Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 30 Lirimet tjera speciale lidhur me importimin



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə10/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   20

Neni 30

Lirimet tjera speciale lidhur me importimin

1. Lidhur me mallrat e importuara dhe lëshimin e tyre në qarkullim të lirë, në pajtueshmëri me kushtet dhe afatet kohore të caktuara në legjislacionin doganor në fuqi, nga TVSH, duhet të lirohen si në vijim:


1.1. dërgimet e vlerave jo të rëndësishme të dërguara nga jashtë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për duhan dhe produktet e duhanit, alkool dhe pijet alkoolike, parfumet dhe ujin e kolonjës. Vlera totale e mallrave në një dërgesë individuale që mendohet të jetë jo e rëndësishme nuk duhet të tejkaloj shumën e përcaktuar me akt nënligjor nga Ministri i Financave;
1.2. pasuria personale e perdorur që i takon personit fizik i cili ka jetuar jashtë për një periudhë të pandërprerë prej së paku 12 muajsh dhe i cili vjen për të jetuar në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhan dhe në produktet e duhanit, automjetet dhe pajisjet për kryerjen e një aktiviteti ekonomik;
1.3. gjërat që i takojnë personit i cili ka jetuar jashtë për një periudhë të pandërprerë prej 12 muajve dhe i cili vjen për të jetuar në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhanin dhe produktet e duhanit, automjetet dhe pajisjet për zhvillimin e një aktiviteti ekonomik;
1.4. artikujt e fituar me trashëgimi nga personi fizik që jeton në mënyrë të përhershme në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, mjetet e transportit, pajisjet, stoqet e lëndëve të para, gjysmë produktet dhe produktet finale, bagëti dhe prodhime bujqësore që i tejkalojnë nevojat normale familjare;
1.5. gjërat e nevojshme për studime, të sjella nga nxënësit dhe studentët që vijnë në Kosovë me qëllim studimi për kërkesat e tyre vetanake;
1.6. mallrat në valixhet personale të udhëtarit të cilat janë importuar për qëllime jo komerciale dhe të cilat janë të liruara nga pagesa e detyrimeve doganore në pajtueshmëri me legjislacionin doganor në fuqi;
1.7. mallrat jo komerciale sasi të vogël të cilat janë dërguar falas nga personi fizik që banon jashtë, për personin fizik në territorin doganor të Kosovës

deri në vlerën, dhe për duhan dhe produkte të duhanit, pije alkoolike dhe joalkoolike, parfume dhe ujë kolonje deri në sasinë e përcaktuar me akt nenligjor nga Ministri i Financave,
1.8. dekoratat e nderit dhe çmimet nëse natyra e tyre ose vlera individuale tregon se nuk janë importuar për qëllime komerciale, dhuratat e rastit të pranuara brenda kornizës së marrëdhënieve ndërkombëtare, me kusht që të mos tregojnë qëllime komerciale, në kushtet e reciprocitetit, artikujt me destinim për drejtuesit e huaj të shteteve ose përfaqësuesit e tyre, për kërkesat e tyre gjatë një vizite zyrtare në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit;
1.9. substancat terapeutike me origjinë njerëzore dhe reagensët për përcaktimin e grupeve të gjakut dhe llojeve indore që shfrytëzohen për qëllime jo komerciale mjekësore apo shkencore, produktet farmaceutike për kujdesin mjekësor ose veterinari të shfrytëzuara në ngjarjet ndërkombëtare sportive, shtazët laboratorike, substancat shtazore, biologjike dhe kimike të dërguara falas me destinim për hulumtime shkencore dhe mostrat e substancave referente me destinim për kontroll të kualitetit të prodhimeve mjekësore të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë;
1.10. mallrat e siguruara falas nga organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për personat në nevojë për ndihmë ose mallrat e dërguara falas dhe pa ndonjë destinim komercial për qëllim të shfrytëzimit ekskluzivisht për t’i plotësuar nevojat e tyre të punës ose për zhvillimin e detyrave të tyre. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, kafe dhe qaj dhe automjete me përjashtim të automjeteve për shpëtim. Këto lirime duhet të zbatohen vetëm për organizatat që mbajnë shënimet e duhura dhe i mundësojnë organeve kompetente që t’i mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, kur është e nevojshme ofrojnë siguri për pagesat e TVSH-së;
1.11. mallrat e importuara nga organet shtetërore dhe organizatat shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, nga luftërat, ose mallrat të cilat mbesin pronë e këtyre organizatave, mirëpo, janë vënë në dispozicion për viktimat e përmendura më lartë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për materiale dhe pajisje për renovimin e rajoneve të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera. Ky lirim duhet të zbatohet vetëm për organizatat që mbajnë shënime të duhura dhe që mundësojnë që organet kompetente të mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, aty ku është e nevojshme, ofrojnë siguri për pagesën e TVSH-së;
1.12. artikujt që janë bërë në mënyrë të veçantë për edukimin, trajnimin ose punësimin e personave të verbër dhe të shurdhër ose personave tjerë të hendikepuar fizikisht apo mentalisht, nëse janë siguruar falas dhe janë importuar nga institucionet apo organizatat ku aktiviteti i të cilave është edukimi dhe asistenca për këta persona dhe me kusht që të mos jetë shprehur ndonjë qëllim komercial nga donatorët;

1.13. pajisja e cila është shfrytëzuar nga pronari për zhvillimin e aktivitetit ekonomik kur ai e vendos atë aktivitet në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet në mjetet e transportit, derivate të naftës, stoqe dhe mallra, produkte dhe gjysmë produkte, dhe bagëti të zotëruar nga tregtarët;


1.14. produktet bimore dhe blegtorale të siguruara nga bujqit të cilët janë banorë të Kosovës në pronën e tyre brenda regjionit të kufirit të shtetit fqinjë dhe kafshët e reja dhe produktet tjera të fituara nga blegtoria, të cilat i kanë në pronën e tyre për qëllim të punës në fermë, kullosë ose dimërim, farat, plehrat kimike dhe produktet e ngjashme për kultivimin e dheut të shfrytëzuar nga bujqit të cilët janë banorë të huaj në pronën e tyre në Kosovë;
1.15. mostrat e mallrave me vlerë të pa përfillshme me qëllim të marrjes së urdhrave për mallrat e llojit të njëjtë dhe të cilat, në lidhje me dukjen e tyre dhe sasinë, nuk janë të shfrytëzueshme për ndonjë qëllim tjetër;
1.16. materialet e shtypura dhe materialet reklamuese pa vlerë komerciale të destinuara për promovim, të dërguara nga personi i cili e ka themeluar biznesin e tij jashtë Kosovës;
1.17. mallrat me destinim për shfrytëzim në panair, ekspozitë ose ngjarje të ngjashme. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produktet e duhanit dhe karburantet;
1.18. mallrat të cilat në mënyrë që të përcaktohet përbërja e tyre, kualiteti ose karakteristikat tjera teknike janë me destinim për ekzaminime, analiza dhe testime dhe të cilat shfrytëzohen plotësisht ose shkatërrohen. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për mallrat e shfrytëzuara në ekzaminimin, analizat ose testimin në mënyrë që të promovohen shitjet;
1.19. artikujt dhe dokumentet shoqëruese të cilat në lidhje me përvetësimin apo mbrojtjen e markës tregtare, patentave dhe modeleve dërgohen në organizatat përmbrojtjen e të drejtave të pasurisë intelektuale;
1.20. dokumentet turistike informative me destinim për shpërndarje falas dhe ku qëllimi i tyre kryesor është që të përfaqësojnë produktet dhe shërbimet e huaja turistike;
1.21. dokumentet e dërguara për organet shtetërore, publikimet e organeve shtetërore të huaja dhe organeve ndërkombëtare dhe organizatave, format për ushtrimin e pushtetit të organeve shtetërore, artikujt e evidencës në procedurat gjyqësore, qarkoret e shtypura të dërguara si pjesë e shkëmbimit normal të informatave ndërmjet shërbimeve publike ose institucioneve bankare, materialet e shtypura zyrtare të pranuara nga Banka Qendrore e Kosovës, dokumentet, arkivat dhe format për shfrytëzim në takimet ndërkombëtare, konferencat ose kongreset,skicat, vizatimet teknike, modelet dhe dokumentet e ngjashme për qëllim të pjesëmarrjes në një garë ndërkombëtare të organizuar në Kosovë, format e

shtypura të shfrytëzuara në pajtueshmëri me konventat ndërkombëtare si dokumentet zyrtare në tregtinë ndërkombëtare me automjete dhe mallra, fotografitë dhe slajdet e dërguara te agjencionet e shtypit ose kompanitë e gazetave, artikujt e koleksionistëve dhe punët artistike që nuk janë të destinuara për shitje, të cilat janë importuar falas nga muzetë, galeritë dhe institucionet e tjera të cilat janë destinuar për shikim falas, hartat e murit, filmat (me përjashtim filmat kinematografik), si dhe produktet tjera audio-vizuale të natyrës edukative të prodhuara nga Kombet e Bashkuara ose agjensionet e saja të specializuara;
1.22. materiali i nevojshëm për ngarkimin dhe sigurimin e mallrave gjatë transportit, një shtresë e kashtës dhe ushqimi për kafshët gjatë transportit të ngarkuar në mjetet e transportit, e cila shfrytëzohet për transportimin e kafshëve nga vendi i huaj në Kosovë ose nëpërmes Kosovës;
1.23. karburantet dhe lubrifikuesit e automjeteve në rezervuarët e parainstaluaratë fabrikës;
1.24. materialet për ndërtimin e monumenteve, mirëmbajtjen ose dekorimin e varrezave ose varrezat e viktimave të luftës nga vendet tjera, arkivolet që përmbajnë mbetjet e eshtrave dhe urnat që përmbajnë hirin e personit të vdekur dhe artikujt e funeralit që zakonisht i shoqërojnë arkivolin dhe urnat.
2. Lirime të veçanta:
2.1. importet e mallrave të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për përfitim të Ministrive, autoriteteve lokale dhe organeve tjera te rregulluara me ligj, nga organizatat ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe agjencionet e tyre, qeveritë, agjensionet qeveritare, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve humanitare dhe të rindërtimit dhe projekteve të tjera përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;
2.2. importet e bëra nga Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjensionet e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.
3. Lirimet e veçanta të bëra për Religjionet e Kosovës në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës për Liritë Fetare në Kosovë ose ligjet e tjera të zbatueshme.





Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə