Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə88/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   102

 
141 
shqiptarët  morën  pjesë  me  dëshirë  në  lëvizjen  e  armatosur  të  qeverisë  së  re,  por  shumë  shpejt 
zhgënjimi zuri vend në shpirtin e tyre… 
600
 
Ju përshëndes përzemërsisht  
Filip Kraja 
Terenc Toçi realizoi një udhëtim gjatë viteve 1908-1909 në Amerikë dhe vende të tjera si Argjentinë, 
Uruguai,  Brazil,  etj.,  duke  u  takuar  me  përfaqësues të  komunitetit  arbëresh.  Në  takimet  që  realizoi,  kërkoi 
ndihmë financiare për të forcuar lëvizjen kombëtare shqiptare. Me vete kishte dhe manifestin të cilin Riçioti 
Garibaldi rekomandonte në qarqet e emigrantëve. Ai thoshte: ―Italianët duhet të kujtohen se shumë shqiptarë 
milituan  nën  urdhrat  e  babait  tim  për  çështjen  italiane,  dhe  që  çështja  shqiptare  është  njëherësh  çështje 
italiane  dhe  humanitare.
601
  Kthehet  në  Itali  dhe  vendoset  në  Milano.  Ndërkohë,  në  vitet  1909-1912, 
Shqipëria  gjendej  në  mes  të  një  vargu  rebelimesh  dhe  kryengritjesh  duke  manifestuar  pakënaqësitë  ndaj 
politikave  centralizuese  të  xhonturqve.  Viti  1909  u  shoqërua  me  ekspedita  ndëshkimore  në  vilajetin  e 
Kosovës,  të  drejtuara  nga  Xhavit  Pasha,  komandant  i  këtyre  ekspeditave.  Këto  ekspedita  u  bënë  për  të 
kufizuar apo qetësuar elementet reaksionarë dhe armiqtë e kushtetutës. Por forcat e bashkuara të malësorëve 
goditën  ushtrinë  armike,  ndërsa  në  parlament  deputetët  shqiptarë  dhe  shtypi  patriotik  nuk  reshtën  së 
protestuari  kundër  politikës  xhonturke  të  ndjekur  ndaj  shqiptarëve.  Shqipëria,  në  pranverë  të  vitit  1910,  u 
gjend  në  një  situatë  të  vështirë  në  shumë  vilajete  të  saj,  sidomos  ne  Vilajetin  e  Kosovës.  Kjo  gjendje  u 
shoqërua  me  organizimet  e  para  të  armatosura  të  shfaqura  në  disa  prej  vilajeteve  shqiptare.  Këtë  fakt  e 
tregojnë dhe burime e letërkëmbime të kohës. Letra e mëposhtme e dëshmon këtë fakt. Bëhet fjalë për një 
letër dërguar Luigj Bumçit nga Lazër Mjeda, arqipeshkvi i Prizrenit, ku i tregon për gjendjen e rëndë politike 
në të cilën ndodhet Kosova. Letra vijon si më poshtë: 
Prizren 03.04.1910 
Fort i dashtuni Luigj 
Fort u gzova kur mora letrën, të faleminderit për dashninë e posaçme që më difton. Fort u gzova tuj 
marr vesh se ju shyqyr ishit t’gjith shnosh dhe na prej Zotit deri tash jena mirë. Ktu në Prizren ka 
ndej pazari i mbyllur nja dhjetë ditë se populli nuk donte me i la pagesa të reja…(qeverisë). Gjakova 
dhe Peja jan tuj u çue mar. Aty jan punët ma zi se para konstitucionit (kushtetutës),kërcet pushka si 
në  qytet  e  katund,  ditën  e  natën.  Thonë  se  janë  lidhë  në  besë  tana  kto  nahie  për  me  kundërshtu 
qeverinë  e  për  me  lyp  prej  parve  të  atij  veni  premtimet  që  ju  kanë  ba  kur  u  shpall  konstitucioni. 
Shumë shëndet gjithkujt pyesin për mu.
602
 
                                                         Lazër Mjeda, arqipeshkv 
                                                 
600
   AQSH,F.77.D.240,f.44 
601
   Caccamo, Odiseja Arbëreshe,.33. 
602
    Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare” (1910-1912), 25-26. 


 
142 
Kryengritësit  u  ndihmuan  edhe  nga  veprimtaria  e  klubeve  patriotike  si  dhe  veprimtaria  e  patriotëve 
shqiptarë  të  kudondodhur  brenda  Shqipërisë  si  dhe  diasporë.  Krahas  klubeve  patriotike  brenda  Shqipërisë, 
një rol me rëndësi në këtë moment historik luajtën dhe shoqëritë patriotike të kolonive shqiptare në Itali dhe 
vende të ndryshme evropiane. Përmendim një thirrje dërguar nga klubi qendror i Manastirit të gjithë klubeve 
shqiptare, që të ndihmonin në luftën për çështjen kombëtare. Letra vijon si më poshtë: 
 
Klubeve shqiptare. 
Përfaqësive të nderçme                                                                 Manastir,21.02.1910 
Vëllezër të dashur 
Luftën e rreptë që kemi pasur me armiqtë e gjuhës sonë e dini. Klubi çentral ka luftuar ashpër. Sot 
vendosi  të  ftojë  të  gjithë  klubet  në  Shqipëri  dhe  të  ndihmoni  klubin  çentral  sipas  fuqisë  sikundër 
gjithë  shokët  këtu.  E  dyta:  Klubi  çentral  vendosi  më  15  mars  1910  të  bënte  një  mbledhje  të 
përgjithshme për të biseduar për shumë gjëra të nevojshme për kohët e sotme. Besojmë se çdo klub, 
me të marrë letrën, do t’i japë rëndësinë e duhur sepse kështu e do puna dhe nevoja.
603
 
Siç thamë pak më lart, Terenc Toçi, duke u informuar për situatën në të cilën ndodhej Shqipëria, nisi 
përgatitjen  për  të  ndërtuar  një  politikë  pro  çështjes  shqiptare.  Ai,  në  bashkëpunim  me  figura  patriotike 
arbëreshe,  së  bashku  me  ndihmën  e  shoqërive  dhe  komuniteteve  patriotike,  nisi  lëvizjet  e  para  në  favor  të 
çështjes  shqiptare  në  gjysmën  e  dytë  të  vitit  1910.  Në  këtë  periudhë,  përkrah  tij  u  vunë  dhe  macionistët 
italianë në marrëveshje dhe me Nikolla Ivanoj, duke nxitur shpërthimin e një kryengritjeje të përgjithshme në 
vitin në vazhdim. Në fillim të vitit, më 17 janar 1911, u themelua në Romë komiteti italian ―Pro Albania‖ 
nën  drejtimin  e  Etore  Ferrarit,  kryetar  i  partisë  republikane  italiane.  Rreth  komitetit  ―Pro  Albania‖  u 
bashkuan krahas republikanëve dhe socialistë, demokratë e përparimtarë.
604
 Komiteti ―Pro Albania‖ kishte si 
qëllim  zhvillimin  e  një  propaganda  pro  shqiptare,  financimin  e  lëvizjes  kryengritëse  shqiptare,  si  dhe 
organizimin  e  mjeteve  dhe  vullnetarëve  për  t‘u  dërguar  në  momentin  e  duhur  në  anën  tjetër  të  Adriatikut. 
Komiteti ―Pro Albania‖ si dhe nënkomitete të tjera të krijuara në këtë kohë u zgjeruan në të gjithë Italinë. 
Në  këtë  komitet  morën  pjesë  personalitete  të  rëndësishme  të  jetës  politike  dhe  kulturore  italiane  si 
deputetët republikan Etore Ferrari dhe S. Barzilai, avokati G. Guixardi, drejtori i gazetës ―La Terza Italia‖ 
Feliçe  Albani,  etj.    Në  lëvizjen  kombëtare  shqiptare  kontribuan  arbëreshët,  roli  i  të  cilëve  u  vu  re  dhe  në 
organizimin  e  veprimtarive  në  favor  të  saj  në  gjirin  e  popullit  italian.  Ishte  pikërisht  Terenc  Toçi,  i  cili 
parashtroi  idenë  e  krijimit  të  një  komuniteti  në  Romë  për  të  mbështetur  kryengritjen  shqiptare  dhe  për  të 
ndihmuar  qeverinë,  të  cilën  ai  kishte  projektuar  të  krijonte  në  vend.  Për  këtë  arsye  iu  drejtua  gjeneralit 
Riçioti  Garibaldi  dhe  figurave  të  njohura  të  politikës  italiane  si  Feliçe  Albani,  Etore  Ferrari,  etj.  Ndihma, 
                                                 
603
    Po aty,f.23 
604
   AQSH,F.98,D.19,f.1-2 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə