Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə15/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

Neni 42

Zbritjet e TVSH-së së zbritshme në fillimin e aktivitetit ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH

1. Në ditën kur regjistrimi për nevoja të TVSH-së bëhet i vlefshëm, personi i tatueshëm duhet të fitojë të drejtën për zbritje të TVSH-së së zbritshme për mallrat të cilat ai i ka në stok në momentin e arritjes së limitit bazuar në nenin 6, 7 dhe 8 të këtij ligji. Zbritja e TVSH-së së zbritshme, mund të verifikohet nga ATK duke u bazuar në informatat nga kontabiliteti i personit të tatueshëm dhe nga të dhënat e stokut të mallrave.


2. Personi i tatueshëm varësisht nga implementimi i këtij neni mund të zbresë TVSH-në e zbritshme në proporcion me furnizimet e bëra përderisa e drejta e zbritjes ekziston, mirëpo, nuk duhet ta ketë të drejtën për rimbursim të TVSH-së në këto baza.
3. Ministri i Financave duhet t’i përcaktoj rregullat praktike për zbatimin e këtij neni.


KREU XIV

BORXHET E KËQIJA




Neni 43

Borxhi i keq për nevoja të TVSH-së


1. Kur një pagesë nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të tatueshëm prej furnizuesit dhe është shpallur si i pambledhshëm duke inicuar procedurat në organet gjyqësore, lejohet zbritja e TVSH-së përkatëse, e cila është TVSH e zbatuar në përputhje me këtë ligj për shumën e paarkëtuar të borxhit të keq.


2. Zbritja e TVSH-së lejohet në çdo periudhë tatimore pasi borxhi bëhet borxh i keq dhe fillon, të paktën, gjashtë muaj pas mbylljes së periudhës tatimore, për të cilën TVSH-ja ishte zbatuar në lidhje me furnizimin.
3. Personi i tatueshëm duhet të lëshojë një faturë për shumën e paarkëtuar ku të shkruhen fjalët “Borxh i keq” si dhe numri i faturës, me të cilën lidhet ky borxh, faturë, e cila i shërben shitësit për të zvogëluar detyrimin për TVSH-në dhe blerësit për të zvogëluar TVSH-në e zbritshme.
4. Kur zbritja e TVSH-së për borxhin e keq është kryer siç parashikohet në ketë nen dhe ky borxh paguhet më vonë plotësisht apo pjesërisht, shuma e arkëtuar trajtohet si një furnizim i ri dhe në faturën e lëshuar për këtë furnizim cilësohet numri i faturës së borxhit të keq si dhe shkruhet shprehja “Borxh i keq i paguar”.
5. Për shumën deri në 500 € të trajtuar si borxh të keq nuk kërkohet inicimi i procedurave në organet gjyqësore.
6. Shuma e paarkëtuar nuk do të konsiderohet borxh i keq nëse:
6.1. transaksionet me të njëjtin borxhëli janë përseritur pas shpalljes së borxhit të keq.

6.2. borxhi i keq është ndërmjet palëve të lidhura.


6.3. nuk ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit.
7. Ministri i Financave mund të autorizoj zbatimin e skemës së veçantë për ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet me interes publik.
KREU XV

FATURIMI DHE LËSHIMI I DOKUMENTEVE TË TJERA TATIMORE

Neni 44

Lëshimi nga personi i tatueshëmi faturave dhe dokumenteve te tjera që

shërbejnë si fatura

1. Çdo person i tatueshëm duhet të sigurohet që është lëshuar një faturë qoftë nga ai vetë, nga blerësi i tij, në emrin e tij dhe në llogarinë e tij nga pala e tretë, në rastet si në vijim:


1.1. furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të cilat ai i ka bërë për personin tjetër të tatueshëm dhe personin jo të tatueshëm;
1.2. cilado pagesë e bërë në llogarinë e tij, para se të bëhet njëra nga furnizimet e mallrave të referuara në nën-paragrafin 1 të këtij neni.
1.3. cilado pagesë e bërë në llogarinë e tij nga personi tjetër i tatueshëm dhe personi jo të tatueshëm përpara se të jetë bërë apo përfunduar ofrimi i shërbimeve.
2. Një faturë përmbledhëse mund të lëshohet nëse personi i tatueshëm kryen disa furnizime të ndara të mallrave ose shërbimeve gjatë periudhës tatimore.
3. Nëse një faturë i është lëshuar një personi tjetër të tatueshëm, ajo duhet të përmbajë të dhënat e përcaktuara në nenin 45 të këtij ligji, ose nëse i është lëshuar personave të tjerë, ajo duhet të përmbajë së paku të dhënat e përcaktuara në nenin 46 të këtij ligji.
4. Fatura duhet të lëshohet para ditës së 15-të të muajit që vijon pas muajit në të cilin ka ndodhur momenti i lindjes së detyrimit. Faturat duhet të nënshkruhen në pajtueshmëri me kërkesat e legjislacionit tatimor në fuqi.
5. Faturat e krijuara nga blerësi në lidhje me furnizimet e bëra për të:
5.1. Fatura mund të lëshohet nga blerësi ose klienti i një malli apo shërbimi për furnizimet e mallrave ose shërbimeve të marra prej tij nga një person i tatueshëm nëse ka një marrëveshje paraprake midis dy palëve dhe me kushtin që të ekzistojë një procedurë për pranimin nga furnizuesi i mallit ose shërbimit të çdo fature të lëshuar për llogari dhe në emër të tij.

5.2. ATK-ja mund të imponojë kushtet për procedurat e tilla dhe gjithashtu mund të imponoj kushte specifike për personat e tatueshëm që nuk janë të vendosur në Kosovë, mirëpo, që furnizojnë mallra ose shërbime në Kosovë.



Neni 45

Përmbajtja e faturave të lëshuara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm

1. Personi i tatueshëm i cili lëshon një faturë për personin e tatueshëm, në faturë duhet të paraqes të dhënat si në vijim:


1.1. datën e lëshimit;
1.2. numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës;
1.3. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të personit të tatueshëm me të cilin ai furnizon mallra ose shërbime;
1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të klientit apo të blerësit, nëse klienti apo blerësi është i obliguar të paguaj TVSH-në në mallrat apo shërbimet e furnizuara për të;
1.5. emrin dhe adresën e plotë te personit të tatueshëm dhe klientit apo blerësit të tij;
1.6. sasinë dhe natyrën e mallrave të furnizuara, ose nivelin dhe natyrën e shërbimeve të bëra;
1.7. datën në të cilën është bërë apo përfunduar furnizimi i mallrave ose shërbimeve ose datën e pranimit të pagesës në llogari, përderisa ajo datë mund të përcaktohet dhe ndryshon nga data e lëshimit të faturës;
1.8. shumën e tatueshme në të cilën është ngarkuar TVSH-ja për secilën shkallë individuale ose për të cilën aplikohen lirimet individuale, çmimi i njësisë duke përjashtuar TVSH-në për mallrat apo shërbimet dhe çdo ulje të çmimit dhe zbritje që nuk është përfshirë në çmimin e njësisë;
1.9. normën e aplikuar të TVSH-së;
1.10. shumën e TVSH-së, me përjashtim aty ku është aplikuar aranzhimi special nën të cilin, në pajtueshmëri me këtë ligj, ai detal është përjashtuar;
1.11. në rast se personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi nga TVSh-ja, fatura duhet të tregojë dispozitën e këtij ligji e cila e përcakton atë lirim.
1.12. nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime ku klienti është i obliguar të paguajë TVSH-në, duhet të bëhet referencë në dispozitën e aplikueshme të këtij ligji ose ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi i mallrave ose shërbimeve i nënshtrohet procedurës së ngarkesës së kundërt “ revers charge” duke u referuar në nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4 të nenit 52 të këtij ligji.
1.13. një person i tatueshëm i cili ngarkon TVSH-në në skemën e marzhës së bërë për agjentët tregtar, në faturë duhet të cekët dispozita e këtij ligji sipas së cilës është ngarkuar TVSH në diferencën e çmimit duke ju referuar nenit 58, të këtij ligji;
1.14. kur zbatohet njëra nga aranzhimet speciale të zbatueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe artikujt antik, duhet të bëhet referenca në nenet relevante të këtyre aranzhimeve duke ju referuar pjesës A dhe pjesës B të nenit 59 të këtij ligji;
1.15. kur personi që lëshon faturën është i obligueshëm për të paguar TVSH-në si përfaqësues tatimor sipas paragrafit 5 të nenit 52 të këtij ligji, në faturë duhet të shënojë detajet e obligueshme të cilat janë numri i regjistrimit të TVSH-së, emri dhe adresa e tij e plotë.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə