Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


KREU VIII LIRIMET PA TË DREJTËN E ZBRITJES SË TVSH-SË SË ZBRITSHME



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə8/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   20

KREU VIII

LIRIMET PA TË DREJTËN E ZBRITJES SË TVSH-SË SË ZBRITSHME




Neni 27

Lirimet për aktivitetet e caktuara me interes publik

1. Transaksionet janë të liruara si në vijim:


1.1. shërbimet spitalore, kujdesi mjekësor dhe aktivitetet e lidhura ngushtë të ndërmarra nga organet e rregulluara me ligjet në fuqi të Kosovës, nga spitalet, qendrat për trajtime mjekësore ose diagnostifikim dhe institucionet tjera të njohura me natyrë të ngjashme;
1.2. ofrimi i kujdesit mjekësor në ushtrimin e profesioneve mjekësore dhe para mjekësore siç janë përkufizuar me ligjet në fuqi të Kosovës.
1.3. furnizimi me organe njerëzore, gjak dhe qumësht të nënës.
1.4. furnizimi me shërbime nga teknikët dentar në kapacitetin e tyre profesional dhe furnizimi me proteza të dhëmbëve nga dentistët dhe teknikët dentar;

1.5. furnizimi i shërbimeve nga grupet e pavarura të personave, të cilët zhvillojnë një aktivitet i cili është i liruar nga TVSH ose në relacion me të cilin nuk janë persona të tatueshëm, për qëllim të ofrimit të shërbimit nga anëtarët e tyre, që janë direkt të nevojshme për ushtrimin e atij aktiviteti, ku këto grupe kërkojnë nga anëtarët e tyre rimbursimin e saktë për pjesën e tyre të shpenzimeve të përbashkëta, me kusht që këto lirime mos të shkaktojnë shtrëmbërim të konkurrencës;


1.6. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me mirëqenien dhe punën e sigurimit social, duke përfshirë ato të furnizuara për shtëpitë e pleqve, nga organet kompetente të Kosovës ose nga organet tjera të njohura nga autoriteti kompetent i Kosovës se i kushtohen mirëqenies sociale;
1.7. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosovës ose nga organizatat e tjera, të njohura nga autoriteti kompetent i Kosovës se i kushtohen mirëqenies sociale;
1.8. ofrimi i edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, edukimi shkollor apo universitar, trajnimi profesional ose ritrajnimi, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me këto, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosovës që e kanë si qëllim të tyre ose nga organizatat tjera, të njohura nga autoriteti kompetent i Kosovës se e kanë objektin e ngjashëm;
1.9. shkollimi i ofruar privatisht nga mësuesit që e mbulojnë edukimin shkollor dhe universitar brenda kontekstit të shkollave ose universiteteve sikur që është referuar në nën-paragrafin 8 të paragrafit 1 të këtij neni;
1.10. furnizimi i stafit nga institucionet religjioze dhe filozofike për nevojat e aktiviteteve të referuara në nën-paragrafët 1, 6, 7 dhe 8 të paragrafit 1 të këtij neni dhe për qëllim të mirëqenies shpirtërore;
1.11. furnizimi i shërbimeve dhe furnizimi i mallrave i lidhur ngushtë me këto, për anëtarët e tyre në interesin e tyre të përbashkët në kthim për nënshkrimin e vendosur në pajtueshmëri me rregullat e tyre nga organizatat jo-fitimprurëse me qëllim të natyrës politike, sindikatës, religjioze, patriotike, filozofike, filantropike ose qytetare, me kusht që ky lirim të mos shkaktojë shtrembërimin e konkurrencës;
1.12. furnizimi i shërbimeve të caktuara të lidhura ngushtë me edukimin sportiv dhe fizik nga organizatat jo-fitimprurëse për personat që marrin pjesë në edukimin sportiv dhe fizik, ku qëllimi i këtyre shërbimeve është direkt i nevojshëm për atë edukim;
1.13. furnizimi i shërbimeve të caktuara kulturore dhe furnizimi i mallrave i lidhur ngushtë me to, nga organet e qeverisura me ligjet e Kosovës ose nga organet tjera kulturore të njohura në Kosovë, ku qëllimi i këtyre shërbimeve është promovimi i ngjarjeve dhe potencialeve të Kosovës brenda dhe jashtë territorit;

1.14. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave, nga organizatat, aktivitetet e të cilave janë të liruara sipas nën-paragrafëve 1, 6, 7, 8, 9, 12 dhe 13 të paragrafit 1 të këtij neni, në lidhje me rastet e ngritjes së fondeve të organizuara ekskluzivisht për përfitimin e tyre, me kusht që ai lirim mos të shkaktojë shtrembërim të konkurrencës. Mirëpo, në rastet si në vijim nuk i është dhënë lirim furnizimit të mallrave nëse:


1.14.1. furnizimi nuk është esencial për transaksionet e liruara;
1.14.2. qëllimi kryesor i furnizimit është që të fitohen të ardhura shtesë për organet në fjalë -përmes të transaksioneve të cilat janë në konkurrencë direkte me ato të ndërmarrjeve komerciale që i nënshtrohen TVSH-së.
1.15. furnizimi i shërbimeve të transportit për personat e sëmurë apo të lënduar me automjetet e dizajnuara në mënyrë speciale për atë qëllim, nga organi i autorizuar;
1.16. aktivitetet tjera nga ato të natyrës komerciale, të zhvilluara nga organet publike të radios dhe televizionit;
1.17. aktivitetet e zhvilluara nga institucionet e Bashkësive Fetare të cilat si qëllim ekskluziv dhe të drejtpërdrejtë kanë realizimin e bindjeve dhe besimeve fetare duke përfshirë qëllimet bamirëse dhe për mirëqenie, seminaret ose organizimet e tjera për trajnimin e shërbyesve ose mësimdhënësve fetar të arsimit fetar;



2. Lirimet tjera nga ato të parapara në nën-paragrafët 1, 6, 7, 8, 9, 12 dhe 13 të paragrafit l të këtij neni, mund t’i bëhen organeve tjera nga ato që rregullohen me ligjet në fuqi të Kosovës. Këto lirime mund të lejohen me akt nën-ligjor dhe nuk do të lejohen kur furnizimi nuk është esencial për transaksionet e liruara dhe kur qëllimi kryesor është krijimi i të ardhurave shtesë për organin në fjalë përmes të transaksioneve të cilat janë në konkurrencë direkte me ato të ndërmarrjeve komerciale që i nënshtrohen TVSH-së.
3. Ministri i Financave nxjerrë akt nënligjor për rregullat dhe kushtet për zbatimin e paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni dhe mund të kufizojë shtrirjen e këtyre lirimeve. Ministri mund të imponojë masat e nevojshme për të penguar shtrembërimin e konkurrencës në disavantazh të personave të tatueshëm që i nënshtrohen TVSH-së. Po ashtu, do të definojë autoritetet kompetente dhe organet e Kosovës të përmendura në këtë nen dhe mënyrën në të cilën organet jo publike ose organizatat do të njihen nga autoritetet publike për bërjen e furnizimeve të liruara ose për të cilat mundë të bëhen furnizimet e liruara.

Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə