Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 50 Lëshimi dhe dërgimi i faturave përmes mënyrave elektronike dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə17/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

Neni 50

Lëshimi dhe dërgimi i faturave përmes mënyrave elektronike dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura

1. Faturat dhe dokumentet e tjera të lëshuara sipas këtij Kreu mund të dërgohen në letër ose varësisht se a pranon pranuesi, mund të dërgohen ose vihen në dispozicion përmes mënyrave elektronike. Autenciteti i origjinës dhe integriteti i përmbajtjes së tyre duhet të garantohet nëpërmes të një nënshkrimi elektronik të avancuar ose nëpërmes të shkëmbimit elektronik të të dhënave EDI sikurse është definuar në aranzhimet dhe rekomandimet evropiane.


2. Obligimet specifike ose formalitetet që lidhen me lëshimin, dërgimin ose vënien në dispozicion të faturave ose dokumenteve të ngjashme përmes mënyrës elektronike dhe nënshkrimet elektronike të cilat janë në pajtueshmëri me aranzhimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet, do të përcaktohen në aktin nënligjor të nxjerr nga Ministri i Financave.
3. Çdo dokument ose njoftim që plotëson dhe që i referohet në mënyrë specifike dhe të qartë faturës fillestare, trajtohet si faturë.

Neni 51


Dispozitat e veçanta

1. Shuma e tatueshme dhe shuma e TVSH-së në faturë duhet të shprehet në euro.


2. ATK mund të kërkojë që faturat ose dokumentet që shërbejnë si fatura në lidhje me furnizimet e mallrave ose shërbimeve në Kosovë ose për vendet tjera, të përkthehen në gjuhët zyrtare të Kosovës.
3. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për të paraqitur sqarimet detale dhe obligimet në mënyrë që të respektohet implementimi i Kreut XV të këtij ligji. Ministri sipas aranzhimeve të Bashkimit Evropian, gjithashtu, përveç dokumenteve unike tregtare të shfrytëzuara në Kosovë, mund të imponoj dokumente të tjera si dokumentet e pranimit të dërgesave, fletëngarkesat, dokumentet e transportit, regjistrimet dhe shënimet detale si regjistrat për kontratë dhe punën në proces dhe mjete të tjera dëshmuese lidhur me transaksionet dhe zhvendosjet e mallrave në mënyrë që të sigurohet vlerësimi dhe mbledhja e drejtë e TVSH-së.

KREU XVI

PERSONAT E OBLIGUESHËM PËR TË PAGUAR TVSH




Neni 52

Personat e obligueshëm për të paguar TVSH-në

1. Personat e obliguar për të paguar TVSH, janë:


1.1. çdo person i tatueshëm që ofron furnizim të tatueshëm të mallrave ose shërbimeve, me përjashtim kur TVSH duhet të paguhet nga personi tjetër si në rastet e referuara në nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të këtij neni;
1.2. çdo person i cili është regjistruar për qëllime të TVSH-së në Kosovë të cilit i janë furnizuar mallrat dhe shërbimet nga personi i tatueshëm që nuk është i themeluar në Kosovë, nëse vendi i furnizimit konsiderohet të jetë Kosova. Kjo nuk aplikohet për shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat dhe lidhur me shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes.
1.3. çdo person i cili është regjistruar për qëllime të TVSH-së në Kosovë në të cilin TVSH është obligim dhe për të cilin janë furnizuar mallrat nëpërmes të sistemit të shpërndarjes të referuar në paragrafin 4 të nenit 19 të këtij ligji, nëse furnizimet janë zhvilluar nga personi i tatueshëm që nuk është i vendosur brenda Kosovës;
1.4. Ministri i Financave mund të nxjerr akt nënligjor dhe të parasheh se personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i tatueshëm për të cilin janë bërë cilado nga furnizimet në vijim:
1.4.1. Furnizimi i punës ndërtimore, duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme;

1.4.2. Furnizimi nëse është i angazhuar personeli në aktivitetet e mbuluara me 1.4.1 të këtij neni;


1.4.3. Furnizimi i materialit të shfrytëzuar, materialit të shfrytëzuar i cili nuk mund të ri-shfrytëzohet në të njëjtën gjendje, mbeturinave, mbeturinave industriale dhe jo industriale, hedhurinave të riciklueshme, hedhurinave të përpunuara pjesërisht dhe mallrave dhe shërbimeve të caktuara;
1.4.4. Furnizimi i mallrave të ofruara si garancion nga një person i tatueshëm për një tjetër në ekzekutim të atij garancioni;
1.4.5. Furnizimi i mallrave pas pushimit të rezervimit të pronësisë të një përfituesi dhe ushtrimi i kësaj të drejte nga përfituesi;
1.4.6. Furnizimi i pasurisë së paluajtshme të shitur nga borxhliu i gjykuar në procedurën e shitjes së detyruar. Ministri i Financave në aktin nën-ligjor të përmendur më lartë mund gjithashtu të specifikoj furnizimet tjera të mallrave dhe shërbimeve dhe kategoritë e furnizuesve ose pranuesve për të cilët mundë të zbatohen këto masa.
2. TVSH-ja duhet të jetë e pagueshme nga çdo person i cili prezanton TVSH-në në një faturë.
3. Në importime, TVSH duhet të jetë e pagueshme nga çdo person ose nga personat e caktuar apo të njohur si obligues në pajtueshmëri me legjislacionin doganor në fuqi. Ministri i Financave, me akt nënligjor mund të përcaktoj kushtet që në rast të importimit të mallrave nga personat e tatueshëm ose kategoritë e caktuara të tyre, ose nga personat që janë të obliguar për të paguar TVSH-në ose kategori të caktuara të tyre, pagesa e obligimi të TVSH-së për shkak të importimit mund të shtyhet për një periudhë maksimale prej dymbëdhjetëmuajsh ose nuk ka nevojë të paguhet në kohën e importimit, me kusht që të jetë e regjistruar si e tillë në deklaratën e TVSH-së, që duhet të dorëzohet në pajtueshmëri me nenin 54 të këtij ligji.
4. TVSH do të jetë e pagueshme nga çdo person i cili bën që mallrat të pushojnë së përfshiri në depot doganore, depot tjera dhe aranzhimet e ngjashme.
5. Personi i tatueshëm i cili nuk është i themeluar në Kosovë, duhet të emërojë përfaqësuesin tatimor si person të obliguar për të paguar TVSH-në, dhe për ushtrimin e të gjitha të drejtave të tij, në përjashtim për rastet e përkufizuara në nën-paragrafin 1.2 dhe nën-paragrafin 1.3. të këtij neni, kur pranuesi është i obliguar të paguajë TVSH-në.
6. Nëse në kundërshtim me pikën 5 të këtij neni, personi që nuk është i vendosur në Kosovë, i cili është përgjegjës për pagesën e TVSh-së, nuk emëron një përfaqësues tatimor, të gjitha detyrimet dhe penalitetet në ngarkim të tij do të paguhen nga përfituesi vendas i furnizimit.
7. Ministri i Financave mundet që, përmes aktit nën-ligjor, në rast të mallrave të shitura në ankande apo nga ndërmjetësuesit të sigurojë që personi, përveç personit që është i obliguar për të paguar TVSH-në, do të jetë i obliguar qoftë bashkërisht apo individualisht për të paguar TVSH-në.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə