Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə47/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   102

 
59 
Shkrimtarja dhe publicistja Dora d‘Istria (Elena Gjika) me origjinë shqiptare, më 5 shtator 1883, njoftonte 
De Radën se e kishte lexuar me gëzim numrin e parë të revistës dhe shprehej me fjalët më të mira për rolin 
që do të luante ajo në të ardhmen e Shqipërisë: ―Dëshiroj që Flamuri i Shqipërisë të marshojë drejt fitores 
dhe me siguri do vijë ajo ditë që ky flamur të valëvitet në majat e Shkodrës.‖
309
 Edhe shkrimtarja austriake 
Jozefina  Knorr,  më  24  shtator  të po  këtij  viti  (1883),  e  përshëndeste  De  Radën duke  i  uruar  për  ngritjen e 
flamurit të dashur në tokën shqiptare. Ajo lutej të dërgonte në libraritë e Vjenës një numër të këtij organi për 
të bërë të njohur çështjen shqiptare. Teksa qarkulloi, ―Flamuri i Arbrit‖ u prit me ngrohtësi. Arbëreshi A. B. 
Kadimo i drejtohej me fjalë nxitëse dhe premtuese themeluesit të saj, De Radës: “Kurajo i dashur Profesor, 
për  ndërmarrjen  tuaj  fisnike  me  anë  të  së  cilës  ne  të  rinjtë  arbëreshë  presim  në  çdo  çast  të  tingëllojë 
kambana  e  kryengritjes  kombëtare  të  Shqipërisë  sonë,  sepse  dëshirojmë  të  derdhim  dhe  pikën  e  fundit  të 
gjakut  për  të  mirën  e  atdheut  tonë  të  dashur”.
310
  Në  këto  letra  shihet  edhe  këmbëngulja  e  patriotëve 
shqiptarë  për  popullarizimin  e  revistës  së  De  Radës  për  t`i  dhënë  forcë  morale,  për  ta  çuar  më  tej 
veprimtarinë  patriotike.  “Lashë  pra  të  gjitha  mënjanë”,  i  shkruante  De  Radës,  Spiro  Dinia  nga  Shibin-El-
Komi, më 20 shkurt 1887, ―dhe nisem të parën herë t’i lutem t’ju falë ditë e jetë dhe të gëzohem që përtej 
detit në Shqipëri kurrë nuk keni harruar patriotët edhe vëllezërit tuaj që rrojnë nën zgjedhë dhe padituri, por 
vështroni dhe punoni për të zgjuar të varfrin komb të Shqipërisë”.
311
 Këto fjalë i jepnin zemër dhe forcë për 
të përmbushur me ndjenjë krenarie, idealet patriotike që revista t`i shërbente çështjes kombëtare shqiptare. 
Të tjera letra i vijnë De Radës nga të tjerë patriotë, të gatshëm për ta ndihmuar edhe financiarisht e për ta 
përkrahur  deri  në  fund  këtë  nismë  të tij.  Domeniko  Domis  i  dërgon  një  letër De  Radës.  Ai  shprehet si më 
poshtë: 
Ankona, 5.11.1889 
Përmes kësaj letre, ju dërgoj 40 lira dhe tregohem i gatshëm për t’ju ndihmuar dhe me shuma të tjera 
nëse është e nevojshme. Çështja që ju trajtoni është patriotike dhe e shenjtë dhe meriton përkrahjen 
dhe jo vetëm të njerëzve të shquar por edhe të popullit.
312
  
Një tjetër letër i vjen De Radës nga Bernardo Bilota nga Frashineto. Bilota i dërgon disa të holla De 
Radës në këmbim të gazetës ―Flamuri i Arbrit‖ si dhe disa lireta për të importuar vëllimin e Skënderbeut që i 
ka dërguar De Radës. Autori i letrës ka shkruar se ka krijuar mjaft vjersha në gjuhën arbëreshe dhe do t‘ia 
dërgojë  më  vonë  për  botim  në  periodik.  Nga  ana  tjetër,  shpreh  keqardhjen  e  thellë  se,  në  përpjekje  për 
italianizim, vendet dhe gjuha shqipe do zhdukeshin brenda një kohe të shkurtër.
313
  Një tjetër letër, De Radës 
i vjen nga A. Anxhelini, fakt ky që tregon dëshirën për t`u abonuar dhe lexuar gazetën ―Flamuri i Arbrit‖:  
                                                 
309
   Ahmet Kondo,  ―100 vjetori i revistës luftarake e çështjes shqiptare ―Flamuri i Arbrit‖, Ylli, Nr.1983,15 
310
   Jub Kastrati, ―Flamuri i Arbrit, me rastin e 100 vjetorit të botimit‖, Tribuna e Gazetarit, nr.5,1983, 31 
311
   Ahmet .Kondo,‖100 vjetori i revistës,‖Famuri i Arbrit‖,Ylli, nr.7,1983,15 
312
   AQSH, f.24, D.54/1, f.24 
313
   AQSH,f.24, D.54,f.144-145 


 
60 
Ilustre sinjore (Zotëri i nderuar) 
Ju falënderoj për korrektësinë e paraqitur duke nisur 5 numra të Flamurit të Arbit. Ju dërgoj 5 lira me 
të  cilat  kërkoj  të  abonohem  duke  filluar  nga  nr.5 i  vitit  të  dytë.  Mendoj  se  jam  ende  në  borxh  për  2 
numrat e mbetura në vitet e para. Tani zotëri më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për punën e bërë 
dhe që e keni për zemër rilindjen e popullit shqiptar.  Verona ,18 korrik 1886 
A. Anxhelini 
Njëkohësisht në këtë letër shprehet dëshira e njohjes së popullit shqiptar dhe të drejtat e tyre të cilat të 
jenë në harmoni me interesat e Italisë.
314
 Kjo letër është një tjetër shembull që tregon se jehona e ―Flamurit 
të  Arbrit‖  kishte  mbërritur  larg.  Edhe  revista  të  huaja  si  revista  parisiane  ―Melusine‖  një  nga  më  të 
përmendurat në Francë, shkruante në një nga numrat e saj: ―“Flamuri i Arbit” nuk është vetëm një organ 
shtypi për kolonitë shqiptare të Italisë së Jugut, por për të gjithë Shqipërinë, që sot ndodhet nën sundimin 
turk dhe ka për qëllim të njohë lexuesit, nëpërmjet folklorit dhe veprimtarisë së saj, me të kaluarën historike 
të popullit shqiptar.‖ Gazeta ―Die presse‖ e Vjenës, në një artikull botuar 5 janar 1887, e ka quajtur revistën 
Flamuri i Arbit‖ shenjë e përparimit dhe kulturës në Shqipëri.
315
 De Rada, pasi tregon pengesat e mëdha që 
nxirrte Italia për lëvrimin e gjuhës amtare (arbëreshe), thekson:  
“Ato të përkohshme italiane nuk e ngritën zërin jo vetëm për ta përkrahur emrin tonë përkëtej, por 
edhe kur ministra pa mend e patën dhënë atë kolegj që është i yni për ta konsumuar si copë buke, sipas 
dëshirave të njerëzve që shkojnë prapa principatit edhe nëse e ditën nuk shqiptuan asnjë fjalë.  
Përkundrazi sa herë që u dukej se po shpërthente zjarr apo dilte tym në lindje, njëzëri u uronin sukses 
të  plotë  Greqisë,  Serbisë  e  Malit  te  Zi  që  kërkonin  duke  kërcënuar  në  bashkujdi  me  njëra-tjetrën  ta 
copëtonin  Shqipërinë  e  ta  ndanin  midis  tyre.  Do  të  thoshit  se  Italia  është  në  një  mendim  me  ato,  o 
sepse  i  patën  premtuar  edhe  asaj  diçka  nga  Shqipëria  e  mjerë,  o  sepse  nga  ajo  lidhje  e  Ballkanit, 
Austrisë i paraqitet e mbyllur udha për Adriatikun e poshtëm.‖
316
  
Artikulli  vijon  duke  paraqitur  synimet  e  fqinjëve  ndaj  Shqipërisë.  De  Rada,  duke  njohur  situatën 
politike,  nënvizonte  faktin  e  njohur  historikisht  se  Federata  Ballkanike  bënte  plane  në  dëm  të  interesave 
kombëtare.  Ideja  e  një  Federate  Ballkanike  lindi  në  mendjet  gënjeshtare  të  Greqisë.  Këtë  ide  e  përkrahnin 
edhe te përkohshmet e Italisë. Qëndrim të prerë kishte De Rada si ndaj Italisë, ashtu edhe ndaj Austrisë, ndaj 
Fuqive  te  Mëdha  evropiane  dhe  ndaj  Rusisë.  Artikulli  mbyllet  me  këto  fjalë:  ―Në  çdo  rast,  Shqipëria  e 
mbyllur në vetvete dhe e mbledhur në degët e saj të shpërndara, do të jetë shkëmb në të cilin do të thyhen 
tallazet sllave‖.
317
 Diku tjetër De Rada shkruan: “Për ne, më i urryer se ai grek, është asimilimi sllav. Rusia, 
Mali i Zi me Serbinë e vjetër lakmojnë t`i bëjnë pre emrit tonë. Dhe kudo qofshin panrusët, janë të lidhur në 
                                                 
314
  AQSH,F.24,D.54, f.22 
315
  Kondo, Tribuna e Gazetarit, 34 
316
  ―L’Albania e i giornali Italiani‖, Flamurii i Arbrit‖,Nr.7,V.II, Cozenca, 2 nëntor 1885 
317
   Kastrati, Jeronim De Rada ( Veprat)…, 173. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə