Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 7 Regjistrimi i obligueshëm – obligimi për të komunikuar ndryshimet e të dhënave të regjistrimit



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə3/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Neni 7

Regjistrimi i obligueshëm – obligimi për të komunikuar ndryshimet e të dhënave të regjistrimit

1. Çdo person, përveç nëse nuk është rregulluar ndryshe me këtë ligj, është i obliguar që të regjistrohet për TVSh nga momenti i kalimit të pragut që është referuar në paragrafin 1 të nenit 6 të këtij ligji dhe duhet të njoftojë ATK-në brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike prej momentit kur ka lindur obligimi për regjistrim. Regjistrimi hyn në fuqi prej datës kur tejkalohet pragu.


2. Çdo person i cili nuk e ka bërë njoftimin dhe regjistrimin me kohë, duhet të regjistrohet në mënyrë të detyrueshme nga ATK-ja me efekt retroaktiv qysh nga data e tejkalimit të pragut, sikur që është përkufizuar në paragrafin 1 të nenit 6 të këtij ligji.

Neni 8

Regjistrimi vullnetar

1. Çdo person që i plotëson kushtet e referuara në nenit 4 të këtij ligji, por që nuk i plotëson kërkesat për regjistrim të referuara në nenin 6 të këtij ligji, e ka të drejtën që të zgjedhë për t’u regjistruar dhe për këtë duhet të njoftojë ATK-në.


2. ATK do të regjistrojë personin e tillë me efekt nga data e pranimit të kërkesës, nëse personi i cili ka parashtruar kërkesën plotëson kushtet e nenit 4 të këtij ligji.

3. Tatimpaguesit e regjistruar vullnetarisht i nënshtrohen rregullave të njëjta në lidhje me ndryshimin dhe pushimin e aktivitetit sikurse personat e tatueshëm të regjistruar në pajtueshmëri me nenin 6 të këtij Ligji.



Neni 9

Çregjistrimi

1. Çdo person i tatueshëm i regjistruar, mund të kërkojë nga ATK-ja, që të anulojnë regjistrimin e tij për qëllime të TVSH-së, nëse furnizimet totale gjatë vitit të fundit kalendarik kanë qenë nën pragun e referuar në nenin 6 të këtij ligji. Çregjistrimi hyn në fuqi dy (2) muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës, nëse aprovohet nga ATK-ja.


2. Personat e tatueshëm nuk mund të çregjistrohen nga TVSh-ja së paku edhe një vit kalendarik pas vitit të regjistrimit.
3. Çdo person i tatueshëm i regjistruar, është i obliguar që të kërkojë çregjistrimin nga momenti i pushimit të aktivitetit të tij. Ai duhet të njoftojë ATK-në brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga momenti i pushimit të aktivitetit. Çregjistrimi hyn në fuqi duke filluar prej datës së pushimit të aktivitetit.
4. ATK mund të bëjë ç’regjistrimin e personit të tatueshëm të regjistruar për qëllime të TVSH-së, kur personi i tillë nuk i përmbushë dispozitat e këtij ligji. ATK duhet ta njoftoj personin me vendimin dhe të ofroj arsyet në lidhje me vendimin.
5. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar procedurat në lidhje me zbatimin e neneve 7, 8 dhe 9 të këtij ligji. Ky akt nën-ligjor gjithashtu duhet të parasheh rregullat e veçanta të llogaritjes së pragut për kategoritë e personave, qarkullimi i të cilëve në pjesën më të madhe dërmuese përbëhet nga furnizimet e liruara.

KREU III

TRANSAKSIONET E TATUESHME

Neni 10

Furnizimi i mallrave

1. Furnizimi i mallrave nënkupton transferin e të drejtës për të disponuar me pasuri materiale si pronar.


2. Përveç transaksioneve që i referohen paragrafit 1 të këtij neni, secila nga këto si në vijim duhet të konsiderohet si furnizim i mallrave:
2.1. Transferi i pronësisë së pasurisë kundrejt pagesës së kompensimit:
2.1.1. me urdhrin e bërë nga autoriteti publik;
2.1.2. në emër të autoritetit publik; ose

2.1.3. bazuar në dispozitat e ligjit.


2.2. Dorëzimi aktual i mallrave sipas kontratës për qira për një periudhë të caktuar, ose për shitjen e mallrave me kushtet e shtyrjes, e cila e parasheh që në kursin normal të rasteve pronësia duhet të kalojë më së voni me pagesën e këstit të fundit. Ministri i Financave mund të nxjerrë akt nën-ligjor për procedurat e aplikimit të këtij nën-paragrafi.
2.3. Transferi i mallrave sipas kontratës, nën të cilën duhet të paguhet provizioni në blerje apo shitje.
3. Furnizimet e përziera:
3.1. Furnizimi i shërbimeve i përfshirë në furnizimin e mallrave, është pjesë e furnizimit të mallrave.
3.2. Furnizimi i shërbimeve i përfshirë në importin e mallrave, është pjesë e importit të mallrave.
4. Dorëzimi i punëve të caktuara të ndërtimit si furnizim i mallrave sikur që do të definohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Financave.
5. Për qëllim të këtij ligji, si pasuri të prekshme trajtohen kategoritë si në vijim:
5.1. rryma elektrike, gazi, nxemja, ftohja dhe të ngjashme;
5.2. të drejtat in rem që i janë dhënë mbajtësit, të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë së palujatëshme dhe aksioneve në lidhje me pasurinë e palujatëshme i cili i jep këtij mbajtësi të drejtën e pronësisë ose posedimit të pasurisë së paluajtshme apo një pjese të saj.

Neni 11

Aplikimi i mallrave të biznesit për nevoja jo–biznesore

1. Shfrytëzimi i mallrave nga personi i tatueshëm që janë pjesë e mjeteve të biznesit të tij, për shfrytëzim privat ose për personelin e tij apo disponimime to i lirë nga ngarkimi ose në përgjithësi shfrytëzimi i tyre për nevoja të tjera nga ato të biznesit, duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë, ku TVSH është plotësisht ose pjesërisht e zbritshme në këto mallra apo në pjesët e tyre përbërëse.


2. Shfrytëzimi i mallrave për biznes si mostra apo dhurata me vlerë të vogël, nuk duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë.
3. Implementim i këtij rregullohet me një akt nënligjor të miratuar nga Ministri i Financave.


Neni 12

Aplikimi i mallrave të biznesit për nevoja të biznesit nën rrethana të caktuara të zbritjes së TVSH-së

1. Shfrytëzimi i mallrave të prodhuara, ndërtuara, nxjerra, përpunuara, të blera ose importuara në kursin e atij biznesi, nga personi i tatueshëm për qëllime të biznesit të tij, ku TVSH-ja në ato mallra nuk do të jetë plotësisht e zbritshme, sikur ato të ishin marrë nga personi tjetër i tatueshëm, konsiderohen si furnizime të mallrave për konsiderat.





2. Shfrytëzimi i mallrave nga personi i tatueshëm për nevoja të aktivitetit në një fushë jo të tatueshme, ku TVSH-ja në ato mallra bëhet plotësisht ose pjesërisht e zbritshme me përvetësimin ose shfrytëzimin e tyre në pajtueshmëri me paragrafin 1 te këtij neni, konsiderohen si furnizime të mallrave për konsiderat.
3. Me përjashtim të rasteve të referuara në nenin 13 të këtij ligji, mbajtja e mallrave nga personi i tatueshëm, ose nga pasardhësi i tij, kur ai ka pushuar së zhvilluari aktivitetin e tij ekonomik apo ka ndërprerë regjistrimin, ku TVSH-ja në ato mallra bëhet plotësisht ose pjesërisht e zbritshme me përvetësimin e tyre ose me shfrytëzimin e tyre në pajtueshmëri me paragrafin 1. të këtij neni, gjithashtu konsiderohen si furnizime të mallrave për konsideratë.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə