Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə66/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   102

 
97 
shkruan De Radës: ―Kam marrë një letër nga Krispi. Jam e lumtur që kam marrë një letër nga Krispi dhe po 
ju  dërgoj  një  sonet  për  ta  korrigjuar.  Shpresoj  që  në  mbledhjen  e  kongresit  gjuhësor  shqiptar  të  përfitojë 
kauza  patriotike  shqiptare
442
.    Një  letër  tjetër,  që  përbën  rëndësi  për  studimin,  është  ajo  e  L.  G.  Simone 
dërguar De Radës më 29.09.1892. Letra thotë:  
Në letrën tënde të datës 12, më shkruaje të japim mundësinë për të shkruar ndonjë gjë në “Flamuri i 
Arbrit”  dhe  të  njihje  idetë  e  mia  dhe  mbi  nevojën  që  Italia  t’i  japë  një  shtysë  kulturës  dhe  gjuhës 
shqipe…. Tani e mora vesh se kongresi gjuhësor do të mbahet në 1 tetor dhe do të flitet për dashurinë 
që ushqej për gjithçka që i përket Shqipërisë. Nga koha e shkurtër dhe impenjime të tjera nuk do mund 
të marr pjesë, por i shtyrë nga dashuria që ndjej për ju, vëllezërit tanë përtej Adriatikut, do të çoj një 
telegram për t’iu lutur që të më përfaqësosh. Po i dërgoj kongresit letrën time mbi studimet e bëra për 
shqiptarizmin.
443
 
Në  këtë  letër  del  qartë  se  kongresi  u  mbajt  në  1885  dhe  njëkohësisht  vendosi  hapjen  e  një  katedre 
shqipe.  Një  tjetër  letër  që  dëshmon  mbajtjen  e  kongresit  gjuhësor  është  ajo  e  De  Radës  dërguar  profesor 
Romelit në 18 tetor 1899. Në këtë letër, De Rada përshëndet Profesor Romelin dhe i lutet atij që, deri ditën e 
nesërme, të kthejë Rapsoditë. Njëkohësisht, i flet se Kongresi gjuhësor ka propozuar ngritjen e një Katedre të 
gjuhës shqipe. I tregon se i nderuari Boçeli ka ndërmjetësuar për transferimin e De Radës vitin e ardhshëm 
në shkollën San Demetrio në kolegjin Oriental të Napolit. Në fund të letrës, De Rada, mësues i gjuhës shqipe 
për llogari të shtetit në San Demetrio Korone,
444
 i lutet shkëlqesisë së tij të urdhërojë dërgimin e mandatit të 
shpërblimit  të  tij  mujor.  Letër  tjetër  që  dëshmon  se  arbëreshët  e  dëshironin  hapjen  e  shkollave  shqipe  dhe 
mbajtjen e kongreseve gjuhësore, është dhe ajo dërguar Jeronim De Radës nga një shkrues anonim nga Piana 
Dei Greçi, 9 mars 1899. Shkruesi informon De Radën rreth lokaliteteve të krahinës së Puljes të cilat janë të 
banuar nga shqiptarë (arbëreshë). Vetë këta arbëreshë kanë kërkuar të mbahet kongresi. Prandaj De Rada të 
bëjë  çmos  që  të  mbahet  në  muajin  maj  dhe  të  diskutohen  çështje  me  rëndësi  për  shqiptarët.
445
  Dërguesi  i 
kësaj  letre  kërkon  që  De  Rada  t`i  dërgojë  një  kopje  të  gazetës  ku  ka  ndërmend  të  botojë  thirrje  dhe 
manifestime për çështjen shqiptare. Një tjetër letër dërguar nga De Rada priftit Gerardo Konforti në Napoli, 
më 19 korrik 1895, tregon për themelimin e kongresit. Në letër, De Rada i shkruan atij me qëllim që të vërë 
shpalljen që kongresi do të mbahet në Koriliano Kalabro. Ky kongres, trajtoi dy linja të ndryshme: gjuhësore 
dhe politike. De Rada ishte ndër të parët që parashtroi idenë e krijimit të një alfabeti dhe i pari që dërgoi në 
Shqipëri  propozimin  për  alfabetin  e  tij,  ndonëse  ky  propozim  nuk  u  prit  mirë  nga  pala  shqiptare  dhe  pati 
kundërshtime nga Porta e Lartë.  
                                                 
442
  AQSH,F.24,D.54/4,f.210-211 
443
  AQSH,f.24,D.54/1,f.13 
444
  ASHQ,F.24,D.53,f. 21 
445
  ASHQ,F.24 D54/11 
 
 


 
98 
Rezultat i këtij kongresi, krahas diskutimit për një alfabet të unifikuar, ishte dhe krijimi i një Shoqërie 
Kombëtare  Shqiptare.  U  krijua  ―Societa  Nazionale  Albanese‖  me  qendër  në  San  Demetrio  Korone,  e  cila 
mes  objektivave  të  saj,  krahas  afrimit  mes  kolonive  të  ndryshme  të  Italisë,  synonte  edhe  nisjen  e 
marrëdhënieve  në  shkallë  të  gjerë  me  mëmëdheun.  Kongresi  gjuhësor  shqiptar,  krahas  problematikave  të 
ndryshme  të  trajtuara,  miratoi  një  program  për  zhvillimin  e  kulturës  dhe  letërsisë  në  diasporën  arbëreshe. 
Midis  të  tjerave,  propozoi  dhe  botimin  e  një  e  gazete  ku  do  të  trajtoheshin  çështje  të  ndryshme.  Krijimi  i 
shoqërisë  shqiptare  dhe  kongresit  të  parë  gjuhësor  vërtetohet  nga  letërkëmbimet  e  kohës  të  cilat  Lorekio  i 
botoi në të përkohshmen ―La Nazione Albanese‖. Një letër e tillë është ajo dërguar nga profesorët e letërsisë 
shqipe Alberto Stratiko, Manuel Hoepli nga Milano në vitin 1896. Letra vijon si më poshtë:  
 
U mbajt në 1-4 tetor 1895 në Koriliano Kalabro, Kongresi i parë gjuhësor shqiptar. Pjesëmarrësit në 
të  ishin  të  shumtë  dhe  ishin  paraqitur  gati  të  gjitha  kolonitë  shqiptare.  Ishin  hedhur  bazat  e  një 
Shoqërie  Kombëtare  Shqiptare...  Zoti  Anselmo  Lorekio  është  shpirti  i  kësaj  shoqërie  të  re  të  cilës  i 
është përkushtuar me entuziazmin rinor, duke bërë që të dëgjohet zëri i ndikimit të kësaj shoqërie në 
Itali dhe jashtë saj përmes artikujve të botuar në gazeta të ndryshme të kohës…‖
446
 
 
 
 
 
 
 
 
Prof. Alberto Stratiko, Manuele Hoepli,  
Milano,1896 
Një  vit  më  vonë,  më  1896,  nis  të  botohet  e  përkohshmja  ―Illi  Arbëreshëve‖,  drejtuar  nga  Antonio 
Argondixa, njeri me kulturë të gjerë, poet dhe filolog i zellshëm. 
447
 Botimi i gazetës zgjati deri në shkurt të 
vitit  të  mëpasshëm  me  vetëm  katër  numra  për  shkak  të  mungesës  së  fondeve.
448
  Në  letërkëmbimet  e  De 
Radës  vihet  re një letër  e cila  tregon  për  vlerësimin  ndaj figurës  së  De  Radës dhe  themelimin  e  Shoqërisë 
Kombëtare Shqiptare. Letërkëmbimi është midis De Radës dhe Lorekios. Letra vijon si më poshtë:  
 
Pellagario (Catanzaro) 8 tetor 1895  
I nderuar Profesor, Mendimi im i parë është për t’ju përcjell në emrin tim dhe vëllait tim, stimën dhe 
admirimin që të dy kemi për ju... Kemi pasur fatin të njohim cilësitë tuaja të mendjes dhe zemrës... Që 
të  dy,  si  çdo  i  ri  me  ide  të  mëdha...  mbështesim  idetë  e  kongresit  gjuhësor  të  mbajtur  në  Koriliano 
Kalabro dhe do të kemi gjithmonë në qendër të vëmendjes lëvizjen e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare... 
Për të arritur qëllimin dhe për ta bërë Shqipërinë tonë të fortë, kërkohen njerëz me vullnet të mirë dhe 
me energji... Jam i nderuar për besimin dhe dëshirën që keni të më emëroni zv.president të Shoqërisë 
Kombëtare Shqiptare. Do të bëj më të mirën për çështjen tuaj dhe do të vihem plotësisht në dispozicion 
                                                 
446   
Revista , ―Albania‖, 1923, 17 
447
   Njazi Muhamedi, Kush ka qënë Antonio Argondizza?, Faqe nga historiku  zhurnalistikës shqiptare 
448
   Ahmet Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit të Rilindjes....,169. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə