Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 46 Përmbajtja e një fature të lëshuar nga personi i tatueshëm për personin tjetër



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə16/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20

Neni 46

Përmbajtja e një fature të lëshuar nga personi i tatueshëm për personin tjetër

1. Një person i tatueshëm i cili lëshon faturë për personat tjerë nga ata që janë përcaktuar në nenin 45 të këtij ligji, në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat si në vijim:


1.1. datën e lëshimit;
1.2.datën e furnizimit;
1.3. numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës;
1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së dhe numrin fiskal me të cilin personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime;
1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm;
1.6. emrin e plotë, adresën e personit tjetër dhe numrin identifikues tatimor të këtij personi siç do të definohet nga ATK-ja;
1.7. shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në;
1.8. vlerën e shitjes së mallrave apo shërbimeve pa TVSH-në; dhe
1.9. shumën e TVSH-së.

2. Nëse personi i tatueshëm furnizon mallra dhe shërbime me norma të ndryshme tatimore, ai duhet ta tregoj vlerën e shitjeve duke përfshirë TVSH-në ndaras për secilën normë tatimore dhe gjithashtu duhet ndaras të tregoj vlerën e TVSH-së.


3. Nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi, fatura duhet të tregoj dispozitat e këtij ligji të cilat përcaktojnë lirimin.
4. Në çdo rast kur pranuesi i mallrave ose shërbimeve është person jo i tatueshëm që zhvillon aktivitet ekonomik sipas nenit 4 të këtij ligji duhet të kërkoj që personi i tatueshëm të lëshoj një faturë për të. Afati kohor për lëshimin e kësaj fature është i njëjtë sikurse afati i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 44 të këtij ligji.


Neni 47

Notë debiti dhe notë krediti

1. Kur shuma e tatueshme dhe TVSH-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohet në pajtueshmëri me nenin 41 të këtij ligji, furnizuesi duhet të lëshoj një notë debiti apo një notë krediti dhe duhet të trajtoj atë notë sikur të ishte faturë tatimore.


2. Notë debiti dhe notë krediti duhet së paku të përmbajnë informatat si në vijim:
2.1. datën e lëshimit;
2.2. numrin rendor;
2.3. referencën në faturën origjinale;
2.4. identifikimin e furnizuesit dhe të blerësit emrin, adresën dhe numrat e tyre fiskal, dhe nëse është e aplikueshme, numrat e tyre të regjistrimit të TVSH-së;
2.5. arsyen e korrigjimit, dhe
2.6. shumën e tatueshme të korrigjuar dhe TVSH-në e korrigjuar.

Neni 48

Fatura e borxhit të keq

1. Fatura e borxhit të keq sikur që është referuar në nenin 43 të këtij ligji duhet të përmbajë informatat si në vijim:


1.1. datën e lëshimit;
1.2. numrin rendor;

1.3. referencën në faturën origjinale;


1.4. identifikimin e furnizuesit dhe blerësit–borxhliut të keq, numrat e tyre fiskal dhe numrin e tyre të regjistrimit të TVSH-së nëse e posedojnë;
1.5. shumat e tatueshme dhe TVSH-në e faturave origjinale si dhe shumat e korrigjuara të vlerës së tatueshme dhe TVSH-së.


Neni 49

Kërkesat për të siguruar fatura të thjeshtuara dhe kupona fiskal


1. Çdo person i cili kryen aktivitet ekonomik sipas nenit 4 tëkëtij ligji, do t’i lëshoj pranuesit të furnizimit si në vijim:


1.1. një faturë të thjeshtësuar sikur që është paraparë në nenin 46 të këtij ligji ku furnizimi e ka vlerën prej pesëqind (500) € apo më shumë, ose kur personi që e pranon furnizimin është i obliguar tëkërkoj këtë faturë sipas paragrafit 4 të nenit 46.
1.2.”Kuponët fiskal” të cilët:
1.2.1 prodhohen në mënyrë automatike nga pajisjet elektronike fiskale të autorizuara (PEF) duke dhënë detalet e mallrave dhe shërbimeve të furnizuara në lokale, njësi ose lokacione që janë në qasje të publikut të përgjithshëm si në tregtinë me pakicë ose në tregtinë me shumicë ose në përgjithësi aty ku nuk duhet të lëshohet fatura në mënyrë sistematike për klientët që paguajnë me para të gatshme ose me instrumente tjera ekuivalente të pagesës;
1.2.2 duhet të kenë përmbajtjen si në vijim:
1.2.2.1 koka e kuponit:
1.2.2.1.1. emrin, adresën e furnizuesit, numrin fiskal dhe numrin e regjistrimit të TVSH-së nëse aplikohet. Kjo duhet të mundësojë kokën e programueshme që përbëhet nga emri ose emri tregtar i personit, adresa e biznesit, numri fiskal dhe numri i regjistrimit të TVSh-së, telefoni;
1.2.2.1.2. numrin identifikues të regjistruesit të arkës. Kuponi duhet të ketë numrin serik të regjistruesit të arkës fiskale dhe identifikimin e brendshëm të POS-it nëse shfrytëzohet nga shfrytëzuesi;

1.2.2.1.3. identifikimin në rrjetë, p.sh nëse ekzistojnë vendndodhje të ndryshme të biznesit të cilat janë të lidhura në një rrjetë;


1.2.2.1.4. datën dhe kohën e furnizimit.
1.2.2.1.5. numrin serik të transaksionit me konsumatorin/klientin, i cili është numri kumulativ i kuponavetë lëshuar;
1.2.2.1.6. operatorin që ka shërbyer.
1.2.2.2. detalet e artikujve të kuponit:
1.2.2.2.1. indikacionin e numrit për artikull të mallrave ose shërbimeve të furnizuara ose indikacione të tjera të artikullit të lejuara nga ATK-ja;
1.2.2.2.2. një përshkrim të shkurtër të çdo artikulli të mallrave ose shërbimeve të furnizuara dhe të shoqëruara nga kodi i referencës nëse mbahet lista e kompjuterizuar e produkteve;
1.2.2.2.3. sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara ose shtrirjen dhe natyrën e shërbimeve të ofruara të shumëzuara me çmimin e njësisë;
1.2.2.2.4. vlerën e rabatit, zbritjeve, rimbursimeve dhe cashback të treguara me shenjën e minusit dhe me vlerë;
1.2.2.2.5. normën e TVSH-së me kodin specifik për secilën normë dhe për artikull;
1.2.2.2.6. çmimi me TVSH për artikujt e shitur që e kanë kualitetin e njëjtë me TVSH nëse aplikohet (çmimin total për artikujt e shitur me kualitetit të njëjtë);
1.2.2.2.7. çmimin pa TVSH-në për artikujt e shitur me kualitet të njëjtë, mirëpo, pa TVSH për secilën linjë të artikullit.
1.2.2.2.8. totalin pa TVSH-në për furnizimet e transaksioneve për normë për klientin;
1.2.2.2.9. totalin e TVSH-së për normë nëse është e aplikueshme.
1.2.2.3 Në bazë

Formulimin “Kupon Fiskal” dhe logon fiskale dhe formën.
1.2.2.3.1. logoja fiskale është shenja identifikuese që vendoset në bazë të çdo kuponi tatimor që vërteton që shitjet janë regjistruar në memorien fiskale dhe në ditarin elektronik të llogarive/shiritin kontrollues të PEF, dhe
1.2.2.3.2. forma grafike e logos fiskale është: Republika e Kosovës MF & ATK
1.2.2.4. kuponi fiskal mund të përmbajë të dhëna identifikuese të klientit nëse kjo kërkohet nga legjislacioni tatimor.
1.3. informatat tatimore të prodhuara në mënyrë automatike, përfshirë qarkullimin dhe TVSH-në e paguar nga konsumatorët, të cilat në formën “online” mund t’i vihen në dispozicion ATK-së për administrimin e TVSH-së dhe tatimeve tjera që duhet të paguhen nga tatimpaguesit ose nga kategori të caktuara të tatimpaguesve.
2. Personi i tatueshëm, i cili furnizon persona të tjerë me mallra dhe shërbime për qëllime jo-afariste, i lëshon marrësit të furnizimit të njëjtat fatura dhe dëftesa të thjeshtësuara ashtu siç përmendet në paragrafin 1 të këtij neni.


Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə