Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


KREU XVII PERIUDHAT TATIMORE DHE DEKLARATAT E TVSH-së



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə18/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

KREU XVII

PERIUDHAT TATIMORE DHE DEKLARATAT E TVSH-së



Neni 53

Periudhat tatimore

1. Varësisht nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, periudha tatimore e të gjithë personave të tatueshëm duhet të jetë çdo muaj kalendarik.


2. Në ratet kur personi është:
2.1. i regjistruar për TVSH në datën e cila nuk është dita e parë e muajit kalendarik, periudha e parë tatimore për atë person duhet të filloj në datën e regjistrimit të tij dhe do të zgjatë deri në ditën e fundit të atij muaji, dhe
2.2. i çregjistruar për TVSH në datën e cila nuk është dita e fundit e muajit kalendarik, periudha e fundit e tatueshme për atë person duhet të përfundoj në datën e çregjistrimit të tij, duke filluar nga dita e parë e atij muaji.
3. Likuidimi dhe bankrotimi rregullohet si vijon:
3.1. për personin e tatueshëm kundrejt të cilit është filluar procedura e likuidimit apo bankrotimit, periudha tatimore duhet të filloj në ditën e hapjes së procedurës së likuidimit apo bankrotimit. Kjo periudhë e tatueshme duhet të përfundoj në datën e vendimit mbi përfundimin e procedurës së likuidimit apo falimentimit;
3.2. deklaratat e TVSH-së duhet të dorëzohen në baza mujore nëse aktivitetet e biznesit vazhdojnë nga likuiduesi apo kuruesi, të cilët caktohen ose emërohen për administrimin e procedurës së likuidimit ose falimentimin në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi;
3.3. Ministri i Financave me akt nënligjor rregullon implementimin praktik të këtij neni. Ai mund të përcaktoj periudhën tatimore e cila është e ndryshme nga ajo mujore dhe pagesat e avansit për periudhën e tillë për çdo kategori të personave të tatueshëm.


Neni 54

Deklaratat e TVSH-së, dorëzimi dhe pagesa

1. Një person i tatueshëm duhet të dorëzoj një deklaratë tatimore dhe të bëjë pagesën përkatëse më së voni deri në datën 20 të muajit kalendarik që pason pas fundit të secilës periudhë tatimore.

Deklarata Tatimore duhet të përmbaj:

1.1. shumën e të gjitha furnizimeve të tatueshme dhe të liruara, eksportimeve dhe furnizimeve të trajtuara si eksporte si dhe obligimin e tatimit të llogaritur në furnizimet e tatueshme të bëra nga ai gjatë periudhës;


1.2. shumën e të gjitha blerjeve dhe importeve si dhe tatimin e zbritshëm të cilën personi ka të drejtë ta zbres për atë periudhë tatimore;
1.3. shumën e blerjeve me TVSH e cila i ngarkohet pranuesit sikur që është referuar në nën-paragtafi 1.4 tënenit 52 të këtij ligji për periudhën tatimore;
1.4. çdo ngritje dhe zbritje në lidhje me shumën e përmendur në nën-paragafet 1, 2, 3 të paragrafit 1 të këtij neni para se rezultati i çdo rregullimi të shumës së tatueshme duke u bazuar në notë debiti dhe notë krediti, rregullimet e zbritjeve të TVSH-së së zbritshme përfshirë mallrat kapitale ose çdo rregullim si rezultat i faturës së borxhit të keq;
1.5. shumën neto të obligimit të TVSH-së që duhet t’i paguhet ATK-së ose shumën neto të tepërt për atë periudhë tatimore.
2. Forma e deklarimit dhe informatat që duhet të deklarohen, vendi ku duhet të dorëzohet deklarata si dhe vendi dhe mënyra e pagesës së obligimit të TVSH-së, duhet të specifikohen në akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Financave.


KREU XVIII

MBAJTJA DHE RUAJTJA E LIBRAVE TË TVSH-SË, SHËNIMEVE DHE DOKUMENTACIONIT TJETËR




Neni 55

Kërkesa për regjistrimin e informatave, mbajtjen e shënimeve dhe sigurimin e qasjes

1. Një person i tatueshëm duhet të mbajë:


1.1. të gjitha informatat që gjenden në fatura, kupona, notë debiti apo notë krediti ose në dokumentet tjera që shërbejnë për qëllim të njëjtë të lëshuara nga ai. Këto informata duhet të regjistrohen në librat dhe shënimet që duhet të mbahen nga tatimpaguesi;
1.2. kopjet për çdo faturë tatimore ose faturë të borxhit të keq, notë debiti apo notë krediti dhe çdo dokumenti tjetër që shërben për të njëjtin qëllim, të lëshuar nga ai;
1.3. origjinalet e çdo fature tatimore ose faturë të borxhit të keq, të notë debitit dhe notë kreditit dhe çdo dokument tjetër që shërben për qëllim të njëjtë, të lëshuar për të;

1.4. të gjitha shënimet e pagesave në para të gatshme, shënimet bankare dhe shënimet e kartelës së kreditit të cilat lidhen me çdo aktivitet ekonomik të zhvilluar nga ai;


1.5. kopjet e çdo kontrate për: çdo importim ose furnizim të mallrave dhe shërbimeve pavarësisht se a është ngarkuar TVSH apo jo, dhe çdo furnizim të mallrave dhe shërbimeve të cilat janë trajtuar për qëllime të ligjit ekzistues sikurse kanë ndodhur jashtë Kosovës.
1.6. çdo dokument unik doganor ose ndonjë dokument tjetër të doganës relevant për importim, eksportim apo ndonjë aranzhim tjetër doganor.
2. Të gjitha dokumentet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duhet të mbahen në radhitje kronologjike duke u harmonizuar me njëri tjetrin atëherë kur lidhen me të njëjtin moment të tatueshëm.
3. Personat e tatueshëm duhet të mbajnë kopjet e programit të TI-së të cilat janë shfrytëzuar ose shfrytëzohen për administrimin e shënimeve të tatimit dhe të kontabilitetit, librave dhe dokumenteve tjera dhe të sigurojnë kopjet në letër të këtyre programeve që të mundësohet leximi. Krijimi dhe ruajtja e faturave dhe të gjitha dokumenteve të tjera tatimore, librave dhe shënimeve të referuara në këtë ligj në format të përshtatshëm elektronik ose sistem të ngjashëm si mikrofilmave, mikrofisheve dhe formateve të skenuara, do të autorizohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së pas pranimit të kërkesës me shkrim lidhur me këto nga personi i tatueshëm. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me përshkrim detal të sistemit dhe duhet të përmbajë evidencat e nevojshme se janë përmbushur të gjitha kërkesat lidhur me krijimin dhe ruajtjen e faturave, librave dhe mbajtjes së shënimeve. Gjithashtu duhet të shtohet marrëveshja ndërmjet personit të tatueshëm dhe një specialisti të kontraktuar nga jashtë nëse furnizimi i këtyre shërbimeve është i kontraktuar nga jashtë. Personi i tatueshëm dhe specialisti i kontraktuar nga jashtë edhe bashkë edhe në veti do të jenë përgjegjës për pagesën e tatimit.
4. Personat e tatueshëm duhet të ofrojnë qasja brenda vonesës së arsyeshme në të gjitha informatat sikur që janë referuar në paragrafët 1, 2, 3 të këtij neni dhe në veçanti për sistemet e Teknlogjisë Informative të shfrytëzuara për qëllime të tatimit dhe të kontabilitetit, si dhe të ofrojnë të gjithë asistencën teknike për leximin dhe kuptimin e sistemit të TI-së dhe programeve të referuara në paragrafin 3 të këtij neni.
5. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për implementimin e këtij neni.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə