Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə125/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   121   122   123   124   125   126   127   128   ...   137

241 
 
dhe  parimin  e  parashikuar  nga  Direktiva  2004/48/EC  sipas  të  cilit  AAK-të  kanë  po  ato  të 
drejta të mbrojnë veprën nga shkeljet e mundshme siç i gëzon vetë autori
773
.  
Mirëpo zbatimi i këtij Ligji rezultoi jo fort pozitiv për sa i takon AAK-ve. Së pari ato 
kanë hasur në shumë vështirësi në përmbushjen e misionit të tyre të mbledhjes së shumave në 
favor  të  autorëve,  së  dyti  ato  kanë  vuajtur  nga  një  opacitet  i  dëmshëm  në  mënyrën  e 
shpërndarjes  së  shumave  në  favor  të  autorëve.  E  gjithë  kjo  amulli  ka  prodhuar  konflikte 
institucionale  mes  disa  AAK-ve  dhe  organit  të  mbikqyrjes  që  është  Zyra  Shqiptare  e  të 
Drejtave  të  Autorit.  Treguesi  i  gjendjes  së  mjerueshme  ku  ato  ndodhen  nuk  është  vetëm 
konflikti,  por  edhe  fakti  se  ky  konflikt  është  shuar  pasi  AAK-ja  në  fjalë  nuk  ka  depozituar 
kërkesë  për  rinovimin  e  liçencës  së  saj
774
!  Kjo  flet  qartë  për  një  dështim  të  veprimtarisë  së 
tyre dhe të nevojës për një rimëkëmbje që kalon gjithashtu dhe nga një rishikim të dispozitave 
ligjore. 
Në  këtë  kuadër,  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  i  cili  përveçse  përafron  edhe  më  tej 
legjislacionin tonë me atë të BE-së
775
, sjell jo vetëm disa risi konkrete, por edhe saktësime më 
të mëdha dhe të nevojshme, të cilat mund të krijojnë një bazë më të shëndoshë për aktivitetin 
e AAK-ve. Kështu, Ligji për të drejtat e autorit është më shterues në përshkrimin e krijimit të 
AAK-ve
776
,  të  drejtat  dhe  detyrimet  e  AAK-ve
777
,  kriteret  e  miratimit  të  tarifave
778
 dhe 
mbikqyrjes së aktivitetit të tyre
779
 si dhe të mbikqyrjes së përdoruesve të të drejtave
780
. Ligji, 
nën  impulsin  e  Direktivës  2006/115/CE  dhe  të  praktikës  evropiane  tashmë  të  konsoliduar 
duke rimarrë parimin e shpërblimit të drejtë i cili lind në favor të autorit, pasi është riprodhuar 
vepra  e  tij  në  mënyrë  të  ligjshme,  por  pa  pëlqimin  e  tij.  Janë  pikërisht  AAK-të  që  kanë 
detyrimin që të mbledhin këto shuma dhe t’ua shpërndajnë autorëve. Shpërblimi i drejtë është 
një  parim  që  nuk  duhet  neglizhuar  pasi  në  tregjet  evropiane  përfaqëson  të  ardhura  mjaft  të 
konsiderueshme  për  industrinë  artistike
781
.  Shpërblimi  i  drejtë,  i  parashikuar  në  nenin  31  të 
Ligjit për të drejtat e autorit do të vilet nga shitja e materialeve teknike të tilla që mundësojnë 
kopjimin (riprodhimin) e veprës. Këto materiale do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të 
Ministrave.  Lista  e  materialeve,  për  nga  natyra  dhe  llojet  e  materialeve  do  të  bazohet  në 
                                                           
773 Neni 4 i Direktivës 2004/48/CE. 
774 Bëhet fjalë për agjencinë “Albautor”. 
775 Përafrim me direktivat 2001/29/CE “Mbi harmonizimin e disa aspekteve të të drejtës së autorit dhe të të 
drejtave të lidhura me të në shoqërinë e informacionit si dhe me direktivën 2006/115/CE, ndër të tjera.  
776 Sipas dispozitave të nenit 133 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
777 Neni 127 e vijues i Ligjit për të drejtat e autorit. 
778 Nenet 127, 142, 150 dhe 151 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
779 Nenet 134, 153 dhe 157 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
780 Neni 152 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
781 Ky lloj shpërblimi parashikohet në nenin 31 të Ligjit për të drejtat e autorit dhe përbën një nga risitë më të 
mëdha të tij. Shpërblimi i drejtë përfaqëson një përqindje të çmimit të shitjes të suporteve bosh të CD-ve, DVD-
ve apo USB-ve, për të kompensuar humbjet që pëson autori nga përhapja e veprës së tij në mënyrë private, pa 
dijeninë e tij. Rasti më konkret është ai i kopjimi te CD-ve apo të këngëva nja një USB në tjetrën, çka sjell një 
fitim të humbur për autorin, që kompensohet nga shpërblimi i drejtë.  


242 
 
ekspertizat  e  huaja.  Kryesisht,  mund  të  hamendësohet  se  në  të  do  të  futen  materialet  e 
fotokopjeve, CD-të, DVD-të bosh, materialet e printimit e kështu me radhë. Risia e Ligjit, dhe 
që i jep një rëndësi më të madhe rolit të AAK-ve, është se autorët nuk mund të heqin dorë nga 
të  drejtat  për  shpërblim  të  drejtë
782
.  Rrjedhimisht,  edhe  administrimi  kolektiv  i  këtyre  të 
drejtave për shpërblim të drejtë do të jetë i detyrueshëm: nëse autori nuk mund të heqë dorë, 
atëherë edhe AAK-ja ka detyrimin që t’i mbledhë ato
783

Duke  përmendur  këtë  shembull,  arrijmë  mjaft  lehtë  në  përfundimin  se  roli  i  AAK-ve  është 
parësor  në  fushën  e  artit  dhe  nëse  ato  ndihmohen  duke  u  promovuar  dhe  ndërgjegjësohen 
duke  u  kontrolluar,  mund  të  kontribuojnë  në  ekonominë  e  vendit  dhe  në  zhvillimin  e  artit. 
Rëndësia  e  AAK-ve  është  e  padiskutueshme  sot.  Parimi  që  gjendet  dhe  direktivat  e  BE-së 
është se autorët  gëzojnë  të drejtën të mbrojnë vetë të drejtat  e tyre, si  mishërim  i  idesë se e 
drejta  e  autorit  është  një  e  drejtë  që  lidhet  ngushtësisht  me  personin  e  autorit.  Megjithatë, 
mundësia  praktike  për  të  bërë  një  gjë  të  tillë  sot  në  zhvillimin  e  vrullshëm  të  shoqërisë  së 
informacionit,  e  bën  praktikisht  këtë  parim  vështirësisht  të  praktikueshëm.  Në  këtë  kuptim, 
rritet  rëndësia  e  agjencive  të  administrimit  kolektiv,  si  organizime  që  kanë  mundësi  më  të 
mëdha të mbrojnë dhe të promovojnë të drejtën e autorit
784
.  
Me hyrjen në skenë të teknologjive digjitale dhe shpërndarjes së veprave nëpërmjet internetit, 
shumë autorë dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale ("OBPI" ose 
"WIPO")  ngritën  shqetësimin  që  lidhej  me  mbijetesën  e  formës  aktuale  të  AAK-ve  apo 
nevojës për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore organizimin e tyre. Në maj të vitit 1997, OBPI-
ja organizoi Forumin Ndërkombëtar mbi Sfidën e Teknologjisë Digjitale mbi administrimin e 
të drejtave të autorit. Pjesëmarrësit duhet të diskutonin për të ditur nëse parimet ekzistuese të 
menaxhimit  duhet  të  mbeteshin  në  fuqi  apo  nëse  ato  kishin  dalë  jashtë  loje  me  ardhjen  e 
internetit.  Përgjigja  gati  unanime  e  ekspertëve  ishte  se  parimet  e  parashikuara  në  ligjet  dhe 
traktatet  ndërkombëtare  për  të  drejtën  e  autorit  kanë  një  qasje  neutrale  ndaj  zhvillimeve 
teknologjike,  që  do  të  thotë  se  këto  parime  vlejnë  dhe  kanë  vokacion  të  jenë  të  vlefshme, 
pavarësisht  zhvillimeve  tekonologjike  që  mund  të  influencojnë  mbi  vepër.  Kështu,  sipas 
ekspertëve, është e nevojshme një përmirësim i rregullave aktualë në mënyrë që t'i përgjigjen 
më mirë realiteteve të reja
785
.   
Siç e pamë dhe më parë, e drejta ekskluzive e autorëve për të shfrytëzuar veprat e tyre është 
element  thelbësor i  të drejtës  së autorit.  Kjo e drejtë  u takon tërësisht  autorëve dhe nëse ata 
janë në gjendje, mund ta ushtrojnë këtë të drejtë personalisht dhe për këtë, gëzojnë mbrojtjen 
e  ligjit  dhe  të  autoriteteve  kompetente.  Kjo  për  vetë  faktin  sepse  kemi  të  bëjmë  me  një  të 
                                                           
782 Pika 7 e nenit 31 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
783 Neni 131 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
784 Xavier Linant de Bellefonds, Droit d’auteur et droits voisins, Dalloz. Botimi 2, 2004, f. 393. 
785 Mihaly Ficsor, "Collective Management of Copyright and Related Rights", botimi i OBPI-së, Gjenevë, 
2002. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   121   122   123   124   125   126   127   128   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə