Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə55/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   51   52   53   54   55   56   57   58   ...   102

 
75 
publikimeve të tij, zëri i popullit shqiptar, i mendimeve dhe aspiratave të shqiptarëve të kudondodhur. Gazeta 
e mirënjohur e Bukureshtit shkruante rreth këtij qëllimi: ―Ato që paraqesin dhe prezantojnë popullin shqiptar 
në shtypin e kohës, janë mendimet e pastra të zotit Anselmo Lorekio, pasardhës i njerëzve të Skënderbeut, 
burrë me një patriotizëm të lartë, aktivist i pajisur me një shpirt dhe mendje të mprehtë, gazeta e së cilit “La 
Nazione Albanese” që sot publikohet në Itali, po bëhet zëri i popullit shqiptar. 
Një letër tjetër iu dërgua nga Koriliano Kalabro më 17 shkurt 1897, në të cilin citohej si më poshtë:  
“Kemi lexuar numrin e parë të “La Nazione Albanese” dhe jemi ngushëlluar pafund duke parë që 
ideja  e  cila  prej  kohësh  ndriste  mendjen  e  Jeronim  De  Radës,  po  merr  drejtimin  e  duhur  dhe  gjen 
mbështetje të plotë dhe nga zotëria juaj. Ne, të rinjtë pa përvojë, të cilët e ndjejmë thirrjen e gjakut të 
të parëve, nuk mund të bëjmë gjë tjetër të të drejtojmë një thirrje inkurajuese
361
…  
                 F. Ales. Kasiani, në emër të një grupi shqiptarësh 
Urime  dhe  falënderime,  si  dhe  kërkesa  për  abonime  i  vijnë  Lorekios  nga  shumë  vende  dhe  shoqëri 
patriotike-kulturore në diasporë. E tillë është letra e dërguar nga Bukureshti, më 8 janar 1897, e cila thotë: 
I dashur bashkatdhetar Anselmo Lorekio. 
U bë kohë e gjatë që nuk shkëmbejmë letra me ju, por kjo nuk më ndali asnjë minutë që të lus Zotin 
t’ju japë shëndet dhe jetë të gjatë në të mirën e popullit tonë… 
Mora  vesh  që  dëshironi  të  botoni  “La  Nazione  Albanese”.  Para  çdo  gjëje,  është  kombësia  dhe 
flamuri shqiptar, pas së cilit punoni dhe veproni për të mirën e popullit. Ju lutem të më përfshini mua 
midis abonentëve tuaj dhe ju lutem të më shkruani kur do të ma nisni gazetën.
362
 
Ju përshëndes 
Pandeli J. Evongjeli  
President i Shoqërisë kulturore shqiptare “Dituria” 
Anselmo  Lorekioja  krijoi,  krahas  gazetës  ―La  Nazione  Albanese‖,  edhe  Shoqërinë  Kombëtare 
Shqiptare ose ―La Societa Nazionale Albanese‖ përmes së cilës kërkonte të përforconte punën për njohjen e 
çështjes kombëtare shqiptare. Rreth formimit të kësaj shoqërie kombëtare do të merrte një sërë letrash nga 
patriotë shqiptarë të kudondodhur në botë. Përmendim më poshtë letrën e ardhur nga Faik Konica: 
Bruksel, dhjetor 1896 
Zoti Anselmo Lorekio 
Ju dërgoj përgëzimet e mia së pari si shqiptar dhe si filolog për themelimin e Shoqërisë Kombëtare 
Shqiptare e cila do të ndihmojë në përhapjen jo vetëm të ideve kombëtare por dhe do të ndihmojë në 
nxitjen  e  dëshirës  për  studimet  shqiptare.  Në  çdo  rast  shqiptarët  e  Italisë  kanë  punuar  për  të 
                                                 
361
 Albania,Nr.5,1922,11 
362
 Albania,Nr.23,1922,26. 


 
76 
iluminuar  vëllezërit  e  tyre  përtej  Otrantos…  Dhe  nëse  Shqipëria  gëzon  sot  një  bazë  të  letërsisë  i 
detyrohet patjetër punës së shqiptarëve të Italisë.
363
 
Vlerësime  të tjera,  Anselmo  Lorekios i  vijnë edhe  nga  të tjerë  atdhetarë.  Përmendim  Prof.  Alberto 
Strotiko, i cili bën me dije si për krijimin e Kongreseve gjuhësore shqiptare dhe për rëndësinë e krijimit të 
Shoqërisë Kombëtare Shqiptare. Ai shprehet si më poshtë: 
U mbajt në Koriliano Kalabri, Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar më 1-4 tetor 1895. Në këtë Kongres 
morën pjesë përfaqësues nga të gjithë kolonitë në Itali. U hodhën edhe bazat e krijimit të një shoqërie 
kombëtare  shqiptare.  Zoti  Anselmo  Lorekio  është  shpirti  i  vërtetë  i  kësaj  shoqërie  së  cilës  i  është 
dedikuar me shpirt, duke bërë që të dëgjohet zëri dhe ndikimi shqiptare në Itali dhe jashtë saj,përmes 
artikujve që po publikon në gazeta të ndryshme.
364
 
Prof. Alberto Strotiko, Manuele Hoepli, Milano 1896 
Vlerësime dhe urime të tjera i vijnë Lorekios nga shqiptarë të vendosur në Kostandinopojë. Letra vijon 
si më poshtë: 
Kostandinopojë, 23 janar 1897 
Zoti Anselmo Lorekio 
Lajmi për krijimin e një shoqërie letrare shqiptare nën kryesinë tuaj na ka mbushur zemrën me gëzim 
dhe  shpresë.  Shumë  herë  kemi  pasur  rastin  të  ndryshonim  situatën  tonë,  por  prapë  sot  ekzistojnë 
qindra e mijëra zemra që rrahin për mëmëdheun. Janë pasardhësit e shqiptarëve që luftuan së bashku 
me  Skënderbeun  për  të  mbrojtur  atdheun  e  tyre  që  të  mos  binte  nën  pushtetin  e  të  huajve,  mes  të 
cilëve pasardhës të denjë të cilët, ndonëse jetuan prej kohe të gjatë në një vend të huaj,nuk reshtën së 
qeni shqiptarë në zemër e mendje dhe ruajtën gjuhën, traditat, veshjet, kanë ruajtur kujtimet e vendit 
të tyre të dashur dhe kanë rritur ndjenjën kombëtare. Midis vëllezërve përtej detit përmendim Dorsa, 
Kamarda,  De  Rada,  Lorekio.  Çdonjëri  prej  tyre  ka  vendosur  një  gur  në  themelet  e  rilindjes 
kombëtare shqiptare, emrat e të cilëve janë gdhendur në zemrat e çdo patrioti shqiptar. Por ajo që na 
gëzon më shumë është mendimi dhe shpresa për të pasur marrëdhënie më të afërta me vëllezërit tanë 
përtej  detit.  Ai  që  deri  më  sot  na  ka  mbajtur  të  ndarë  nga  njëri-tjetri  nuk  është  deti  Adriatik,  i  cili 
mund  të  kalohet  mjaft  lehtë  në  pak  orë  por  errësira  të  cilën  shqiptarët  ishin  zhytur  dhe  që  i  ka 
penguar ata të krijojnë lidhje me vëllezërit e tyre të mërguar, ekzistencën e të cilëve as që e dinin.
365
 
Gazeta “La Nazione Albanese”, 15 shkurt 1897 
Përgëzime  Lorekios  i  vijnë  dhe  nga  Shoqëria  ―Vëllazëria  shqiptare‖  e  Egjiptit,  me  falënderime  për 
botimin e ―La Nazione Albanese‖. Letra flet si më poshtë: 
                                                 
363
  Albania,Nr.23,1923, 16. 
364
  Po aty, 17. 
365
 Gazeta ―La Nazione Albanese” 15 shkurt 1897 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   51   52   53   54   55   56   57   58   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə