Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


KREU X LIRIMET NË EKSPORTIM



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə11/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   20

KREU X

LIRIMET NË EKSPORTIM




Neni 31

Lirimet në eksportim

1. Transaksionet në vijim janë të liruara:


1.1. furnizimi i mallrave të dërguara apo të transportuara për destinim jashtë Kosovës nga ose në interes të shitësit;
1.2. furnizimi i mallrave të dërguara ose transportuara për destinim jashtë Kosovës nga ose në interes të konsumatorit që nuk është i vendosur brenda territorit të Kosoves, me përjashtim të mallrave të transportuara nga vetë konsumatori për pajisje, mbushje me derivate dhe sigurimi i barkave private dhe aeroplanëve privat ose çdo mjet tjetër të transportit për shfrytëzim privat;
1.3. furnizimi i mallrave për organet e aprovuara nga institucioni kompetent të cilat i eksportojnë ato jashtë Kosovës si pjesë e aktivitetit të tyre humanitar, bamirës ose mësimdhënës jashtë Kosovës;
1.4. furnizimi i shërbimeve që bëjnë pjesë në punën që kryhet në pasurinë e luajtshme të fituar apo importuar për qëllime të nënshtrimit të asaj pune brenda Kosovës dhe të dërguara ose të transportuara jashtë Kosovës nga furnizuesi, nga konsumatori nëse nuk është i vendosur brenda territorit të Kosoves ose në interes të cilit do prej tyre;
1.5. Furnizimi i shërbimeve, duke përfshirë transportin dhe shërbimet ndihmëse, mirëpo duke përjashtuar shërbimet e liruara në pajtueshmëri me nenet 27 dhe 28, kur këto janë direkt të lidhura me eksportimin apo importimin e mallrave. Lidhur me importimin lirimet aplikohen vetëm për shërbimet që do të përfshihen në shumën e tatueshme sipas nën-paragrafit 1.4 të nenit 25 të këtij ligji.
2. Mallrat që barten në valixhen personale të udhëtarit:
2.1. kur furnizimi i mallrave të referuara në nën-paragrafin 1.2 të nenit 31 të këtij ligji ka të bëjë me mallrat që barten në valixhen personale të udhëtarit, lirimi duhet të zbatohet vetëm nëse plotësohen kushtet si në vijim:
2.1.1. udhëtari nuk është i vendosur brenda Kosovës;
2.1.2. mallrat janë transportuar jashtë Kosovës para fundit të muajit të tretë që pason pas atij në të cilin ka ndodhur furnizimi;
2.1.3. vlera totale e furnizimit, duke përfshirë TVSH-në, është më e madhe se 175 €.

Udhëtari i cili nuk është i vendosur brenda Kosovës nënkupton udhëtarin ku adresa e tij e përhershme ose vendbanimi i tij i zakonshëm nuk është i vendosur brenda Kosovës. Në atë rast adresë e përhershme apo rezidencë e zakonshme nënkupton vendin e regjistruar në pasaportë, letërnjoftim ose dokument tjetër. Dëshmia e eksportimit duhet të bëhet përmes të faturës ose dokumenteve të tjera në vend të saj, të nënshkruar nga zyra e Doganës në dalje nga Kosova.
2.2. Rimbursimi i TVSh-së së paguar sipas nënparagrafit 1 të pargrafit 2 të këtij neni, definohet me akt nënligjor që nxirret nga Ministri i Financave i cili gjithashtu do të caktoj datën prej së cilës fillon aplikimi i lirimit.

KREU XI

LIRIMET E LIDHURA ME TRANSPORTIN NDËRKOMBËAR




Neni 32

Lirimet e lidhura me transportin ndërkombëtar

1. Transaksionet në vijim janë të liruara:


1.1. furnizimi i mallrave për furnizim me karburante dhe furnizimi i anijeve të shfrytëzuara për lundrim në detet e mëdha, dhe bartja e pasagjerëve me pagese ose të shfrytëzuara me qëllim të aktivitetit komercial, industrial ose të peshkimit, ose për shpëtim ose asistencë në det, ose për peshkim në bregdet, me përjashtim të furnizimit të anijeve;
1.2. furnizimi, modifikimi, riparimi, mirëmbajtja, marrja me qira-charter dhe dhënia me qira e anijeve të referuara në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni, dhe furnizimi, dhënia me qira, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, duke përfshirë këtu pajisjet e peshkimit, të inkorporuara ose të shfrytëzuara këtu;
1.3. furnizimi i shërbimeve tjera nga ato të referuara në nën-paragrafin 1.2 të këtij neni, për të plotësuar nevojat direkte të anijeve të referuara në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni ose të ngarkesës së tyre;
1.4. furnizimi me mallra, derivate për aeroplanët e shfrytëzuar për linjat ajrore që veprojnë për konsideratë kryesisht në rrugët ndërkombëtare;

1.5. Furnizimi, modifikimi, riparimi, mirëmbajtja, ”chartering” dhe dhënia me qira e aeroplanëve të referuara në nën-paragrafin 1.4 të këtij neni, dhe furnizimi, dhënia me qira, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të inkorporuara ose të shfrytëzuara këtu.


2. Furnizimi i shërbimeve tjera nga ato të referuara në nën-paragrafin 5 të paragrafit 1 të këtij neni, për t’i plotësuar nevojat direkte të aeroplanëve të referuar në nën-paragrafin 4 të paragrafit l të këtij neni ose të ngarkesës së tyre.


KREU XII




LIRIMET NË LIDHJE ME TRANSAKSIONET E CAKTUARA TË TRAJTUARA SI EKSPORTE, LIRIMET PËR FURNIZIMIN E SHËRBIMEVE NGA NDËRMJETËSUESIT, DHE LIRIMET NË LIDHJE ME ARANZHIMET DOGANORE DHE TË NGJASHME



Neni 33

Lirimet në lidhje me transaksionet e caktuara që trajtohen si eksporte


1. Transaksionet në vijim që trajtohen si eksporte janë të liruara:


1.1. furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik dhe konsullor, furnizimi i mallrave dhe shërbimeve për personelin e huaj të misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes;
1.2. furnizimi i mallrave ose shërbimeve për organet ndërkombëtare dhe ndërqeveritare të njohura si të tilla nga autoritetet publike të Kosovës, për anëtarët e organeve të tilla, brenda limiteve dhe nën kushtet e parashtruara nga konventat ndërkombëtare, të cilat caktohen nga organet ose me marrëveshjen e autoriteteve kompetente;
1.3. furnizimi i mallrave ose shërbimeve për NATO-n dhe KFOR-in me destinim ose për forcat e armatosura të NATO-s dhe KFOR-it për shfrytëzim nga këto forca ose për personelin civil që i shoqëron ata, për mensat ose klubet e atyre forcave, kur forcat e tilla marrin pjesë në mbrojtjen e përbashkët dhe përpjekjet e ruajtjes së paqes;
1.4. furnizimi i arit për Bankën Qendrore.
2. Ujitja e tokave bujqësore dhe furnizimet e mallrave të listuara në Aneksin IV të këtij ligji.
3. Lirime të veçanta:
3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për

Ministritë, autoritetet lokale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjensionet qeveritare, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe tërindërtimit përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;
3.2. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të bëra për Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjensionet e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.
3.3. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve publike të bëra për religjionet e titulluara të Kosovës në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës për Liritë Fetare në Kosovë dhe ligjet e tjera të zbatueshme.
3.4. përkufizimi i mallrave dhe shërbimeve sipas paragrafit 3.3 të këtij neni, do të përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Financave.
3.5. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të bashkëfinancuara nga të ardhurat e donacioneve të qeverive të huaja dhe buxhetit të Kosovës për projekte të përfitimit publik, nëse lirimi është i paraparë me marrëveshje në mes të palëve dhe participimi i buxhetit të Kosovës nuk është më i madh se 20%.
4. Transporti ajror dhe hekurudhor ndërkombëtar i pasagjerëve dhe transporti i mallrave të tyre shoqëruese, siç janë valixhet ose furnizimet e shërbimit që lidhen me transportin e pasagjerëve.
4.1. transporti ajror dhe hekurudhor ndërkombëtar i pasagjerëve nënkupton transportin e pasagjerëve me tren dhe aeroplan, kur transporti kryhet:
4.1.1. nga një vend në territorin e Kosovës në një vend jashtë territorit të Kosovës, apo
4.1.2. nga një vend jashtë territorit të Kosovës në një vend në territorin e Kosovës.
5. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për rregullat dhe kushtet për zbatimin e këtij neni dhe mund të kufizojë shtrirjen e këtyre lirimeve.


Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə