Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə45/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   102

 
55 
mbarëvajtjen  e  gazetës.  Urimet  vinin  nga  të  gjitha  anët.  Një  ndër  to  është  letra  e  mëposhtme,  dërguar  nga 
lexuesi Gaetano Kontivani, më 3 mars 1848. “Kam marrë dy numrat e para të gazetës “Arbëreshi i Italisë” 
dhe i kam lexuar me kënaqësi.” Arbëreshi Akile Frashireto, më 5 mars të këtij viti, shkruante: “Kjo gazetë 
nderon gjuhën e Shqipërisë”. Fjalë prekëse shkruante shkrimtari arbëresh, Artan Santori: “Mora dy numrat e 
gazetës “Arbëreshi i Italisë”Më lejo të shpreh admirimin tim për këtë gazetë, ku me lot në sy shoh emrin e 
saj me titull që i përgjigjet qëllimit tonë të përbashkët”. Kështu, gazeta ―Arbëreshi i Italisë‖ bëri jehonë ndër 
lexuesit arbëreshë si një tribunë e parë që do t`i hapte rrugë autorit për të nxjerrë më vonë revistën ―Flamuri i 
Arbrit‖, një ndër organet e para të shtypit të Rilindjes sonë kombëtare. 
292
 Gazeta shtroi problemin shqiptar 
në vëmendjen e Evropës, por, pas pak kohësh, u mbyll nga mungesa e mjeteve dhe vështirësitë financiare. 
Këto probleme u pasqyruan në letrat që poeti i dërgonte të atit, Mikelit. Aty vihet re kujdesi i vazhdueshëm 
për mbarëvajtjen e punëve në familje dhe shihet ndihma materiale që i jepte ai. Duke parë gjendjen e vështirë 
financiare, De Rada u detyrua ta ndërpresë botimin e gazetës dhe të largohej nga Napoli për t`u rikthyer në 
familje, në botën e studimeve dhe krijimeve të tij letrare për çështjen shqiptare. Si atdhetar dhe poet, ai i bëri 
të  njohur  botës  të  kaluarën  e  lavdishme  historike  të  popullit  shqiptar.  Në  vjeshtën  e  vitit  1848,  De  Rada 
kthehet në fshatin e tij të lindjes, në Maqë, për të pritur, siç i shkruan Dora d‘Istrias ―ditë më të mira‖. De 
Rada  nuk  e  ndali  punën  e  tij,  u  përpoq  në  të  gjitha  mënyrat  të  mbante  lidhje  me  atdheun  e  të  parëve. 
Veprimtaria e tij publicistike nuk u mbyll me gazetën ―Arbëreshi i Italisë‖. Në vitin 1866, u botua një tjetër 
gazetë me titull ―Flamuri i Skënderbeut”. De Rada e pa të arsyeshme që gazeta të botohej në Korfuz, sepse 
aty do të ishte afër lëvizjes patriotike në jug.
293
 Botimi i kësaj gazete u bë me qëllim që të evokohej e kaluara 
historike  në  funksion  të  lëvizjes  për  bashkimin  kombëtar  dhe  çlirim.  Në  këtë  periodik,  u  botuan  materiale 
dokumentare  mbi  luftën  çlirimtare  të  popullit  shqiptar.
294
  Më  19  janar  1867,  Dora  i  shkruante  De  Radës: 
“Prej  kohësh  kam  vënë  njerëz  që  të  kopjojnë  nga  arkivat  dokumente  të  çmuara  që  kanë  të  bëjnë  me 
Shqipërinë, dokumente që do të pasurojnë “Flamurin e Skënderbeut”. Duke marrë sërish fjalën për fletoren 
që De Rada do të nxirrte, Dora d‘Istria shkruan:  “Emri popullor i Skënderbeut do të provonte se të gjithë 
duhet  të  vendosim  për  të  vënë  emrin  e  atdheut  shqiptar  mbi  gjithçka.
295
  Kështu,  gazeta  “Flamuri  i 
Skënderbeut‖ u bë tribunë e luftës së popullit shqiptar. Nga ana tjetër, ky organ shtypi do të ndihmonte edhe 
në përhapjen e alfabetit latin, që konsiderohej si më i përshtatshmi për gjuhën shqipe
296
 ndonëse ky qëllim 
mbeti vetëm projekt. Krahas gazetave të mësipërme, rol të rëndësishëm do të luante dhe zgjerimi i lëvizjes 
kombëtare  në  kolonitë  e  Egjiptit,  Rumanisë,  Bullgarisë  dhe  vende  të  tjera,  të  shtrirë  në  më  shumë  se  80 
                                                 
292
  Kastrati, Girolomo De Rada  precursore della Nuova Albania,  96. 
293
  Shuteriqi, Nëpër shekujt letrarë, (Tiranë 1973), 153. 
294
  Kondo, Dora d’Istria për cështjen kombëtare shqiptare, .15.    
295
 Vehbi Bala. Jeta e Elena Gjikës. (Tiranë:Naim Frashëri 1976), 42 
 
296
  Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, 16 
 


 
56 
vendbanime të Italisë së Jugut dhe në Sicili, ku komuniteti ishte bërë më aktiv me urbanizimin dhe zgjerimin 
e kontakteve. Lëvizja kombëtare shqiptare e Italisë kishte filluar të merrte formë 25 vitet e fundit të shekullit 
XIX dhe merita kryesore ishte e poetit të madh Jeronim De Rada. De Rada, siç kemi përmendur në çështjet e 
mësipërme,  ishte  shpërngulur  nga  Kalabria,  ku  lindi,  në  Napoli,  ku  pati  kontakte  me  grupet  nacionaliste 
italiane dhe idetë revolucionare republikane. I dënuar fillimisht për pjesëmarrje në një organizatë të tillë, ai 
kishte  hequr  dorë  nga  angazhimi  politik  për  t‘iu  kushtuar  çështjes  shqiptare.  Gazeta  ―Arbëreshi  i  Italisë‖ 
mund të kishte vazhduar të qëndronte në qarkullim më gjatë nëse De Rada nuk do të kishte pasur zhgënjimin 
e  parë  politik  të  jetës  së  tij.  Si  i  ri  liberal,  ai  qe  angazhuar  në  jetën  politike  dhe  pati  marrë  pjesë  në 
revolucionin e po atij viti, i cili kërkonte të adaptonte Mbretërinë e Napolit me idetë e revolucionit francez të 
korrikut të 1848. Pas dështimit të revolucionit, ai u burgos së bashku me shumë të rinj të tjerë arbëreshë dhe 
nuk u lejua të largohet nga fshati i tij. Makia. Ky internim i parë do të bëhej shkak për mbylljen e gazetës së 
parë në historinë e saponisur të shtypit shqiptar. Që nga ajo kohë e deri në 1861, askush nuk do të dëgjonte 
më për De Radën. Dihet se jetoi në Makia, po nuk dihen impenjimet e tij. Mendohet se mund të jetë marrë 
me poezi pasi në 1936 pati botuar ―Këngët e Milosaos‖ dhe më 1843, ―Serafina Topinë‖. Pas kësaj kohe, iu 
kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Vendosi korrespondencë me shumë personalitetet politike dhe avokatë të 
çështjes shqiptare. 
 
 
3.3 Jeronim De Rada dhe e përkohshmja “Flamuri i Arbrit” 
 
Më  1878,  De  Rada  ngriti  zërin  në  mbështetje  të  Lidhjes  Shqiptare  të  Prizrenit,  duke  protestuar  me 
forcë kundër cenimit të tërësisë tokësore të Shqipërisë. De Rada ishte mbrojtës i flaktë i lirisë dhe pavarësisë 
së Shqipërisë, për këtë arsye rimerr pozitën e tij si gazetar për t‘i bërë thirrje botës se shqiptarët do të luftonin 
për të fituar të drejtat, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar. Kjo e nxiti të botojë dhe një ndër të përkohshmet 
më të dëgjuara të kohës “Flamuri i Arbrit” apo “La Bandiera Albanese‖.
297
 ―Flamuri i Arbrit‖ ishte e para 
fletore e shtypit shqiptar, e cila u bë një flamur i vërtetë i çështjes sonë kombëtare, tribunë e atdhetarisë dhe 
mbrojtëse  e çështjes  kombëtare,  ku  mes  çështjeve,  u shtrua  edhe  kërkesa  për  autonominë  e  Shqipërisë.  Në 
numrin e gjashtë të revistës “Flamuri i Arbrit”, De Rada shprehu pikëpamjet e tij politike e patriotike, duke 
thënë:  “Ne  nuk  shkojmë  me  Malin  e  Zi  /  as  me  serb,  me  Austri  /  as  me  Turk  e  me  Greqi  /  duam  vetëm 
autonomi. / Ç’është ky turp për Shqipëri / të humbasë kombësi.” Titulli i revistës qe mjaft kuptimplotë për t`i 
treguar Evropës se ky flamur asnjëherë nuk do të përkulej. Përmes kësaj reviste mujore, mund të thuhet se ka 
                                                 
297
  Genc Dajti, ―Garibaldi në Shqipëri‘,Klan, Nr.198, 4 mars 2001,.27. 
298
  Kondo, Tribuna e Gazetarit, Nr.1,1912,f.34 
 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə