Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə89/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   85   86   87   88   89   90   91   92   ...   102

 
143 
sipas  tij,  duhej  të  përqendrohej  në  sigurimin  e  armëve,  municioneve,  të  hollave  për  luftëtarët  shqiptarë,  të 
cilët  ishin  të  gatshëm  të  ngriheshin  në  kryengritje.  Por,  nga  ana  tjetër,  nuk  mendonte  të  dërgoheshin 
vullnetarë.  Një  veprim  i  tillë,  sipas  tij,  do  të  linte  shteg  për  keqkuptime  nga  ana  e  shteteve  të  tjera  të 
interesuara  në  çështjen  ballkanike  dhe,  në  radhë  të  parë,  nga  ana  e  Austro-Hungarisë.
605
  Me  themelimin 
tashmë të komitetit ―Pro Albania‖, në Itali iu hap rrugë veprimtarisë për mbledhjen e fondeve në mbështetje 
të lëvizjes kombëtare shqiptare. Krahas kërkesës për të siguruar fonde dhe armatime, komiteti ―Pro Albania‖ 
i  drejtoi  thirrje  popullit  italian  për  t`u  solidarizuar  me  popullin  shqiptar  dhe  për  ta  mbështetur  atë.  Në 
çështjen shqiptare përmendim një thirrje drejtuar popullit italian. 
 
ITALIANË, 
Shqetësimet  e  popullit  shqiptar  në  luftë  për  kombësinë  dhe  autonominë  e  tij,  kërkojmë  nga  të 
gjithë  popujt  e  qytetëruar  një  solidaritet  vëllazëror.  E  para  së  gjithash,  nga  Italia,  kurrë  e 
pandjeshme ndaj thirrjeve të popujve të huaj, ardhtë ajo nga Kuba, Armenia a Kreta…. 
Xhuzepe Mazini, gjeniu parashikues, që më 1871 i tregonte Italisë në Gadishullin Ballkanik e në 
Adriatik në mbrojtjen e kësaj kombësie, një nga objektivat e politikës së saj ndërkombëtare. Atje, 
- thoshte mësuesi i madh, në aleancat me popujt e kësaj zone, janë misioni ynë, iniciativa jonë në 
Evropë, fuqia jonë e ardhshme politike dhe ekonomike. 
Dhe sot për Shqipërinë e rrezikuar në lirinë e saj, në qytetërimin e saj, në gjuhën e saj, simpatitë 
tona dhe solidariteti ynë kërkohen nga detyra për shpëtimin e idealeve të qëllimeve të larta jo të 
shkëputura nga mbrojtja e interesave tona themelore politike. 
Vlora është Gjibraltari i Adriatikut. Një ndërhyrje e huaj, disa hapa larg Torontos, do të mbyste 
çdo mundësi të jetës tonë dhe të çdo influence në atë det. Interesi ynë ka të bëjë me  mbrojtjen e 
statusquosë, pra çlirimin e Shqipërisë nga një gjendje ankthi e vuajtje. Për të kënaqur aspiratat e 
drejta dhe legjitime të shqiptarëve, populli italian nuk mund të mos bashkojë zërin e tij me anë të 
kombeve të tjera civile dhe të ndëshkojë qeveritarët e Bosforit, për aq kohë do të jetë gënjeshtër 
premtimi për një regjim të ri, i cili t`i garantojë këtij populli kushte njerëzore jetese dhe zhvillim 
të qytetëruar.
606
 
 
ITALIANË, 
Komiteti ynë, që e ndjente për detyrë të fillonte një lëvizje të tillë  në Itali, beson se ndërgjegjja 
kombëtare  do  të  dijë,  në  solidaritet  me  demokracinë  e  gjithë  Evropës,  t`i  përgjigjet  thirrjes  të 
                                                 
605
   AQSH,F.77.D.29.f.126-129 
606
   AQSH, F.77, D,29, f.8-9 Rome 7 prill 1911 


 
144 
tanishme  me  një  vendosmëri  dinjitoze  me  zemër  vëllazërore,  siç  tregon  dhe  ideali  më  i  lartë  i 
kauzës dhe vizioni i misionit të Italisë së Re mes njerëzve.
607
 
Komiteti Italian “Pro Albania” 
Romë, shkurt 1911 
 
Një  tjetër  thirrje  i  përket  22  majit  1911,  ku  sërish  kërkohej  mbështetja  e  popullit  italian.  Ajo  është 
paraqitur më poshtë: 
Populli i Italisë: Ndihmo, Ndihmo! 
Në anën tjetër të Adriatikut, mijëra e mijëra zëra i janë bashkuar dhe i kërkojnë njerëzimit të drejtën 
për të qenë të lirë, një popull i fortë e shpirtmadh e ndjen se nuk mund të zhduket dhe ka shtrënguar 
armët për të formuar një atdhe. Populli i Italisë është shumë i ri për të qenë mosmirënjohës, shumë 
bujar  për  të  ndjekur  politikat  e  interesit,  të  egoizmit dhe  shumë  fisnik  për  të  mohuar  ndihmën  e  tij 
vëllazërore dhe pa interes. Shqipëria e di e na sheh ne si shpëtimtarin e saj. Italianë, për fitoren e 
tyre, për lirinë e tyre, për zbutjen e mjerimit të tyre të pafund u krijua komiteti “Pro Albania”(Pro 
Shqipërisë). Rinia italiane me vrull të madh e me shpirt bujar, si për të kujtuar lavditë dhe heroizmat 
e etërve të tyre, shtrinë krahun në ndihmë të të shtypurve... Kjo rini tashmë duhet të bëjë përpjekjet e 
saj  për  t’ju  përgjigjur  thirrjeve  për  ndihmë  që  vijnë  nga  Shqipëria.  Këta  janë  bijtë  e  atyre  që  më 
1860, përkrah Këmishëve të kuq, në fushat e Madolonit derdhën gjakun për pavarësinë e Italisë. Në 
emër të tyre u drejtohem të gjithë njerëzve me zemër të shprehin tashmë mirënjohjen ndaj tyre për të 
paguar borxhin qëui detyrohemi.
608
 
Romë, 22 maj 1911 
Komiteti italian “Pro Albania” 
 
Qeveria italiane e kryeministrit Xhilioti nuk ishte dakord që të dërgoheshin vullnetarë në Shqipëri në 
mbështetje të lëvizjes kombëtare shqiptare. Policia italiane madje, filloi të ndiqte veprimtarët e komunitetit 
Pro Albania‖ si dhe të mbikëqyrte deputetët e parlamentit italian që bënin pjesë në të. Në vijë jo zyrtare, 
Xhiloti i kërkoi shtypit të kohës që vijonte të shkruante në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare, të ishin më 
të përmbajtur.
609
  
Por le të rikthehemi në ngjarjet në Shqipëri. Nëse në Itali po punohej nga grupe të posaçme (komitete) 
për të mbështetur lëvizjen kryengritëse, e ndërsa nga  ana tjetër qeveria italiane si e Luxatit dhe më vonë e 
Xhiliotit  përpiqeshin  për  ta  kufizuar  këtë  lëvizje,  Shqipëria  gjendej  në  vorbullën  e  lëvizjeve  kryengritëse. 
                                                 
607
   Mandalari, Indipendenca shqiptare...,79. 
608
   Po aty, f.80-81 
609
   Gazmend Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, ―Studime historike ―Nr.3-4,Tiranë,(2002),44. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   85   86   87   88   89   90   91   92   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə