Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 13 Transferi i biznesit



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə4/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Neni 13

Transferi i biznesit

1. Në momentin e transferit nga personi i tatueshëm qoftë për konsideratë ose jo për konsideratë, apo si kontribut për kompaninë me të gjitha mjetet ose një pjese të tyre, nuk ka furnizim të mallrave.


2. Personi, të cilit i transferohen mjetet, duhet të trajtohet si pasardhës i transferuesit në lidhje me mjetet e transferuara dhe nuk duhet të ngarkohet me TVSH-në në atë transfer, me kusht që pasardhësi i transferuesit është person i tatueshëm i cili është i regjistruar ose është i obliguar të regjistrohet për TVSH. Transferuesi dhe ai që pranon transferin, duhet të njoftojnë ATK-në për qëllimin e tyre për zbatimin e këtij neni së paku tridhjetë (30) ditë para se të ndodhë transferi.
3. Çdo obligim i pa paguar dhe e drejtë e transferuesit në lidhje me mjetet e transferuara i paraparë me anën e këtij ligji para kohës së transferit, bëhet detyrim dhe e drejtë e pranuesit të transferit.
4. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për të paraparë procedurat dhe rregullat për aplikimin e këtij neni.


Neni 14

Furnizimi i shërbimeve

1. Furnizimi i shërbimeve nënkupton çdo transaksion i cili nuk e përbën furnizimin e mallrave.


2. Furnizimi i shërbimeve, në mes tjerash, mund të përbëhet prej njërit nga transaksionet si në vijim:

2.1. dhënia e pasurisë jo materiale, pavarësisht se a i nënshtrohet dokumentit të krijimit të titullit të pronësisë;


2.2. obligimi që të përmbahet nga një veprim ose të tolerohet një veprim apo situatë;
2.3. kryerja e shërbimeve në varësi:
2.3.1. me urdhrin e bërë nga autoriteti publik;
2.3.2. në emër të autoritetit publik; ose
2.3.3. bazuar në dispozitat e ligjeve të Kosovës.
3. Furnizimi me shërbime të kanalizimit, mbledhjes së mbeturinave dhe dheut për një kundërshpërblim nga ana e organeve komunale ose publike.
4. Furnizimi i mallravei përfshirë në furnizimin e shërbimeve, është pjesë e furnizimit të shërbimeve.

Neni 15

Shfrytëzimi i mallrave dhe shërbimeve të biznesit për nevoja jo-biznesore

1. Shfrytëzimi i mallrave që janë pjesë e mjeteve të biznesit, nga personi i tatueshëm apo personeli i tij për shfrytëzim personal, ose në përgjithësi për nevoja të tjera nga ato të biznesit të tij, ku TVSH-ja në ato mallra ka qenë plotësisht ose pjesërisht e zbritshme, duhet të trajtohet si furnizim për konsideratë.


2. Furnizimi i shërbimeve i bërënga personi i tatueshëm për shfrytëzim të tij personal ose për personelin e tij dhe në përgjithësi për nevoja tjera nga ato të biznesit të tij, duhet të trajtohet si furnizim për konsideratë.


Neni 16

Shfrytëzimi i shërbimeve për vetë-furnizim për nevoja të biznesit

1. Furnizimi i shërbimit nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit të tij, sikur të jetë furnizuar nga një person tjetër i tatueshëm ku TVSH-ja në atë shërbim nuk do të jetë plotësisht e zbritshme, duhet të konsiderohet si furnizim i shërbimit për konsideratë.


2. Puna ndërtimore, e riparimit, mirëmbajtjes dhe pastrimit lidhur me pronën e paluajtshme të shfrytëzuar ose që do të shfrytëzohet për aktivitetin ekonomik ekzistues apo të ardhshëm, dhe të bërë falas nga personi i tatueshëm ose personeli i tij për vetë veten, duhet të trajtohet si furnizim i shërbimeve për konsideratë.



3. Ministri i Financave do të nxjerrë akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.


Neni 17

Shërbimet në lidhje me transferin e biznesit

Për furnizimet e shërbimeve në lidhje me transferin e biznesit duhet të zbatohen dispozitat e nenit 13 te këtij ligji, duke zëvendësuar furnizimin e mallrave me furnizimin e shërbimeve.



Neni 18

Furnizimi i shërbimeve në emrin e tij mirëpo në llogari të personit tjetër

Kur personi i tatueshëm duke vepruar në emrin e tij mirëpo në llogarinë e personit tjetër, merr pjesë në furnizimin e shërbimeve, duhet që t’i pranojë dhe t’i furnizojë vetë këto shërbime.




KREU IV

VENDI I TRANSAKSIONEVE TË TATUESHME




Neni 19

Vendi i furnizimit të mallrave

1. Kur mallrat nuk janë dërguar ose transportuar, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur bëhet furnizimi.


2. Vendi i furnizimit të mallrave me transport përcaktohet si vijon:
2.1. kur mallrat janë dërguar ose transportuar nga furnizuesi, nga konsumatori, ose nga pala e tretë, vendi i furnizimit është vendi ku janë të vendosura mallrat në momentin ku fillon dërgimi apo transporti i mallrave për konsumatorin;
2.2. kur mallrat e dërguara apo transportuara nga furnizuesi, nga konsumatori apo nga pala e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose në llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku janë instaluar apo montuar mallrat.
3. Vendi i furnizimit të mallrave në kuvertat e aeroplanëve ose trenave përcaktohet si vijon:
3.1. kur mallrat janë furnizuar në kuvertën e aeroplanëve ose trenave, vendi i furnizimit të mallrave është në Kosovë nëse pika e nisjes së transportit të pasagjerëve është në Kosovë;
3.2. në rastin e udhëtimit vajtje-ardhje, pjesa e kthimit konsiderohet si veprim i veçantë transporti.
4. Vendi i furnizimit të furnizimi i gazit natyror dhe elektricitetit nëpërmes të sistemeve të distribuimit përcaktohet si vijon:
4.1. në rast të furnizimit të gazit nëpërmes të sistemit të distribuimit të gazit natyror ose të elektricitetit për tregtarin e tatueshëm, vendi i furnizimit konsiderohet të jetë vendi ku tregtari i tatueshëm e ka vendosur biznesin e tij ose vendi ku e ka njësinë fikse ku furnizohen mallrat ose në mungesë të atij vendi të biznesit ose të njësisë fikse, vendi ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon. Për qëllim të këtij paragrafi, "tregtar i tatueshëm" nën kupton personin e tatueshëm ku aktiviteti i tij kryesor në lidhje me blerjet e gazit apo elektricitetit është rishitja e këtyre produkteve dhe ku konsumimi nga vetë ai i këtyre produkteve është i papërfillshëm.
4.2. në rastin e furnizimit me gaz nëpërmes të sistemit të distribuimit të gazit natyror ose të elektricitetit, ku ai furnizim nuk është përfshirë në nënparagrafin 1 të paragrafit 4 të këtij neni, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku konsumatori në mënyrë efektive i shfrytëzon dhe i konsumon mallrat.
4.3. kur e gjithë ose një pjesë e gazit apo elektricitetit nuk është konsumuar në mënyrë efektive nga konsumatori, mallrat e pa konsumuara mendohet që të jenë shfrytëzuar dhe konsumuar në vendin ku konsumatori e ka vendosur biznesin e tij ose ku e ka njësinë fikse në të cilin furnizohen mallrat. Në mungesë të një vendi të tillë të biznesit ose në mungesë të njësisë fikse, konsumatori konsiderohet që i shfrytëzojë apo konsumojë mallrat në vendin ku e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon.
5.Ministri i Financave mund të nxjerrë akt nënligjor për të përcaktuar vendin e furnizimit të mallrave në rastet ku disa persona hyjnë në transaksione për të njëjtin mall dhe kur malli gjatë transportit apo dërgimit lëviz drejtpërdrejtë prej furnizuesit të parë tek pranuesi i fundit.

Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə