Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 3 Objekti i tatuarjes



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə2/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Neni 3

Objekti i tatuarjes

1. TVSH duhet të ngarkohet në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, mbi:


1.1. furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të bëra për konsideratë brenda territorit të Kosovës nga personi i tatueshëm që vepron si i tillë, sikur që është paracaktuar në nenin 4 të këtij Ligji; dhe
1.2. importimin e mallrave në Kosovë.


KREU II

PERSONAT E TATUESHËM




Neni 4

Personat e tatueshëm

1. Person i tatueshëm është secili person i cili është ose kërkohet që të regjistrohet për TVSH dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik. Çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, të profesioneve, duhet të konsiderohet si “Aktivitet ekonomik”. Eksploatimi i pasurisë së prekshme dhe të pa prekshme me qëllim të krijimit të të ardhurave nga ato në baza të rregullta, në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.


2. Në paragrafin 1 të këtij neni, kuptimi i shprehjes “në mënyrë të pavarur“ përjashton nga TVSH personat e punësuar apo personat tjerë, me sa ata janë të lidhur me punëdhënës nëpërmes të kontratës së punësimit ose me ndonjë detyrim tjetër ligjor që krijon marrëdhënien punëdhënës i punësuar dhe ka të bëjë me kushtet e punës, pagesën dhe përgjegjësitë e punëdhënësit.
3. Në kuptim të këtij neni, nuk konsiderohet person i tatueshëm çdo organizatë jo-fitimprurëse për pagesa të përfituara nga anëtarsia, nëse kanë të tilla ose fonde, grante, donacione të përfituara për qëllime të veprimtarisë jo-fitimprurëse të organizatës, në përputhje me ligjin për organizatat jo-fitimprurëse, përveç kur kjo organizatë përfiton pagesa si rezultat i veprimtarisë ekonomike.
4. Organet e organizatave ndërkombëtare, shtetet e huaja dhe agjencionet e tyre nuk duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me aktivitetet ose transaksionet e ngjashme apo identike me ato të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni edhe nëse ato pranojnë pagesa në lidhje me ato aktivitete. Mirëpo, agjencionet e shteteve të huaja duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me ato aktivitete ose transaksione kur trajtimi i tyre në shtetin e tyre mundë të qonte në konsiderimin e këtyre aktiviteteve sikur janë zhvilluar nga personi i tatueshëm.


Neni 5

Organet Publike

1. Autoritetet e nivelit qendror dhe lokal dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nuk duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me aktivitetet ose transaksionet, në të cilat angazhohen si autoritete publike edhe atëherë kur mbledhin tagra, taksa, kontribute ose pagesa në lidhje me ato aktivitete ose me ato transaksione.


2. Nëse Autoritetet e nivelit qendror dhe lokal dhe organet tjera të rregulluara me ligj, angazhohen në aktivitetet ose transaksionet e përkufizuara në Aneksin Nr. 1 të këtij ligji, në lidhje me këto aktivitete ose me këto transaksione, ato duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm, me kusht që këto aktivitete të mos zhvillohen në shkallë shumë të ulët sa që të jenë të papërfillshme ose nëse zhvillohen nga personat juridik apo fizik, ku personat e tillë nuk do të ishin të obliguar të regjistrohen për qëllime të TVSH-së, sikur që është referuar në nenin 6 të këtij ligji.



Neni 6

Dispozitat e përgjithshme lidhur me kërkesën për t’u regjistruar dhe për të lëshuar Certifikatën e regjistrimit

1. Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon pragun prej tridhjetëmijë (30,000) €. Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e pragut, do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.


2. Kur personi të jetë regjistruar për qëllime të TVSH-së, ATK duhet t’i lëshoj atij personi të tatueshëm çertifikatëne regjistrimit e cila përmban emrin, numrin e tij fiskal dhe numrin unik të tatimpaguesit të regjistrimit për TVSH dhe adresën apo adresat ku ai person e zhvillon aktivitetin e biznesit. Origjinali, respektivisht kopja e vërtetuar e çertifikatës së regjistrimit, duhet të ekspozohet në secilin vend të aktivitetit te biznesit, aty ku mund të shihet dhe lexohet lehtë nga publiku. Forma e çertifikatëssë regjistrimit duhet të jetë ashtu siç parashihet nga ATK-ja.
3. Personi fizik që zhvillon aktivitet ekonomik të njëjtë apo të ndryshëm dhe ka disa vende të aktivitetit ekonomik brenda Kosovës, për qëllime të këtij ligji, duhet të identifikohet përmes një numri individual dhe unik të regjistrimit për TVSH. Kur një person fizik regjistrohet për qëllime të TVSH-së me një numër personal të identifikimit, ATK-ja duhet t’i lëshoj një çertifikatëtë regjistrimit sikur që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, e cila përmban emrin, numrin fiskal dhe numrin unik të regjistrimit për TVSH të tatimpaguesit dhe adresën ose adresat e vendeve në të cilat ai person e zhvillon aktivitetin.



4. Ortakëria dhe grupimi i personave, për qëllime të këtij ligji, duhet të identifikohet me një numër të vetëm të regjistrimit për TVSH. Për përmbushjen e obligimeve dhe ushtrimin e të drejtave të përcaktuara me këtë ligj, ortakët ose anëtarët e grupit të personave duhet të caktojnë një ortak të përgjithshëm, përfaqësues respektivisht anëtar përfaqësues. Kur ortakët ose anëtarët nuk janë ende të regjistruar për qëllime të TVSH-së, ata mund të zgjedhin për t’u regjistruar për këtë qellim para regjistrimit të ortakërisë apo grupimit të personave.
5. Personat të cilët nuk janë të vendosur në Kosovë, i nënshtrohen regjistrimit të TVSH-së nga fillimi i zhvillimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë. Personat e tillë të tatueshëm që nuk janë të vendosur në Kosovë, duhet ta emërojnë një përfaqësues tatimor ashtu siç është referuar në paragrafin 5 të nenit 52 të këtij ligji. Personi i tatueshëm do të regjistrohet me emrin e tij dhe në emrin e përfaqësuesit të tij tatimor brenda pesë (5) ditëve pas emërimit si përfaqësues tatimor dhe para fillimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë. Megjithatë, ata nuk janë të obliguar të regjistrohen, në qoftë se ata kryejnë vetëm furnizime ndaj pranuesit i cili është i obliguar të paguajë TVSH-në sipas nenit 52 nën-paragrafi 1.2. dhe 1.3. të këtij ligji, mirëpo akoma do të konsiderohen persona të tatueshëm.
6. ATK-ja do të trajtojë sikur të ketë qenë i regjistruar për qëllimet e TVSH-së, çdo person që vazhdon të zhvillojë aktivitet ekonomik të personit të tatueshëm i cili ka vdekur, bankrotuar apo nuk është në gjendje të zhvillojë aktivitet ekonomik, nga data në të cilën personi i tatueshëm ka vdekur, bankrotuar apo nuk është në gjendje të zhvillojë aktivitet ekonomik, derisa personi tjetër të regjistrohet.
7. Personat e huaj që zhvillojnë aktivitet ekonomik në Kosovë, konsiderohen persona të tatueshëm që nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.
8. Ministri i Financave me vendim mund të ndryshojë pragun për regjistrim në TVSh të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə