Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə64/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   60   61   62   63   64   65   66   67   ...   137

118 
 
(që  është  medimumi  digjital,  i  cili  përmban  veprën)  në  hard  diskun  ose  çdo  pajisje  tjetër 
informatike të përdoruesit. Kjo do të thotë se, si rezultat final, nuk do të kemi më vetëm një 
kopje digjitale të veprës, por dy ose më  shumë, në  funksion të  shkarkimeve që do të bëhen. 
Në këtë kuptim, rezultati i shkarkimi është kryerja e një kopjeje të veprës, e cila tashmë e ka 
folenë  e  saj  në  hard  diskun  e  përdoruesit.  Debati  që  lind  është,  për  sa  i  përket  veprave  që 
shkarkohen  nëpërmjet  internetit,  lidhet  me  regjimin  juridik  që  ato  kanë:  përdoruesi  bëhet 
pronar i tyre apo ai gëzon një titull tjetër mbi to. Nëse ai do të bëhej pronar i mediumit digjital 
në të cilin përmbahet vepra, domethënë se ai e ka blerë atë, ai do të gëzonte të gjitha tagrat që 
lidhen  me  pronësinë
373
.  Mirëpo,  kjo  nuk  është  e  vërtetë:  përdoruesi  gëzon  tagrat  shumë  të 
kufizuara mbi të: ai mund ta konsultojë atë për përdorimin e tij, por ai nuk gëzon të drejtën që 
ta shpërndajë atë, ose të bëjë kopje dhe t’i shesë
374
. Një praktikë e tillë nuk është e autorizuar 
nga pronarët e vërtetë të të drejtës së autorit mbi veprën, e gjendur ne mediumin digjital. Pra, 
duhet gjetu rnjë kualifikim tjetër, një kualifikim që ndoshta nuk gjendet  në Kodin Civil, por 
që  reflekton  më  së  miri  pozitën  juridike  të  veprave  të  shkarkuara.  Regjimi  juridik  duhet  të 
përqëndrohet  te  përdorimi  efektiv  që  përdoruesi  i  bën  kësaj  vepre.  Në  këtë  kontekst,  duhet 
presupozuar se përdoruesi gëzon të drejtë përdorimi të kufizuar të sendit të patrupëzuar, e cila 
nuk përputhet as me qiradhënien as me huapërdorjen, sepse mediumi digjital do të mbetet, në 
fund të fundit, në kompjuterin e përdoruesit, derisa ai ta hedhë në “koshin e plehrave”. 
Kemi gjithashtu të drejtën e shpërndarjes së veprës
375
. Është e drejta që ka një lidhje 
më të fortë me të drejtën e riprodhimin, pasi riprodhimi i një vepre bëhet, në radhë të parë, me 
qëllimin për ta shpërndarë atë në publik. Shpërndarja e veprës është një e drejtë ekskluzive e 
autorit dhe me këtë kemi parasysh mënyrën e shpërndarjes së saj dhe territorin ku kjo vepër 
do  të  përhapet.  Megjithatë,  një  skemë  origjinale  i  të  drejtës  së  shpërndarjes  në  hapësirën  e 
komunitetin evropian është sanksionuar në Direktivën 2001/29/EC si dhe nga jurisprudenca e 
Gjykatës  evropiane  të  Drejtësisë.  Gjykata  e  Drejtësisë,  nëpërmjet  jurisprudencës  së  saj  ka 
vënë  theksin  në  mënyrë  të  vazhdueshme  në  qarkullimin  e  lirë  të  mallrave  brenda  hapësirës 
komunitare, me kusht që malli të jetë hedhur në tregun komunitar për herë të parë në mënyrë 
të  ligjshme
376
.  Në  këtë  mënyrë,  Direktiva  2001/29/EC  ka  sanksionuar  një  parim  që 
jurisprudenca  e  Gjykatës  së  Drejtësisë  nuk  ka  rreshtur  së  përsërituri.  Kështu,  sipas  saj  "e 
drejta  e  shpërndarjes  brenda  Komunitetit  në  lidhje  me  origjinalin  apo  kopjen  e  një  vepre 
shteron vetëm pas shitjes së parë ose pas transferimit të parë të pronësisë mbi të në Komunitet 
nga  titullari  i  të  drejtave  ose  me  pëlqimin  e  tij"
377
.  Rezulton  prej  kësaj  dispozite  se  së  pari 
                                                           
373 Vincent Varet, La qualification juridique de la distribution de musique en ligne, Legicom 32, 2004/3, f. 9. 
374 Po aty. 
375 Direktiva 2001/29/EC http://eur-
lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=CELEX:32001L0029:EN:HTML; 
Konventa e Bernës http://www.wipo.int/treaties/en/text.jsp?file_id=283698. 
376 Gjykata Evropiane të Drejtësisë (CJUE), 20 shkurt 1979, aff. 120/78, Rewe-Zentral. 
377 Neni 4 i Direktivës 2001/29/EC: “1. Member States shall provide for authors, in respt of the original of their 
works or of copies thereof, the exclusive right to authorise or prohibit any form of distribution to the public by 


119 
 
autori  nuk  mund  t'i  kundërvihet  shitjes  veprës  ose  kopjes  së  veprës  së  tij  në  një  shtet  të 
caktuar,  që  nga  momenti  që  ky  shtet  gjendet  brenda  hapësirës  së  komunitetit  dhe  së  dyti,  e 
shterimi  i  të  drejtës  që  ka  autori  për  të  përcaktuar  hapësirën  e  shpërndarjes  së  veprës  së  tij 
kufizohet  vetëm  në  ato  vepra  që  gjendet  në  një  suport  fizik,  ose  veprave  që  gjendet  në  një 
send të trupëzuar, si për shembull CD, DVD etj. Kjo dispozitë nuk prek veprat që gjendet në 
format  të  patrupëzuar.  Kjo  bëhet  për  arsye  se  shpërndarja  e  veprës  nëpërmjet  Internetit  i 
bindet  një  logjike  tjetër,  për  shkak  pikërisht  të  mungesës  së  kufijve  në  përhapjen  e  veprave 
nëpërmjet  këtij  mjeti.  Ky  përjashtim  i  të  drejtës  ekskluzive  të  autorit  për  të  përcaktuar 
territorin ku do të përhapet vepra e tij gjendet vetëm në rastin Komunitetit Evropian. Në rastin 
e  Shqipërisë,  nëpërmjet  zbatimit  të  Ligjit  9380,  autori  ende  ka  të  drejtën  e  tij  ekskluzive  të 
përcaktojë territorin ku do të përhapet vepra e tij
378
. Megjithatë, sërish logjika e Direktivës do 
të  fitojë  nëse  do  të  kemi  mallra  shqiptare  që  do  të  futen  në  hapësirën  ekonomike  të 
përbashkët. Kjo vjen jo për shkak të zbatimit të Direktivës në fjalë, por për shkak të lidhjes së 
Marrëveshjes  së  Stabilizim-Asocimit  midis  BE-së  dhe  Shqipërisë,  e  cila  ka  për  finalitet 
bashkimin  përfundimtar  të  hapësirës  ekonomike  të  Shqipërisë  me  Hapësirën  Ekonomike 
Evropiane
379
.  Mbetet  ende  për  t'u  parë  në  praktikë  shpërndarja  e  veprave  artistike  që  kanë 
fillesën e tyre në Shqipëri drejt Hapësirës Ekonomike Evropiane, edhe pse Ligji për të drejtat 
e  autorit  parashikon  se  "e  drejta  e  shpërndarjes  së  veprës  pushon  me  shitjen  e  parë  apo 
transferimin e parë të pronësisë së veprës origjinale ose kopjeve të ligjshme të saj në territorin 
e republikës së Shqipërisë"
380
. Kjo do të thotë se çdo autor, me futjen në mënyrë të ligjshme të 
origjinalit ose të kopjes së veprës së tij (në suport fizik), nuk ka më të drejtë të kundërshtojë 
ose të vendosë kufizime në lidhje me shpërndarjen e tyre brenda territorit shqiptar, parim që 
gjendet i sanksionuar në pikën 3 të nenit 27 të Ligjit për të drejtat e autorit: “me transferimin e 
parë  të  pronësisë  së  veprës  origjinale  ose  të  kopjevetë  ligjshme  ë  tij  nga  autori  ose  me 
autorizimin e tij tek të tretët, autorit i shuhet e drejta ekskluzive e shpërndarjes së asaj vepre 
në Republikën e Shqipërisë.” 
Në  radhë  të  dytë,  kemi  dhënien  me  hua  të  veprave  artistike,  e  cila  dhe  kjo  është  një 
zgjatim i të drejtës së riprodhimit të veprës. Si huaja, ashtu dhe qiradhënia e veprës, që do e 
shikojmë më poshtë, kanë pikënisjen e tyre, në formën aktuale që veshin këto mekanizma të 
vënies në qarkullim civil të veprës, e kanë nisjen në Direktivën 92/100/CEE të datës 19 nëntor 
1992, në lidhje me të drejtën e qiradhënies dhe të huadhënies (ose huapërdorjes) dhe me disa 
të  drejta  fqinje  me  të  drejtën  e  autorit,  në  fushën  e  pronësisë  intelektuale  ("Direktiva 
92/100/CEE")
381
. Për sa i përket huadhënies, zbatimi kryesor i saj do të gjendet në huadhënien 
                                                                                                                                                                                     
sale or otherwise. 2. The distribution right shall not be exhausted within the Community in respect of the original 
or copies of the work, except where the first sale or other transfer of ownership in the Community of that object 
is made by the rightholder or with consent.” 
378 Neni 34 i Ligjit 9380. 
379 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/st08164.06_en.pdf 
380 Pika 3 e nenit 27 të Ligjit për të drejtat e autorit.  
381 http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=CELEX:31992L0100:fr:HTML 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   60   61   62   63   64   65   66   67   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə