Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 20 Vendi i furnizimit të shërbimit



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə5/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Neni 20

Vendi i furnizimit të shërbimit


1. Vendi i furnizimit të shërbimeve për personin e tatueshëm, duhet të jetë vendi ku ky person (pranuesi) e ka themeluar biznesin e tij. Mirëpo, nëse këto shërbime i ofrohen njësisë fikse të personit të tatueshëm të vendosur në një vend tjetër nga vendi ku ai e ka themeluar biznesin e tij, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve duhet të jetë vendi ku është vendosur ajo njësi fikse. Në mungesë të këtij vendi të themelimit ose njësisë fikse,vendi i furnizimit të shërbimeve duhet të jetë vendi ku personi i tatueshëm i cili i pranon këto shërbime e ka adresën e tij të përhershme ose ku ai zakonisht jeton.


2.. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni:
2.1 Vendi i furnizimit të shërbimeve, të lidhura me pasurinë e paluajtshme duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pasurisë, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelit ose në sektorët me funksione të ngjashme, si kampet për pushim ose vendet e krijuara për t’u shfrytëzuar si vend kampingje, dhënien e të drejtës për shfrytëzimin e pasurisë së paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe koordinimin e punës ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku vendoset pasuria e paluajtshme.
2.2 vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi inisjes së transportit;
2.3. vendi i furnizimit do të jetë vendi ku në të vërtetë ndodhin rastet si në vijim lidhur me:
2.3.1. shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat dhe lidhur me shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes;
2.3.2. shërbimet lidhur me aktivitetet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve të organizuesve të aktiviteteve të tilla dhe shërbimeve ndihmëse lidhur me shërbimet përkatëse;

2.4. vendi i furnizimit të shërbimeve të restorantit dhe shërbimeve të furnizimit me ushqim përveç nga ato të zhvilluara fizikisht në kuvertën e



aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve në Kosovë, do të jetë vendi ku fizikisht kryhen shërbimet;
2.5. vendi i dhënies afat-shkurte me qira të mjeteve transportuese do të jetë vendi ku në fakt mjetet transportuese vihen në dispozicion të klientit. Për qëllime të këtij nën-paragrafi “afat-shkurt” nënkupton posedimin e vazhdueshëm ose shfrytëzimin e mjeteve transportuese gjatë periudhës jo më të gjatë se tridhjetë ditë dhe në rast të anijeve jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë;
2.6. vendi i nisjes së operacionit të transportit ku fizikisht kryhen shërbimet e restorantit dhe shërbimet e furnizimit me ushqim në kuvertën e aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve të kryera brenda Kosovës.
3. Vendi i furnizimit të shërbimeve për personin jo të tatueshëm, do të jetë vendi ku furnizuesi e ka themeluar biznesin e tij. Mirëpo, nëse këto shërbime janë ofruar nga njësia fikse e furnizuesit të vendosur në një vend tjetër nga vendi ku ai e ka themeluar biznesin e tij, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve do të jetë vendi ku është e vendosur kjo njësi fikse. Në mungesë të këtij vendi të themelimit ose njësisë fikse, vendi i furnizimit të shërbimeve do të jetë vendi ku furnizuesi e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon.



4. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni:
4.1.. Vendi i furnizimit të shërbimeve lidhur me pasurinë e paluajtshme, duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pronave, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelit ose në sektorët me funksion të ngjashëm, si kampet për pushim ose vendet e rregulluara për t’u shfrytëzuar si vend kampingu, dhënien e të drejtave për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme dhe shërbimet për përgatitje dhe koordinim të punëve ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe bizneseve që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku është e vendosur pasuria e paluajtshme.
4.2. vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi i nisjes së transportit;
4.3. vendi i furnizimit të transportit të mallrave është vendi i nisjes së transportit;
4.4.vendi i furnizimit do të jetë vendi ku në fakt ndodhin ngjarjet si në vijim lidhur me:
4.4.1. shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat si dhe shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes;
4.4.2. shërbimet lidhur me aktivitetet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat si dhe shërbimet ndihmëse lidhur me shërbimet përkatëse.
4.5.vendi i shërbimit do të jetë vendi ku fizikisht kryhen shërbimet:
4.5.1. lidhur me furnizimin e shërbimeve të restorantit dhe furnizimit me ushqim ndryshe nga ato të zhvilluara fizikisht në kuvertën e aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve në Kosovë;
4.5.2. lidhur me aktivitetet ndihmëse të transportit si ngarkimi, shkarkimi, bartja dhe aktivitetet e ngjashme;
4.5.3. lidhur me vlerësimet dhe punën në pasurinë e luajtshme.
4.6. vendi i dhënies afat-shkurte me qira të mjeteve transportuese, do të jetë vendi ku në fakt mjetet transportuese janë vënë në dispozicion të klientëve-pranuesve.

Për qëllim të këtij nën-paragrafi, “afat-shkurt” nënkupton posedimin e vazhdueshëm ose shfrytëzimin e mjeteve transportuese gjatë periudhës jo më të gjatë se tridhjetë ditë dhe në rast të anijeve jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë;
4. 7. vendi i furnizimit të shërbimeve të restorantit dhe furnizimit me ushqim të cilat fizikisht kryhen në kuvertën e aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve të kryera brenda Kosovës, do të jetë në pikën e nisjes së operacionit të transportit të pasagjerëve.
4.8. vendi i furnizimit të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike të referuara në Aneksin II, kur të furnizohen për personat jo të tatueshëm në Kosovë ose të cilët e kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, nga personi i tatueshëm, i cili e ka themeluar biznesin e tij në një shtet jashtë Kosovës ose e ka njësinë e përhershme atje prej të cilës furnizohet shërbimi ose i cili në mungesë të këtij vendi të biznesit ose njësisë fikse, e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës,do të jetë vendi ku është i vendosur personi jo i tatueshëm ose ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon. Kur furnizuesi i shërbimeve dhe klienti komunikojnë përmes postës elektronike, kjo nuk duhet gjithësesitë nënkuptoj se shërbimi i furnizuar është shërbim i furnizuar në mënyrë elektronike.
4.9. vendi i furnizimit të shërbimeve në vijim për personin jo të tatueshëm i cili është me qëndrim ose e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës, do të jetë vendi ku është i vendosur personi (pranuesi), ku e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon:
4.9.1. transferimi dhe caktimi i të drejtave të autorit, patentave licencave, markës tregtare dhe të drejtave të ngjashme;
4.9.2. shërbimet e reklamimit;
4.9.3. shërbimet e këshilluesve, inxhinierëve, firmave këshilluese, avokatëve, kontabilistëve dhe shërbime të tjera të ngjashme, si dhe procesimi i të dhënave dhe sigurimi i informatave;
4.9.4. obligimi për t’u përmbajtur nga kryerja apo ushtrimi në tërësi apo pjesërisht i aktivitetit të biznesit ose e drejta e referuar në këtë nen;
4.9.5. transaksionet bankare, financiare dhe të sigurimit duke përfshirë risigurimin me përjashtim të huazimit të sefave;

4.9.6. furnizimi i stafit;


4.9.7. dhënia me qira e pasurisë së luajtshme të prekshme me përjashtim të të gjitha mjeteve të transportit;
4.9.8. sigurimi i qasjes dhe transportit ose transmisionit nëpërmes të sistemeve të distribuimit të gazit natyror dhe elektricitetit dhe sigurimi i shërbimeve të tjera të lidhura direkt me këto;
4.9.9. shërbimet telekomunikuese;
4.9.10. shërbimet e emisioneve të radios dhe televizionit;
4.9.11. shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike në veçanti të këtyre të referuara në Aneksin II. Kur furnizuesi i shërbimeve dhe klienti komunikojnë përmes postës elektronike, kjo nuk gjithësesi të nënkuptoj se shërbimi i furnizuar është një shërbim i furnizuar në mënyrë elektronike.
4.10. vendi i furnizimit lidhur me shërbimet telekomunikuese dhe shërbimet e emisioneve të radios është Kosova nëse këto shërbime furnizohen për personat jo të tatueshëm të cilët janë të themeluar në Kosovë ose të cilët e kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, nga personi i tatueshëm i cili ka themeluar biznesin e tij jashtë Kosovës ose ka njësinë e tij fikse jashtë Kosovësprej nga furnizohen shërbimet ose i cili në mungesë të këtijvendi të biznesit ose njësisë fikse e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës.

4.11. vendi i furnizimit të shërbimeve të ofruara për personat jo të tatueshëm nga një ndërmjetësues që vepron në emër dhe në interes të një personi tjetër, do të jetë vendi ku është furnizuar transaksioni themelor sipas këtij ligji.


5. Në mënyrë që të shmanget tatuarja e dyfishtë, mos tatuarja ose shtrembërimi i konkurrencës, Ministri i Financave me akt nën ligjor mund të ndryshojë rregullat lidhur me shërbimet ose për disa nga shërbimet, vendi i furnizimit të të cilave rregullohet me këtë nen.


Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə