Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə7/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

Dobitë dhe dispozitat

E para: Ecja ne kërkim të dijes dhe shfrytëzimi i vendit dhe kohës së përshtatme për të pyetur dijetarët.

E dyta: Nxënësi të mundohet që të kërkojë prej dijetarit një vend të qetë e të rehatshëm, me qëllim që të arrijë të marrë përgjigjen e duhur për problemin që ka.

E treta: Personi që është duke falur namaz nuk duhet të fshijë gjërat që i ngjiten në fytyrë e në ballin e tij, vetëm nëse diçka e tillë e mundon shumë ose i heq përqëndrimin ndaj namazit.359 Gjithashtu, lejohet bërja e sexhdes mbi baltë e në ujë.

E katërta: Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte qenie humane, dhe si i tillë edhe mund të harronte, përveç kur urdhërohej të komunikonte diçka, sepse në këtë rast e ruante Allahu prej harresёs. Ëndrrat e profetëve janë të vërteta dhe realizohen ashtu sikurse janë parë prej tyre.

E pesta: Në ëndrrën e Profetit mbi natën e Kadrit, mundet që ai ta ketë ditur atë ose të ketë parë shenjat e saj. Në Sahih-un e Buhariut transmetohet nga Ebu Saidi se Xhibrili e njoftoi të Dërguarin e Allahut se nata e Kadrit është në dhjetëshen e fundit të netëve të ramazanit.360

E gjashta: Dijetari, nëse ka pasur njohuri mbi diçka dhe më pas e ka harruar, mundet që t’u tregojë shokëve dhe nxënësve të tij për harresën e ta pranojë atë.361

E shtata: Në hadith ka argument për pëlqimin e itikafit në ramazan. Dhjetëditëshi i mesit të muajit është më i vlefshëm se dhjetëditëshi i parë, ndërsa dhjetëditëshi i fundit është më i vlefshëm se dhjetëditëshi i mesit.

E teta: Prijësi e ka të ligjshme t’u mbajë fjalim njerëzve e të sqarojë çështjet e rëndësishme për ta.

E nënta: Kujdesi dhe përpjekja e plotë e Profetit për t’i mësuar popullit të tij atë që ishte e dobishme për ta dhe, gjithashtu, kujdesi dhe përpjekja e shokëve të tij në kërkimin e natës së Kadrit.

E dhjeta: Vlera e itikafit në dhjetëditëshin e fundit të ramazanit dhe klasifikimi i kësaj vepre si sunet i fortë, për shkak se i Dërguari i Allahut e ka kryer atë vazhdimisht.

E njëmbëdhjeta: Nata e Kadrit kërkohet në dhjetënetëshin e fundit, sidomos në netët teke të tyre. Më e shpresuara e këtyre netëve teke është nata e njëzetenjëtë.

E dymbëdhjeta: Duhet që ta vendosim mirë ballin dhe hundën në tokë gjatë sexhdes, ashtu si ka vepruar i Dërguari i Allahut.

E trembëdhjeta: Ky hadith tregon se si ishin muslimanët në kohën e të Dërguarit të Allahut: me pak gjëra të kësaj bote e me një jetesë mjaft të thjeshtë, saqë xhamia ishte e mbuluar me degët e palmës dhe se shiu binte mbi ta gjatë kohës që ishin në namaz.

E katërmbëdhjeta: Vlera e natës së njëzetenjëtë, e cila supozohet të jetë nata e Kadrit, kështu që nuk duhet që muslimani ta neglizhojë adhurimin në këtë natë.

41- Gjallërimi i dhjetënetëshit të fundit me ibadet

Nga Aishja transmetohet se ka thënë: “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Profeti shtrëngonte mesin, gjallëronte natën dhe zgjonte familjen e tij.”362

Nga Aishja transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut bënte përpjekje në dhjetëditëshin e fundit si asnjëherë tjetër.”363

Nga Aliu transmetohet se i Dërguari i Allahut e zgjonte familjen e tij në dhjetë netët e fundit të Ramazanit për adhurim.364

Në një shprehje të Imam Ahmedit transmetohet se i Dërguari i Allahut, kur hynte dhjetëditëshi i fundit, zgjonte familjen e tij dhe e shtrëngonte mesin e tij. Ebu Bekër Ibn Ajash e kanë pyetur: “Çfarë kuptojmë me shtrëngim të mesit?” Ai është përgjigjur: “Largimi nga marrëdhëniet intime me gratë.”365

Dobitë dhe dispozitat

E para: Përpjekjet e mëdha të Profetit në adhurim, edhe pse Allahu ia kishte falur gjynahet e kaluara dhe të mëvonshme. Përpjekjet e tij ishin më të mëdha në dhjetë netët e fundit të ramazanit.

E dyta: Udhëzimi profetik në dhjetëshen e fundit të ramazanit është gjallërimi i natës me namaz e me përmendje të Allahut dhe me largim prej grave.

E treta: Zgjimi i familjes për namaz nate në dhjetëshen e fundit të ramazanit është vepër e pëlqyer. Nëse e kanë bërë zakon të rrinë zgjuar gjatë muajit ramazan, siç ndodh në kohën tonë, atëherë le të bëhet kjo me namaz e me përkujtim të Allahut e jo me argëtime e lojra.

E katërta: I lejohet burrit që t’i shtyjë e t’i detyrojë gratë dhe fëmijët në kryerjen e adhurimeve vullnetare, dhe ata në këtë rast e kanë obligim t’i binden atij.366

E pesta: Në dhjetënetëshin e fundit të ramazanit është e pëlqyeshme që e tërë nata të kalohet me namaz e në përmendje të Allahut, nëse është e mundur, sepse kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut, sikurse tregohet qartë në hadithet e transmetuara mbi këtë temë. Ndërsa transmetimet në lidhje me ndalesën e namazit në tërë natën, mund të themi se ato u drejtohen vazhdimësisë së një vepre të tillë përgjatë tërë vitit, ndërsa netët të cilat kanë vlera më shumë, si dhjetë netët e fundit të ramazanit, veçohen nga ky përgjithësim.367

E gjashta: Urtësia e përpjekjeve në adhurim përgjatë dhjetë netëve të fundit të ramazanit është kërkimi i natës së Kadrit. Kufizimi i natës së Kadrit në këto net është mëshirë prej Allahut, sepse po të ishte përgjate gjithë vitit e pa kufizuar, njerëzit do të mundoheshin shumë në kërkim, e shumica e tyre nuk do t`ia arrinin qëllimit për gjetjen e saj.368

42- Shenjat e natës së Kadrit

Allahu i Lartësuar thotë: “Në të zbresin melekët dhe shpirti, me lejen e Zotit të tyre, për çdo çështje. Ajo është paqe, derisa të shfaqet agimi.”

Prej Zir Ibn Hubejshit përcillet se ka thënë: “Unë kam dëgjuar Ubej Ibn Ka`bin të thotë se Abdullah Ibn Mes`udi ka thënë: ‘Kush fal namaz nate përgjatë gjithë vitit e arrin natën e Kadrit.’ Ubeji pas kësaj fjale të Ibn Mes’udit ka thënë: ‘Pasha Allahun përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, ajo (nata e Kadrit) gjendet në ramazan. Pasha Allahun, unё e di se cila natë është ajo. Ajo është nata në të cilën na urdhëroi i Dërguari i Allahut të ngriheshim e të faleshim. Ajo është nata që i paraprin agimit të njëzeteshtatë të ramazanit. Prej shenjave të saj është lindja e diellit në mëngjes i bardhë e pa rreze.”369

Në një transmetim të Ibn Hibanit thuhet: “Prej shenjave tё natёs sё Kadrit është lindja e diellit në mëngjes, i bardhë e pa rreze, si një tas.”370

Nga Ibn Mes`udi transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thënë: “Nata e Kadrit është në gjysmёn e shtatëshes së fundit të ramazanit. Dielli në mëngjesin e saj lind i qartё e pa rreze.” Ibn Mes`udi më pas ka thënë: “Unë e vështrova lindjen e Diellit dhe ishte ashtu sikurse e kishte përshkruar i Dërguari i Allahut.”371

Prej Ebu Hurejres përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë për natën e Kadrit: “Ajo është nata e njëzeteshtatë ose e njëzetenëntë. Melekët atë natë janë në tokë me një numër më të madh se numri i guralecëve.”372

Ubadeh Ibn Samiti përcjell se i Dёrguari i Allahut ka thënë: “Disa shenja të natës së Kadrit janë: ajo është natë e kthjellët dhe e ndritshme, si njё natё me hёnё, e qetё, as e ftohtë e as e nxehtë dhe nuk mund të ketë goditje meteorësh derisa të agojë. Shenjë tjetër është edhe dielli që lind në mëngjes i qartë e pa rreze, si hëna katërmbëdhjetëshe. Atë ditë, shejtanit nuk i lejohet të dalë bashkë me të.”373

Xhabiri përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë doja të tregoja për natën e Kadrit, por pastaj e harrova. Gjithsesi, ajo është në dhjetënetëshin e fundit. Ajo është natë e kthjellët, e ndritshme, as e nxehtë e as e ftohtë. Ajo duket si natë me njё hёnё qё me ndriçimin e saj ia zbeh ndriçimin yjeve. Shejtani i asaj nate nuk del, derisa të çelë agimi.”374

Ibn Abasi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë në lidhje me natën e Kadrit se: “Ajo është natë e kthjellët, as e nxehtë e as e ftohtë. Dielli në mëngjesin e saj lind i kuq e i dobët.”375

Dobitё dhe dispozitat

E para: I lejohet dijetarit të mos tregojë ndonjë gjë që di, nëse mendon se njё veprim i tillё ёshtё i dobishёm, sikurse fshehu Ibn Mes`udi diturinë që kishte mbi natën e Kadrit, me qëllim që njerëzit të mos neglizhonin e të mos rrinin pa falur namaz nate gjatё dhjetë netëve.

E dyta: Dijetari u sqaron njerëzve atë që duhet ta dinë, sikurse sqaroi Ubej Ibn Ka`bi natën e Kadrit.

E treta: Lejohet që dijetarët të përpiqen dhe të kenë mendime të ndryshme, për sa u përket dobive dhe dëmeve. Kjo nuk është e ndaluar, nëse vjen si rrjedhojë e një përpjekje të saktë dhe kur qëllimi është arritja e të vërtetës.

E katërta: Nata e Kadrit gjendet në dhjetë netët e fundit. Shpresohet që ajo të jetë në një prej netëve teke dhe nata më e shpresuar është nata e njëzeteshtatë, sikurse betohet për një gjë të tillë Ubej Ibn Ka`bi.

E pesta: Këto tekste tregojnë se nata e Kadrit ka disa shenja, të cilat janë:

1. Numri i madh i melekëve, me në krye Xhibrilin (alejhi selam), që zbresin këtë natë, për të marrë pjesë me njerëzit që falen nëpër xhamitë e tyre. Numri i tyre është aq i madh, saqë ia kalon numrit të guralecëve të tokës. Kjo shenjë nuk u shfaqet njerëzve.

2. Shpëtimi shtohet në natën e Kadrit, në sajë të bindjes dhe nështrimit të njerëzve ndaj Allahut.

3. Dielli në mëngjesin e asaj nate lind i bardhё, pa rreze. Shkaku i kësaj, sipas disa dijetarëve, është ngritja në qiell e melekëve, drita dhe krahët e të cilëve mbulojnë dhe pengojnë rrezet e diellit,376 pasi atë natë numri i melekëve që zbresin në tokë është shumë i madh.

4. Nata e Kadrit është e kthjellët, e qetë, as e ftohtë e as e nxehtë, por kjo është një çështje relative, e cila ndryshon në bazë të vendeve të ndryshme, ku të ftohtët dhe të nxehtët janë të ndryshme. Megjithatë, ajo natë nuk është as e ftohtë e as e nxehtë, në lidhje me netët që i paraprijnë dhe ato që e pasojnë.

5. Shejtani nuk del me lindjen e diellit në mëngjesin e natës së Kadrit, kjo sepse dielli lind midis dy brirëve të Shejtanit, përveç mëngjesit të natës së Kadrit.

6. Shumica e shenjave që janë përmendur u bëhen të qarta njerëzve vetëm pasi nata e Kadrit ka kaluar. Dobia e kësaj është që, ai i cili e arrin këtë natë, të falënderojë Allahun për suksesin dhe angazhimin me adhurim që i mundëson Ai gjatë asaj nate. Nga ana tjetër, të pikëllohet neglizhenti ndaj natës së Kadrit, i cili tani duhet të vendosë që të angazhohet plotësisht në vitin që vjen për ta arritur atë.

7. Këto shenja janë sistematike për çdo natë Kadri që vjen dhe nuk janë të veçanta për periudhën profetike.

8. Muslimani duhet të përpiqet që ta gjejë këtë natë, për shkak të vlerave të mëdha që ajo ka.



43 – Kërkimi i natës së Kadrit në natën e njëzetetretë të ramazanit.

Prej Abdullah Ibn Unejs El Xhuhenij përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “M’u tregua nata e Kadrit, pastaj e harrova atë. Gjithashtu, pashë se në agimin e saj bëja sexhde në ujë e në baltë. Gjithashtu, përcillet se ka thënë: “Natën e njëzetetretë ra shi. I Dërguari i Allahut e fali namazin dhe, kur po largohej, pamë gjurmët e ujit e të baltës në ballin dhe në hundën e tij. Abdullah Ibn Unejsi ka thënë: “Ajo ka qenë nata e njëzetetretë.”377

Në një transmetim të imam Malikut përcillet se Abdullah Ibn Unejsi i ka thënë të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, unë e kam shtëpinë larg. Më thuaj një natë që të vij për të!” I Dërguari i Allahut i tha: “Eja natën e njëzetetretë të ramazanit.”378

Prej Ibn Abasit transmetohet se ka thënë: “Dikush më erdhi në gjumë në një prej netëve të ramazanit e më tha: ‘Sonte është nata e Kadrit.’ Unë u ngrita si nëpër gjumë dhe u kapa tek mbajtёset e shtratit të Dërguarit të Allahut. Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut, të cilin e gjeta duke u falur. Mësova se ishte nata e njëzetetretë.”379

Prej Ebu Hudhejfes, ky prej një prej shokëve të Muhamedit (a.s.), transmetohet se ka thënë: “Pashë se hëna në agimin e natës së Kadrit ishte si një gjysëm tave dheu.” Ebu Is’hak Es Sebi`ij ka thënë se hëna merr formë të tillë në agimin e natës së njëzetetretë.380

Prej Ebu Hurejres transmetohet se ka thënë: “Ne përkujtuam natën e Kadrit në prani të Profetit, që na tha: “Cili prej jush e kujton kur hëna doli dhe qe sa një gjysmё tave dheu?”381



Dobitë dhe dispozitat

E para: Të Dërguarit të Allahut iu harrua nata e Kadrit dhe kjo ka urtësi. Ajo nuk u tregua që njerëzit të mos neglizhonin e të mos i kaplonte përtacia në adhurim gjatë netëve të tjera veç saj.

E dyta: Kujdesi i madh i sahabeve në gjetjen e netëve me vlerë dhe pyetja për to me qëllim që t’i gjallëronin me adhurim e të përpiqeshin për të përfituar prej vlerave të tyre.

E treta: Vlera e natës së njëzetetretë. Ajo mund të jetë edhe nata e kadrit kështu që muslimani duhet ta kalojë zgjuar me ibadet e të përpiqet të kryejë sa më shumë adhurim në të.

E katërta: Hëna në natën e njëzetetretë është sa gjysma e një tasi të madh ose sa gjysma e një tave dheu, dhe nata e Kadrit atë vit për të cilin flasin këto hadithe ka qenë pikërisht atë natë.

44 – Vlera e natës së Kadrit

Allahu i Lartësuar thotё: “Ne e zbritëm atë në një natë të begatë. Ne ua tërhoqëm vërejtjen. Në të ndahet çdo çështje e urtë.” (Ed Dukhan)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e zbritëm atë natën e Kadrit. E nga e di ti se ç`është nata e Kadrit. Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Në të zbresin melekët dhe Shpirti, me lejen e Zotit të tyre për çdo gjë. Ajo është paqe, derisa të lindë agimi.” (El Kadr).

Nga Ebu Hurejra përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush çohet për natën e Kadrit me besim e me shpresë në shpërblim, atij do t’i falen të gjitha gjynahet e kaluara.”382

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Kush e kryen adhurime natën e Kadrit me besim e me shpresë në shpërblim, atij do t’i falen të gjitha gjynahet e kaluara.”

Nga Ebu Hurejra përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ajo është nata e njëzeteshtatë ose e njëzetenëntë. Melekët atë natë janë në tokë me një numër më të madh se numri i guralecëve.383



Dobitë dhe dispozitat

E para: Vlera e madhe që ka nata e Kadrit, që do ta shpjegojmë më poshtё:

1 – Ajo ka vlerë të madhe tek Allahu i Lartësuar.

2 – Ajo është më e mirë se një mijë muaj, që janë të barabartë me tetëdhjetë e tre vite e katër muaj.

3 – Numri i madh i melekëve që zbresin në të, aq sa ia kalojnë numrit të guralecëve të tokës.

4 – Kurani madhështor është zbritur në këtë natë, pra, natën e Kadrit.

5 – Shpëtimi prej ndërshkimit atë natë është i madh, i cili mundësohet me anë tё adhurimit e veprave të mira që kryejnë robërit e Allahut. Ajo është shpëtim, që vjen prej mëshirës dhe faljes që hedh Allahu mbi robërit e Tij. Ajo natë është shpëtim prej zjarrit të Xhehenemit.

6 – Ajo është natë e begatë, për shkak të vlerave dhe veçorive të shumta të saj.

7 – Kush kryen adhurime këtë natë duke besuar në premtimin e Allahut dhe duke shpresuar në shpërblimin e saj, do t’i falen gjynahet që ka bërë para saj.

8 – Natën e Kadrit shkruhet çdo gjë që do të ndodhë përgjatë gjithë vitit.

9 – Kush e gjallëron këtë natë me adhurim fiton një pozitë të lartë tek Allahu, si edhe meriton mëshirën dhe faljen e Tij.

E dyta: Muslimani duhet të përpiqet ta arrijë natën e Kadrit. Këtë duhet ta bëjë duke u kujdesur për kryerjen e namazit të natës përgjatë dhjetë netëve të fundit të ramazanit, si edhe me lutje e përmendje të Allahut. Ndaj një nate që ka këto vlera neglizhon vetëm se një person i privuar. Lusim Allahun të mos na privojë prej vlerës dhe mirësisë së saj.

E treta: Mirësia e natës së Kadrit qëndron te mirësia e veprave gjatë saj, sepse për atë që përpiqet me adhurime këtë natë, vlera e tyre kap atë të vlerës së një mijë muajve me adhurime, dhe kjo pa dyshim që është një mirësi madhështore prej Allahut të Lartësuar.

E katërta: Një prej mirësive të Allahut mbi këtë umet është edhe dhurimi i kësaj nate për çdo vit, e për këtë falënderimi i takon Allahut.

E pesta: Nata e Kadrit është pa diskutim nata më e mirë. Nuk është e saktë të thuhet që nata e xhumasë është më e mirë se ajo, por nëse ndodh që nata e Kadrit përkon me natën e xhumasë, atëherë kemi mirësi mbi mirësi.

E gjashta: Nata e Israsë dhe Miraxhit sa i përket të Dërguarit të Allahut është më e mirë se nata e Kadrit, sepse atë natë ai u ngrit në qiell, ku i foli vetë Zoti i Lartësuar. Ky është nderimi dhe pozita më e lartë. Ndërsa për besimtarët muslimanë, përfitimet në natën e Kadrit janë më të mëdha e më të shumta se të natës së Israsë e Miraxhit.384

E shtata: Disa dijetarë kanë thënë se kjo natë madhështore është një prej veçorive të këtij umeti. Kjo është përmendur edhe në disa hadithe të dobëta. Gjithashtu, gjenden hadithe të tjera që tregojnë se ajo ka qenë edhe për popuj të tjerë para nesh ose për profetët e tyre, por edhe këto hadithe janë të dobëta.385

E teta: Në një transmetim te Sahih-u i Muslimit thuhet: “Kush ngrihet natën e Kadrit dhe rastis në të, me besim e me shpresë, atij i falen gjynahet.” Të mbështetur në këtë transmetim, disa kanë thënë se natën e Kadrit mund ta arrijë vetëm një person i cili e gjen se ajo natë në të cilën ai po bën përpjekje është pikërisht nata e Kadrit. Mirëpo teksti i drejpërdrejtë i hadithit nuk tregon për diçka të tillë. Ky hadith tregon se natën e Kadrit e arrin secili musliman që kryen ibadet atë natë, me qëllimin që të arrijë natën e Kadrit, edhe pse ajo vetë mund të ketë qenë nata e Kadrit, apo edhe pse personi nuk e di që ajo ka qenë në të vërtetë nata e Kadrit.386

Sido që të jetë, muslimani duhet të përpiqet në secilën natë të dhjetë netëve të fundit të ramazanit, duke qenë se ka mundësi që secila të jetë nata e Kadrit, se kështu mund ta qëllojë atë.

45 – Kërkimi i natës së Kadrit në shtatë netët e fundit të ramazanit.

Prej Ibn Umerit përcillet se, disa shokë të Muhamedit panë në ëndër natën e Kadrit të ishte në shtatë netë e fundit. Atëherë, i Dërguari i Allahut tha: “Unë po shoh që ëndrrat tuaja janë bashkuar në shtatë netët e fundit, kështu që kush dëshiron ta gjejë atë, le të përpiqet gjatë shtatë netëve të fundit.”

Në një transmetim të Muslimit thuhet: “Kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit, e nëse ndonjëri prej jush plogështohet ose nuk mundet, atëherë të mos humbasë në shtatëshen e mbetur.”

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: ‘Kërkojeni natën e Kadrit në shtatë netët e fundit.’387



Dobitë dhe dispozitat:

E para: Ky umet është i ruajtur prej gabimit në transmetim, në mendim dhe në ëndërr, sepse i Dërguari i Allahut e mori në konsideratë bashkimin e ëndrrave të tyre mbi të njëjtën çështje.388

E dyta: Nata e Kadrit duhet kërkuar dhe duhet kaluar me adhurim, për shkak të mirësisë dhe vlerës së madhe që ka. Diçka e tillë nuk është detyrë, por është e pëlqyeshme.389

E treta: Në hadithin e lartpërmendur tregohet për peshën e madhe që ka ëndrra, lejimin e mbështetjes tek ëndrra pёr orientimin në çёshtjet egzistenciale, me kusht që diçka e tillë të mos bjerë ndesh me rregullat e sheriatit,390 dhe të mos teprohet në marrjen përbazë të tyre, aq sa të dilet nga rruga e drejtë e të ndërpriten veprat e mira.

E katërta: Ëndrrat mund të jenë prej Allahut, mund të jenë pëshpëritje të vetvetes dhe mund të jenë prej shejtanit. Kur ëndrrat e besimtarëve përputhen, atëherë kemi të bëjmë me diçka të vërtetë, sikundër përputhen transmetimet dhe mendimet e tyre. Ndodh që një person të ngatërrohet, të gënjejë, të gabojë në mendim ose të zgjedhë me dëshirë të kotën, mirëpo nëse bashkohen disa vetë për një çështje, ata nuk bashkohen për të kotën.391

E pesta: Në të gjejmë argument mbi të punuarit sipas mendimit të shumicës, me kusht që të mos bjerë ndesh me ndonjë tekst fetar, me unanimitetin e umetit apo me ndonjë analogji juridike të qartë.392

E gjashta: Disa prej sahabëve panë një ëndërr të njëjtë, se nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të ramazanit. Atë vit, i Dërguari i Allahut urdhëroi që nata e Kadrit të kërkohej përgjatë shtatë netëve të fundit të ramazanit, kështu që këto net janë më të shpresuarat për natën e Kadrit.393

E shtata: Disa njerëz mund ta identifikojnë natën e Kadrit nëpërmjet ëndrrës, duke parë disa prej shenjave dhe ndriçimit të saj, apo duke parë në ëndërr dikë që i thotë se kjo është nata e Kadrit, ose Allahu i vendos në zemër shikim dhe qartësi, me anë të së cilës e gjen natën e Kadrit.394



46 –Itikafi i grave

Prej Aishes transmetohet se i Dërguari i Allahut tregoi se do të bënte itikaf në dhjetëditëshin e fundit të ramazanit. Aishja kërkoi leje për kryer itikaf me të dhe ai e lejoi. Hafsa i kërkoi Aishes që të merrte leje tek i Dërguari i Allahu dhe për të, dhe ajo ia kreu. Zejneb bintu Xhahshi, kur mësoi për këtë ngjarje, urdhëroi t’i ndërtohej një vendqëndrim nё xhami, dhe ia ndërtuan. I Dërguari i Allahut, kur mbaronte namazin, largohej për tek vendqëndrimi i tij. Kur pa venqëndrimet e ndërtuara, pyeti “Çfarë janë këto?” Ata thanё se ishin venqëndrime të Aishes, Hafsas dhe Zejneb. Ai pastaj tha: ‘Bamirësia ishte qëllimi?! Unë nuk po bëj më itikaf.” Dhe kështu u kthye. Kur mbaroi ramazanin, bëri itikaf dhjetë ditë të muajit Sheual.

Sipas një transmetimi të Muslimit, ka thënë: ‘Kur dëshironte të hynte në itikaf, i Dërguari i Allahut falte namazin e sabahut dhe pastaj shkonte në vendin ku do të qëndronte gjatë itikafit. Ai kërkoi t’i ndërtonin një strehëz të vogël në xhami dhe ata ia përgatitën, sepse do të qëndronte në itikaf përgjatë dhjetëditëshit të fundit të ramazanit. Zejnebja urdhëroi t’i ndërtonin një strehëz, dhe ata ja ndërtuan. Gjithashtu, edhe disa nga gratë e tjera të Profetit vepruan të njëjtën gjë. I Dërguari i Allahut, kur fali namazin e sabahut dhe deshi të largohej, pa strehëzat dhe tha: ‘Bamirësia ishte qëllimi i kësaj?!’ Atëherë dha urdhër që të mblidhej e të hiqej strehëza e tij, dhe kështu u bë. Atë vit nuk bëri itikaf në dhjetëshen e fundit të ramazanit, por e bëri në dhjetëditëshin e parë të muajit Sheual.395

Dobi dhe dispozita:

E para: Itikafi i grave në xhami, nëse nuk përbën fitne, është vepër e lejuar.396

E dyta: Gruaja nuk mund të bëjë itikaf pa lejen e burrit të saj, dhe ky është gjykim unanim. Nëse gruaja bën itikaf pa lejen e burrit, atëherë burri ka të drejtë ta nxjerrë prej itikafit. Gjithashtu, nëse burri i jep leje gruas të qëndrojë në itikaf, por pastaj e ndërpret prej itikafit për ndonjë arsye të vetën, kjo i lejohet.397

E treta: Ndërpreja e itikafit, nëse është e nevojshme, është vepër e lejuar.

E katërta: Itikafi nuk vlen në ndonjë vend tjetër përveç xhamisë, sepse po të ishte i saktë diku tjetër, do t’i lejohej gruas që të hynte në itikaf në vendfaljen e saj brenda shtëpisë.398

E pesta: Edukimi i gruas dhe i pjesëtarëve të familjes nga ana e burrit është i ligjshëm, nëse sheh prej tyre diçka që meriton edukim. I Dërguari i Allahut i pengoi gratë e tij prej itikafit pasi u kishte dhënë vetë leje. Këtë e bëri nga frika se mos ato i prekte krekosja dhe garimi, që burojnë prej xhelozisë.399

E gjashta: Lejohet zëvendësimi i veprave vullnetare kur nuk arrin ta kryesh në kohën e saj.400

E shtata: Xhelozia e tepërt është e keqe, sepse ajo buron prej zilisë, e cila është gjithashtu e keqe.

E teta: Lënia e një vepre më të mirë është gjë e lejuar, nëse ka dobi.401

E nënta: Itikafi nuk bëhet obligim pёr shkak të qëllimit.402

E dhjeta: I lejohet personit që hyn në itikaf që të zgjedhë për veten një vend të qetë në xhami, ku të qëndrojë në vetmi gjatë kohës së itikafit. Të zgjedhë, për shembull, një vend nga fundi i xhamisë ose në qoshet e saj, me qëllim që të mos shkaktojë ngushti tek njerëzit dhe që të jetë vetë më i qetë.403

E njëmbëdhjeta: Vihet në pah morali i lartë i Profetit dhe bashkëjetesa shembullore me gratë e tij. Kur i largoi gratë prej itikafit për qëllim edukativ dhe për t’i ruajtur prej syefaqësisë, ai e la dhe vetë itikafin. I Dërguari i Allahut kishte të drejtë t’i largonte gratë e tij dhe të vazhdonte vetë, mirëpo ai e ndërpreu itikafin në shenjë ngushëllimi për to, për t’i qetësuar zemrat e tyre dhe për ta zbukuruar e përmirësuar akoma më shumë bashkëjetesën.404 I tillë duhet të jetë çdo musliman me familjen e tij, pra, të mos i kalojë kufijtë e edukimit me hakmarrje dhe mllef.

E dymbëdhjeta: Nëse gruas që ka hyrë në itikaf i vijnë mestruacionet, atëherë duhet ta ndërpresë itikafin e të dalë prej xhamisë. Sigurisht, kur të pastrohet, ajo mund ta plotësojë itikafin e vet.405

E trembëdhjeta: Kush ka qëllim të nisë ndonjë adhurim dhe akoma nuk e ka nisur, mund ta lërë fare atë adhurim ose mund ta shtyjë për më vonë.

E katërmbëdhjeta: Mund të ndalohet dhe t’i ndërpritet vepra një personi që hetohet se po e kryen atë për syefaqësi. Për këtë mbështetemi te fjala e të Dërguarit të Allahut: “Bamirësia ishte qëllimi?!”, që nënkupton: ‘Apo deshët të arrinit përfitim vetjak dhe pozitë tek i Dërguari i Allahut?!” Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut ua ndërpreu grave të tij atë që ato deshën të bënin dhe e shtyu për më vonë itikafin e vet.

E pesëmbëdhjeta: Gjatë itikafit pëlqehet shkëputja prej njerëzve dhe familjes, përveç rasteve të domosdoshme, si tubimet për namaz, ushqim apo diçka tjetër.406

E gjashtëmbëdhjeta: Itikafi në ramazan është prej udhëzimit dhe praktikës së profetit Muhamed. Ai lejohet edhe në muaj të tjerë veç ramazanit, sikurse tregohet në këtë hadith, ku i Dërguari i Allahut e zëvendësoi itikafin në muajin sheual.407

E shtatëmbëdhjeta: Strehëzat e itikafit në xhami, të cilat i kanë dyert po brenda xhamisë, vlerësohen si pjesë e xhamisë, mirëpo kur janë jashtë xhamisë, nuk konsiderohen pjesë e xhamisë, edhe nëse dyert e tyre gjenden në pjesën e brendshme të xhamisë.408



Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə