Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə59/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   102

 
83 
KREU IV 
 
ASPEKTE TË LËVIZJES ARSIMORE DHE KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHEVE 
 
4.1 Kolegji arsimor Shën Adriani në Shën Benedhit (S. Benedeto Ullano)  
 
Arbëreshët  e  Italisë,  të  shpërngulur  në  Gadishullin  Apenin  para  dhe  pas  vdekjes  së  heroit  tonë 
kombëtar, Skënderbeut, kanë arritur të ruajnë gjënë më të çmuar si trashëgiminë më të shenjtë të të parëve 
tanë,  gjuhën  amtare.  Në  kolonitë  arbëreshe  të  vendosura  në  të  gjithë  Italinë  e  Jugut,  dolën  mjaft  njerëz  të 
kulturuar,  studiues  dhe  lëvrues  të  gjuhës  shqipe,  të  cilët,  me  veprat  e  tyre  letrare,  i  kanë  dhënë  popullit 
arbëresh ushqim mendor dhe shpirtëror. Midis shkrimtarëve shqiptarë, nuk kanë munguar dhe përpjekjet për 
të  hapur  shkolla  të  arsimit  shqip,  me  qëllim  që  të  ruajnë  gjuhën,  zakonet,  doket  e  të  parëve.
383
  Lëvizja 
kombëtare  letraro-kulturore  dhe  arsimore  e  arbëreshëve  do  të  ndihmonte  në  forcimin  e  kauzës  kombëtare. 
Fillimi i shekullit XX shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare të italo-shqiptarëve. Në këto lëvizje, dhanë 
kontributin e tyre kolonitë arbëreshe në rajone të ndryshme si në Sicili, Napoli, Kalabri, etj.
384
 Këto koloni 
shfaqën  ndjeshmëri  të  madhe  për  të  ardhmen  e  vendit  të  tyre.  Të  shqetësuar  për  të  ardhmen  e  vendit  dhe 
pjesëmarrës aktivë në lëvizjet për autonomi dhe pavarësi të Shqipërisë, ishin shkrimtarë të shquar arbëreshë, 
njëkohësisht  dhe  burra  shteti  si  Françesko  Krispi.  Kontributi  i  atdhetarëve  arbëreshë  dhe  lufta  e  tyre  në 
mbrojte të çështjes shqiptare u shpreh përmes veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve. 
Arbëreshët e Italisë luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, hapjen e shkollave shqipe dhe lëvrimin 
e  gjuhës  amtare.  Zhvillimi  arsimor  është  i  lidhur  gjithmonë  me  luftën  e  tyre  për  t‘u  afirmuar  si  etnitet 
kulturor dhe për t‘i bërë ballë asimilimit nga kultura italiane që i rrethonte. Arbëreshët e Italisë kanë tradita 
të mira në historinë e arsimit kombëtar, të shkollës shqipe, të mendimit pedagogjik shqiptar.
385
 Një vlerë të 
padiskutueshme  në  arsimimin  e  të  rinjve arbëreshë, duke  u  kthyer  në  vatra  kulturore,  ka  dhënë  hapja  e  dy 
kolegjeve  arbëreshe,  institucione  mësimore  që  u  çelën  në  gjysmën  e  parë  të  shekullit  XVIII  në  Sicili  dhe 
Kalabri.
386
  Ato  përbëjnë  një  pjesë  të  rëndësishme  të  kulturës  së  arbëreshëve  të  Italisë.  Arbëreshët,  përmes 
hapjes  së  institucioneve  arsimore  të  rëndësishme,  që  u  bënë  më  pas  dhe  vatra  kulturore,  u  siguruan 
komuniteteve  arbëreshe  në  Itali  një  zhvillim  arsimor  dhe  kulturor.  Njëkohësisht,  hapja  e  institucioneve 
arsimore si Kolegji i Shën Adrianit në Kalabri, Seminari arbëresh i Palermos,
387
 apo kolegji në Sicili, krijuan 
mundësinë e përgatitjes arsimore të shumë intelektualëve fetarë e laikë të kohës, por dhanë edhe kontribut 
                                                 
383
   A. Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve,...9 
384
   Nikollë Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, (Tiranë 2011), 4 
385
   Shih: ―Revista pedagogjike‖, nr. 3, 1977, 116 
386
   Shih: ―Revista pedagogjike‖, nr. 2, 1974, 134 
387
   Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, 42 


 
84 
me rëndësi për luftërat e bashkimit të Italisë, Rilindjes dhe kërkesave liridashëse e përparimtare të shoqërisë 
italiane  brenda së cilës jetonin arbëreshët.
388
  Letërkëmbimet  e  kohës  mes  atdhetarëve  të  ndryshëm,  ndër  të 
cilët dhe Dora d‘Istria, krahas të tjerave nxjerrin në pah përpjekjet e arbëreshëve të Kalabrisë dhe Sicilisë për 
rimëkëmbjen  e  Shqipërisë.  Lëvizjet  kulturore-arsimore,  d‘Istria  i  shihte  si  pjesë  përbërëse  e  lëvizjes 
kombëtare  shqiptare.  Në  vitet  ‗60  të  shekullit  XIX  ishin  krijuar  kushtet  për  një  lëvizje  të  organizuar  për 
mbarëvajtjen e arsimit dhe të diturisë. Kjo ishte kërkesë e domosdoshme e kohës, për të forcuar dhe nxitur 
masat popullore shqiptare në nisjen e luftës së përbashkët për mbrojtjen e çlirimin e atdheut. Në këtë luftë, 
nuk mungoi dhe nuk mund të mohohet kontributi i arbëreshëve ndaj vëllezërve të tyre të mëmëdheut përtej 
Adriatikut. Nga fillimi i vitit 1867, intelektualë arbëreshë si Jeronim De Rada, Dhimitër Kamarda, Vinçens 
Dorsa,  etj.,  morën  nismën  të  parashtronin  në  parlamentin  italian  një  kërkesë  për  futjen  e  gjuhës  shqipe  në 
programin  e  shkollave  dhe  institucioneve  arsimore.  Ishte  koha  kur  organet  drejtuese  arsimore  dhe  kisha 
katolike  italiane  kishin  filluar  të  vinin  dorë  në  institucionet  arbëreshe  dhe  përpiqeshin  t‘i  kthenin  ato  në 
qendra  për  shkombëtarizimin  e  popullsisë  arbëreshe.  Për  këtë  arsye,  intelektualë  dhe  patriotë  arbëreshë 
kërkonin  njohjen  e  të  drejtave  të  tyre,  sidomos  për  njohjen  dhe  përhapjen  e  gjuhës  shqipe,  si  dhe  për 
gjallërimin  e  jetës  në  kolegjet  arbëreshe.
389
  Dora  d‘Istria,  përmes  letrave,  dëshmonte  vlerën  e  atdhetarëve 
arbëreshë  në  rilindjen  e  popullit  shqiptar  dhe  bënte  çmos  për  kthimin  e  kolegjeve  në  vatra  arsimore 
kombëtare shqiptare. Në një nga letrat e saj shkruante: “Shqiptarët e Italisë së Jugut, nga vetë pozita e tyre, 
nga patriotizmi i tyre i patundur, janë pikërisht ata që do të bëjnë të rilindë një popull që ka pasur fatkeqësi 
në  shekuj  me  radhë”.
390
  Nevojën  e  zhvillimit  të  arsimit,  Jeronim  De  Rada,  një  tjetër  atdhetar  shqiptar,  e 
konkretizon me themelimin e shoqërive patriotike në qendra të ndryshme, me daljen e revistave dhe gazetave 
dhe me botimin e disa veprave, gjë të cilën e konsideron zgjim kombëtar me shumë dobi për të ardhmen e 
tërë popullin shqiptar.
391
 Poeti ynë De Rada thotë se, në vitin 1736, për herë të parë, filloi të shkruhej gjuha 
shqipe. Kësisoj, për arbëreshët filloi një epokë e re e arsimit kombëtar dhe një epokë e re e gjuhës shqipe. Në 
gjysmën  e  dytë  të  shekullit  XVIII,  u  ngritën  dy  institucione  arsimore  që  mbushën  zbrazëtinë  e  jetës 
shpirtërore të arbëreshëve. Arbëreshët kërkonin t`i arsimonin bijtë e tyre me një kulturë të pasur, që të mos 
mbeteshin  prapa  vendasve  në  arsim  dhe  qytetërim.  Kultura  arbëreshe  ndjehej  e  kërcënuar  nga  fushata  e 
kishës katolike të Italisë së Jugut kundër ritit bizantin që ndiqej nga komunitetet arbëreshe.  
Një kthesë vendimtare në historinë fetare-politike-kulturore dhe civile të arbëreshëve të Italisë shënoi 
themelimi i dy qendrave arsimore, Kolegji Korsini në Shën Benedhit (S.benedeto Ullano) ose Shën Adriani 
në Kalabri, si dhe Seminari arbëresh i Palermos në Sicili. Këto masa shërbyen për ruajtjen e traditës kishtare 
bizantine  ndër  arbëreshët  e  Italisë.  Në  fakt,  këto  dy  shkolla,  krahas  ndihmës  për  ruajtjen  e  ritit  bizantin,  u 
                                                 
388
   Revista ―Nëntori” nr. 3, 1983, f. 187.  
389
   Ahmet Kondo, ‗Dora d”Istria për çështjen kombëtare shqiptare‖…, 29 
390
   Letër e Dora d‘Istrias, Livorno, 15 tetor 1868 
391
   Muhamed Hysaj, Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën“Flamuri i Arbrit”Jehona, Shkup,nr.6,1968, 38 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə