes ishte 1 dhe maksimalja 121.336 ndërmarrje kishin peshën fillestare të zgjedhjes 1. Ato përfaqësojnë ndërmarrjet shumë të mëdha me rreth 100 punonjës ose më shumë të përzgjedhur me probabilitetin 1 në kampion.


- Korigjimi i mos-përgjigjes. Nga numri total prej 2058 ndërmarrjesh kampion, u arrit të merreshin të dhëna me sukses për 1518 ndërmarrje aktive që ju përgjigjën pyetësorit.Një grup prej 46 ndërmarrjesh refuzuantë merrnin pjesë në anketë ose ishte e pamundur që të kontaktoheshin ose e kishin ndërprerë aktivitetin e tyre. Përveç kësaj, 95 ndërmarrje ishin në atë moment joaktive (të fjetura) dhe 122 ishin mbyllur. Gjithashtu, për një numër prej 277 ndërmarrjesh nuk u arrit të merrej asnjë lloj informacioni.
Tabela 5 më poshtë tregon statusin e aktivitetit dhe statusin e përgjigjes të ndërmarrjeve kampion të nxjerra nga pyetjet E5 dhe E6 të pyetësorit. Të dhënat tregojnë që shkalla e përgjithshme e përgjigjes (që do të thotë raporti i numrit të ndërmarrjeve që u përgjigjën me numrin e përzgjedhur gjatë dizenjimit të kampionit) ishte rreth 74%, paksa më e lartë sesa shkalla e përgjigjes prej 70% e vlerësuar në dizenjimin e kampionit.

Tabela A1.8: Statusi i aktivitetit dhe statusi i përgjigjes së ndërmarrjeve në kampion




E5


E6


Pergjigje

Refuzim

Pa kontakt

Totali


1

2

3

1

Aktive

1518

28

8

1554

2

Pa filluar aktiviteti

5

5

0

10

3

E fjetur

29

62

4

95

4

E mbyllur

32

10

80

122

5

Pa informacion

0

39

238

277




Totali

1584

144

330

2058

Peshat fillestare të zgjedhjes u korigjuan për mos-përgjigjen duke i fryrë peshat me të anasjelltën e shkallës së përgjigjes brenda secilit rajon,
Mos − përgjigje e faktorit rregullues=1

rh
ku rhështë shkalla e përgjigjes për rajon h, h=1 (Veri), h=2 (Tirana-Elbasan) dhe h=3 (Jug).Në përputhje me metodologjinë për kampionimin në anketat e ndërmarrjeve41shkalla e përgjigjes rh për ndërmarrjet e përzgjedhura me probabilitet më të ulët se 1 dhe për ndërmarrjet e përzgjedhura me probabilitet 1 u përllogarit në mënyra të ndryshme nga njëra tjetra.
Për ndërmarrjet e përzgjedhura më probabilitet më të ulët sesa 1, shkalla e përgjigjes rh u përllogarit si raporti i ndërmarrjeve aktive që ju përgjigjën pyetësorit në rajonin h me numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve të përzgjedhura në kampion në rajonin përkatës.Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të përzgjedhura me probabilitet me të ulët se 1 në të tre rajonet ishte 1722, nga të cilat 1227 ishin aktive dhe ju përgjigjën anketës.
Për ndërmarrjet shumë të mëdha të përzgjedhura me probabilitet 1, shkalla e përgjigjes rh u përllogarit si raporti midis numrit të përgjithshëm të punonjësve në ndërmarrjet aktive dhe që ju përgjigjën anketës në secilin rajon h me numrin e përgjithshëm të punonjësve në ndërmarrjet e përzgjedhura në kampion në rajonin përkatës.Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të përzgjedhura me probabilitet 1 në të tre rajonet ishte 336, nga të cilat 291 ishin aktive dhe ju përgjigjën anketës.
Kalibrimi: Peshat fillestare të zgjedhjes korigjohen më tej për t’u përputhur me rezultatet e njohura për variablat ndihmëse. Ky proces korigjimi quhet kalibrim. Kalibrim do të thotë të përdorësh pesha të kalibruara në mënyrë që aplikimi i këtyre peshave tek variablat ndihmëse të japë vlera të përllogaritura saktësisht të barabarta me vlerat e njohura agregate të variablave ndihmëse.42Kalibrimi këtu u krye në dy nivele. Së pari, peshat fillestare të zgjedhjes u kalibruan për t’u përputhur me numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve në Kornizë.

41 Verma, Vijay, Metodat e Kampionimit, Manual për Trajnerët Statistikorë Numër 2 i rishikuar, Instituti Statistikor për Azinë dhe Paqësorin, Tokio, qershor 2002, Kapitulli 13, Kampionimi në anketat e ndërmarrjeve, fq. 13.5.

42 Särndal, Carl-Erik, dhe Jean-Claude Deville, “Vlerësuesit e Kalibrimit në Kampionimin e Anketave,” Revista e Shoqatës Amerikane Statistikore qershor 1992, Vol. 87, Nr. 48, fq. 376-382.
Si rrjedhim, këto pesha u korigjuan nga një faktor uniformë në mënyrë që shuma të ishte e barabartë me 46556 i cili është edhe numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve brenda fushëveprimit të anketës. Peshat e pakorigjuara të zgjedhjes arritën në 47001, kështu që faktori i uniform i korigjimit ishte thjesht 0.99=46556/47001.
Niveli i dytë i kalibrimit kishte të bënte me korigjimin e peshave përfundimtare për të siguruar që madhësia mesatare e ndërmarrjeve e parashikuar në bazë të kampionit është e barabartë me madhësinë mesatare të ndërmarrjeve në kornizën e kampionimit.Prandaj, variablat ndihmëse të përdorura ishin 1-αxk ku α tregon madhësinë mesatare të ndërmarrjeve, madhësi e cila matet në bazë të numrave të personave të angazhuar në ndërmarrje.Për të shmangur peshat negative, peshat e kalibruara më pak se 1 u zëvendësuan nga një vlerë e shkallëzuar e peshave origjinale të strukturës.Vlera e shkallëzuar u përcaktua në mënyrë të tillë që madhësia mesatare e synuar e ndërmarrjeve të ruhej.
Shpërndarja e peshave që rezultuan si përfundimtare tregon se pesha mesatare përfundimtare është 24, paksa më e lartë sesa pesha mesatare e fillestare e zgjedhjes 23 për të kompensuar për mos-përgjigjen dhe për shtrembërimet e tjera të kampionit. Vlera minimale ishte 0.21 dhe maksimumi 265.42.Peshat përfundimtare u përllogaritën në një dosje të veçantë Excel dhe rezultatet ju dërguan HDPC për përdorim në tabulimin e rezultateve të anketës.
e. Gabimet në kampionim
Si në të gjitha anketat kampion, edhe rezultatet e anketës ANA preken nga gabimet në kampionim. Gabimet në kampionim lindin si rezultat i faktit që anketa nuk i përfshin të gjitha ndërmarrjet brenda fushëveprimit të anketës, por vetëm një pjesë të përzgjedhur. Gabimi në kampionim i një vlerësimi bazohet tek ndryshimi midis vlerësimit dhe vlerës që do të ishte arritur në bazë të një njehsimi të plotë të ndërmarrjeve në kushte të tjera identike.
Informacioni për gabimet në kampionim përdoret për interpretimin e rezultateve të anketës.Ai bën një vlerësim të saktësisë së vlerësimeve dhe të masës së besimit që mund t’ju bashkangjitet atyre.Në të njëjtën mënyrë, ai mundëson vendimin për masën e detajit me të cilin të dhënat e anketës mund të tabulohen dhe analizohen me kuptim. Informacioni mbi gabimet në kampionimi mund të përdoret edhe për të përcaktuar nëse vlerësimet e ndryshimit në kohë dhe vlerësimet e dallimeve midis dy ose më shumë nëngrupeve janë statistikisht të rëndësishme. Së fundmi, informacioni për gabimet në kampionim mund të përdoret për dizenjimin e kampionit në të ardhmen.Vendimet e arsyeshme në lidhje me zgjedhjen e madhësisë së kampionit, shpërndarjen e kampionit nëpër shtresa, procedurat e grupimit dhe përllogaritje së vlerës mund të merren vetëm në bazë të njohurive të hollësishme për efektin e tyre në magnitudën e gabimeve të kampionimit në statistikat rezultuese të nxjerra nga anketa.
Përllogaritja e gabimeve të kampionimit të ANA 2014 u bazua tek vlerësuesit e përafërt të variancës për kampionim të balancuar në formën,43


var(y)=



k

c

ks

(ykxkb)


'


2

π


k
ku y është vlera totale e variablës së interesit,ykështë vlera e vëzhguar për ndërmarrjen k në kampionins,πkështë probabiliteti i përzgjedhjes së ndërmarrjesk,xkështë vektori i variablave balancuese

xk=(δ1k,



43 Deville, Jean-Claude dhe Yves Tillé, Vlerësimi i përafërt i variancës në kampionim të balancuar, Revista e Planifikimit dhe Konkluzionit Statitikor 128 (2005), fq. 569-591.

0


δ2k3k,xk),kuδhk=1,nëse ndërmarrja k është në rajonin h dhe δhk=0, përndryshe, dhe xk është madhësia e ndërmarrjes. Koefiçentët e përafërt ck janë dhënë nga,


ck =

n

(n−p)
(1−πk)



ku n është madhësia e kampionit dhe p është numri i variablave balancuese (këtu p=4), dhe në fund vektori b është dhënë nga formula amë/matricë,




b=(



k

c

ks

'


xx


)

kk −1

π

k




k

c

ks

xkyk

π

k

Në kontekstin aktual, probabiliteti πk është probabiliteti i nënkuptuar i përzgjedhjes i vlerësuar si e anasjellta e peshës përfundimtare të ndërmarrjes k.


Për variablën y = numri i përgjithshëm i parashikuar i personave të punësuar në ndërmarrjet brenda fushëveprimit të anketës, vlerësimet rajonale dhe gabimet korresponduese në kampionim të shprehura sipas gabimeve standarde janë prezantuar në Tabelën 6 më poshtë.

Tabela A1.9: Gabimet standarde në përllogaritjen e numrit total të personave të punësuar sipas Rajonit






Rajoni

Vlerësimet/vlerë e përllogaritur

Gabimet standarde



Gabimet

standarde relative (%)






Totali

319,739

15,667

4.9%

1

Veri

68,322

4,578

6.7%

2

Tirane-Elbasan

191,550

14,175

7.4%

3

Jug

59,867

2,455

4.1%

Kështu, vlera e përllogaritur e numrit të përgjithshëm të personave të punësuar në ndërmarrje brenda fushëveprimit të anketës është 319,739 me gabim standard 15,667. Gabimi standard relativ në vlerën e përllogaritur është 4.9%.Përllogaritja e vlerës së numrit të përgjithshëm të punëtorëve të punësuar është relativisht më e saktë në Jug (gabimi standard relativ, 4.1%) sesa në Veri (gabimi standard relativ, 6.7%) ose në Tiranë-Elbasan (gabimi standard relativ, 7.4%).


Një përdorim tjetër i gabimeve standarde lidhet me vlerësimin e intervaleve të konfidencës.Sipas supozimeve të caktuara mund të thuhet se vlera e vërtetë e variablës së interesit shtrihet midis vlerësimit të anketës dhe një shumëfishi të gabimit standard, me një shkallë të caktuar probabiliteti. Kështu, duke ju referuar rezultateve të paqyruara në Tabelën 6, mund të thuhet se, për shembull, vlera e vërtetë e numrit të përgjthshëm të personave të punësuar në Tiranë-Elbasan është brenda intervalit,
191,550-2x14,175≤θ≤191,550+2x14,175
163,200≤θ≤219,900
ku faktori multiplikativ 2 është vlera e rrumbullakosur e shpërndarjes standarde normale që korrespondon me 95% probabilitet për konfidencë dhe 14,175 është gabimi standard i vlerësimit nga anketa të numrit të përgjithshëm të personave të punësuar në Tiranë-Elbasan 191,550.


Tabelat 7 dhe 8 paraqesin gabimet standarde të vlerësimit të numrit të ndërmarrjeve dhe të numrit të personave të punësuar sipas degës së aktivitetit ekonomik.Përveç gabimeve standarde për variabla specifike sipas rajonit dhe degës së aktivitetit ekonomik, janë përllogaritur edhe gabimet standarde të përafërta për variablat e përgjithshme.Këto varianca të përgjithësuara janë paraqitur në Tabelat 9 dhe 10, për vlerësimet përkatësisht të numrit të ndërmarrjeve dhe të personave të punësuar.

Tabela A1.10: Gabimet standarde të vlerësimit të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve sipas sektorit ekonomik




Dega e aktivitetit ekonomik

(ISIC Rev 4)


Vlerësimi



Gabimi standard

Gabimi standard relativ (%)

Totali

35,816

-

-

B Minierat dhe guroret

297

68

23.0%

C Prodhimi

4,451

512

11.5%

D Energjia, gazi, avulli…

247

126

50.9%

E Furnizimi e ujë, kanalizimet, mbetjet..

94

12

13.0%

F Ndërtimi

2,460

312

12.7%

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

12,762

727

5.7%

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

639

149

23.3%

H Transporti dhe magazinimi

7,532

731

9.7%

J Informacioni dhe komunikimi

785

177

22.5%

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

494

144

29.2%

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme

83

44

53.4%

M Profesionale, shkencore, teknike

2,320

478

20.6%

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

803

176

21.9%

R Artet, argëtimi dhe zbavitja

207

71

34.2%

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

2,642

608

23.0%

Tabela A1.11: Gabimet standarde të vlerësimit të numrit total të personave të punësuar sipas sektorit ekonomik




Dega e aktivitetit ekonomik

(ISIC Rev 4)


Vlerësimi/Vlera e përllogaritur



Gabimi

standard


Gabimi standard relativ (%)

Totali

319,739

15,667

4.9%

B Minierat dhe guroret

9,616

789

8.2%

C Prodhimi

73,076

12,423

17.0%

D Energjia, gazi, avulli…

8,096

623

7.7%

E Furnizimi e ujë, kanalizimet, mbetjet..

8,249

470

5.7%

F Ndërtimi

33,786

3,852

11.4%

G Tregtia me shumicë&pakicë, riparimet..

62,313

3,116

5.0%

I Shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit

10,672

1,366

12.8%

H Transporti dhe magazinimi

33,966

3,566

10.5%

J Informacioni dhe komunikimi

8,340

717

8.6%

K Aktivitetet finaciare dhe sigurimet

12,200

561

4.6%

L Aktivitetet e Pasurive të patundshme

1,168

444

38.0%

M Profesionale, shkencore, teknike

13,063

2,456

18.8%

N Shërbimet administrative dhe mbështetëse

22,666

1,473

6.5%

R Artet, argëtimi dhe zbavitja

6,796

618

9.1%

S Aktivitete të shërbimeve të tjera

15,734

3,477

22.1%

Gabimet standarde për vlerësimet e niveleve në Tabelat 9 dhe 10 janë përllogaritur duke përdorur ekuacionin e përgjithësuar të variancës:


var(y)=a+b

y2 y


ku a dhe b janë parametrat e regresionit të vlerësuar, përkatësisht në bazë të vlerave të dhëna në tabelën 7 për numrin e ndërmarrjeve (a=-0.0076 dhe b=115.9 me R2=96%) dhe në bazë të vlerave të dhëna në Tabelën 8 për numrin e personave të punësuar (a=0.0029 dhe b=166.0 me R2=80%).
Tabela A1.12: Vlerat e përgjithësuara të variancës së gabimeve standarde të numrit të ndërmarrjeve


Numri i ndërmarrjeve

Gabimi standard



Gabimi standard relativ (%)

30,000

523

1.7%

20,000

698

3.5%

10,000

629

6.3%

7,500

663

8.8%

5,000

623

12.5%

2,500

492

19.7%

1,000

329

32.9%

750

287

38.3%

500

237

47.3%

Tabela A1.13: Vlerat e përgjithësuara të variancës së gabimeve standarde të numrit të personave të punësuar




Numri i personave të punësuar

Gabimi standard



Gabimi standard relativ (%)

300,000

17,609

5.9%

200,000

12,202

6.1%

100,000

6,747

6.7%

75,000

5,359

7.1%

50,000

3,941

7.9%

25,000

2,441

9.8%

10,000

1,396

14.0%

7,500

1,186

15.8%

5,000

950

19.0%

Përdorimi i gabimeve të përgjithësuara standarde është ilustruar me një numër shembujsh numerikë. Kështu, sipas Tabelës 9, një vlerësim prej rreth 30,000 ndërmarrjesh të çdo lloji ka një gabim standard të përafërt prej 523 që korrespondon me një gabim standard relativ prej rreth 1.7%. Në të njëjtën mënyrë, një vlerësim prej rreth 10,000 ndërmarrjesh ka një gabim standard të përafërt prej 629 që korrespondon me një gabim standard relativ prej rreth 6.3%.Për qelizat e vogla me vlerë prej rreth 1000 ndërmarrjesh, gabimi standard i përafërt është rreth 329 që korrespondon me një gabim standard relativ shumë të lartë prej rreth 32.9%.


Rezultatet mund të përdoren edhe si më poshtë.Supozoni sikur, për shembull anketa e vlerëson numrin e ndërmarrjeve me vështirësi në rekrutim në një rajon të caktuar si 8500. Gabimi standard i përafërt korrespondues me vlerën e parashikuar mund të përllogaritet nga Tabela 9 me interpolacion,



=629+ 663629

750010000
(8500−10000)=649

Vlerat e përgjithësuara të variancës së gabimeve standarde të paqyruara në Tabelat 9 dhe 10 tregojnë se çdo vlerësim i numrit të ndërmarrjeve nën 2,500 dhe çdo vlerësim i numrit të personave të punësuar nën 5,000 nuk ka shkallën e duhur të saktësisë, pasi gabimet e tyre standarde relative e kalojnënivelin 20%.




Shtojca 2: Pyetësor


Yüklə 2,2 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə