Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə81/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   102

 
127 
3,9%  dhe  Ragusea  14,3%,  ndërsa  ajo  e  Puglias  ishte  rritur  56,7%.
556
  Këto  të  dhëna  tregojnë  për  rritjen  e 
fuqishme të shoqërisë italiane duke shtuar ndikimin në Shkodër, qytet i rëndësisë së veçantë për të dyja palët. 
Përveç  Shkodrës,  Vlora  paraqiste  rëndësi  politiko–strategjike  për  Italinë,  e  cila  synonte  ta  kthente  në  një 
―Gjibraltar‖ të dytë për të siguruar shtimin e ndikimit në kanalin e Otrantos. Se sa e madhe qe ndërhyrja, flet 
letra botuar ne gazetën ―Kombi‖ në shtator 1908, sipas së cilës, përveç postës dhe shkollave italiane, ishin 
vendosur  dhe  punëtorë, tregtarë,  mjeshtra  në  shërbim  të  Italisë  që  punonin  për përhapjen  e  italishtes  midis 
shqiptarëve.  Rivaliteti  dypalësh  u  ndje jo  thjesht  në  fushën  tregtare,  ku  vihet  re  prirja  e  secilës  palë  për  të 
rritur  ndikimin  tregtar  në  Shqipëri.  Si  Austro–Hungaria  dhe  Italia,  synonin  të  siguronin  monopolin  e 
shërbimit  postar.  Kjo  do  të  ndihmonte  për  propagandën  në  favor  të  tyre.  Në  këtë  aspekt,  Austria  kishte 
siguruar koncesion nga Turqia. Ajo kishte siguruar monopolin e shërbimit postar në Shqipëri dhe Epir, duke 
e përdorur atë për qëllime politike. Një koncesion i tillë iu dha dhe Italisë dhe, të dyja forcat ngritën zyrat e 
tyre  postare,  të  cilat  përdoreshin  për  të  futur  material  nga  jashtë  vendit  ku  flitej për  qëllimet  e  tyre.
557
  Një 
fushë tjetër e ballafaqimit mes dy palëve ishte ajo e arsimitSi Austro–Hungaria dhe Italia zgjeruan rrjetën e 
shkollave të tyre, të cilat ishin kryesisht fetare katolike dhe lirike. Austro–Hungaria ngriti shkolla për djem e 
vajza  në  Shkodër,  Durrës,  Shkup,  Prizren,  Pejë,  Manastir,  Tiranë,  etj.  Edhe  Italia  ndoqi  të  njëjtën  politikë 
duke  zgjeruar  rrjetën  e  shkollave,  të  cilat  kryesisht  ishin  shkolla  profesionale  të  hapura  në  Janinë,  Durrës, 
Vlorë, Shkodër, etj. Ndjekja e një politike të tillë do të rriste ndikimin politik dhe ideologjik në Shqipëri. Në 
1855,  Austro–Hungaria  financoi  për  ndërtimin  e  Seminarit  Papnor  në  Shkodër  dhe  dha  një  shumë  të 
rëndësishme  për  mbrojtjen  e  studentëve.  Krijoi  shkolla  të  mesme  në  Shkodër,  njëra  drejtuar  nga  jezuitët, 
tjetra nga françeskanët. Në verën e vitit 1897, ndërhyrja e habsburgase në territorin shqiptar u intensifikua në 
të gjitha fushat. Duhet thënë se ndikimi i kishës katolike ishte i madh, marrë parasysh faktin se ato vareshin 
nga  Vjena.  Shkollat  austriake  ishin  shumica  fetare  nën  administrimin  e  institucioneve  katolike.
558
  Kleri 
katolik  mbështetej  nga  Austria  dhe,  për  këtë  arsye,  shpeshherë  punonte  në  mbrojtje  të  politikave  arsimore 
austriake  duke  u  përpjekur  që  të  ndalonte  dhe  hapjen  e  shkollave  italiane.  Italia  shprehej  në  dokumente  të 
ndryshme se e shihte Austrinë më të favorizuar në Shqipëri, për shkak të përkrahjes që kishte dhe nga kleri 
katolik. Në një dokument arkivor citohej: “Austria është në kushte më të favorshme se ne, për pozicionin e 
favorshëm gjeografik, për një politikë sa qendrore dhe lokale, për marrëdhëniet e mira me Vatikanin dhe me 
klerin katolik….” Austria nuk e fsheh preferencën e saj për të favorizuar interesin e klerit katolik siç bëri dhe 
me  një  komunitet  fetar  në  Elbasan.
559
  Italia  kundërveproi  duke  hapur  në  1888  shkollat  e  para  italiane  në 
Shkodër  me  nismën  e  F.  Krispit,  kurse  1889  u  hap  shkollë  tregtare  italiane  në  Shkodër,  e  shoqëruar  me 
shkolla fillore, nate, kopshte fëmijësh, etj. Gjuha italiane u përdor gjerësisht në të gjitha fushat, kryesisht në 
                                                 
556
    S. Skëndi,  Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 ,  244. 
557
   Po aty  
558
   Mehmeti, ―Studime historike‖.Nr. 4 , 137-138 
559
    AQSH,f.143,D.1170,f.1 


 
128 
tregti. Një politikë e  tillë e ndjekur nga dy palët rivale favorizonte shtrirjen e ndikimit të tyre në Shqipëri. 
Duke zgjeruar nëpërmjet shkollave ndikimin e gjuhës dhe kulturës së tyre në Shqipëri, përgatisnin rrugën për 
të  vendosur  kontrollin  e  tyre.  Politika  arsimore  e  ndjekur  nga  Italia  dhe  Austro–Hungaria  të  jepte 
përshtypjen,  në  pamje  të  parë,  se  të  dyja  palët  qenë  të  interesuara  për  zhvillimin  e  ndërgjegjes  kombëtare 
shqiptare. F. Xhuçardi ishte pro mësimit të shqipes dhe zhvillimit të arsimit si element të domosdoshëm për 
ngritjen e ndërgjegjes shqiptare. Edhe organizma kulturore italiane përkrahnin zhvillimin e kulturës. E tillë 
qe  shoqëria  ―Dante  Aligeri‖.  Të  njëjtën  politikë  ndoqi  edhe  Austro–Hungaria  e  cila  përkrahu  përhapjen  e 
gjuhës dhe kulturës shqiptare me qëllim që të zhvillonte ndërgjegjen kombëtare dhe t`i kundërvihej përhapjes 
së gjuhës dhe kulturës italiane.
 
Pas dashamirësisë së Italisë dhe Austro–Hungarisë, në fakt fshiheshin qëllime 
të tjera të karakterit ekspansionist. Një fakt të tillë e demaskoi shtypi kombëtar i viteve 1908-1912, sipas së 
cilit theksohej se shkolla italiane, si dhe shkollat e tjera të huaja, përpiqeshin të mbysnin ndjenjat kombëtare 
nëpërmjet përhapjes së gjuhës së tyre. Një politike të tillë mund t`i vihej fre nëpërmjet përhapjes dhe mësimit 
të gjuhës shqipe dhe shkollave kombëtare shqiptare.
560 
Rivaliteti austro–italian për të vendosur influencën në 
Shqipëri duket dhe në hapjen e zyrave konsullore. Hapja e tyre kishte rëndësi politike për të dyja palët. Në 
bazë të informacionit që siguronte nga konsujt dhe nga burime të tjera, Vjena mund të thoshte me siguri se 
ideja e zhvillimit kombëtar të Shqipërisë ishte rrënjosur thellë. Ndjekja e një politike të tillë pro zhvillimit 
kombëtar shqiptar, do të siguronte ruajtjen e statusit dhe do të krijonte besimin dhe simpatinë e shqiptarëve, 
të cilët do ishin pro autonomisë nën mbikëqyrjen e Austrisë. Një politikë e tillë binte ndesh me rivalen e saj, 
Italinë,  e  cila  reagoi  duke  ngritur  zyra  konsullore  në  Shqipëri,  por  që  ishin  josistematike.  Për  të  goditur 
politikën  austriake,  Italia  siguroi  përkrahjen  e  italo–shqiptarëve  të  cilët  ishin  antiaustriakë  dhe,  nëpërmjet 
konsullatave italiane, shpërndau botime italo–shqiptare, të cilat shpreheshin kundër Austrisë dhe qëllimeve të 
saj ―miqësore‖. Austriaket i trembeshin dashamirësisë italiane ndaj forcimit të kombësisë shqiptare, pas së 
cilës  mund  të  fshihej  një  politikë  e  italianizmit  të  vendit.  Nga  ana  tjetër,  italianët  dënonin  Austrinë  se 
përdorte kultoprotektoriatin për të siguruar rritjen e ndikimit në Shqipëri. Për sa i përket palës shqiptare, pati 
reagime  të  ndryshme  ndaj  politikës  austro-italiane.  Shtypi  i  kohës  shprehej  kundra  tyre,  duke  deklaruar  se 
konsullatat  e  huaja  shikonin  vetëm  interesat  e  tyre,  propagandonin  përhapjen  e  gjuhës  dhe  të  tregtisë  te 
shtetet që u përkisnin e mundoheshin ―të humbnin gjuhën tonë e kombësinë‖ duke ndërhyrë: “me qitë fitime 
nër shqipëtarë, me i çarë vllazninë, me i shti nër vrita (vrasje) e me i zemrue me sho i shoinë‖. Sipas shtypit 
të kohës, duket se qëllimet e fuqive të huaja nuk janë aq dashamirëse sa paraqiten. Për sa i përket reagimit që 
mbajtën patriotët shqiptare, ai ishte i ndryshueshëm në varësi të kohës, pjesës së vendit dhe grupeve fetare. 
Shumica  e  patriotëve  shqiptare  ishte  përkrahëse  e  Austrisë.  Konica  shprehej  se  një  bashkim  me  Italinë  do 
sillte  rënie  ekonomike  dhe  mjerim,  ndërsa  një  bashkim  me  Austrinë,  zhvillim  të  lirë  ekonomik  dhe 
intelektual për Shqipërinë.
 
Naim Frashëri, Sotir Peci, Dervish Hima, etj., përkrahën bashkimin me Austrinë, 
                                                 
560
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 242. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə