Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 25 Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave - Konvertimi i vlerës së valutave të huaja në Euro



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə7/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   20

Neni 25

Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave - Konvertimi i vlerës së valutave të huaja në Euro

1. Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave përcaktohet si vijon:


1.1. në lidhje me importimin e mallrave, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera për qëllime doganore, e përcaktuar në pajtueshmëri me legjislacionin doganor të Kosovës në fuqi;
1.2. kur mallrat e eksportuara përkohësisht nga Kosova, ri-importohen në Kosovë pasi që t’i jenë nënshtruar riparimit, përpunimit, adaptimit, punimit apo ri-punimit jashtë Kosovës, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera e riparimit, përpunimit, adaptimit, punimit apo ri-punimit.
1.3. nëse mallrat janë furnizuar, derisa ato janë vendosur nën një aranzhim, procedurë apo trajtim ashtu siç është referuar në nenin 23, nën-paragrafi 2.1 i këtij ligji, shuma e tatueshme do të jetë vlera e furnizimit të fundit, plus vlera e shërbimeve të liruara të kryera lidhur me mallrat pas furnizimit të fundit.
1.4. shuma e tatueshme duhet të përfshijë faktorët si në vijim, deri më tani nuk janë përfshirë:

1.4.1. tatimet, detyrimet, taksat dhe obligimet tjera të pagesave jashtë Kosovës, dhe ato që janë obligim për shkak të importimit, duke përjashtuar TVSH-në që do të vjelej;


1.4.2. shpenzimet jo të rregullta, si ato të komisionit, paketimit, transportit dhe shpenzimet e sigurimit që kanë ndodhur deri te vendi i parë i destinimit brenda territorit të Kosovës si dhe ato që kanë rezultuar nga transporti për në vendin tjetër të destinimit brenda Kosovës, nëse vendi tjetër është i njohur kur ka ndodhur momenti i ngarkimit;
1.4.3. për qëllime të 1.4.2 të këtij neni "vendi i parë i destinimit" nënkupton vendin e përmendur në dokumentin e dërgesës ose në ndonjë dokument tjetër sipas të cilit mallrat janë importuar në Kosovë. Nëse nuk është përmendur asgjë, vendi i parë i destinimit duhet të merret vendi i transferit të parë të ngarkesës në Kosovë.
1.4.4. lidhur me mallrat që pushojnë të mbulohen nga një aranzhim, procedurë apo trajtim ashtu siç referohet në nenin 23, nën-paragrafi 2.1. i këtij ligji, shuma e tatueshme do të përfshijë vlerën e shërbimeve të liruara që janë kryer lidhur me mallrat. Nën-paragrafi 1.3 aplikohet për mallrat që janë furnizuar derisa ato kanë qenë të vendosura nën një aranzhim, procedurë apo trajtim ashtu siç është referuar në nenin 23, nën-paragrafi 2.1 të këtij ligji.
1.5. shuma e tatueshme nuk duhet të përfshijë faktorët si në vijim:
1.5.1. uljen e çmimit nëpërmes të zbritjes për pagesën e hershme;
1.5.2. zbritjet e çmimit apo rabatet e dhëna për konsumatorin dhe të marra nga ai në kohën e importimit.
2. Konvertimi i valutës së huaj në Euro përcaktohet si vijon:
2.1. kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme në importim shprehen me valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në euro duhet të bëhet duke zbatuar normën e shkëmbimit të përcaktuar në pajtueshmëri me legjislacionin doganor në fuqi që i rregullojnë llogaritjet e vlerës për qëllime doganore.
2.2. kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme të një transaksioni tjetër nga importimi i mallrave, shprehet në valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në valutën vendore në euro, duhet të jetë norma më e fundit e shitjes sikur që është definuar nga Banka Qendrore e Kosovës e regjistruar në kohën kur TVSH bëhet e ngarkueshme.





KREU VII

NORMAT




Neni 26

Norma

1. TVSH ngarkohet me normën standarde në vlerë prej 18 %.


2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni Norma e reduktuar në TVSH llogaritet dhe paguhet prej 8% përfurnizimin e mallrave dhe shërbimeve dhe importit të tyre, si në vijim:
2.1.furnizimi me ujë, përveç ujit të ambalazhuar;
2.2. furnizimi i shërbimeve me energji elektrike, me ngrohje qendrore, furnizimi i shërbimeve lidhur me pastrimin e rrugëve, mbledhjen e hedhurinave dhe trajtimin e mbeturinave tjera nga furnizimi i këtyre shërbimeve nga organet e referuara në nenin 5 të këtij ligji.
2.3. Drithërat sikurse janë elbi, misri, varietetet e misrit, tërshëra, thekni, orizi dhe gruri;

2.4. Prodhimet e bëra prej drithërave për qëllim të konsumimit njerëzor, sikurse janë mielli, brumërat, buka dhe prodhime të ngjashme;


2.5. Vajrat për gatim të bërë nga drithërat apo farërat vajor për përdorim në gatim për konsumim njerëzor;
2.6. Qumështi dhe produktet e qumështit me qëllim për konsumim njerëzor;
2.7. Kripa e përshtatshme për konsum njerëzor;
2.8. Orizi për konsum;
2.9. Vezët për konsum;
2.10. Librat shkollore dhe publikimet serike;
2.11.Furnizimi duke përfshirë huadhënien e librave nga bibliotekat (duke përfshirë broshurat, fletëpalosjet dhe materialet e ngjashme të shtypura, librat me fotografi për fëmijë, librat për vizatim dhe ngjyrosje, muzikës në formë të shtypur apo të dorëshkrimit, hartat dhe grafiqethidrografike dhe të ngjashme);
2.12. Gazetat dhe botimet periodike për dallim nga materialet tërësisht ose kryesisht të kushtuara reklamimit;
2.13. Furnizimi i shërbimeve nga mediat elektronike të radios dhe televizionit, me përjashtim furnizimi i reklamave.
2.14. Furnizimi i barnave, produkteve farmaceutike, instrumenteve, aparateve mjekësore dhe kirurgjike, ambalazhet dhe materialet tjera që përdoren për prodhimin e barnave;
2.15. Pajisjet mjekësore, ndihmat dhe aparatet tjera mjekësore me qëllim që të lehtësojnë ose trajtojnë paaftësinë për shfrytëzim ekskluziv të të paaftëve, duke përfshirë riparimin e këtyre mallrave dhe furnizimin e ulëseve të fëmijëve për vetura;



3. Ministri i Financavemund të nxjerr akt nën-ligjor për zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar sipas Aneksit III ose reduktimin e listës së produkteve me normë të reduktuar si dhe ndryshimin e normave, jo më të ulët se 5% dhe jo më të lartë se 22%.


Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə