Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə57/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   102

 
79 
Në artikujt e botuar në numra të ndryshëm të gazetës, paraqiteshin të gjitha letrat e korrespondencat që 
i  vinin  Lorekios  përmes  së  cilave,  krahas  falënderimeve  e  vlerësimeve  për  punën,  shprehej  edhe  gjendja  e 
përgjithshme  në  të  cilën  gjendej  Shqipëria  dhe  Lëvizja  Kombëtare  Shqiptare.  Paraqitej  gjithashtu  situata 
ballkanike,  qëndrimet  e  fqinjëve  ndaj  çështjes  shqiptare.  I  tillë  ishte  artikulli  “Albanesi  e  Montenegrini” 
Pellagario (Katanzaro) i janarit 1900. Në këtë artikull, flitej për synimet e malazezëve për një marrëveshje 
me  shqiptarët,  gjë  e  cila  ishte  e  pamundur.  Në  një  ndër  rreshtat  e  artikullit  shkruhej:  ―Italianët  para 
bashkimit të tyre dhe pavarësisë, shpreheshin për austriakët, gjermanët apo kroatët: “Le të na kthejnë Alpet 
e  do  të  ribëhemi  vëllezër”.  Në  të  njëjtën  mënyrë  shqiptarët  iu  përgjigjën  malazezëve:  “Na  riktheni 
Podgoricën, Ulqinin, Tivarin, të cilat i morët padrejtësisht nga vendimet e Kongresit të Berlinit, dhe vetëm 
atëherë mund të gjejmë rrugën e një marrëveshje e më pas të bëhemi vëllezër”.”
373
. Duket qartë gjendja në 
të  cilën  gjendeshin  popujt  fqinjë,  ku  aleancat  e  bashkëpunimit  ishin  të  pamundura  mes  tyre  dhe  ekuilibri 
ballkanik ende ishte i lëkundur.  
Në artikuj të tjerë përmendim artikullin me titull ―Gli albanesi musulmani‖(Shqiptarët myslimanë) ku 
shkruhet  për  dëshirën  e  një  bashkimi  të  të  gjithë  shqiptarëve  pa  dallim  feje,  sepse  vetëm  kjo  mund  ta 
shpëtonte Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Por sërish në këtë artikull shprehet dhe qëndrimi i sulltanit dhe 
pashallarëve nga një telegram në tjetrin: ―Na befason qëndrimi për të ndaluar publikimin e gazetës. Dhe ne, 
u përgjigjemi vëllezërve tanë myslimanë, se nuk bëjmë gjë tjetër veçse publikojmë ngjarjet në Shqipëri ashtu 
siç  na  vijnë  përmes  telegrameve  tuaja.  Ngjarje  të  cilat  i  publikojmë  dhe  bëjmë  me  dije  dhe  popujt  e 
Evropës.”
374
 Në artikullin e publikuar në 15 janar 1900, në nr.1 të ―La Nazione Albanese‖, ―Ideja kombëtare 
shqiptare‖, vihet në dukje qëndrimi që mbanin bashkatdhetarët shqiptarë të kudondodhur rreth çështjes dhe 
idesë të bashkimit kombëtar. Në artikull, Lorekio shprehet: ―Letrat që kanë ardhur këto ditë me frekuencë të 
madhe nga qytete të ndryshme të mëmëdheut, nga Bukureshti, kolonitë në Itali, nga Kostandinopoja, Korfuzi, 
Egjipti, paraqesin qëndrimin dashamirës të vëllezërve tanë të kudondodhur dhe kjo është prova më e mirë e 
ecurisë  së  Lëvizjes  kombëtare,  pavarësisht  pengesave  të  hasura  herë  pas  here. ―La  Nazione  Albanese”  po 
përpiqet të punojë për të forcuar idenë e bashkimit kombëtar dhe njohjen e të drejtave të popullit tonë.”
375
 
Artikujt e njëpasnjëshëm në vite të ndryshme të botimit të gazetës ―La Nazione Albanese‖, vunë në dukje 
situatën ballkanike të kohës, njëkohësisht dhe pozitën e Fuqive të Mëdha dhe qëndrimin e tyre rreth çështjes 
shqiptare.  ―La  Nazione  Albanese‖,  e  cila  botohej  nën  moton  ―Përpara  Shqipëria‖,  mbrojti  të  drejtat 
kombëtare pa asnjë ndikim të huaj dhe u bë, në një kohë të shkurtër, gazeta më popullore e kohës, në të cilën 
u  shprehën  të  gjithë  shkrimtarët  shqiptarë.  Gazeta  diti  t`i  bëjë  ballë  dhe  t`i  rezistojë  çdo  sulmi  të  jashtëm. 
Vepra e Lorekios pati rëndësi, sepse lindi në një periudhë të vështirë për historinë politike të Shqipërisë dhe 
                                                 
373
  ―Albanesi e Montenegrini‖, La Nazione Albanese,Nr.4, 31 janar 1900,.3 
374
 ―Gli Albanesi muslimani‖, La Nazione Albanese,Nr.5,15 gusht 1900 
375
  ― L‘ Italia Nazionale Albanese‖,  La Nazione Albanese ,15 janar1900, 25 


 
80 
për ekuilibrat politikë evropianë të kohës. 
Çështja shqiptare ishte fusha e lojës mes interesave austro-
hungareze  dhe  italiane.  Në  një  gjendje  të  tillë,  Lorekioja  i  dha  vlerë  lëvizjes  intelektuale  arbëreshe  dhe 
gazetës të krijuar nga vetë ai, e cila ishte mjeti kryesor për të kthyer aspiratat kulturore në një projekt politik. 
Lidhur me qëndrimin e Austro-Hungarisë dhe Italisë rreth çështjes shqiptare, flet qartë artikulli ―L’equilibre 
Adriatique‖,  botuar  nga  Lorekio  në  15  gusht  1900,  viti  IV,  nr.II.  Në  këtë  artikull,  shprehet  qëndrimi  i 
publicistit  francez  Sharls  Luazo,  i  cili  e  sheh  të  përshtatshme  të  vërtetën  rreth  rëndësisë  së  Adriatikut  për 
Austro-Hungarinë. Zoti Luazo shkruan: ―Adriatiku është bërë për qeverinë austro-hungareze një pikë e një 
rëndësie të lartë politike dhe tregtare. Lufta për vendosjen e anijeve tregtare të Italisë dhe Austro-Hungarisë 
në Adriatik, vendosja e Austro-Hungarisë në koloninë e Otrantos, do të pengojë synimet politike italiane në 
Shqipëri. Për popullin shqiptar, kërcënimi lidhet me vetë ekzistencën e tij. Diplomacia evropiane vazhdon të 
mbajë sytë mbyllur për të mos parë luftën për ekzistencë kombëtare të popullit shqiptar”. Loiseau vazhdon 
në  të  njëjtin  artikull:  ―Populli  shqiptar  lufton  për  ekzistencën  e  tij  dhe  për  të  drejtat  për  të  qenë  pjesë  e 
qytetërimit evropian.
376
 Sot, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nuk e ul flamurin e tij. Dhe 
për këtë flamur, kufijtë me Serbinë, Malin e Zi e Bullgarinë janë të mbuluar me gjak, sërish për këtë flamur 
që  shqiptarët  e  Prizrenit  vazhdojnë  t’u  rezistojnë  trysnive  që  vijnë  nga  jashtë.  Qëndrimi  austriak  ndaj 
çështjes shqiptare do të vihet re dhe në artikuj të tjerë. Sipas njoftimeve që i vijnë Anselmo Lorekios përmes 
letrave e telegrameve, përmenden dhe pengesat që vinë nga zyrat postare austro-hungareze për të mos lejuar 
qarkullimin lirshëm të gazetës në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Në një ndër artikujt e botuar nga Lorekio 
në ―La Nazione Albanese‖, paraqitet pikërisht qëndrimi i Austro-Hungarisë. Pas 8 muajsh jetë, ―La Nazione 
Albanese‖  është  sekuestruar  nga  zyrat  postare  austro-hungareze  të  San  Giovani  Medua,  e  cila  ka  kthyer 
mbrapsht  kopje  të  15  gushtit  1897  të  drejtuara  për  në  Shkodër.  Të  njëjtën  gjë  ka  bërë  dhe  zyra  postare  e 
Janinës, me ndryshimin e vetëm që kjo e fundit, të paktën, nuk e ka stampuar pakon e gazetave me fjalën ―Të 
ndaluara‖. Anselmo Lorekio përgjigjet rreth kësaj ngjarje duke deklaruar në një artikull pasues:  
Ideja  e  madhe  kombëtare  shqiptare  do  të  triumfojë  dhe  udhëtimin  e  saj  nuk  do  ta  ndërpresin  dot 
zyrat  postare  dhe  intrigat  e  të  huajve.  Shqiponja  krenare  e  Gjergj  Kastriot  Skënderbeut  do  të 
rimarrë fluturimin e saj dhe ne të gjithë, myslimanë e të krishterë, duhet të jemi një për të luftuar për 
atdheun.
377
 
 
 
 
 
 
“La Nazione Albanese” 15 shtator 1897 
Në 1900, veprimtaria e Lorekios dhe e ―La Nazione Albanese‖ do të vazhdonte, pavarësisht pengesave, 
të forcohej më tepër, duke bërë që, në 1904, të gëzonte disa numra dhe artikuj të shumtë. Vitet 1900-1911, 
paraqesin momente kyçe për fatin e Shqipërisë. Zëri i Lorekios dhe i ―La Nazione Albanese‖ bënte thirrje në 
favor  të  krijimit  të  një  shteti  shqiptar.  Aktiviteti  i  Lorekios  në  këto  vite  ishte  i  fuqishëm,  i  shoqëruar  me 
                                                 
376
  ‗L‘equlibre Adriatique‖,La Nazione Albanese, Nr.11,15 gusht,1900, .5 
377
  Albania, Nr.11,1923,.51 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə