Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə60/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   102

 
85 
bënë  dhe  qendrat  kryesore  të  formimit  kulturor  për  intelektualët  arbëreshë  deri  në  fund  të  shekullit  XIX. 
Nevoja për t‘u dalluar nga grekët, i shtyu klerikët intelektualë arbëreshë të vinin në pah veçoritë gjuhësore, 
fetare dhe kulturore të etnisë së tyre, duke i hapur rrugë çështjes kombëtare që do të lindte në dhjetëvjeçarët 
më  vonë.  Përveç  formimit  të  intelektualëve  dhe  klerikëve  përparimtarë,  që  luajtën  një  rol  me  rëndësi  në 
rilindjen  italiane,  këto  dy  institucione  arsimore  favorizuan  që  në  fillim  lindjen  e  vetëdijes  kombëtare  mes 
arbëreshëve, duke zhvilluar një traditë intelektuale.
392
 Kështu, kërkesat dhe dëshirat e tyre për t‘u integruar 
në jetën e vendit nisën, më së pari, në vitin 1577, kur Papa Gregori XIII mori nismën për hapjen në Romë të 
kolegjit të Shën Atanasit, cili kishte për qëllim të përgatiste klerikë që të ushtronin meshtarin në ritin greko-
katolik në vise të ndryshme të Italisë. Këtu përfituan edhe disa nxënës arbëreshë si Stefano Rodota, bir i një 
familje  të  përmendur  bujare  nga  Shën  Benedikt  Ullanoja.
393
  Pasi  përfundoi  studimet  dhe  nisi  ushtrimin  e 
detyrës,  ai  filloi  të  mendonte  për  themelimin  edhe  në  Kalabri  të  një  kolegji  të  tillë,  i  cili  do  të  mund  të 
formonte  priftërinjtë  e  ardhshëm  edhe  në  kolonitë  italo-shqiptare,  por  njëkohësisht  të  shërbente  edhe  për 
arsimimin e popullatës të kësaj zone. Për këtë qëllim, iu drejtua me një lutje Papa Klementit XI, kërkesë e 
cila  u  pranua  nga  kryetari  i  kishës  katolike  dhe  u  caktua  për  këtë  funksion  ndërtesa  e  Badisë  në  katundin 
arbëresh Shën Benedikt Ullano. Por Papa ndërroi jetë dhe qëllimi tij u realizua vetëm kur në krye të kishës 
katolike u vendos Papa Klementi XII (1730-1740). Kjo kërkesë gjeti mbështetjen e Papës dhe, me vendim të 
veçantë  më  5  tetor  1732,  u  shpall  krijimi  i  kolegjit  italo-grek  ―Korsini‖
394
  në  Shën  Benedikt  Ullano  në 
Kalabri. Kolegji u udhëhoq nga vëllezërit Stefano e Feliçe Rodota
395
 nga familja Korsini e Firences. Kolegji 
mori  emrin  Korsini,  në  nder  të  tij  dhe  familjes  së  tij.  Ai  siguroi  prej  thesarit  papal  shumën  prej  12.000 
skudesh
396
  të  arta,  me  të  cilat  ngriti  kolegjin.  Ferdinandi  IV,  me  dekret  të  datës  1  mars  1794,  vendosi  që 
Kolegji i Ullanos të transferohej në Manastirin e Shën Adrianit si dhe akreditoi pasuri të tjera veç atyre që 
kishin në Ullano.
397
 Emri i kolegjit u ndryshua nga Shën Ullano Korsini në kolegji Shën Adriani
398
. Qëllimi i 
krijimit të kolegjit ishte të përgatiste të rinj të arsimuar dhe të kulturuar, të përgatisë programe arsimore për 
të siguruar njohuri të të rinjve në drejtime të ndryshme si për gjuhën greke, në disiplina të lira, në shkenca, 
edhe në teologji dhe në ritet fetare.
399
 Në këtë  mënyrë  do të përgatiteshin klerikë të rinj italo-shqiptarë me 
baza të thella katolike.  
                                                 
392
   Françesco Altimari,Urat e Arbrit ( Shtëpia botuese: Naimi,Tiranë,2015), 25 
393
   Artan Haxhi,Tefë Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve , 9 
394
   Don Salvatore Scura, ― Il colegio italo—albanese Corsini in Calabria,‖ Il Bolletino, 72 
395
   Altimari, ―Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita dell Albania tra XVIII-XIX Secolo: paralelizmo con altre diaspore   
       di area italo-balcanica‖ në Studia Albanica, 129-143 
396
   Dorsa, Shqiptarët hulumtime dhe mendime,120 
397
   ―Il colegio San Adriano Coriliano‖,  Flamuri i Arbrit, Calabro, viti I, nr. 30 prill 1884,16-161 
398
  Francesco Altimari, Il ruolo degli intellettuali arbereshe nella "rilindja" albanesee nella storia culturale del  
       Mezzogiorno…në Rilesioni sull Messogiorno, a cura di Mario Bruneti , Collona del Istituto Mezzogiorno- 
       Mediterraneo, (Rubbetinbo Edittpre, Saveria Manelli, 2004.), 85 
399
   ―L‘emigrazione in Italia.Il colegio italo-albanese , Popoli Viti 1, Nr.10, shtator 1941. 


 
86 
Siç shprehej De Rada, ky kolegj u çel ―si një derë e madhe drite të re e të butë, për të gjitha shtëpitë 
arbëreshe,  nga  të  cilat,  ata  që  patën  mundësi,  menjëherë  dërguan  bijtë  e  tyre  për  të  mësuar  e  për  t’u 
arsimuar
400
.  Kolegji  mori  shumë  shpejt  emër,  u  njoh  si  vatër  kulturore  dhe  arsimore  duke  përgatitur  një 
brez të tërë studentësh elitarë. Kolegji i Shën Adrianit u bë shpejt një vatër që përgatiti dijetarë e shkrimtarë 
të njohur, që i lanë nder e lavdi gjuhës amtare e letërsisë shqiptare. Ai qe vendi ku u bashkua dhe u fuqizua 
kultura  arbëreshe  e  personalitete  shqiptare  që  kanë  punuar  e  luftuar  për  t‘i  ruajtur  të  pastra  traditat 
kombëtare, por ky kolegj luajti rol edhe në pasurimin e kulturës përparimtare italiane. Për çeljen e kolegjit, 
pionierët e parë që ndihmuan qenë Stefan Rodotá dhe Samuel Rodotá, nga familja e shquar e Koronjeve të 
Shën  Benediktit.  Për  disa vjet,  nga  1732  deri  më  1740,  kolegjin  e  drejtoi  Samuel  Rodotá.  Ai  u  mundua  të 
fuqizonte institutin jo vetëm nga ana ekonomike, por dhe nga ana pedagogjike dhe arsimore. Vdiq në moshë 
të  re  dhe,  pas  tij,  drejtimin  e  mori  Kolë  de  Markis  nga  Ungra,  i  pasuar  më  vonë  nga  Imzot  Xhaçinto 
Arkiopoli nga Shën Mitër Korona, i cili drejtoi me suksese këtë institucion për 18 vjet.
401
 Më 1792, në krye 
të kolegjit erdhi Françesko Buliari nga ShënvSofia, i cili e drejtoi me zotësi dhe i dha emër jo vetëm ndër 
arbëreshët,  por  edhe  në  mbarë  Kalabrinë.  Pasi  siguroi  ndihma  të  konsiderueshme  nga  ana  e  qeverisë  së 
kohës, Kolegjit i kishte kaluar pasuria e themeluesve të Shën Adrianit, njëkohësisht i kaluan dhe të ardhura 
të tjera që zotëronte kolegji në Shën Dhimitër Koronë, rreth 2 mijë maggiatë. Këtyre pasurive iu shtuan dhe 
ato që zotëronin Kolegjet në Shën Benedeto, në Korolei, në Arki, Spexana Albaneze, etj.
402
 Më 1 mars 1794, 
Kolegji u vendos në manastirin e Basilianëve të Shën Adrianit dhe mori emrin ―Kolegji i Shën Adrianit‖. 
Gjatë këtyre viteve, kolegji pati arritje në të gjitha drejtimet duke e ngritur lart cilësinë e mësimdhënies, të 
edukatës  e  disiplinës  e  duke  pasuruar  më  tej  bibliotekën  e  tij.  Por,  për  fat  të  keq,  pati  kohë  turbullirash  e 
trazirash  në  Itali  dhe  kolegji  u  bë  objekt  sulmi  dhe  shkatërrimi,  ndërsa  drejtuesi  i  saj  humbi  jetën.  Kjo 
shkaktoi  mbylljen  e  tij  për  8  vjet.  Më  31  janar  1807,  në  krye  të  kolegjit  vendoset  Domeniko  Belushi  nga 
Frashinetoja. Ai e drejtoi kolegjin për një çerek shekulli duke bërë që të rritej fama dhe autoriteti. Kolegji u 
kthye  në  një  fidanishte  dijesh  ku  përgatiteshin  dhe  edukoheshin  të  rinj,  të  cilët  do  të  bëhen  veprimtarë  të 
shquar të rilindjes italiane, shumë prej të cilëve do të ishin pjesëmarrës në revolucionin e viteve 1844, 1848, 
1860.
403
  Përmendim  Jeronim  De  Radën,  Vinçens  Dorsën,  Domeniko  Damisin,  Domeniko  Mauron,  etj.  Pas 
vdekjes së Belushit, presidencën e mori Gabriele de Markis nga Ungra. Ky e rregulloi dhe e zbukuroi mjaft 
kolegjin,  duke  e drejtuar  për  25  vjet radhazi.  Në  vitin  1842, erdhi  Anton Markianoi nga  Maqi,  mirëpo  për 
shkak të mendimeve të tij liridashëse u hoq si drejtues, më pas edhe u burgos. Të njëjtin fat pati edhe pasuesi 
i  tij,  Vinçens  Rodotá.  Më  1854,  mbreti  Ferdinandi  II  jep  urdhër  që  kolegji  të  mbyllet  me  akuzën  se  po 
                                                 
400
   Kabashi, Jeronim De Rada poetika e poemave, 92 
401
   A.Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve, 11 
402
   Mandalari, Indipendenca  Shqiptare, 23 
403
   Po aty  


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə