Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 28 Lirimet për aktivitetet e tjera



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə9/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   20
    Bu səhifədəki naviqasiya:
  • KREU IX

Neni 28

Lirimet për aktivitetet e tjera

1. Aktivitetet tjera janë të liruara si në vijim:


1.1. transaksionet e sigurimit dhe risigurimit të jetës dhe shëndetit, duke përfshirë shërbimet e lidhura të bëra nga brokerat e sigurimit dhe agjentët e sigurimit;
1.2. dhënia dhe negocimi i kredisë dhe menaxhimi i kredisë nga personat që e ofrojnë atë;
1.3. negocimi ose çdo tregtim në garancionet e kredisë ose ndonjë siguri tjetër për para dhe menaxhimi i garancioneve të kredisë nga personi i cili e ofron kredinë;
1.4. transaksionet, duke përfshirë negocimet dhe depozitat përkatëse, llogaritë rrjedhëse, pagesat, transferet, borxhet, çeqet dhe instrumentet tjera të negociushme, mirëpo duke përjashtuar mbledhjen e borxheve;
1.5. transaksionet, përfshirë këtu negocimet dhe valutat përkatëse, bankënotat dhe parat metalike të shfrytëzuara si mjet ligjor pagese, me përjashtim të artikujve të koleksionistëve që domethënë monedhave metalike të arit, argjendit ose parave tjera metalike ose bankënotave të cilat normalisht nuk janë shfrytëzuar si ofertë ligjore ose monedhave metalike të interesit numizmatik;
1.6. transaksionet, përfshirë këtu negocimet, mirëpo, duke mos përfshirë menaxhimin dhe ruajtjen në aksione, interesin në kompanitë apo asociacionet ose premtimet e pa garantuara të pagesave dhe letrat tjera me vlerë, mirëpo, duke përjashtuar dokumentet që i japin titullin mallrave, të drejtat dhe letrat me vlerë të referuara në nën-paragrafin 2 të paragrafit 4 të nenit 10 të këtij ligji;

1.7. menaxhimi i fondeve investuese speciale sikur që përkufizohen nga autoritetet kompetente të Kosovës;


1.8. Furnizimi në vlerën nominale të pullave fiskale dhe pullave të tjera të ngjashme.
1.9. bastet, lotaritë dhe format tjera të lojërave të fatit, varësisht nga kushtet dhe kufizimet e parashtruara nga autoritetet kompetente të Kosovës;
1.10. furnizimi i tokës, tokës në të cilën qëndron ndërtesa apo shtëpia;
1.11. furnizimi i shtëpive, banesave ose akomodimeve tjera, që do të shfrytëzohen për qëllime relevante të banimit duke përfshirë garazhat dhe bodrumet;
1.12. lizingu ose dhënia me qira e pasurisë së patundshme.
2. Nga lirimet e parapara në nën-paragrafin 12 të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të përjashtohen si në vijim:
2.1. furnizimet e akomodimit, sikur që janë definuar në legjislacionin e Kosovës, në sektorin e hotelerisë ose në sektorët me funksion të ngjashëm duke përfshirë ofrimin e akomodimit në kampet e pushimeve ose në vendet që shfrytëzohen për kamping;
2.2. dhënia me qira e lokaleve dhe vendeve për parkimin e automjeteve;
2.3. lëshimi me qira i pajisjeve dhe makinerive të instaluara në mënyrë të përhershme;
2.4. qiraja e kasafortave; dhe
2.5. lizingu ose dhënia me qira e pasurisë së patundshme për qëllime komerciale, në përjashtim të tokës.
3. Furnizimi i mallrave që përdoren vetëm për aktivitete të liruara sipas nenit 27 dhe nenit 28 të këtij ligji, në qoftë se për këto mallra nuk ka lind e drejta e zbritjes.
4. Transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve dhe transporti i mallrave të tyre shoqëruese, siç janë valixhet ose furnizimet e shërbimit që lidhen me transportin e pasagjerëve.
4.1. transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve nënkupton transportin e pasagjerëve me autobus dhe mjete tjera kur transporti kryhet:
4.1.1. nga një vend në territorin e Kosovës në një vend jashtë territorit të Kosovës, apo
4.1.2. nga një vend jashtë territorit të Kosovës në një vend në territorin e Kosovës.

KREU IX

LIRIMET NË IMPORTIM DHE LIRIMET TJERA SPECIALE LIDHUR ME IMPORTIMIN




Neni 29

Lirimet në importim

1. Nga TVSH duhet të lirohen si në vijim:


1.1. lëshimi i mallrave për qarkullim të lirë, nëse furnizimi i mallrave të tilla është bërë në territorin e Kosovës nga personi i tatueshëm ku në të gjitha rrethanat është i liruar nga TVSH;
1.2. mallrat e ri-importuara në kushte të pandryshuara nga personi i cili i ka eksportuar mallrat, me kusht që këto mallra të jenë të liruara nga detyrimet doganore në pajtueshmëri me legjislacionin doganor në fuqi;
1.3. mallrat e importuara të liruara nga detyrimet doganore dhe të destinuara për:
1.3.1. shfrytëzim zyrtar nga zyrat diplomatike dhe konsullore dhe misionet speciale të akredituara në Kosovë. Për zyrat konsullore të drejtuara nga zyrtarët konsullor të nderit në pajtueshmëri me këtë nënparagraf duhet të zbatohet një lirim vetëm në mallrat e dërguara nga shteti dërgues, në përjashtim nga mjetet e transportit, me kusht që Ministria përkatëse për punë t[ jashtme të lëshojë aprovim për këto mallra;
1.3.2. shfrytëzim zyrtar nga organizatat ndërkombëtare, nëse këto janë parashtruar në traktatet apo marrëveshjet ndërkombëtare të cilat zbatohen në Kosovë;

1.3.3. shfrytëzim personal nga personeli i huaj i misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes;


1.3.4. shfrytëzim personal nga personeli i huaj i organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes, nëse kjo është parashtruar në traktatet ndërkombëtare të cilat zbatohen në Kosovë;
1.3.5. forcat e Armatosura të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior dhe KFOR, për shfrytëzim nga ana e forcave të tilla ose personelit të huaj civil që i shoqëron ata ose për furnizimin e mensave ose klubeve të tyre; dhe
1.3.6 shfrytëzim personal nga stafi i huaj i kontraktorëve të organizatave ndërkombëtare të qeverive të huaja dhe organizatave të tyre, duke përfshirë anëtarët e tyre të familjes nëse kjo është parashtruar në marrëveshjet bilaterale të cilat i kushtohen Kosovës.
1.4. lirimet në 1.3.3 dhe 1.3.4 të këtij neni nuk duhet të ushtrohen nga qytetarët e Kosovës ose qytetarët e huaj me adresë të përhershme në Kosovë. Lirimet sipas kësaj pike duhet të zbatohen duke u bazuar në çertifikatate lëshuara nga Ministria përkatëse për punët e jashtme. Mallrat e liruara nga TVSH në pajtueshmëri me këtë nënparagraf nuk duhet të tjetërsohen. Ato mund të tjetërsohen vetëm me kusht që të paguhet TVSH ose pas përfundimit të periudhës tri vjeçare nga dita e importit të mallrave.
1.5. në pajtueshmëri me një traktat ndërkombëtarë, lirimet mund të zbatohen vetëm sipas kushteve të reciprocitetit, Ministria përgjegjëse për punë të jashtme duhet të konfirmojë një reciprocitet të tillë;
1.6. kushtet detale dhe metodat për ushtrimin e një lirimi të TVSH-së dhe caktimi i kufizimeve sasiore për llojet e veçanta të mallrave për të cilat përfituesit e titulluar sipas këtij neni mund të kërkojnë lirim nga TVSH, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri i Financave;
1.7. ari, metalet tjera të çmueshme, bankënotat dhe monedhat metalike të importuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
1.8. importi i gazit përmes sistemeve të distribuimit të gazit natyror ose importi i elektricitetit.
1.9. mallrat e importuara që janë vendosur në një aranzhim pezullimi, procedurë doganore me ndikim ekonomik apo trajtim të miratuar të doganave, ashtu siç është referuar në paragrafin 2.1. të nenit 23 të këtij ligji dhe eksportohen jashtë Kosovës kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga aranzhimi, procedura apo trajtimi.
1.10. linjat e prodhimit dhe makinerit për përdorim në procesin e prodhimit,
1.11. lënda e parë që shfrytëzohet për procesin e prodhimit.
1.12. paisjet e Teknologjise Informative.
2. Importi i mallrave të listuara në Aneksin IV të këtij ligji.
3. Ministri i Financave me akt nënligjor do të percaktojë listën e produkteve që do të trajtohen si lendë e parë të përcaktuar në nënparagrafin 11 të këtij neni, si dhe paisjet e Teknologjisë Informative të përcaktuar në nënparagrafin 12 të këtij neni.


Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə