Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 40 Kërkesat për rimbursim të TVSH-së



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə14/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   20
    Bu səhifədəki naviqasiya:
  • Neni 41

Neni 40

Kërkesat për rimbursim të TVSH-së

1. Personi i tatueshëm duhet të bartë kreditin e tepërt të TVSH-së në periudhën tatimore vijuese. Gjithashtu, mund të dorëzojë kërkesën për rimbursim të TVSH-së, nëse personi i tatueshëm ka bartur tepricën e TVSH-së së zbritshme për tre muaj radhazi. Deklarata e TVSH-së e personit të tatueshëm pasqyron një shumë të zbritjeve e cila e tejkalon shumën e obligimit të TVSH-së. Krediti i tepërt i bartur i TVSH-së mund të zbatohet kundrejt detyrimeve të TVSH-së në periudhat tatimore pasuese.


2. Pa paragjykuar Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe me qëllim të sigurimit të zbatimit të drejtë dhe të saktë të këtij neni, për kërkesat e rimbursimit të TVSH-së duhet të zbatohen procedurat si në vijim:
2.1. personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëse në fund të secilit tremujor shuma e kreditit të TVSH-së tejkalon 3,000 € dhe me kusht që personi i tatueshëm të ketë qenë në gjendje kreditimi në fund të secilës periudhë tatimore të tremujorit dhe nëse janë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të gjitha periudhat tatimore të kaluara.
2.2. personi i tatueshëm që ka eksporte, mund të kërkojë rimbursimin e TVSh-së pas secilës periudhë tatimore, me kusht që të plotësohen kushtet si në vijim:
2.2.1. shuma e kreditit të TVSH-së tejkalon 3,000 € në fund të periudhës tatimore;
2.2.2. personi i tatueshëm t’i përmbushë të gjitha dispozitat e aplikueshme doganore dhe të TVSH-së; dhe
2.2.3. të jenë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe deklaratat e tjera tatimore për të gjitha periudhat e kaluara.
3. Dëshmitë në lidhje me kërkesën e rimbursimit të TVSH-së janë si në vijim:
3.1. në momentin e bërjes së kërkesës për rimbursim, personi i tatueshëm duhet të posedojë të gjitha evidencat dhe dokumentet e referuara në paragrafin 4 të këtij neni dhe të përcaktuara me aktin nënligjor nga Ministri i Financave;
3.2. ATK nuk do të bëjë rimbursimin nëse personi i tatueshëm nuk posedon evidencat dhe dokumente, ose nëse ka indikacione që të dhënat e raportuara në deklaratën e TVSH-së në të cilën është raportuar shuma e rimbursimit të TVSH-së dhe deklaratat e mëparshme të TVSH-së nuk janë të sakta. Indikacionet e tilla duhet të dokumentohen në raport zyrtartë zyrtarit të ATK-së ose Doganës. Raporti zyrtar siguron evidencë derisa personi i tatueshëm të dëshmojë të kundërtën. ATK me një vendim të arsyetuar duhet të

njoftojë personin e tatueshëm për mbajtjen e rimbursimitdhe ofrojë shpjegim për arsyet e mbajtjes së rimbursimit;
3.3. rimbursimi do të mbahet derisa zyra kompetente e ATK-së të pranojnë evidencat e nevojshme, dokumentet dhe deklaratat tatimore që kanë munguar. Nëse dokumentacioni nuk sigurohet brenda afateve të parapara të caktuara nga ATK, kontrolli i kërkesës për rimbursim të TVSH-së do të mbyllet dhe raporti final i cili do të shpjegojë arsyet për mos aprovimin e kërkesës së rimbursimit do t’i lëshohet dhe ofrohet tatimpaguesit;
3.4. gjatë periudhës që mbahet rimbursimi i TVSH-së, për rimbursimin e vonuar siç referohet në nën-paragrafin 3.2 dhe 3.3 të këtij neni, nuk krijohet interes.
4. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar:
4.1. procedurat dhe kushtet në lidhje me rimbursimet e TVSH-së që kanë të bëjnë me deklaratat periodike të TVSH-së; dhe
4.2. procedurat alternative për rimbursimin e TVSH-së për personat të cilët nuk janë të obliguar të dorëzojnë deklaratat e TVSH-së, personat të cilët ndërprejnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe personat e tatueshëm dhe konsumatorët që nuk janë të vendosur në Kosovë.

Neni 41

Rregullimet e zbritjeve

1. Zbritja fillestare duhet të rregullohet si në vijim:


1.1. në qoftë se përcaktohet më vonë se zbritja e TVSH-së së zbritshme është llogaritur më lartë ose më ulët sesa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë.
1.2. pasi që të dorëzohet deklarata e TVSH-së, ndodhin ndryshime në faktorët që shfrytëzohen për zbritje të TVSH-së së zbritshme, ku për shembull blerjet anulohen ose çmimet janë ulur pasi që ka ndodhë furnizimi.
2. Në lidhje me mallrat kapitale, rregullimi duhet të kryhet gjatë pesë (5) viteve kalendarike. Për pasurinë e paluajtshme duhet të vlejë një periudhë njëzet (20) vite.
3. Periudha korrigjuese që i referohet paragrafit 2 të këtij neni duhet të konsiderohet si pesë vjet duke filluar me/dhe përfshirë vitin në të cilin ka filluar shfrytëzimi i pajisjes. Në rast të pasurisë së paluajtshme njëzet (20) vjet kalendarik duke filluar me dhe përfshirë vitin kur ka filluar të shfrytëzohet objekti.
4. Rregullimet vjetore duhet të bëhen vetëm në lidhje me një të pestën (1/5), respektivisht një të njëzetën (1/20) të TVSH-së së ngarkuar mbi mallrat kapitale. Ky rregullim duhet të bëhet mbi bazat e ndryshimeve të së drejtës së zbritjes për vitet pasuese në lidhje me TVSH-në e zbritshme që është zbritur në lidhje me mallrat kapitale. Nuk do të bëhet asnjë rregullim në zbritjen e TVSH-së së zbritshme nëse diferenca në proporcionin aktual të zbritshëm (koeficienti i kreditimit tatimor) është më pak se sa tre përqind (3%) të vlerës së TVSh-së sëzbritshme.
5. Nëse këto furnizohen gjatë periudhës së rregullimit, mallrat kapitale duhet të trajtohen sikur të jenë aplikuar në një aktivitet ekonomik të personit të tatueshëm derisa të përfundon periudha rregulluese. Aktiviteti ekonomik duhet të supozohet se është plotësisht i tatueshëm në rastet kur furnizimi i mallrave kapitale është i tatuar. Aktiviteti ekonomik duhet të supozohet se është plotësisht i liruar në rastet kur furnizimi i mallrave është i liruar. Rregullimi që parashihet në paragrafin 4 të këtij neni do të bëhet vetëm njëherë lidhur me gjithë periudhën e mbuluar nga periudha korrigjuese që mbetet për t’u shfrytëzuar.
6. Ministri i Financave nxjerrë rregullat praktike për të regjistruar rregullimet eTVSH-së dhe për të përcaktuar TVSH-në e zbritshme dhe të pa-zbritshme në lidhje me këto rregullime.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə