Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə19/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

Neni 56

Ruajtja e faturave, faturave të borxhit të keq, notë debitit dhe notë kreditit, faturave të thjeshtësuara, kuponëve dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura, librave dhe shënimeve

1. Çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, duhet të sigurohet që të ruhen kopjet e faturave, faturave të borxhit të keq, notë debitit dhe notë kreditit, faturave të thjeshtësuara, kuponëve dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura, të lëshuara nga ai vetë ose nga klienti i tij në emrin e tij dhe për llogarinë e tij dhe të gjitha dokumentet të cilat ai i ka pranuar si dhe të gjitha librat dhe shënimet, regjistrat dhe të gjitha dokumentet tjera dëshmuese të ruhen për periudhën së paku prej gjashtë vitesh, e cila fillon me një janar pas vitit në të cilin ka ndodhur momenti tatimor. Përjashtimisht nga ky rregull, ruajtja e dokumentacionit për pasurinë e paluajtshme duhet të vlejë periudha njëzet vite. Të njëjtat rregulla vlejnë lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre dokumenteve, librave, shënimeve dhe regjistrave.


2. Çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, duhet të mbajë dokumentet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni, me radhitje sipas numrit rendor. Numri rendor gjithashtu duhet të figuroj në dokumentin origjinal të lëshuar për klientin e tij.
3. Vendi i ruajtjes përcaktohet si vijon:
3.1. çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, mund të vendos për vendin e ruajtjes për të gjitha dokumentet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni. Personi i tatueshëm duhet të informojë ATK-në në lidhje me vendin e ruajtjes;
3.2. ATK-ja duhet të ketë qasje në vendin e ruajtjes dhe të gjitha dokumentet gjithashtu duhet pa vonesë të vihen në dispozicion të ATK-së në vendin ku ai e ka biznesin e tij ose njësinë e tij fikse, ose në mungesë të këtij vendi, vendin ku ai e ka adresën e përhershme ose ku zakonisht banon në Kosovë, kurdo që ATK-ja i kërkon ato.


Neni 57

Periudha e ruajtjes së Librave dhe të gjitha regjistrimeve për TVSH

1. Me përjashtim nga ajo që është definuar në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, personi i tatueshëm duhet:


1.1. të mbajë librat e kërkuara me këtë ligj për periudhën së paku prej 6 viteve, e cila fillon pas vitit në të cilin janë mbyllur ato libra;
1.2. të mbajë të gjitha regjistrimet dhe dokumentet tjera sikur që kërkohet me nenin 55 dhe 56 të këtij ligji, për periudhën më së paku prej 6 viteve respektivisht prej 20 viteve, e cila fillon pas vitit në të cilin ka lindur detyrimi për TVSH, apo pasi që të ketë ndodhur zbritja e TVSH-së apo rregullimi i TVSH-së;
1.3 të respektojë të njëjtat rregulla lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre librave, shënimeve dhe regjistrave.

2. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për implementimin e këtij neni.




KREU XIX

SKEMAT E VEÇANTA




Neni 58

Skemat e veçanta për agjentët e udhëtimit

1. Ministri i Financave mundet me akt nënligjor të parasheh skemën e veçantë për agjentët e udhëtimit;


2. Kjo skemë e veçantë mundë të zbatohet për transaksionet e zhvilluara nga agjentët e udhëtimit të cilët punojnë me klient në emrin e tyre dhe shfrytëzojnë furnizimet e mallrave ose shërbimeve të ofruara nga personat tjerë të tatueshëm në ofrimin e mundësive për udhëtim;
3. Aplikimi i skemës e veçantë nuk duhet të zbatohet për agjentët e udhëtimit të cilët veprojnë vetëm si ndërmjetësues dhe për të cilët nën-paragrafi 6.3 i nenit 24 të këtij ligji zbatohet për qëllime të llogaritjes së shumës së tatueshme;
4. Për qëllim të këtij neni:
4.1. operatori i udhëtimit nënkupton personin i cili vepron në emrin e tij dhe i cili organizon udhëtime për udhëtarët në formë pakoje me mjetet e veta;
4.2. agjenti i udhëtimit nënkupton personin i cili vepron si një ndërmjetësues dhe aranzhon transportimin, akomodimin dhe udhëtimet për udhëtarët;
4.3. operatorët e udhëtimit duhet të konsiderohen si agjent të udhëtimit.
5. Shërbimi i vetëm rregullohet si vijon:
5.1. transaksionet e bëra nga agjenti i udhëtimit në pajtueshmëri me kushtet e paragrafit 1 të këtij neni në lidhje me udhëtimin duhet të konsiderohet si shërbim i vetëm i furnizuar nga agjenti i udhëtimit për udhëtarin;
5.2. shërbimi i vetëm është i tatueshëm në Kosovë nëse agjenti i udhëtimit e ka vendosur biznesin e tij apo ka njësi fikse në Kosovë prej të cilit ai e zhvillon furnizimin e shërbimit;
5.3. shuma e tatueshme dhe çmimi pa TVSH lidhur me shërbimin e vetëm të ofruar nga agjenti i udhëtimit duhet të jetë marzha e agjentit të udhëtimit, e cila

është diferenca ndërmjet shumës totale pa TVSH-në që duhet të paguhet nga udhëtari dhe kostoja aktuale për agjentin e udhëtimit, e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga personat tjerë të tatueshëm, ku këto transaksione janë për përfitimin direkt të udhëtarit;
5.4. nëse transaksionet që ju kanë dhënë personit tjetër të tatueshëm nga agjenti i udhëtimit janë bërë nga ata persona jashtë Kosovës, furnizimi i bërë nga agjenti i udhëtimit duhet të konsiderohet si një aktivitet i ndërmjetëm i liruar sipas nenit 34 të këtij ligji;
5.5. nëse transaksionet janë bërë brenda dhe jashtë Kosovës, vetëm pjesa e shërbimit të agjentit të udhëtimit që ka të bëjë me transaksionet jashtë Kosovës mundë të lirohet;
5.6. TVSH e ngarkuar për agjentin e udhëtimit nga personat tjerë të tatueshëm në lidhje me transaksionet të cilat janë referuar në paragrafin 3 të këtij neni dhe të cilat janë në përfitimin e drejtpërdrejtë të udhëtarit, nuk do të jenë të zbritshme ose të rimbursueshme;

Neni 59

Aranzhimet speciale të aplikueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe antikitetet: Skema e marzhës së fitimit dhe aranzhimet speciale për shitjet me ankand publik


1. Ministri i Financave mundet me akt nënligjor të parasheh aranzhimin special për tatuarjen e marzhës së fitimit të tregtarëve të tatueshëm lidhur me furnizimin e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, si dhe për thjeshtësimin e procedurave për mbledhjen e tatimit.


2. Për qëllim të këtij aranzhimi, tregtari i tatueshëm nënkupton çdo person të tatueshëm, në kursin e aktivitetit të tij ekonomik dhe me qëllim për rishitje, blerje ose aplikim për qëllim të biznesit të tij, apo importon mallra të dorës së dytës, punë artistike, artikuj të koleksionistëve ose antikitete qoftë kur ai person i tatueshëm vepron për veten ose për interesin e personit tjetër varësisht nga kontrata nën të cilën paguhet komisioni në blerje dhe shitje. Mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve, antikitetet dhe termet e tjera specifike të shfrytëzuara në skemën e veçantë si çmimi i shitjes dhe çmimi i blerjes do të definohen në aktin nënligjor sikur që është referuar në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Skema e marzhës aplikohet për furnizimet nga tregtari i tatueshëm i mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve ku këto mallra janë furnizuar për të, brenda Kosovës, nga personat si në vijim:

3.1. një person jo i tatueshëm;


3.2. personi tjetër i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave nga ai personi tjetër i tatueshëm është i liruar sipas neneve 27 dhe 28 të këtij ligji;
3.3. tregtari tjetër i tatueshëm nëse TVSH-ja është zbatuar në furnizimin e mallrave nga tregtari tjetër i tatueshëm në pajtueshmëri me këtë skemë të marzhës.
4. Marzha e fitimit të tregtarit të tatueshëm duhet të jetë e barabartë me diferencën ndërmjet çmimit të shitjes të ngarkuar për mallrat nga tregtari i tatueshëm dhe çmimit të blerjes së atyre mallrave. Shuma e tatueshme në lidhje me furnizimin e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, duhet të jetë marzha e fitimit e bërë nga tregtari i tatueshëm, pa shumën e TVSH-së që lidhet me marzhën e fitimit.
5. Tregtarëve të tatueshëm duhet t’u jepet e drejta për të zgjedhur mbi aplikimin e skemës së marzhës për transaksionet si në vijim:
5.1. furnizimin e punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, të cilat tregtari i tatueshëm i ka importuar vetë;
5.2. furnizimin e punëve artistike të furnizuara për tregtarin e tatueshëm nga kreatorët e tyre ose trashëguesit e titullit;
5.3. nëse tregtari i tatueshëm e ushtron zgjedhjen sipas paragrafit 5 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me paragrafin 4 të këtij neni.
6. Në rast të importit të punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve nga vetë tregtari i tatueshëm, çmimi i blerjes që do të merret parasysh në llogaritjen e marzhës së fitimit, duhet të jetë i barabartë me shumën e tatueshme në importim plus TVSH-në e paguar në importim.
7. Ngarkimi me TVSH, e drejta për zbritjen e TVSH-së së zbritshme në lidhje me furnizimet e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve që i nënshtrohen skemës së marzhës, shënimet dhe kontot që duhet të mbahen, do të specifikohen në akt nënligjor të referuar në paragrafin 1 të këtij neni.
8. Procedurat e thjeshtësuara për mbledhjen e TVSH-së:
8.1. Ministri i Financave gjithashtu mundet të aplikojë procedurat e thjeshtësuara për mbledhjen e TVSH-së për disa transaksione të caktuara ose për kategoritë e caktuara të tregtarëve të tatueshëm, në veçanti në lidhje me shumën e tatueshme të furnizimeve të mallrave që i nënshtrohet skemës së marzhës;
8.2. tregtari i tatueshëm gjithashtu mund të zgjedh për aplikimin e aranzhimeve normale të TVSH-së për çdo furnizim të mbuluar me skemën e marzhës me të

drejtën për të zbritur nga TVSH për të cilën është i obligueshëm, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në import ose obligimin e TVSH-së së paguar në lidhje me punët artistike të furnizuara për të nga kreatori i tyre, trashëguesi i titullit të kreatorit apo nga personi i tatueshëm ndryshe nga tregtari i tatueshëm;
8.3. e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur obligimi i TVSH-së në furnizimin në lidhje me të cilin tregtari i tatueshëm zgjedh për aplikimin e aranzhimit normal të TVSH-së, duhet të bëhet e ngarkueshme.
9. Ministri i Financave mund të aplikoj dispozita të veçanta ndryshe nga ato të parapara në paragrafin 4 të këtij neni në lidhje me përcaktimin e shumës së tatueshme të furnizimit të mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve, të bëra nga një organizues i shitjes me ankand publik, që vepron në emër të tij, varësisht nga kontrata nën të cilën paguhet komisioni në shitjen e këtyre mallrave me ankand publik, në emër të personave që do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri i Financave.
10. Organizatorit të shitjes me ankand publik duhet t’i imponohen obligimet speciale lidhur me lëshimin e faturës apo një dokumenti në vend të faturës për blerësin, si dhe në lidhje me përmbajtjen e atyre dokumenteve.

Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə