Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə52/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   48   49   50   51   52   53   54   55   ...   102

 
69 
tyre,  historinë  e  tyre  të  lashtë,  letërsinë,  folklorin  dhe  shtypin  periodik.
343
  ―Flamuri  i  Arbrit‖  u  bë  me  të 
vërtetë flamur e trumbetë që thërriste shqiptarët për çlirimin e mëmëdheut.
344
 “Suksesi i revistës  i detyrohej 
dy fushave të ndryshme, dy arsyeve po aq të ndryshme; idesë së kombësisë shqiptare që për herë të parë u 
formulua  nga  De  Rada  si  një  kërkesë  drejtësie  drejtuar  diplomacisë  evropiane,  dhe  përhapjes  së  letërsisë 
shqiptare...‖,  thoshte  studiuesi  i  mirënjohur  Mikele  Markiano.
345
  Me  gjithë  dëshirën  e  madhe,  pas  katër 
vitesh lufte dhe përpjekjesh, mes mundimesh, hidhërimesh e mërzitjesh të shumta, për arsye ekonomike dhe 
nga censura të mëdha, u shua flaka e ―Flamurit të Arbrit‖. Duke i munguar dhe përkrahja e pajtimtarëve, De 
Rada u detyrua të mbyllë redaksinë e revistës. Lidhur me shkaqet e mbylljes së saj flet vetë De Rada në një 
letër që i dërgon Gustav Majerit. Ja çfarë i shkruan atdhetari i shquar këtij albanologu: ―“Flamuri i Arbrit” 
pushoi së qarkulluari pas numrit të shtatë të vitit të tretë. Më erdhi keq sepse u ndërpre botimi i dramës së 
Anton  Sartorit  dhe  sepse  pushoi  një  dëshmitar  tjetër  i  thjeshtë  dhe  i  vërtetë  i  qenies  sonë  në  mërgimin  e 
trashëguar. Por ç’ti bësh? Mua më mbeti një kredi e humbur prej 2400 lireta, nga pajtimtarë detyrues të 
vonuar.  Nuk  pata  më  nga  të  miat  për  t’i  përdorur  si  paradhënie.
346
  I  zënë  ngushtë  nga  huadhënësit  kam 
shitur  me  humbje  grigjën.  Dhe  tash  tri  javë  më  kot  po  përpiqem  të  shes  një  copë  tokë...‖.
347
  Sidoqoftë,  e 
përkohshmja ― Flamuri i Arbrit‖ hyri në historinë e shtypit shqiptar si revista e parë letraro-politike. Ajo bëri 
shërbime të mëdha për njohjen e Shqipërisë në opinionin publik evropian, si vend i një populli të lashtë e me 
tradita, që ruajti me krenari tiparet e tij të veçanta, duke qëndruar me armë në  dorë për të fituar lirinë dhe 
pavarësinë  kombëtare.  Në plan të  parë  në  këtë  revistë  vihet  ana  politike  e  pastaj ajo letrare.  Ndonëse  qe e 
njohur si e përkohshme letraro-politike, ana politike zë një vend më të gjerë në të. Kjo ndodh ngaqë çështja 
shqiptare,  në  atë  kohë,  ngjalli  një  interes  të  veçantë  në  opinionin  publik  evropian.  Në  artikujt  e  kësaj  të 
përkohshmeje shihet forca goditëse kundër prapaskenave dhe planeve të shteteve fqinje, të cilët përpiqeshin 
në  të  gjitha  mënyrat të  copëtonin  Shqipërinë.  Ajo  përçoi jo  vetëm  zërin e  popullit  shqiptar  e  arbëresh,  por 
ndihmoi në afrimin e lidhjeve ndërmjet tyre si popuj të cilët kishin një gjuhë të përbashkët, e gjithashtu diti të 
bëjë  për  vete  shumë  lexues  të  huaj,  të  cilët  shprehnin  ndjenjën  e  nderimit  dhe  dashurisë  ndaj  popullit 
shqiptar.
348
  
 
3.4 Anselmo Lorekio dhe e përkohshmja “La Nazione Albanese”  
 
Gazetaria  italo-arbëreshe  ose  arbëreshe  ka  veçoritë  e  saj  të  lindjes  dhe  zhvillimit,  në  dallim  me 
gazetarinë shqiptare të  zhvilluar  në  Rumani,Turqi,  Bullgari,  Egjipt,  SHBA,  etj. Ajo,  në  raste  e  periudha  të 
                                                 
343
  Kastrati, Jeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat), 170. 
344
  Jehona,Nr.6, Shkup,1968, 40. 
345
  .Michele Marchiano, L’Albania e l’opera di Girolomo De Rada, (Trani :V.Vecchi,1902 ), 23. 
346
  Jub Kastrati, ―Flamuri i Arbrit me rastin e 100 vjetorit te krijimit‖,31. 
347
 Kastrati ,‖Flamuri i Arbrit me rastin e 100 vjetorit te krijimit‖, 171. 
348
 Ahmet  Kondo, Flamuri i Arbrit, (Çështja kombëtare), (―Naim Frashëri‖, Tiranë 1967), 60. 


 
70 
ndryshme, ka dhënë kontribut në njohjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare. Shfaqet si nismë vetjake apo e 
përbashkët e 2-3 personaliteteve që, për motive atdhetare, shoqërore, kulturore, botojnë një gazetë a revistë. 
Ndër  shumë  personalitete  të  shquara të  shtypit  arbëresh,  si Jeronim  De  Rada,  Zef  Skiroi,  Françesko  Strusi 
Petka, Rosolina Petrota,Terenc Toçi, etj., përmendet dhe Anselmo Lorekio.
349
  
Ky themeloi dhe botoi, nga viti 1897 deri kur ndërroi jetë, më 22 mars 1924, revistën politike, letrare 
dhe kulturore ―La Nazione Albanese‖.  Po cili ishte Lorekio? Çfarë rëndësie pati revista e botuar prej tij? 
Cili  qe  kontributi  i  tij  në  çështjen  kombëtare  shqiptare?  Anselmo  Lorekio  lindi  më  3  nëntor  1843  në 
komunën  italo-shqiptare  të  Pologorisë  (Katonzaro),  Kalabri.  U  rrit  në  gjirin  e  një  bashkësie  arbëreshe 
liridashëse, që ruante me ngulm traditat stërgjyshërore, së bashku me kujtimet e lavdishme të qëndresës së 
trimave të Skënderbeut, me dashuri për gjuhën amtare dhe për tërë visarin e bukur kombëtar. Për sa u përket 
studimeve,  mund  të  themi  që,  pas  shkollës  fillore  dhe  të  mesme,  ndoqi  studimet  e  larta  për  drejtësi  në 
Universitetin e Napolit. Në përfundim të studimeve, u zgjodh sekretar krahinor i Katanzaros. Që në moshë të 
re,  interesohej  shumë  për  çështjen  shqiptare,  sidomos  kur  veprimtaria  letrare,  politike  e  kulturore  po 
zgjerohej  e  po  dendësohej gjithnjë  e  më  tepër. 
350
Anselmo  Lorekio  së  bashku  me  De  Radën,  Bilotën  e  me 
arbëreshë të tjerë, ishin nismëtarët e organizimit të Kongresit të Parë Gjuhësor të Shqipes që u hap më 1 tetor 
1895  në  një  nga  mjediset  e  gjimnazit  Garopoli  të  Korilanës.  Në  këtë  kongres,  ishin  zgjedhur  pjesëmarrës 
pothuajse  nga  gjithë  vendbanimet  arbëreshe.  Ishte  ftuar  arbëreshi  Françesko  Krispi.  Anselmo  Lorekio  u 
përgëzua  përmes  letrave  falënderuese  për  nismën  e  marrë.  Një  e tillë  ishte  ajo  e  dërguar nga  Faik  Konica, 
drejtor i revistës ―Albania‖ që botohej në Bruksel. Ja çfarë i shkruante: “Jam shumë i kënaqur si shqiptar e si 
filolog që mund t’ju drejtoj përgëzimet e mia për veprimtarinë që ndërmorët. Shoqata kombëtare shqiptare 
do t’u ndihmojë jo vetëm përhapjes sëe idesë madhore, por dhe studimeve shqiptare në veçanti. Në çdo kohë 
arbëreshët e Italisë janë përpjekur për të qartësuar vëllezërit e tyre që dergjen në padituri përtej Otrantos.‖ 
Edhe  shqiptarët  e  shoqatës  së  Stambollit  përgëzuan  Lorekion  përmes  një  letre  të  datës  23  prill  1897: 
“Përbërja e re e shoqatës suaj kombëtare na i mbush zemrat me gëzim dhe shpresë. Me mirënjohje të madhe 
ne u detyrohemi vëllezërve tanë të Italisë. Ndonëse ju jetoni prej kaq shekujsh në një vend të huaj, nuk keni 
munguar asnjëherë të kujtoni mëmëdhenë, duke i sjellë shërbime të mëdha kombësisë sonë. Ju zotërinj jetoni 
në një vend të lirë e mund të shkruani dhe botoni çfarë t’ju pëlqejë. Shoqata juaj do të jetë pikëmbështetje 
përmes së cilës mund të nxisim ndjenjat liridashëse të shqiptarëve dhe të bëjmë që të njihen nga Evropa e 
qytetëruar.  Me  interes  do  të  lexohen  nga  shqiptarët  botimet  tuaja  e  shumë  të  rinj  do  të  vijnë  atje  te  ju,  të 
punojnë  bashkë  me  ju,  për  ringjalljen  e  atdheut.
351
  Edhe  kryesia  e  shoqatës  ―Dituria‖  nga  Bukureshti 
përshëndeti  kongresistët  e  lartpërmendur,  ndërsa  një  rreth  filo-austriak  i  Shkodrës  u  orvat  ta  paraqiste 
                                                 
349
  Hamit Boriçi, ―Albania,shtypi arbëresh mes informimit dhe kulturës‖, Jehona, e shtunë 29 janar 2005,.21 
350
  Ramadan Sokoli, ―Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese‖, Koha, Nr.52, 
       16 mars 2011,43 
351
  Po aty, .44 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   48   49   50   51   52   53   54   55   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə