Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 34 Lirimet për furnizimin e shërbimeve nga ndërmjetësuesit



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə12/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   20

Neni 34

Lirimet për furnizimin e shërbimeve nga ndërmjetësuesit

Furnizimi i shërbimeve nga ndërmjetësuesit që veprojnë në emër dhe në interesin e personit tjetër, ku ata marrin pjesë në transaksionet e referuara në kapitullin X, XI dhe XII, apo të transaksioneve të zhvilluara jashtë Kosovës, do të jenë të liruara.



Neni 35

Depot doganore dhe aranzhimet e ngjashme


1. Transaksionet vijuese të trajtuara si eksport janë të liruara:


1.1. furnizimi i mallrave që janë vendosur nën një aranzhim, procedurë apo trajtim ashtu siç është referuar në nenin 23, nën-paragrafi 2.1 të këtij ligji.
1.2. furnizimi i shërbimeve që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me mallrat e vendosura nën një aranzhim, procedurë apo trajtim ashtu siç është referuar në nenin 23, nën-paragrafi 2.1 të këtij ligji.
2. Furnizimi i mallrave në “duty free shops” në aeroport me linja ajrore ndërkombëtare, me kusht që udhëtarët të bartin mallrat e tilla si valixhe personale në një vend tjetër përmes mjetit ajror. Për qëllime të këtij paragrafi udhëtari konsiderohet të jetë një person i cili ka biletën ku përmendet destinimi i aeroportit apo portit detar të një vendi tjetër.
3. Furnizimi i mallrave i ofruar për mjete ajrore për shitje për udhëtarët në bord ku vendi i arritjes gjendet jashtë Kosovës.


KREU XIII

ZBRITJET




Neni 36

E drejta për të zbritur TVSH-në

1. E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH-ja bëhet e ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme para periudhës tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të ose në të cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara.


2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, personi i tatueshëm mund të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave ose shërbimeve këtu e tutje. TVSH e zbritshme, me kusht që ai të ketë shfrytëzuar apo do të shfrytëzojë ato mallra ose shërbime për qëllime të transaksioneve të tij të tatueshme:
2.1. obligimi i TVSH-së së zbritshme ose të paguar brenda territorit të Kosovës në lidhje me mallrat apo shërbimet e furnizuara ose që do të furnizohen për të nga personi tjetër i tatueshëm;
2.2. obligimi i TVSH-së së zbritshme ose TVSH e paguar brenda territorit të Kosovës në lidhje me importimin e mallrave;
2.3. obligimi i TVSH-së së zbritshme në pajtueshmëri me paragrafin 1 tënenit 12 dhe nenit 16 të këtij ligji.
3. Përveç zbritjeve të referuara në paragrafin 2 të këtij neni, çdo person i tatueshëm gjithashtu duhet të ketë të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme të referuar këtu përderisa mallrat dhe shërbimet shfrytëzohen për qëllimet si në vijim:
3.1. transaksionet e lidhura me aktivitetin nga paragrafi 1 i nenit 4 të këtij ligji dhe të zhvilluara jashtë Kosovës, në të cilat ai tatim është obligim apo është paguar, në lidhje me të cilën TVSh do të jetë e zbritshme nëse janë zhvilluar jashtë Kosovës;

3.2. transaksionet të cilat janë të liruara sipas Kreut X, XI dhe XII të këtij ligji.


3.3. cilido nga transaksionet e liruara në pajtueshmëri me nën-paragrafët 1 deri në 6 të paragrafit 1 të nenit 28 të këtij ligji, nëse konsumatori është i vendosur jashtë Kosovës ose nëse ato transaksione janë të lidhura direkt me mallrat me destinim për eksport për në vendin jashtë Kosovës.
4. Për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara ose që do të shfrytëzohen nga një person i tatueshëm, që të dyja për transaksionet e mbuluara nga paragrafi 2 dhe 3 të nenit 36 këtij ligji, për të cilat mund të zbritet TVSH dhe për transaksionet për të cilat nuk duhet të zbritet TVSH, mund të zbritet vetëm ajo pjesë e TVSH-së që i atribuohet transaksionit të parë. Pjesa e TVSH-së së zbritshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me nenin 39 të këtij ligji për të gjitha transaksionet e zhvilluara nga personi i tatueshëm.
5. Personi i tatueshëm nuk duhet të zbret TVSH-në e zbritshme në:
5.1. jahtet dhe barkat me destinim për sport dhe rekreacion, aeroplanin privat, veturat dhe motoçikletat e shfrytëzuara për qëllime jo biznesore, derivatet dhe lubrifikantët dhe pjesët rezervë dhe shërbimet të lidhura me këto, ndryshe nga anijet ose automjetet e shfrytëzuara për lizing dhe për dhënie me qira, për rishitje dhe automjetet e shfrytëzuara në shkollat për vozitje për ofrimin e programit të trajnimit për vozitës në pajtueshmëri me rregulloret në fuqi, automjetet e kombinuara për të zhvilluar një aktivitet të linjës publike dhe linjës speciale të transportit. Nëse automjeti nuk është shfrytëzuar ekskluzivisht për zhvillimin e një aktiviteti për transport publik dhe për linjë speciale të transportit, personi i tatueshëm mundë të kërkojë zbritje të TVSH-sëvetëm për pjesën që lidhet me zhvillimin e këtij aktiviteti;
5.2. Vlera totale e blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale edhe për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet deri në 50%.
5.3. Shpenzimet e përfaqësimit përfshijnë vetëm shpenzimet për mikpritje dhe zbavitje gjatë kontakteve shoqërore dhe të biznesit, shpenzimet e ushqimit – duke përfshirë edhe pijet dhe shpenzimet e akomodimit.
5.4. në rast se pasuria e paluajtshme që është pjesë e aseteve të biznesit të një personi të tatueshëm dhe shfrytëzohet për qëllime të biznesit të personit të tatueshëm dhe për shfrytëzim privat ose për stafin e tij, ose, më në përgjithësi, për qëllime tjera nga ato të biznesit të tij, TVSH-ja mbi shpenzimet që lidhen me këtë pasuri do të jenë të zbritshme vetëm deri në proporcionin e shfrytëzimit të pasurisë për qëllime të biznesit të personit të tatueshëm.
5.5. si përjashtim i nenit 15 të këtij ligji, ndryshimet në proporcionin e shfrytëzimit të pasurisë së paluajtshme të referuara në nën-paragrafin 5.4. do të merren parasysh në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 41 të këtij ligji.
5.6. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar implementimin dhe shpenzimet të cilat i nënshtrohen kufizimeve.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə