Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 60 Skema e normës së sheshtë për bujqit



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə20/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

Neni 60

Skema e normës së sheshtë për bujqit

1. Ministri i Financave mundet me akt nënligjor të parasheh aplikimin e skemës së normës së sheshtë në mënyrë që të thyhet TVSH e ngarkuar në blerjet e mallrave dhe shërbimeve të bëra nga bujqit, aktivitetet e të cilëve janë zhvilluar në një ndërmarrje bujqësore, të pylltarisë ose të peshkatarisë.


2. Përqindjet e kompensimit me normë të sheshtë duhet të aplikohen për bujqit të cilët e kanë të drejtën për kompensim me normë të sheshtë, për çmimet pa TVSH të mallrave dhe shërbimeve si në vijim:
2.1. produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit me normë të sheshtë për personat e tatueshëm që nuk janë mbuluar me skemën e normës së sheshtë në Kosovë;
2.2. shërbimet bujqësore të furnizuara nga bujqit me normë të sheshtë për personat e tatueshëm që nuk janë të mbuluar me skemën e normës së sheshtë në Kosovë;
2.3. përqindjet e kompensimit të normës së sheshtë mund të jenë të ndryshme për pylltari, për nënsektorët e ndryshëm të bujqësisë dhe peshkatarisë.

3. Kategoritë e caktuara të bujqëve mund të përjashtohen nga skema e normës së sheshtë, si dhe bujqit për të cilët aplikimi i aranzhimit normal është e mundur që mos të shkaktojë vështirësi administrative.


4. Secili bujk me normë të sheshtë mund të zgjedh, varësisht nga rregullat dhe kushtet e përcaktuara nga Ministri i Financave për aranzhimet normale të TVSH-së.
5. Akti nënligjor që do të nxjerret nga Ministri i Financave gjithashtu do të definoj:
5.1. ndërmarrjet bujqësore, pylltarisë, peshkatarisë, bujqit me normë të sheshtë, produktet bujqësore, shërbimet bujqësore, TVSH-në e zbritshme të ngarkuar, kompensimin me normë të sheshtë;
5.2. përqindjet e kompensimit me normë të sheshtë, dhe
5.3. zbritjet e TVSH-së së zbritshme të ngarkuara në mallrat kapitale.
6. Për qëllim të këtij ligji:
6.1. Skema e normës së sheshtë për bujqit- skema e tatimimit që ka për qëllim të bëjë thyerjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të ngarkuar në blerjet e mallrave dhe shërbimet e bëra nga bujqit me normë të sheshtë, duke shtuar një shumë shtesë në çmimin e furnizimeve të bëra nga këta bujq për blerësit e tyre-personat e tatueshëm. Kjo shumë shtesë llogaritet si përqindje e çmimit dhe quhet përqindja e normës së sheshtë, e cila varion varësisht nga kategoria e aktivitetit të bujqësisë. Përqindjet e normës së sheshtë definohen duke u bazuar në të dhënat statistikore relevante makro-ekonomike, të cilat mundësojnë llogaritjen e kompensimit të TVSH-së së zbritëshme në blerjet e bëra nga bujqit me normë të sheshtë.
6.2. Bujku me normë të sheshtë - bujku që i nënshtrohet skemës së normës së sheshtë siç është referuar në nenin 60 të këtij ligji.

Neni 61

Skema e veçantë për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike

1. Ministri i Financave mundet përmes aktit nënligjor të lejoj çdo person të tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë dhe furnizon shërbime elektronike për personin jo të tatueshëm i cili është i vendosur në Kosovë, i cili e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon në Kosovë, që të shfrytëzoj skemën speciale për të gjitha shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike sikur që është paraparë në nën-paragrafin 4.8 të nenit 20 të këtij ligji dhe si është radhitur në Aneksin II të këtij ligji.


2. Personi i tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë, duhet t’i tregoj ATK-së kur ai fillon apo pushon aktivitetin e tij si person i tatueshëm, ose për ndryshimin e atij aktiviteti në atë mënyrë që ai më nuk i plotëson kushtet e nevojshme për shfrytëzimin e kësaj skeme speciale. Ai duhet të komunikoj atë informatë në mënyrë elektronike dhe do të kërkojë kuponin e leximit për atë mesazh.
3. Personi i tatueshëm jo i vendosur në Kosovë i cili fillon aktivitetin e tij të tatueshëm, ATK-së duhet ti siguroj informatat që duhet të përmbajnë detajet si në vijim:
3.1. emrin;
3.2. adresën postare;
3.3. adresat elektronike, përfshirë këtu edhe ueb faqet;
3.4. numrin tatimor kombëtar, nëse ekziston;
3.5. deklaratën që personi nuk është i identifikuar për qëllime të TVSH-së në Kosovë. Personi i tatueshëm jo i vendosur duhet të njoftojë ATK-në për ndonjë ndryshim në informatat e ofruara.
4. Duke ju referuar paragrafit 1 të nenit 61 të këtij ligji, Ministri i Financave me akt nënligjor do të parasheh në veçanti udhëzimet lidhur me:
4.1. regjistrimin dhe çregjistrimin;
4.2. deklarata e TVSh-së të dorëzohet në mënyrë elektronike dhe pagesa të kryhet kur deklarata e tillë të dorëzohet në baza tremujore.
4.3. mënyrën se si mund të bëhen rimbursimet;

4.4. shënimet që duhet të mbahen për transaksionet e mbuluara me këtë skemë speciale, kohëzgjatjen e mbajtjes së shënimeve dhe si duhet të vihen në dispozicion shënimet në mënyrë elektronike me kërkesën e ATK-së.




Neni 62

Skemat e veçanta për arin e investueshëm

1. Ministri i Financave përmes aktit nënligjor për aplikimin e skemës speciale për arin e investueshëm mund të ofrojë:


2. Përkufizimet për qëllim të kësaj skeme ari i investueshëm nënkupton:
2.1. arin në formë të shufrave apo vaferëve me peshë të pranuar nga tregjet e arit me pastërti të barabartë apo më të madhe se 995 mijë, pavarësisht nga ajo se a është përfaqësuar me letrat me vlerë apo jo, me përjashtim për shufrat e vogla ose vaferët me peshë më të vogël se 1 gram;
2.2. monedhat e arit të cilat:
2.2.1. e kanë pastërtinë të barabartë ose më të lartë se 900 mijë;
2.2.2. që janë prodhuar pas vitit 1800;
2.2.3. ka ose ka pasur tender ligjor në vendin e origjinës, dhe
2.2.4. normalisht janë shitur me çmimin i cili nuk e tejkalon vlerën e hapur të tregut të arit që gjendet në monedha më shumë se tetëdhjetë për qind (80%).

Për qëllim të kësaj skeme, këto monedha nuk duhet të konsiderohen që do të shiten për interes numizmatik.
3. Lirimet për transaksionet e arit të investueshëm, ku nga TVSH duhet të lirohen si në vijim:
3.1. furnizimet dhe importimet e arit të investueshëm, duke përfshirë këtu arin e investueshëm të përfaqësuar me çertifikatëpër arin e alokuar apo jo të alokuar ose të tregtuar në llogaritë e arit dhe duke përfshirë në veçanti kreditë e arit apo shkëmbimet, duke involvuar të drejtën e pronësisë ose të kërkesave në lidhje me arin e investueshëm, si dhe transaksionet që lidhen me arin e investueshëm që i përfshinë kontratat “futures” dhe kontratat “forward” që qojnë në transferin e të drejtave të pronësisë ose kërkesës në lidhje me arin e investueshëm;
3.2. shërbimet e agjentëve të cilët veprojnë në emër dhe për llogarinë e personit tjetër kur ndërhyjnë në furnizimet e arit të investueshëm, për klientët të cilët i përfaqësojnë;
3.3. zgjedhja për tatuarje:
3.3.1. pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, personat e tatueshëm që prodhojnë ari të investueshëm ose përpunojnë ari tjetër në ari të investueshëm duhet ta kenë të drejtën që të zgjedhin për tatimin e arit të investueshëm nëse e furnizojnë atë për personin tjetër të tatueshëm,
3.3.2. personat e tatueshëm të cilët në tregtinë e tyre normalisht furnizojnë ari për personat tjerë të tatueshëm për qëllime industriale gjithashtu duhet të kenë të drejtën për të zgjedhur për tatim të arit të investushëm nga nën-paragrafi 2.1 i këtij neni. Mundësia e kësaj zgjedhje mund të jetë e kufizuar;
3.3.3. nëse furnizuesi nga 3.3.1 dhe 3.3.2 e këtij neni vendos të zgjedh për tatuarje, agjenti që zhvillon shërbimet e referuara në 3.3.2 të këtij neni gjithashtu e kanë të drejtën që të zgjedhin për tatuarje.
4. Të drejtat dhe obligimet speciale për tregtarët e arit të investueshëm:
4.1. kur furnizimi vijues i arit të investueshëm lirohet sipas këtij neni, personi i tatueshëm ka të drejtën të zbres si në vijim:
4.1.1. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar në lidhje me arin e investueshëm të furnizuar për të nga personi i cili ka zgjedh për tatuarje në pajtueshmëri me paragrafin 3 të këtij neni;

4.1.2. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar në lidhje me furnizimet që janë bërë për të ose një importim i arit ndryshe nga ari i investueshëm i bërë nga ai i cili më pas transformohet nga ai ose në llogari të tij në ari të investueshëm;


4.1.3. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar për shërbimet e furnizuara për të që përbëhen nga ndryshimi i formës, peshës ose pastërtisë së arit përfshirë dhe arin e investueshëm.
4.2. personi i tatueshëm i cili prodhon arin e investueshëm ose e transformon arin në ari të investueshëm mundë ta zbres obligimin e TVSH-së dhe TVSH-në e paguar nga ai për furnizimin ose importimin e mallrave ose shërbimeve të lidhura me prodhimin ose transformimin e këtij ari nëse furnizimi pasues i arit të liruar sipas kësaj skeme është tatuar.
5. Obligimet e veçanta për personat e tatueshëm që tregtojnë dhe përpunojnë arin e investueshëm. Personat e tatueshëm duhet të mbajnë regjistrime mbi transaksionet e arit të investueshëm dhe të mbajnë dokumentacionin për 10 vite përjashtimisht nga Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat pas fundit të vitit të cilit i referohet ai dokument.

Neni 63

E drejta e ankesës

Procedurat për kontestimin e vendimit të bërë nga autoritetet tatimore në administrimin e Tatimit të Vlerës së Shtuar, duhet të zbatohet në përputhje me procedurat e parapara me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.



KREU XX

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE




Neni 64

Autoritetet Tatimore


1. ATK do të ketë përgjegjësinë e veçantë që të administrojë TVSH-në;


2. Dogana e Kosovës në emër të ATK-së duhet të vlerësoj, ngarkojë dhe të bëjë mbledhjen e TVSH-së në importe, eksporte dhe në lidhje me aranzhimet tjera doganore, si dhe do të ndërmarrë funksione të tjera lidhur me administrimin e TVSH-së nëse kjo do të kërkohet.

Neni 65

Zbatimi

1. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor të kërkuar dhe të referuar në këtë ligj brenda periudhës një vjeçare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.


2. Drejtori mund të lëshoj shpjegime publike në pajtueshmëri me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, duke ofruar komente dhe sqarime plotësuese për administrimin e këtij ligji.
Neni 66

Dispozitat shfuqizuese


Me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, Ligji Nr. 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar shfuqizohet.

Neni 66

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyjë në fuqi më 01 Korrik 2015.



Ligji Nr. 05/L-XXX

Më, XX/XX/XXXX

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

________________________

Kadri VESELI


ANEKSI I


LISTA E AKTIVITETEVE TË REFERUARA NË PARAGRAFIN 2 TË NENIT 5:




1. Shërbimet telekomunikuese;
2. Furnizimi i ujit,gazit,elektricitetit dhe energjisë termale;
3. Transporti i mallrave;
4. Shërbimet e porteve dhe aeroporteve;
5. Transporti i pasagjerëve;
6. Furnizimi i mallrave të reja të prodhuara për shitje;
7. Transaksionet lidhur me prodhimet bujqësore,të bëra nga agjencionet e intervenimit bujqësor sipas Rregullores mbi organizimin e përgjithshëm të tregut në këto produkte;
8. Organizimi i panaireve tregtare dhe ekspozitave;
9. Magazinimi;
10. Aktivitetet e organeve të publicitetit komercial;
11. Aktivitetet e agjentëve të udhëtimit;
12. Funksionimi i shitoreve nga ndërmarrjet me qëllim ekskluziv për t’i furnizuar punonjësit e tyre, koperativave dhe mensave industriale dhe institucioneve të ngjashme;
13. Aktivitetet e zhvilluara nga organet e radios dhe televizionit nëse këto nuk janë të liruara sipas nën-paragrafit 1.16 të nenit 27.
14. Furnizimi me shërbime të kanalizimit, mbledhjes së mbeturinave dhe dheut për një kundërshpërblim nga ana e organeve komunale ose publike.



ANEKSI II


LISTA TREGUESE E SHËRBIMEVE TË FURNIZUARA NË MËNYRË ELEKTRONIKE TË REFERUARA NË PIKËN 3.2.9.11 TË NËN-PARAGRAFIT 3.2.9 TË NENIT 20

1. Furnizimi i websiteve, web-hosting, mirëmbajtja në largësi e programeve dhe pajisjeve;


2. furnizimi i software-it dhe freskimi i tij;
3. furnizimi i figurës,tekstit dhe informatave dhe vënia ne dispozicion e bazës së shënimeve;
4. furnizimi i muzikës,filmave dhe lojërave,duke përfshirë lojërat shpërblyese dhe lojërat e bixhozit, ngjarjeve politike,kulturore,artistike,sportive,shkencore dhe emisioneve zbavitëse;
5. furnizimi i mësimit nga largësia.

ANEKSI III


LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUND TË ZBATOHEN NORMAT E ULURA SIPASPARAGRAFIT 3 TË NENIT 26:



Lista e kufizuar e artikujve që mund t’i nënshtrohen normës së ulur të TVSH-së



1. Gjërat ushqimore për konsum të njeriut dhe konsum të shtazëve; kafshët e gjalla, farat, bimët dhe përbërësit për qëllim të shfrytëzimit në përgatitjen e gjërave ushqimore, produktet që normalisht shfrytëzohen për të plotësuar gjërat ushqimore ose si zëvendësim për gjërat ushqimore;



2. Furnizimi me ujë të ambalazhuar;
3. Sojat dhe prodhimet me qëllim për konsumim njerëzor e që përmbajnë së paku 25% sojë dhe ekstrakteve të sojave;



4. Sheqeri i rafinuar dhe i parafinuar, përfshirë sheqerin pluhur me qëllim për konsumim njerëzor;



5. Perimet e papërpunuara dhe të përpunuara, të ngrira apo në konserva, me qëllim për konsumim njerëzor, përfshirë patatet dhe produktet e patateve, domatet dhe produktet e domateve, dhe perimet e ngjashme dhe produktet e tyre që përfshijnë së paku 50% të perimeve në produkt;
6. Peshqit, të ngrirë, të freskët dhe të konservuar - me qëllim për konsumim njerëzor;
7. Mishi, përfshirë mishin e lopës, pulës, qengjit dhe derrit dhe produkteve të tyre me qëllim për konsumim njerëzor, përderisa prodhimi përkatës përmban minimum 50% të mishit në produkt;
8. Pijet, përjashtuar pijet alkoolike dhe të gazuara, me qëllim për konsumim njerëzor;
9. Pemët dhe produktet e pemëve me qëllim për konsumim njerëzor përderisa produkti i pemës përmban minimum 50% të pemës apo pemëve.
10. Transporti i pasagjerëve dhe valigjeve shoqëruese;
11. Leja për hyrje në shfaqje,teatër,cirqe,panaire,parqet për zbavitje,koncerte,muze, kopshte zoologjike,kinema,ekspozita dhe ngjarje te ngjashme kulturore dhe shërbimet;
12. Furnizimi i shërbimeve nga shkrimtarët, kompozitorët dhe artistëtose të drejtat pronësore lidhur me to;
13. Furnizimi, ndërtimi,renovimi dhe ndryshimi i banimit,si pjesë e politikave sociale;



14. Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të llojit që normalisht janë për qëllim në prodhimtarinë bujqësor, mirëpo, duke përjashtuar mallrat kapitale si makineritë ose ndërtesat;



15. Akomodimi i ofruar në hotele dhe institucione të ngjashme duke përfshirë ofrimin e akomodimit të pushimit dhe dhënien e hapësirave për kamping dhe karvanë;
16. Hyrja në ngjarjet sportive;
17. Shfrytëzimi i rekuizitave sportive;
18. Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve nga organizatat e njohura që i kushtohen mirëqenies sociale që nuk janë të liruara sipas këtij ligji;
19. Furnizimi i shërbimeve nga ndërmarrësit e shërbimeve të varrimit dhe kremacionit dhe furnizimi i mallrave të lidhura me këto;
20. Ofrimi i kujdesit mjekësor dhe dentar dhe trajtimi termal derisa këto shërbime nuk janë të liruara sipas këtij ligji;

ANEKSI IV - Produktet Bujqësore





Përshkrimi

Kodi

Gjedhe të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër

Derra të gjallë, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër .

Dele të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër

Dhi të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër.




0102 10

0103 1000

0104 1010

0104 2010



Shpezë të gjalla, d.m.th. shpezë të llojit të gjelit shtëpiak, rosa, pata, gjela deti dhe pula afrikane, që nuk peshojnë më shumë se 185 gr.

0105 11 deri 0105 19

Drunj të gjallë dhe bimë të tjera; bulba, rrënjë dhe të ngjashme, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese.

Patate, farë

Qepë, tuba


0601 dhe 0602

0701 1000



0703 1011

Speltë për mbjellje

Grurë i zakonshëm dhe përzierje thekre e gruri

Thekër, farë

Elb, farë

Tërshërë, farë

Misër, farë



1001 9010

1001 9091

ex 1002 0000

1003 0010

ex 1004 0000

1005 10



Sojë për mbjellje

Fara luledielli për mbjellje

Fara, pemë dhe spore, lloji që përdoret për mbjellje


1201 0010

1206 0010

1209


Mbetjet dhe mbeturinat nga industritë ushqimore, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese.

Preparatet që përdoren për ushqimin e kafshëve (përveç ushqimit të qenve dhe macave në shitje me pakicë)



2301 deri 2308

2309 90



Plehra, ashtu siç janë përshkruar në titujt e kapitullit të shënuar në kolonën vijuese .

Kapitulli 31

Fungicide,

Herbicide, produkte kundër mbirjes dhe rregullatorë për rritjen e bimëve

Rodenticide

Tharëse për produkte bujqësore.



3808 20

3808 30



3808 9010

8419 3100









Pajisje mekanike (dore apo jo) për projektim,

shpërndarje ose spërkatje të tretësirave apo

pluhurave, bujqësore ose hortikulturore.


8424 8110 to 8424 8199

Ngritës dhe

Transportues pneumatik të disenjuar

Veçanërisht për përdorim në bujqësi


8428 2030

Ngarkues të disenjuar veçanërisht për përdorim

në bujqësi.



8428 9071 dhe 8428 9079

Makineri bujqësore, hortikulturore ose pyjore

për përgatitjen e tokës apo për kultivimin e saj;

rul për livadhe dhe fusha sporti.


8432

Makineri për korrje dhe shirje, duke përfshirë

edhe presat për ambalazhim të tagjisë dhe

kashtës; makina kositëse për barë dhe sane

(përveç makinave kositëse për fusha, parqe ose

fusha sportive); makina për pastrim,

seleksionim ose klasifikim të vezëve, pemëve

apo produkteve të tjera bujqësore, përveç

makinerisë në titullin 8437.



8433 20 to 8433 90

Makineri për mjelje dhe makineri për

Bulmetore.



8434

Makina të tjera bujqësore, hortikulturore,

pyjore, për mbajtjen e shpezëve apo të bletëve,

duke përfshirë edhe mbirjen e bimëve të

pajisura me aparate mekanike apo termale;

inkubatorë për shpeztari dhe vezë.


8436

Traktorë të komanduar me këmbë.

8701 1000

Traktorë bujqësorë (me

përjashtim të traktorëve të komanduar me



këmbë) dhe traktorë për pyje me rrota.

8701 9011 deri 8701 9050




Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə