Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə67/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   102

 
99 
të çështjes tuaj...
449
Në gazetat e Napolit dhe Romës janë botuar vendimet e kongresit...  
 
 
 
 
 
Anselmo Lorekio 
Më 1 tetor të 1895, shkruante Anselmo Lorekio në nr. 16 të vitit XVII të gazetës së tij ―La Nazione 
Albanese‖,  ishte  përuruar  në  Koriliano,  Kongresi  I  gjuhësor  shqiptar,  konceptim  sublim  i  bashkimit  nga 
prijësi  i  ne  të  gjithëve,  Jeronim  De  Rada.  Nga  ky  kongres  i  parë  gjuhësor  lindi  ―Shoqata  Kombëtare 
Shqiptare‖ dhe nga kjo shoqatë doli dokumenti i mëposhtëm: 
Shoqata Kombëtare Shqiptare në Itali 
“Në Itali jemi 200 000 shqiptarë, shpërndarë në tokat pjellore të Sicilisë dhe në provinca të tjera të 
Italisë së Jugut. Kolonitë tona, për rreth 4 shekuj, jetojnë këtu një jetë të qetë. Etërit tanë mërgimtarë, 
të  varfër,  të  lënë  pas  dore  nga  atdheu  i  tyre,  u  pritën  nga  kjo  Itali  e  shenjtë,  kur  gjithë  të  tjerët  i 
përzunë  e  i  mbanin  me  dyshime  dhe  pse  ata  ditën  t`i  bënin  ballë  islamizmit,  i  cili  kërcënonte 
qytetërimin perëndimor. E, që nga kjo kohë, ndihemi krenarë që jemi qytetarë të këtij atdheu të dytë. 
Ne flasim po atë gjuhë që flasin dhe vëllezërit tanë matanë Adriatikut, atë gjuhë që flisnin pellazgët e 
shenjtë... Flasim të njëjtën gjuhë, por ata e shkruajnë në një mënyrë dhe ata pak të ditur që ndodhen 
mes nesh shkruajnë në një mënyrë tjetër. Ne flasim të njëjtën gjuhë si vëllezërit tanë përtej Adriatikut, 
një  gjuhë  e  folur  prej  hyjnorëve  pellazgë...  Që,  për  të  njohur  kujtesën  e  madhështisë  tonë...  është  e 
domosdoshme  që  të  merremi  vesh  me  njëri-  tjetrin  me  anë  të  shkrimit.  Për  këtë  qëllim,  formuan 
Shoqërinë  Kombëtare  Shqiptare  dhe  këtij  qëllimi  i  shërbejmë  vazhdimisht  dhe  ekskluzivisht...  Ne  i 
kërkojmë  kësaj  Italie  të  fuqishme  e  të  lavdishme,i  kërkojmë  nderin  e  besnikërisë  të  Fuqive  të  botës 
civile  që  të  respektojë  dhe  për  Shqipërinë  principet  e  kombësisë  që  janë  themel  i  shteti  modern... 
Shqipëria  duhet  të  jetë  e  lirë  dhe  padrone  e  fateve  të  saj.  Dhe,  nëse  rastësisht,  ekuilibri  evropian, 
gjithmonë  në  rrezik  për  sa  kohë  nuk  është  stabilizuar  në  bazën  e  kombësisë,  kërkon  që  Shqipëria  të 
mos mbesë e pavarur, ne me plot gojën guxojmë të pohojmë që vetëm Italia jonë, atdheu ynë i dytë, pa 
asnjë interes dhe pa kursyer, mund t`i pretendojë këto të drejta dhe zemrat e vëllezërve tanë matanë 
Adriatikut, edhe këtu, rrahin në union me zemrat tona.
450
 
 
 
 
 
 
Presidenti i delegatëve,   Anselmo Lorekio 
 
Shumë  proklamata  të  tjera,  thirrje,  manifestime  ndikuan  në  forcimin  e  ndjenjës  kombëtare  dhe  në 
njohjen  e  çështjes  shqiptare  në  arenën  ndërkombëtare.  Krahas  tyre,  ndihmuan  dhe  revistat  e  kohës  si  dhe 
kongreset e seminaret. Një tjetër dokument që vërteton mbajtjen e kongresit parë gjuhësor dhe vendimet e tij 
është dokumenti i mëposhtëm e nënshkruar nga Anselmo Lorekio. Nga kjo lëvizje e organizuar mirë dhe e 
pandërprerë pro Shqipërisë, lindi në prill të 1900, Komiteti Kombëtar Shqiptar me qendër në Romë.  
                                                 
449
   ASHQ,F.24,D.54/4,F149-150 
450
  La Nazione Albaneze, Nr.16,V.,XVII, 1 tetor 1895 


 
100 
Me  t`u themeluar,  u  bëri  thirrjen  e  mëposhtme  vëllezërve  matanë  Adriatikut. Ky  dokument  ka  një  vlerë të 
madhe si dokument historik. Thirrja vijon si më poshtë: 
Vëllezërve të Shqipërisë 
Që nga koha kur të parët tanë së bashku me heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu... u detyruan 
të largohen nga vendi tyre u vendosën në tokën e shenjtë Italiane, duke gëzuar të gjithë të drejtat 
të një populli civil dhe jemi krenarë që jemi qytetarë të këtij atdheu të dytë. Ndonëse kanë kaluar 
4  shekuj,  ne  flasim  gjithmonë  gjuhën  tonë,  që  është  gjuha  e  folur  nga  pellazgët,  kemi  të  njëjtat 
zakone përdorim të njëjtat veshje... Jemi krenarë për kombin tonë... dhe në rastet më të shpeshta 
jemi shfaqur të denjë të jemi bij të Shqipërisë, sepse në një ditë të shënuar si ajo e pavarësisë së 
Italisë Xhuzepe Garibaldi shpalli shqiptarët “Heronj që janë dalluar në luftërat kundër tiranive”. 
Me zemër te ju, kemi krijuar në Itali Shoqërinë Kombëtare Shqiptare në krye Jeronim De Radën i 
cili për gjashtëdhjetë vjet ka punuar për ecurinë  e revistës “Flamuri i Arbrit” duke mbështetur 
një  luftë  titanike  për  të  afirmuar  përpara  të  huajve  kombësinë  tonë.  Qëllimi  ynë  është  të 
sigurojmë:  
a)
 
Bërthamën e alfabetit shqiptar 
b)
 
Hartimin e një fjalori  
c)
 
Themelimin e një reviste letrare italo-shqiptare 
d)
 
Hapjen e lidhjeve me atdheun amë
451
 
Juve  gjithmonë  krenarë  në  aspiratën  që  kemi  të  përbashkët,  përherë  rebelë  shpirtmëdhenj,  të 
shtrënguar nga poshtërsia e të huaj: juve diplomacia plakë, komplotuese në dëmet e kombit tonë 
dhe një regjim që në obskurantizëm do të ngulmojë të fshehë frikën e tij, ju ndalojmë përdorimin e 
mjeteve  ku  të  reklamojmë  drejtpërsëdrejti  të  drejtat  e  shenjta  që  na  takojnë,  iu  janë  mohuar 
shkollat  kombëtare  dhe  kisha:  dhe  e  kundërta  kishat  dhe  shkollat  e  huaja  shumohen  të  pa 
shqetësuara e të mbrojtura dhe i bëjnë kasaphanë të turpshme popullit shqiptar.  
Ndërsa  ne  të  kolonive  në  Itali  jetojmë  në  një  vend  të  lirë,  të  gjallëruar  nën  dijet  e  shkëlqyer  të 
kësaj lirie, edhe ne e kemi kombinuar me veprën tonë që ta fitojmë këtë tokë latine që na është e 
çmuar dhe e dashur si atdhe i dytë, për ne ka qenë më e lehtë që në emër të shkollës kombëtare 
dhe harmonisë fetare të ngremë flamurin e shenjtë të lirisë dhe të pavarësisë të Shqipërisë. ....  
Që  nga  fillimi  i  aktivitetit,  Shoqëria  Kombëtare  Shqiptare  u  gjend  përballë  një  propagande  të 
turpshme  dhe  ogurzezë  që  të  huajt  e  Shqipërisë  ushtronin  për  interesa  tërësisht  politike,  të 
zgjidhura  me  sulme  të  hapura  e  të  vazhdueshme  kundër  të  drejtave  tona  kombëtare. 
....Themeluam  të  parën  gazetën  “Kombi  shqiptar”  që  prej  katër  vitesh  është  organi  i  vetëm 
                                                 
451
   ASHQ, F.6.D.3.Nr.1 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə