Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə86/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   102

 
137 
shqiptare. Krahas komiteteve, një rol me rëndësi në këtë periudhë në propagandimin pro çështjes shqiptare, 
luajti dhe shtypi shqiptar në Itali. Krahas gazetave ekzistuese ―Kombi Shqiptar‖ i Lorekios, ―Shqipëria e Re‖ 
e Lusit dhe ―Gazeta Shqiptare‖ e Beniçit, u shtuan në Napoli, ―Flamuri i Shqipërisë‖ i prof. Zef Skiroit dhe 
në  Romë,  ―Laimtari  i  Shcypenies‖.
590
  Krahas  tyre  përmendim  dhe  gazetën  ―La  Bandiera  del’Albania‖  të 
krijuar  nga  Vinçenso  Skuderi  dhe  Dr.  Nicola  Xhilioti,  si  dhe  gazeta  italiane  ―Feda  Nuova‖, 
591
  të  cilat 
kontribuan në thirrjet propagandistike pro çështjes kombëtare shqiptare. 
Thirrjet u drejtoheshin të gjitha vendeve të botës për solidaritet dhe ndihma për kryengritësit shqiptarë. 
Mbështetja  thuhet  se  erdhi  nga  shumë  vende  të  botës,  krahas  mbështetjes  së  italo-shqiptarëve  dhe  popullit 
italian. Një përpjekje e rëndësishme ishte edhe organizimi i italo-shqiptarëve në shoqatën ―Pro Albania” nën 
drejtimin  e  Riçoti  Garibaldit.  Nga  ky  bashkëpunim  pritej të realizohej  një  kryengritje  e  përgjithshme  e  më 
pas shpallja e pavarësisë. Shoqëria ―Pro Albania‖ u përkrah jo vetëm nga arbëreshët, nga vullnetarët italianë, 
nga komitete të tjera në Itali, nga shtypi i kohës por dhe nga organizma pro shqiptare në botë. Vlen për t`u 
përmendur kontributi i shumë personaliteteve në Amerikën e Jugut dhe të Veriut, mes të cilëve përmendim 
inxh.  Xhuzepe  Skutari,  president  i  komitetit  shqiptar  të  San  Paolos  në  Brazil,  si  dhe  prof.  Oracio  Iriani, 
president i Komitetit  Shqiptar  të  Buenos  Airesit. Kontributi  erdhi  dhe  nga  shqiptarët  e  diasporës  në  Greqi, 
Rumani, Egjipt, Shtetet e Bashkuara, etj. Në muajt e parë të 1905-ës, pati një forcim të lëvizjes kombëtare 
shqiptare, e cila kontaktoi me R. Garibaldin duke kërkuar që të krijoheshin trupa me vullnetarë italianë prej 
10000 vetëve, zbarkimi i të cilëve në Shqipëri parashikohej për në shtator të po atij viti. Ngjarjet politike në 
vitet  në  vijim  deri  në  1908,  tregojnë  se  lëvizja  kombëtare  shqiptare  po  merrte  hov,  si  brenda  dhe  jashtë 
Shqipërisë.  Kjo  lëvizje  nuk  e  ndërpreu  aktivitetin  e  saj  pavarësisht  pengesave,  duke  gjetur  mbështetje  jo 
vetëm nga shqiptarët e kudondodhur, nga shtypi i kohës, por edhe nga komitetet politike italo-shqiptare në 
bashkëpunim me komitetet ―Pro Patria‖ e ―Pro Albania‖ të kryesuar nga mbështetësi më i zjarrtë i lirisë së 
popujve të shtypur, pasardhësi i heroit të Italisë, Riçioti Garibaldi.  
 
5.3  Politika italiane dhe kontributi i  arbëreshëve në  pavarësinë e  Shqipërisë në vitet 1910-1912 
 
Lëvizja  kombëtare  shqiptare,  në  vitet  1910-1912,  u  zgjerua  dhe  u  thellua  shumë.  Në  këto  vite, 
Shqipëria përjetoi lëvizje të shumta në mbarë vendin. Lufta e armatosur e shqiptarëve hyri në një fazë të re të 
zhvillimit  të  saj.  Kjo  fazë  paraqet  një  periudhë  të  rëndësishme  për  historinë  e  lëvizjes  kombëtare  ,  pasi 
paraqet kulmin e saj. Përmbysja e sistemit despotik të sulltan Abdyl Hamitit dhe shpallja e Kushtetutës në 
korrik 1908, krijuan kushte të favorshme për zhvillimin më të vrullshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Kjo 
periudhë u shoqërua me Revolucionin Xhonturk, ngjarje e rëndësishme e vitit 1908 jo vetëm për Perandorinë 
Osmane, por dhe gjithë çështjen lindore në përgjithësi. 
                                                 
590
  Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit, 167 
591
  Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 47. 


 
138 
Patriotët  shqiptarë  u  munduan  të  shfrytëzojnë  mundësitë  e  kufizuara  të  krijuara  nga  Revolucioni 
Xhonturk për ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare dhe bashkimin e popullit. Përkrahja që i dhanë shqiptarët 
lëvizjes  xhonturke  dhe  sidomos  kontributi  i  popullsisë  së Kosovës, luajti  rol  në  fitoren  e  Revolucionit  dhe 
shpalljen  e  Kushtetutës  nga  ana  e  sulltanatit.
592
  Me  shpalljen  e  Kushtetutës,  shqiptarët  shpresuan  se  do  të 
arrinin  të  forconin  lëvizjen  e  tyre  kombëtare.  Hap  i  rëndësishëm  ishte  krijimi  i  klubeve  dhe  organizimi  i 
shoqërive  patriotike,  përmes  së  cilave  përhapej  ideja  e  lëvrimit  të  gjuhës  shqipe,  arsimit  dhe  kulturës 
shqiptare. Këto klube për xhonturqit figuronin si klube kulturore por, në fakt, qëllimi i tyre nuk ishte vetëm 
kulturor,  por  edhe  politik.  Xhonturqit  në  fillim  qenë  të  detyruar  të  toleronin  formimin  e  këtyre  klubeve 
shqiptare,  për  arsye  se  shqiptarët  kishin  qenë  mbështetja  kryesore  e  revolucionit  të  tyre.  Nga  ana  tjetër, 
mendonin  të  vinin  nën  kontrollin  e  tyre  dhe  vetë  lëvizjen  kombëtare  shqiptare.  Klubet,  shoqëritë  dhe 
komitetet  kombëtare  u  zgjeruan  dhe  bashkëpunuan  edhe  me  organizata  të  tjera  të  vendeve  fqinje,  për  të 
krijuar  mbështetje  për  veprimtarinë  e  tyre  kundër  pushtetit  shekullor.
593
  Ndihmesë  në  çështjen  kombëtare 
shqiptare dhanë dhe shqiptarët e Italisë (arbëreshët). Shoqëria atdhetare ―Pro Albania‖ si dhe komitete apo 
klube patriotike të formuara në Itali dhe kudo ku kishte shqiptarë në diasporë, do të kontribuonin për arritjen 
e synimit të përbashkët, lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë nga sunduesi osman. Krahas tyre, edhe shtypi i 
kohës  do  të  punonte  në  favor  të  çështjes  kombëtare.  Konfliktet  mes  gazetave  osmane  dhe  shqiptare  do  të 
shndërroheshin në një luftë të ashpër politike. 
Të  ndodhur  në  një  situatë  të  tillë,  politika  xhonturke  po  e  vështirësonte  gjendjen  në  vend  përmes 
masave  dhe  politikave  jo  të  duhura  ndaj  shqiptarëve.  Politikat  xhonturke  sollën  pasoja  dhe  pakënaqësi  në 
masat  e  gjera.  Politikat  shtypëse  në  fushën  ekonomike,  të  shoqëruara  me  taksa  të  shumta  dhe  detyrime  të 
rënda ndaj popullsisë vendase, cenuan dhe shqiptarët. Krahas tyre, detyrimi ushtarak, sipas të cilit shqiptarët 
pa dallim feje duhet t`i nënshtroheshin shërbimit ushtarak, ishte një goditje e rëndë për masat e gjera. Këto 
masa  të  ndërmarra  ishin  shumë  larg  premtimeve  të  xhonturqve  para  Revolucionit  dhe  u  shoqëruan  me 
vështirësi  ekonomike  duke  i  dhanë  shkas  rritjes  së  pakënaqësisë  së  përgjithshme  dhe  acarimit  të  luftës 
politike.  Pas  shpalljes  së  kushtetutës  nga  xhonturqit,  shqiptarët  besuan  se  gjendja  do  të  përmirësohej  dhe 
lëvizja e tyre kombëtare do të afirmohej. Në një letër dërguar nga konsulli italian në Shkup, më 22 qershor 
1908,  drejtuar  ministrit  të  jashtëm  italian,  shprehet  dëshira  e  shqiptarëve  për  ndryshime  politike.  Ja  si 
shprehej në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi:  
Ne,  shqiptarët,  e  pritëm  me  entuziazëm  e  me  brohori  shpalljen  e  kushtetutës,  pasi  mendonim  se 
edhe për ne kishte ardhur koha të gëzonim si komb të drejtat më elementare që na i kishte mohuar 
sulltani.  Mendonim  se,  me  anë  të  shkollave  në  gjuhën  kombëtare,  do  të  ngrinim  lart  nivelin  e 
kulturës  të  popullit  dhe  do  të  zhvillonim  ndërgjegjen kombëtare  të  tij.  Por  mjerisht  xhonturqit,  me 
                                                 
592
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878–1912 , 315. 
593
   Nevila Nika, ―Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare‖ (1910-1912) (Prishtinë,2008), 4. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə