Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə84/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   102

 
133 
është në interes të Italisë krijimi i një shteti të pavarur shqiptar dhe të fuqishëm, kjo do ndihmonte në vënien 
fre të depërtimit sllav që kërcënon bregdetin e Adriatikut dhe Jonit. Një Shqipëri e copëtuar dhe jo e pavarur 
nuk do sigurojë zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror, nuk do ishte e aftë të ruante ekuilibrin në Ballkan 
dhe Adriatik dhe kjo do rëndonte mbi interesat e Italisë‖. 
576
 Kjo qe deklarata dërguar qeverisë italiane nga 
populli i  Sicilisë  dhe  bëri që  Italia  të  shikonte  pozicionin  e  saj  në lidhje  me  qëndrimin  që  do  mbante  ndaj 
çështjes  shqiptare.  Qeveria  italiane  ndikoi  pozitivisht  në  zgjidhjen  e  çështjes  shqiptare  dhe  ndihmoi  italo–
shqiptarët  në  lëvizjen  e  tyre  kulturoro–politike  në  favor  të  çështjes  kombëtare  të  vëllezërve  të  tyre  në 
Shqipëri. 
Italia mbajti këtë qëndrim sepse një bashkëpunim mes dy palëve, arbëreshëve të Italisë dhe shqiptarëve 
në anën tjetër të Adriatikut, do të favorizonte politikën imperialiste italiane për të forcuar influencën e saj në 
Adriatik. Italia kërkonte jo vetëm rritjen e influencës në Adriatik, se kjo do favorizonte interesat e saj për të 
mos lejuar depërtimin sllav, por nga ana tjetër i interesonte t`i krijonte probleme Turqisë. Italia përkrahu dhe 
ndikoi me çdo mjet të mundshëm në favor të lëvizjes shqiptare, sepse një Turqi me probleme do të qe më e 
lehtë  për  t'u  mundur  dhe  për  të  siguruar  Tripolin.
577
  Duket  se  interesat  italiane  janë  mjaft  të  përfshira  në 
çështjet  shqiptare,  por  njëkohësisht  këto  interesa  të  palës  italiane  ndërthuren  me  ato  shqiptare.  Ndihma  e 
qeverisë  italiane  ndaj  aktiviteteve  italo–shqiptare  pro  autonomisë  së  Shqipërisë  dukej  në  miratimin  e 
ndihmesës në kongreset apo manifestimet e organizuara në Itali. Në maj të 1900, njëra prej këtyre shoqatave, 
me  funksionin  e  komitetit  qendror,  u  themelua  në  Romë  nëpërmjet  disa  vullnetarëve  garibaldinë  të  ardhur 
nga  Greqia,  ndërkohë  që  të  tjera  po  organizoheshin  në  periferi.  E  para  ishte  ajo  e  Livornos,  më  pas  u 
themeluan komitete në Palermo dhe Mesinë me emërtimin ―Pro Patria.‖ Këto komitete ishin formuar për një 
qëllim të përbashkët, për të ndihmuar në luftën për çlirimin kombëtar të Shqipërisë. Megjithatë, mënyra se si 
do të realizohej kjo gjë ishte e ndryshme për secilën nga komitetet apo shoqatat. Siç kemi theksuar dhe më 
lart,  u  ndoqën  dy  forma  apo  dy  drejtime  politike.  E  para,  politika  e  moderuar  e  mbështetur  nga  kryetari  i 
Shoqatës Kombëtare Anselmo Lorekio, sipas të cilit, lufta për çlirimin e Shqipërisë duhej realizuar në formë 
graduale.  Rryma  tjetër  kërkonte  t'i  jepte  zgjidhje  kësaj  çështjeje  në  mënyrë  radikale,  përmes  aksionit  të 
menjëhershëm. Në 13 korrik 1902, në Palermo, u krijua një shoqatë e shqiptarëve të Sicilisë së bashku me 
mjaft komitete e nënkomitete në koloni të ndryshme të Kalabrisë dhe Sicilisë.
578
 Ky komitet u krijua nga zoti 
Françesko  Muzakia  prej  katundit  Shën  Kristina  Gela,  në  shtëpinë  e  shqiptarit  në  Piana  dei  Greçi,  zoti 
Rosalino Ferrati. Në këtë mbledhje morën pjesë shqiptarët nga Kalabria, Federiko Ferrilio, gjykatës i lartë i 
gjykatës  së  Palermos,  kapedani  i  ushtrisë  italiane  zoti  Milano,  shqiptarofili  kapedan  E.  Portal.  Në  fjalën  e 
mbajtur nga F. Muzakia, kërkoi që të themelohej një shoqëri shqiptare kombëtare nga shqiptarët e Sicilisë. 
                                                 
576
   Gazeta  “La Nazione Albaneze”   Pellagario – Katanzaro,  1913,  Nr 3,  f. 6 
577
   Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 205. 
578
    Historia e Shqipërisë II, 345. 


 
134 
Ai shprehet se shqiptarët e Sicilisë kurrë nuk kanë ngelur mbrapa në tërë çështjet atdhetare: ―Sot ky bashkim 
është tejet i nevojshëm. Qëllimi ynë, o vëllezër, është për të krijuar këtë shoqëri, është për të bashkuar fuqinë 
e gjithë shqiptarëve të Sicilisë, gjer më sot të pandarë, për të ruajtur gjuhën shqipe, për të përhapur shkolla 
shqipe në katundet tona dhe për të qenë gati për të fituar lirinë dhe pavarësinë.
579
 Është e nevojshme për të 
bërë marrëveshje dhe me vëllezërit tanë brenda në Shqipëri dhe ata që janë të shpërndarë nëpër botë, për të 
përgatitur  “Lirinë  dhe  independencën”  e  Atdheut”.
580
  Shtypi  i  kohës,  në  fillim  të  viteve  1900,  fliste  për 
dërgimin  në  Shqipëri  të  vullnetarëve  italianë  nën  udhëheqjen  e  Garibaldit,  i  cili  duket  se  kërkonte  të 
vazhdonte  projektin  e  një  ekspedite  ballkanike  që  i  ati  nuk  arriti  ta  realizonte.  Në  letrën  dërguar  Elena 
Gjikës,  ai  kujtonte  fjalët  e  të  atit:  ―Heronjtë  shiptarë  janë  dalluar  në  të  gjitha  luftërat  kundër  tiranisë. 
Çështja shiptare është imja, natyrisht do të jemi të lumtur të angazhohem për aq sa do të kem jetë në favor të 
këtij populli”
581
 
      Ndër  komitetet  më  vepruese  qenë  dhe  mbetën  deri  në  fund  ato  që  u  krijuan  dhe  zhvilluan  brenda 
komunitetit arbëresh si në Shën Dhimitër Korona, Spexano, Napoli. Komiteti i Napolit u themelua në Napoli 
nën udhëheqjen e Françesko Mauros dhe u paraqit si komiteti qëndror italo-shqiptar. Ky komitet bëri thirrje 
të  ngriheshin  gjithë  kolonitë  arbëreshe  për  mbledhjen  e  ndihmave  dhe  për  të  ngritur  në  këmbë  rininë 
arbëreshe “me qëllim që t`i ndihmojmë vëllezërit tanë të luftojnë në malet e Shqipërisë për lirinë e tyre dhe 
mbrojtjen e të drejtave të tyre të shenjta.
582
 Midis komiteteve të përbëra kryesisht nga italianë, përmendim 
nënkomitetin  e  Torinos.  Ai  drejtoi  një  thirrje  në  përkrahje  të  popullit  kryengritës  të  Malësisë:  “Nuk  është 
koha për të bërë diskutime, por për të vepruar sa më shpejt. Përpara agonisë së një populli duhet të heshtin 
preokupimet  politike,  zënkat  e  përtacisë  dhe  ligësisë...‖ 
583
  Në  vitin  1900,  revoltat  në  Shqipëri  u  thelluan, 
atëherë u pa si i nevojshëm dërgimi i vullnetarëve italianë në mbështetje të tyre. Shtypi i kohës, në fillim të 
viteve  1900,  fliste  për  dërgimin  në  Shqipëri  të  vullnetarëve  italianë  nën  udhëheqjen  e  Garibaldit.  Projekti 
mori hov në vitin 1904, vit në të cilin Garibaldi ftoi figurat më të rëndësishme të kolonive në një mbledhje në 
Romë, më 24 mars 1904, ku formoi Këshillin e Shqiptarëve të Italisë (Consiglio Albanese d‘Italia). Morën 
pjesë personalitete si Domeniko Domis, Xhenaro Lusi, Markezi Xhovani e Françesko Kastrioto Skanderbeg, 
Mikele  Markiano,  Agostino  Ribeko,  etj.,  krahas  tyre  edhe  profesionistë  të  tjerë,  zyrtarë,  mësues, 
administratorë  lokalë.
584
  Objektivi  i  këtij  kongresi  ishte  sigurimi  i  lirisë  dhe  pavarësisë  së  mëmëdheut. 
Revolucionari  Manilo  Beniçi  u  bë  sekretar  i  përgjithshëm.  Në  programin  e  Consiglio  Albanese  d‘Italia, 
krahas projektit te R. Garibaldit, janë parashtruar dhe disa objektiva të tjera. Qëllimi kryesor i këshillit ishte 
                                                 
579
   Scalgione,vep e cit, f.56 
580
   Po aty  
581
   Terenc Tocci, Il Governio Proviziorio in Albania,(Cozenca:Tip.Operial Forense,1911),8. 
582
   Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911,46. 
583
    Po aty 
584
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 211. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə