Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə75/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   102

 
115 
revolucionare, Italia e kohërave të Garibaldit, po shndërrohet përfundimisht para syve tanë në një Itali që 
shtyp  popuj  të  tjerë‖.
507
  Krispi  dhe  politika  e  tij  përfaqësojnë  pikërisht  këtë  imperializëm.  Krispi,  i  cili 
frymëzohej  nga  Franca,  synonte  që  politika  e  tij  në  vitet  1870  ta  shndërronte  Italinë  në  fuqi  të  madhe 
koloniale.  
Krispi synonte të vendoste në Shqipëri një protektorat italian dhe të lejonte autonominë administrative 
të saj. Një politikë e tillë do të siguronte pozicion të favorshëm për planet e tij pushtuese në Ballkan dhe do 
eliminonte  ndikimin  e  madh  austriak  në  Adriatik.  Me  këtë  politikë  që  po  ndiqte  Krispi  ndaj  Shqipërisë, 
zgjidhja e çështjes shqiptare po ngelte enigmë. Shpresat e shqiptarëve te Krispi u kthyen në iluzion. Çështja 
shqiptare u la mënjanë dhe, në plan të parë, u vunë interesat italiane. Politika e Krispit pro Italisë dukej qartë 
dhe në faktin se, edhe në rastin e vetëm ku Krispi përmendi ―pavarësinë‖ e Shqipërisë, ishte për të fshehur 
qëllimet e shtetit italian. Me politikën pro italiane, Krispi binte ndesh me interesat e shqiptarëve dhe të vetë 
Austrisë,  e  cila  nuk  mund  të  lejonte  rritje  të  ndikimit  italian  në  Adriatik.  Nga  ana  tjetër,  ajo  ishe  kundra 
vendosjes të autonomisë në Shqipëri, sepse këtë e shihte si mënyrë për të rritur ndjenjat e nacionalizmit. Ky 
fakt konfirmohet nga Pietro Kiara. Sipas tij, ―Austria nuk i kishte humbur shpresat të shtrinte zotërimet e saj 
në portet e bregdetit tëe mrekullueshëm shqiptar dhe në detin Egje, deri në Selanik. Austria nuk e shihte me 
sy  të  mirë  rizgjimin  e  ndjenjave  të  nacionalizmit,  dhe  aq  më  pak  prirjen  për  vendosjen  e  autonomisë  ‖.
508
 
Prirja imperialiste e politikës italiane binte ndesh me interesat austriake në Shqipëri, përplasje e cila forcoi 
rivalitetin  dypalësh.  Rivaliteti  austro-italian  po  forcohej  si  rezultat  i  përplasjeve  të  interesave.  Ky  fakt 
dëshmohet dhe nga letërkëmbimet e kohës mes Jeronim De Radës dhe Agostin Danusos. Ky i fundit, gazetar 
pranë konsullatës italiane në Shkodër, i shkruan De Radës më 12 nëntor 1881: 
“Pas udhëtimit të gjatë në Dalmaci, Bosnje, Hercegovinë, jam kthyer pas disa javësh në Shqipëri. Në 
tokën  e  shkretë,  nënë  e  sa  heronjve,  sot  gjendet  në  rrezik  të  bjerë  në  duart  e  qeverisë  austro-
hungareze.  Ky  qëllimi  tyre  është  rrezik  për  Shqipërinë.  Intrigat  e  Austro-Hungarisë  po  përpiqen  të 
bindin malësorët e Shqipërisë për të pranuar idenë e aneksimit në këmbim të autonomisë. Me hyrjen e 
Austro-Hungarisë në Shqipëri, tokat shqiptare do të ndahen mes Malit të Zi dhe Greqisë. Mali i Zi do 
të  marrë  Shkodrën  kurse  Greqia  do  të  mbërrijë  deri  në  Gjirokastër.  Kështu  Austria,  Mali  i  Zi  dhe 
Greqia, do të bëjnë që të harrohen gjuha dhe traditat e shqiptarëve. Austria do të ndjehej e lehtësuar 
sepse do të shkëpuste edhe lidhjet e Italisë me lindjen. Me anë të shtypit, kam vënë në dukje këtë rrezik 
që  e  cenon  Italinë.  Por  fuqitë  e  mia  nuk  mjaftojnë  prandaj  u  drejtohem  të  gjithë  atyre  që  e  kanë  në 
dorë këtë vend.‖
509
 
                                                 
507
   ―Francesco Crispi e l’Albania”, ....9. 
508
   Chiara, L`Epiro gli Albanezi e la Lega” , 57. 
509
   AQSH,F.24,D.Nr.54/4, f.41 


 
116 
Kjo  përplasje  dypalëshe  binte  në  kundërshtim  me  projektet  e  shqiptarëve  për  sigurimin  e  pavarësisë 
nga Turqia. Mesa duket, Shqipëria tashmë rrezikohej të binte nga sundimi osman nën sundimin italian apo 
austriak. Po a mundi Françesko Krispi të realizonte projektin e tij pushtues në Ballkan? Si qëndronte raporti 
me  Shqipërinë?  Françesko  Krispi  ishte  nismëtari  i  politikës  italiane  ne  Shqipëri.  Një  politikë  e  tillë  binte 
ndesh me interesat shqiptare të cilët i kundërshtuan projektet italiane të Krispit. Nga ana tjetër siç thekson 
Antonio Gramshi: “Imperializmi i Krispit ishte fjalëmadh, oratorik, pa baza ekonomiko  – financiare. Italia 
jo  vetëm  që  nuk  kishte  kapitalet  e  saj  për të  eksportuar,  por  detyrohej  të  importonte  kapitale të  huaja  për 
nevojat  e  saj  urgjente‖.  Antonio  Gramshi  jep  konfirmim  se  situata  financiare  e  Italisë  qe  e  rëndë  dhe  kjo 
bëhej pengesë për realizimin e politikës imperialiste të Krispit. Nga ana tjetër edhe brenda qarqeve Italiane 
kishte kundërshtime për ndërmarrjen e një politike pushtuese kaq të shpejtë në Ballkan.  
Këto kundërshtime lidheshin me faktin se Italia ishte tepër e dobët ekonomikisht dhe politikisht. Sipas 
të djathtëve, Italia duhet të kishte një periudhë paqeje dhe sigurimi për të rimarrë forcat. Me pak fjalë, nuk qe 
gati për të ndërmarrë një fushatë të tillë në Ballkan. Politika e Krispit dështoi, e megjithatë Italia nuk hoqi 
dorë  aq  lehtë  nga  planet  e  saj  në  Ballkan  e,  kryesisht,  në  Shqipëri.  Në  vitet  në  vazhdim,  Italia  përforcoi 
strategjitë  e  saj  për  sigurimin  e  protektoratit  në  Shqipëri.  Nga  ana  tjetër,  kjo  politikë  e  tij  vërtet  që  do  të 
favorizonte Italinë, por sigurimi i autonomisë nga Shqipëria e ndihmuar nga pala italiane, do të ishte një hap 
i mirë për të siguruar një shkëputje nga Perandoria Osmane dhe do t‘i hapte rrugë sigurimit të pavarësisë. 
Krispi, për të siguruar mbështetje për politikën e tij pushtuese, mbajti hapur shumë shkolla italiane. Përhapja 
e  arsimit  në  gjuhën  italiane  tek  të  rinjtë  do  bënte  që  të  siguronte  pikë  më  shumë  në  politikën  e  tij  ndaj 
Shqipërisë. Krispi dha kontribut në përhapjen e arsimit italian por njëkohësisht nuk duhet harruar roli i tij në 
përhapjen  e  gjuhës  shqipe  në  mjaft  shkolla  apo  institute  italiane.  Vetë  Krispi,  në  gazetën  e  Sicilisë  të  18 
janarit  1898,  shprehte  shpresën  që  sa  më  shpejt  Shqipëria  të  shkundte  ndikimin  mysliman  dhe  këshillonte 
nxënësit  në  mënyrë  të  veçantë  të  studionin  gjuhën  dhe  letërsinë  shqipe,  duke  premtuar  se  qeveria  do  të 
ngrinte një Katedër në Institutin Lindor të Napolit. 
510
 Gjithashtu Krispi nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare
që  e  deklaronte  në  mënyrë  të  qartë  sa  herë  i  jepej  rasti.  Krispi  mbështeti  dhe  hapjen  e  Kongresit  të  parë 
gjuhësor  shqiptar  të  mbajtur  në  Kalabri.  Në  funksionin  e  ministrit  të  Mbretërisë  Italiane,  i  dërgoi  një 
telegram  përgëzimi  kongresit.
511
  Këto  fakte  tregojnë  se  Krispi  nuk  ishte  totalisht  i  shkëputur  nga  politika 
proshqiptare. Megjithatë, Françesko Krispi ndoqi një politikë në favor të imperializmit italian në Shqipëri, i 
kushtëzuar ndoshta dhe nga rrethanat, ndërsa kontributi i tij në favor të çështjes Shqiptare nuk qe ai që pritej. 
Krispi është lakuar shumë dhe në lidhje me figurën e tij ka mendime shpesh kontradiktore. Për Italinë, Krispi 
ka qenë një njeri i madh, për rolin në politikën italiane është vlerësuar shumë. Madje deputeti italian D`Arco 
i është drejtuar një herë  në parlament: ―Krispi, ti je shumë i madh për Italinë.” Kjo tregon respektin e fituar 
                                                 
510
   Lorecchio “Francesco Crispi”, 44 
511
   Po aty, 45 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə