Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə9/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

53 – Kush premton tё bёjё itikaf.

Prej Umer Ibn Hatabi pёrcillet se i ka thёnё tё Dёrguarit tё Allahut: “Unё kam premtuar nё kohёn e injorancёs qё tё qёndroj njё natё nё Xhaminё e Shenjtё.” I Dёrguari i Allahut i tha: “Plotёsoje premtimin tёnd.” Atёherё Umeri bёri itikaf njё natё.

Nё njё transmetim tjetёr pёrcillet se Umer Ibn Hatabi, kur po kthehej nga Taifi nё vendin e quajtur El Xhirraneh, pyeti tё Dёrguarin e Allahut: ‘O i Dёrguari i Allahut, unё kam premtuar nё kohёn e injorancёs tё qёndroj nё itikaf njё ditё nё Xhaminё e Shenjtё. Çfarё tё bёj?” Ai tha: “Shko dhe qёndro njё ditё nё itikaf.”459

Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Kur u bёra musliman, pyeta pёr tё tё Dёrguarin e Allahut, e ai mё tha: “Plotёsoje premtimin tёnd.”460




Dobi dhe dispozita

E para: Premtimi dhe itikafi ishin tё njohura nё kohёn e injorancёs.


E dyta: Mbajtja e njё premtimi tё dhёnё nё kohёn e injoracёs ёshtё vepёr e lejuar nё Islam. Disa dijetarё kanё thёnё se mbajtja e premtimit edhe nё kёtё rast ёshtё detyrё.
E treta: Kujdesi i Umerit tё çlirohej nga premtimi qё kish bёrё nё kohёn e injorancёs. Kjo tregon pёr devotshmёrinё dhe pёrpikmёrinё e Umerit r.a.
E katërta: I Dёrguari i Allahut e urdhёroi Umerin ta mbajё premtimin, edhe pse qe njё premtim i bёrё nё kohёn e injorancёs. Kjo tregon se islami e pёrforcon rёndёsinё e mbajtjes sё premtimit dhe e lufton thyerjen e tij.461
E pesta: Itikafi njё ditё apo njё natё tё vetme ёshtё i saktё, nё bazё tё hadithit tё lartpёrmendur.
E gjashta: Me kёtё hadith argumentohen edhe ata qё thonё se itikafi ёshtё i saktё edhe pa agjёrim, sepse nata nuk ёshtё kohё agjёrimi.462
E shtata: Nё bazё tё atyrё qё thonё se itikafi ёshtё i saktё edhe pa agjёrim, qё ёshtё dhe mendimi mё i saktё, i lejohet tё sёmurit qё e ka prishur agjёrimin e tij pёr shkak tё sёmundjes tё bёjё itikaf.463
E teta: Pёr diçka qё nuk e dimё duhen pyetur dijetarёt, sepse Umeri pёr premtimin e tij shkoi tё pyeste tё Dёrguarin e Allahut. Gjithashtu, ёshtё detyrё t’i sqarohet çёshtja e fesë atij qё pyet.
E nёnta: Nёse premton tё bёsh itikaf nё njё xhami tjetёr pёrveç tri xhamive kryesore tё Islamit (përkatësisht në Mekë, Medinë dhe xhaminë Aksa) dhe lipset tё ndёrmarrёsh udhёtim enkas (në formë pelegrinazhi) pёr tё, atёherё pёrmbushja e kёtij premtimi nuk lejohet, se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Nuk lejohet tё ndёrmarёsh udhёtim enkas, në formë pelegrinazhi, drejt ndonjë faltoreje, përveç tri xhamive kryesore.” Nёse nuk nevojitet të bësh udhёtim, atёherё lejohet.464

54 – Agjёrimi pёr tё vdekurin

Prej Aishes transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kush vdes duke pasur agjёrim borxh, atёherё pёr tё duhet ta agjёrojё pёrgjegjёsi i tij.”465

Prej Ibn Abasit pёrcillet se njё burrё erdhi tek i Dёrguari i Allahut dhe e pyeti: “O i Dёrguar i Allahut, nёna ime vdiq dhe ka borxh agjёrimin e njё muaji. A ta kryej unё nё vend tё saj?” I Dёrguari i Allahut tha: “Po tё kishte nёna jote para borxh, a do t`ia shlyeje atё borxh asaj?” Ai tha: “Po.” I Dёrguari tha: “Borxhi ndaj Allahut meriton mё sё shumti tё shlyhet.”

Sipas njё transmetimi tjetёr, njё grua erdhi tek i Dёrguari i Allahut dhe i tha: “O i Dёrguari i Allahut, nёna ime vdiq dhe la borxh njё premtim pёr agjёrim, a mund ta agjёroj unё nё vend tё saj?” Ai tha: “Po tё kishte nёna jote borxh e ti t’ia shlyeje, a do tё quhej i shlyer ky borxh?” Ajo tha: “Po.” I Dёrguari i Allahut tha: “Atёherё, agjёroje pёr nёnёn tёnde.”466

Nga Burejdeh transmetohet se ka thёnё: “Unё isha duke qёndruar me tё Dёrguarin e Allahut, kur erdhi njё grua dhe tha: “Unё i pata dhuruar nёnёs time njё robёreshё. Nёna mё vdiq.” I Dёrguari i Allahut tha: “Ti e ke marrё shpёrblimin tek Allahu pёr tё dhe trashёgimia po ta rikthen prapё ty.” Ajo tha: “O i Dёrguari i Allahut, nёna kishte borxh agjёrimin e njё muaji, a ta agjёroj unё pёr tё?” Ai tha: “Agjёroje ti pёr tё.” Ajo tha: “Ajo nuk bёri haxh kurrё. A tё bёj haxh pёr tё?” Ai tha: “Kryeje ti haxhin pёr tё.”467

Dobi dhe dispozita
E para: Nё origjinё, adhurimet trupore nuk mund tё kryhen me pёrfaqёsi ose nga dikush tjetёr. Agjёrimi dhe haxhi pёrjashtohen nga ky rregull, pёr shak tё hadithit tё mёsipёrm. Hafidh Ibn Abdul Berri ka thёnё: “Dijetarёt unanimisht janё tё mendimit se namazi, qoftё farz apo sunet, nuk mund tё kryhet nga dikush tjetёr. Nuk mund tё kryhet qoftё pёr njё tё gjallё apo pёr njё tё vdekur. Gjithashtu, nuk mund ta agjёrojё njё person nё vend tё njё personi tjetёr tё gjallё. Kjo çёshtje ёshtё e prerё dhe pa asnjё mospajtim mes dijetarёve. Ndёrsa pёr njё person qё i vdes njё i afёrm, i cili ka lёnё detyrime nё agjёrim, se a duhet apo s’duhet ta shlyejё, mbi kёtё çёshtje dijetarёt ndajnё mendime tё ndryshme nё tё kaluarёn e nё tё tashmen.”468
E dyta: Njё person qё vdes dhe ka borxh agjёrim prej ramazanit ndodh njё prej dy rasteve:

1. Vdes para se tё ketё mundёsi tё agjёrojё, pёr shkak tё kohёs sё pamjaftueshme, pёr arsye udhёtimi, pёr arsye shёndetёsore etj. Njё person i tillё nuk ka asnjё detyrim, sipas fjalёs sё shumicёs sё dijetarёve.

2. Vdes para se t’i mundёsohet shlyerja e agjёrimit. Nё kёtё rast ёshtё prej sunetit ose pёlqehet ta agjёrojё pёr tё kujdestari i tij.
E treta: Ligji islam parashtron heqjen e barrёs ndaj tё vdekurit nёpёrmjet tё afёrmve tё tij apo dikujt tjetёr. Nё hadithin “atёherё pёr tё duhet ta agjёrojё pёrgjegjёsi i tij”, pёrgjegjёsi i tij kёtu ёshtё trashёgimtari. Kjo ndodh nё tё shumtёn e rasteve por nёse agjёron pёr tё ndonjё i afёrm qё nuk merr pjesё nё trashёgimi apo ndonjё i largёt, atёherё shlyerja ёshtё e pranueshme, sikurse ndodh me borxhin. Shejhu i Islamit Ibn Tejmija ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka shёmbёllyer kёtё çёshtje me borxhin, sepse shlyerja e borxhit ёshtё e pranueshme prej kujtdo. Kjo tregon se, edhe nё kёtё rast, shlyerja e agjёrimit mund tё bёhet prej kujtdo, dhe kjo nuk ёshtё e lidhur vetёm me bijtё e tё vdekurit.”469
E katërta: Shlyerja e agjёrimit dhe e borxhit ndaj tё vdekurit nuk ёshtё obligim mbi trashёgimtarёt e tij, mirёpo kjo kryhet vullnetarisht pёr tё hequr barrёn prej tё vdekurit.470
E pesta: Nёse i vdekuri ka lёnё ditё pa agjёruar dhe pёr tё agjёrojnё disa njerёz nё njё ditё tё vetme nё pёrputhje me numrin e ditёve, kjo gjё ёshtё e pranueshme dhe shlyerja ёshtё e saktё. Diçka e tillё nuk mund tё veprohet me “agjёrimin e kushtёzuar me vijmёsi”, si nё rastin e shlyerjes (kefare) sё dhiharit471 e tё vrasjes. Nё kёto raste duhet ta agjёrojё njё person i vetёm dy muaj rresht.472
E gjashta: Nёse askush nuk del vullnetar pёr tё agjёruar pёr tё vdekurin, atёherё trashёgimtarёt e tij duhet tё ushqejnё pёr çdo ditё agjёrimi njё tё varfёr, edhe nёse ky shpenzim hiqet prej trashёgimisё sё tij.473
E shtata: Nёse trashёgimtarёt gjejnё dikё me pagesё pёr tё agjёruar pёr tё, kjo nuk lejohet, sepse çёshtjet e adhurimeve nuk ndreqen duke paguar dikё tjetёr.474
E teta: Nёse premton se do tё agjёrojё muajin Muharrem dhe vdes nё muajin Dhulhixhe, nё kёtё rast nuk bёhet shlyerje pёr tё, sepse nuk e ka arritur kohёn e obligimit, si shembulli i njё personi qё vdes para se tё vijё Ramazani.
E nёnta: Njё person i cili ka pёr tё shlyer agjёrimin e disa ditёve tё ramazanit dhe dёshiron tё shlyejё agjёrimin e ndonjё dite tё mbetur nga ramazani, tё ndonjё premtimi apo ndonjё shlyerje tjetёr pёr ndonjё tё afёrm të tij, atёherё ky njeri, sё pari, duhet tё shlyejё agjёrimin e vet, pastaj tё shlyejё agjёrimin e tё afёrmit tё tij.475
E dhjeta: Dita e festёs sё Bajramit nuk e shkёput vijmёsinё e agjёrimit pёr atё qё ёshtё duke agjёruar dy muaj rresht, sepse agjёrimi nё ditёn e festёs ёshtё i ndaluar.476

55 – Shpёrblimi pёr ramazanin ёshtё i plotё, edhe nёse muaji ёshtё i shkurtёr.

Nga Ebu Bekrah transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Dy muaj nuk shkurtohen: muaji i festёs sё ramazanit dhe muaji i dhulhixhes.”

Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Dy muajt e festave nuk shkurtohen: ramazani dhe dhulhixhe.”477

Ky hadith ёshtё shpjeguar prej disave kёshtu: Ramazani dhe Dhulhixhe nuk shkurtohen qё tё dy nё tё njёjtin vit. Nёse njёri shkurtohet, atёherё tjetri plotёsohet, e kjo ndodh nё tё shumtёn e rasteve.

Gjithashtu, ёshtё thёnё se nuk pakёsohet shpёrblimi dhe vlera e tyre, edhe pse mund tё shkurtohet numri i ditёve tё muajit dhe ky shpjegim duket si mё i sakti.478

Dobi dhe dispozita

E para: Ligjvёnёsi i Urtё (Allahu) i ka veçuar kёto dy muaj, ramazanin dhe dhulhixhen, me kёtё dispozitё, pёr shkak se lidhen me agjёrimin dhe haxhin.479

E dyta: Bashkëngjitja e festёs sё Fitёr Bajramit muajit ramazan, edhe pse festa ёshtё nё fillim tё muajit sheual. Nё njё transmetim tё imam Ahmedit thuhet: “Dy muaj nuk shkurtohen dhe nё secilin prej tyre ka festё: ramazan dhe dhulhixhe.480

E treta: Gabimi nё lidhje me pёrcaktimin e hyrjes sё muajit ёshtё gjё qё ndodh dhe njerёzit nuk duhet të vihen nё vёshtirёsi, pёrderisa veprojnё nё pёrputhje me udhёzimet islame nё lidhje me parjen e hёnёs apo plotёsimin e muajit, kur shikimi i hёnёs ёshtё i pamundur.

E katërta: Çdo vlerё dhe dispozitё e lidhur me muajin ramazan dhe dhulhixhe arrihet, qoftё ramazani me tridhjetё ditё, qoftё me njёzet e nёntё ditё, qoftё qёndrimi nё Arafat pёrkon me ditёn e nёntё tё muajit dhulhixhe apo nuk pёrkon, me kusht nёse njerёzit pёrpiqen tё jenё sa mё tё saktё nё lidhje me parjen e hёnёs.481

E pesta: Prej dobive tё kёtij hadithi ёshtё heqja e dyshimit dhe e shqetёsimit prej zemrës, që mund tё lindin kur agjёrohet njёzet e nёntё ditё ose kur qёndrohet nё Arafat ditёn e gabuar, pasi mund tё ndodhё qё njerёzit tё qёndrojnё nё ditёn e tetё nё Arafat, pёr shkak tё dёshmisë sё rreme tё ndonjё personi mbi parjen e hёnёs nё muajin e dhulhixhes. Megjithatё, ky shqetёsim ёshtё i zgjidhur, se adhurimi ёshtё i saktё dhe shpёrblimi ёshtё i plotё, me lejen e Allahut.482

E gjashta: Ky hadith tregon se shpёrblimi mbi adhurimet nuk ёshtё gjithmonё i lidhur me praninё e vёshtirёsisё, sepse Allahu dhuron prej mirёsisё sё Tij, kur muajin e mangёt e barazon nё shpёrblim me muajin e plotё.483

E shtata: Nё kёtё hadith ka argument mbёshtetёs pёr palёn e dijetёrёve qё janё tё mendimit se pёr agjёrimin e tёrё muajit tё ramazanit mjafton njё nijet i vetёm, pёr arsye se Ligjvёnёsi i Urtё e ka konsideruar tёrё muajin si njё adhurim tё vetёm.



56 – Sadakaja e fitrit

Prej Ibn Umerit transmetohet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka bёrё obligim sadakanë e fitrit njё sa`e484 me hurma ose me elb pёr çdo person musliman, tё lirё, rob, mashkull, femёr, i vogёl e i madh. Ai ka urdhёruar qё ky obligim tё kryhet para se njerёzit tё dalin pёr namazin e Bajramit.”485

Nё njё transmetim tjetёr tё Buhariut, Nafi`u ka thёnё: “Ibn Umeri e jepte sadakanë e fitrit pёr çdo tё vogёl e tё madh, saqё jepte edhe pёr tё vegjlit e mi. Ai ua jepte sadakanë atyre qё e pranonin. Ata e jepnin sadakanë e fitrit njё ose dy ditё para festёs sё Fitёr Bajramit.”486

Prej Ebu Said El Khudri transmetohet se ka thёnё: “Ne nxirrnim sadakanë e fitrit njё sa`e me ushqim, me elb, me hurma, me djath ose me rrush tё thatё.”487

Nga Ibn Abasi transmetohet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka bёrё obligim sadakanë e fitrit, qё shёrben si pastrim pёr agjёruesin nga veprimet e kota dhe sjelljet e pahijshme dhe si ushqim pёr tё varfrit. Kush e kryen kёtё detyrё pёrpara namazit të Bajramit, i konsiderohet sadaka e pranuar, ndёrsa atij tё cilit e kryen pas namazit, i konsiderohet si njё sadaka normale e jo sadaka fitri.488

Prej Kajs Ibn Sa`dit pёrcillet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut na urdhёronte tё nxirrnim sadakanë e fitrit pёrpara se bёhej obligim nxjerrja e zekatit tё pasurisё. Kur u bё detyrё nxjerrja e zekatit, atёherё as na urdhёronte e as na ndalonte, ndërsa ne e jepnim (sadakan e fitrit).489



Dobi dhe dispozita

E para: Sadakaja e fitrit ёshtё detyrё mbi çdo musliman. Ajo ka qenё detyrё pёrpara zekatit tё pasurisё dhe ka mbetur detyrё sikurse qe mё parё, edhe pasi qё ёshtё obliguar zekati i pasurisё.

E dyta: Çdo musliman e ka detyrё ta nxjerrё kёtё sadaka pёr veten e tij dhe pёr ata qё ёshtё i detyruar tё shpenzojё, si gruaja dhe fёmijёt e tij.

E treta: Nёse gruaja dhe fёmijёt fitojnё para ose kanё pasuri, atёherё mё e mira ёshtё ta nxjerrё sadakanë e fitrit secili pёr vete, sepse urdhri u drejtohet edhe atyre. Megjithatё, lejohet ta nxjerrё sadakanë e fitrit pёr ta kujdestari i tyre, edhe kur ata zotёrojnё pasuri.

E katërta: Nuk lejohet nxjerrja e sadakasë së fitrit nё vlerё monetare. Ky ёshtё dhe mendimi i shumicёs sё dijetarёve. I Dёrguari i Allahut nuk ka urdhёruar diçka tё tillё, nuk e ka vepruar vetё dhe as shokёt e tij nuk e kanё vepruar diçka tё tillё, edhe pse nxjerrja e saj pёrsёritej pёr çdo vit. Kur tё varfёrit i jepet ushqim, pёrfiton me tё edhe familja e tij, ndёrsa po tё jepet vlera nё para, ai mund t’i shpenzojё vetё, pa çuar gjë te familja e vet. Gjithashtu, dhёnia e sadakasë së fitrit nё vlerё monetare çon nё humbjen e madhёshtisё sё kёsaj vepre.

E pesta: Nxjerrja e sadakasë së fitrit fillon qё nё natёn e njёzet e tetё të ramazanit. Sahabët e nxirrnin atё njё ose dy ditё pёrpara festёs. Koha e nxjerrjes, sikurse ёshtё pёrshkruar nё hadithe, shkon deri para namazit të Fitёr Bajramit.

E gjashta: Sadakaja e fitrit u jepet atyre qё e meritojnё, domethënë fukarenjve e nevojtarёve, dhe pёr kёtё i Dёrguari i Allahut e ka quajtur: “ushqim pёr tё varfrit”. Ёshtё gabim t’u jepet komshinjve ose tё afёrmve, nёse nuk e meritojnё, sikurse ёshtё bёrё zakon tek disa njerёz, qё shkёmbejnё sadakanë e fitrit mes tyre, ashtu sikurse shkёmbejnё mishin e kurbanit ose mishin e akikas (Kurbani kur lind fëmija), prej sё cilёve lejohet dhurimi edhe pёr ata qё nuk janё tё varfёr. Gjithashtu, ёshtё e gabuar qё t’u jepet pёr çdo vit familjeve tё njёjta, sepse ndodh qё ndonjё familje prej tyre tё pasurohet, dhe atëherë nuk lejohet ti jepet akoma zekat fitri.

E shtata: Mё parësore ёshtё nxjerrja e sadakasë së fitrit pёr fukarenjtё e vendit ku jeton muslimani, por lejohet dërgimi i saj nё vende tё tjera, sidomos kur atje ka shumё nevojtarё dhe njeriu nuk njeh ndonjё nevojtar nё vendin e tij, ose kur nevojtarёve tё vendit tё tij ka kush u jep sadaka.

E teta: Nё sadakanë e fitrit gjen urtёsi e dobi tё shumta:

1 – Demonstrimi i falёnderimit pёr mirёsinё e Allahut ndaj robit, qё arrin tё plotёsojё agjёrimin e muajit dhe qё arrin festёn e Bajramit. Allahu i Lartёsuar thotё: “...ta plotёsoni ciklin, ta madhёroni Allahun pёr udhёzimin qё ju dha, e ndoshta do tё falënderoni.” [Bekare 185].

2 – Ajo ёshtё pastrim pёr trupin, tё cilin Allahu e ka lejuar tё jetojë pёrgjatё tёrё vitit.

3 – Sadakaja e fitrit shёrben si pastrim pёr agjёrimin e njeriut prej veprave tё kota dhe sjelljeve tё pahijshme, sikurse tregohet nё hadith.

4 –Nxjerrja e sadakasë së fitrit shfaq mbёshtetjen ndaj fukarenjve dhe nevojtarёve dhe u krijon atyre mundёsinё pёr tё qenё tё barabartё me muslimanёt e tjerёt nё festё, pёr tё qenё tё gёzuar, tё mirё ushqyer e tё ngopur, pa qenё nevoja tё lypin tek tё tjerёt.

5 – Ajo e edukon agjёruesin për bujari, pёr kontribut dhe e mbron atё ndaj dorёshtrёngimit dhe koprracisё.

E nёnta: Lejohet qё njё grup njerёzish ose njё familje t’ia japё sadakanë e fitrit njё tё varfri tё vetёm, sikurse lejohet qё sadakaja e njё personi tё vetёm t’u shpёrndahet disa tё varfёrve.

E dhjeta: Sadakaja e fitrit obligohet sapo tё perёndojё dielli i ditёs sё fundit tё ramazanit. Njё person i cili vdes pёrpara perёndimit nuk e ka detyrё nxjerrjen e zekatit tё fitrit, sepse ai ka vdekur pёrpara shkakut tё obligimit. Po kёshtu, nёse lind ndonjё fёmijё pas perёndimit tё diellit ditёn e fundit tё agjёrimit, nuk është obligim nxjerrja e sadakasë për të, mirёpo kjo pёlqehet.

E njёmbёdhjeta: Personi i cili ka marrё punёtorё dhe shёrbyes me pagё tё caktuar nuk e ka detyrё tё japë sadakanë e fitrit pёr ta, vetёm nёse diçka e tillё ka qenё e kushtёzuar nё aktmarrёveshje. Ai mund ta nxjerrё sadakanë pёr ta nё shenjё bamirёsie dhe mirёsjelljeje ndaj tyre.

E dymbёdhjeta: Nёse muslimani harron ta japë sadakanë e fitrit nё kohёn e duhur dhe kujtohet vetёm pas namazit tё Bajramit, atёherё e jep sadakanë nё ato momente, sepse ёshtё i arsyetuar prej harresёs.

E trembёdhjeta: Nёse agjёruesi ia lё nё dorё nxjerrjen e sadakasë sё fitrit njё pёrfaqёsuesi tё tij, atёherё ky pёrfaqёsues duhet t’ia dёrgojё atё tё varfrit pёrpara namazit tё Bajramit. Mirёpo, nёse vetё i varfёri i kёrkon pёrfaqёsuesit ta mbajё nё ruajtje sadakanë derisa tё shkojё vetё, lejohet nё kёtё rast qё sadakaja tё qёndrojё tek ky pёrfaqёsues, derisa tё vijё i varfri e ta marrё, qoftё edhe pas namazit tё Bajramit.

57 – Kёrkimi i natёs sё Kadrit nё natёn e fundit tё ramazanit

Prej Ujejne Ibn Abdurrahmanit pёrcillet se babai i tij ka thёnё: “Dikush pёrmendi natёn e Kadrit nё prani tё Ebu Bekrah, dhe ai tha: “Pёr shkak tё njё fjale, qё e kam dёgjuar prej tё Dёrguarit tё Allahut, kam pёr ta kёrkuar natёn e Kadrit vetёm nё dhjetё netёt e fundit tё ramazanit. I Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kёrkojeni atё nё nёntё netёt e mbetura, ose nё shtatё netёt e mbetura, ose nё pesё netёt e mbetura, ose nё tre tё mbeturat, ose nё natёn e fundit.” Ebu Bekrah falte namaz gjatё njёzet netёve tё ramazanit sikurse falej pёrgjatё gjithё vitit, por kur hynte dhjetёditëshi i fundit pёrpiqej mё shumё.490

Nga Muauje Ibn Ebu Sufjani transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kёrkojeni natёn e Kadrit nё natёn e fundit tё ramazanit. Kёtё hadith e ka nxjerrё Ibn Khuzejme nё Sahihun e tij dhe e ka klasifikuar nёn temёn me titull: ‘Urdhёr pёr kёrkimin e natёs sё Kadrit nё natёn e fundit tё ramazanit, dhe se mundet qё nё ndonjё vit tё qёllojё të jetë nё natёn e fundit.’”491

Dobi dhe dispozita

E para: Nata e Kadrit ёshtё nё dhjetё netёt e fundit tё ramazanit dhe mё sё shumti shpresohet tё jetё nё netёt teke tё tyre. Mund tё jetё edhe nё netёt çift, duke pasur parasysh natёn e fundit qё mbetet kur muaji plotёsohet. Pёr kёtё muslimani duhet ta kёrkojё atё nё tё gjitha netёt e dhjetëshes sё fundit të muajit.

E dyta: Kujdesi i sahabëve nё kёrkimin dhe gjallёrimin e natёs sё Kadrit.

E treta: Nata e Kadrit mund tё jetë nё natёn e fundit tё ramazanit nё ndonjё vit, pasi shumё hadithe tregojnё qё nata e Kadrit ёshtё e lёvizshme.

E katërta: Muslimani nuk duhet tё ndёpresё namazin, leximin e Kuranit dhe gjallёrimin e natёs pas natёs sё njёzet e nёntё ose pasi imami tё ketё mbaruar leximin e tёrё Kuranit, sepse ajo mund tё jetë edhe nё natёn e fundit.

58 – Ndryshimet e muajit hёnor

Prej Ibn Umerit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu e kёshtu...”, duke i shtrirё tri herë pёrpara dy pёllёmbёt e tij me tё gjitha gishtёrinjtё, domethënë tridhjetё ditë. Pastaj tha: “Ose kёshtu e kёshtu e kёshtu”, duke i shtrirё dy herë pёrpara dy pёllёmbёt e tij me tё gjitha gishtёrinjtё, ndёrsa herёn e tretё i shtriu duke fshehur njё prej gishtёrinjve tё mёdhenj tё dorёs sё djathtё apo tё majtё, domethënë njёzet e nёntё ditë.492

Nё Sahih-un e Buharit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Ne jemi popull analfabet, që nuk shkruajmё e nuk llogarisim. Muaji ёshtё kёshtu ose kёshtu”, duke treguar me gishta, domethënë, ose tridhjetё ditë, ose njёzet e nёntё ditë.

Nё Sahih-un e Muslimit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu e kёshtu”, duke treguar me gishta tridhjetё ditë dhe njёzet e nёntё ditë.

Nё Sahih-un e Muslimit transmetohet se Ibn Umeri dёgjoi njё person duke thёnё: “Sonte ёshtё gjysma e muajit” Ibn Umeri i tha: “E ku e di ti qё ёshtё gjysma? Unё kam dёgjuar tё Dёrguarin e Allahut duke thёnё: ‘Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu’.”, duke treguar tё dhjetё gishtёrinjtё e tij tri herё, pastaj i tregoi pёrsёri tri herё, por nё tё tretёn fshehu gishtin e madh tё njёrёs dorë.493

Prej Sa`d Ibn Ebu Uekasit transmetohet se i Dёrguari i Allahut bashkoi dy duart e tij dhe tha: “Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu”, e nё tё tretёn fshehu njё gisht.494

Prej Ibn Abasit pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Mё erdhi Xhibrili dhe mё tha se muaji ёshtё njёzet e nёntё ditё.”495

Prej Ibn Mes`udit transmetohet se ka thёnё: “Me tё Dёrguarin e Allahut kemi agjёruar mё shumё njёzet e nёntё ditё sesa tridhjetё ditë.”496

Tirmidhiu ka thёnё: “Nё lidhje me kёtё temё, prej Umerit, Ebu Hurejres, Aishes, Sa`d Ibn Ebu Uekasit, Ibn Abasit, Ibn Umerit, Enesit, Xhabirit, Umu Selemeh dhe Ebu Bekrah pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Muaji ёshtё njёzet e nёntё ditë.”497

Dobi dhe dispozita

E para: Muaji hёnor gjatё sё cilit besimtari kryen veprat e mira mund tё jetё tridhjetё ditё ose me një ditë më pak, pra, njёzet e nёntё ditё.

E dyta: Shpёrblimi jepet i plotё edhe nёse muaji ёshtё i shkurtër, me 29 ditë, sikurse tregon Ibn Mesudi, se, me tё Dёrguarin e Allahut, ata kishin agjёruar mё shumё njёzet e nёntё ditё, sesa tridhjetë ndёr vite tё ndryshme.

E treta: Ky hadith kundёrshton matematicienёt dhe astrologёt dhe tregon qartё se pёrcaktimi i dispozitave fetare si agjёrimi, festa e Bajramit apo haxhi bazohen nё shikimin e hёnёs e jo nё pёrllogaritje.

E katërta: Lejimi i pёrdorimit tё shenjave treguese, që janё forma tё qartësimit dhe tё mёsimit tё gjërave.498

E pesta: Muajt me njëzet e nëntë ditë mund tё jenë rresht dy, tre ose katёr të tillë, por nuk mund tё ndodhё që të jenë mё shumё se katёr muaj njëzet e nëntë ditorë njёri pas tjetrit.499

E gjashta: Ky popull quhet si popull analfabet, sepse shkrimi nё kohёn e tyre ka qenё shumё i rrallё dhe Profeti i kёtij populli gjithashtu ka qenё analfabet. Allahu thotё: “Ai çoi tek analfabetёt tё dёrguar prej tyre.” Gjithashtu ka thёnё: “Ti, pёrpara këtij, nuk pate lexuar ndonjё libёr e as nuk e pate shkruar me tё djathtёn tёnde, sepse kёshtu do tё dyshonin pasuesit e sё kotёs.” Prej mirёsisё sё Allahut ndaj kёtij populli ёshtё kjo fe. Ata nuk e kanё marrё librin prej dikujt tjetёr, por me shpallje prej Allahut tek i Dёrguari i Tij.500

E shtata: Umeti islam nuk e ka tё nevojshme qё, pёr kohёn e adhurimeve, tё bëjë kёrkime shkencore apo llogari matematike, sepse Ligjvёnёsi i Urtё e ka lidhur kёtё me shikimin, e kjo ёshtё shumё e lehtё pёr tё gjithё njerёzit.

E teta: Ne si muslimanё nuk jemi tё obliguar tё njohim libra shkencorë e tё bёjmё llogari matematikore pёr tё ditur kohёn e agjёrimit apo kohёn e ndonjё adhurimi tjetёr, sepse njohja e kohёve tё adhurimeve tona ёshtё e lidhur me gjёra tё dukshme, me shenja tё qarta, pёrpara tё cilave tё gjithё janё tё barabartё, ata qё janё matematicienё dhe ata qё nuk janё.

E nёnta: Njё person i cili premton ose betohet se do tё agjёrojё njё muaj tё caktuar, si muajin Rexhep apo Shaban, dhe pasi e agjёron atё del me njёzet e nёntё ditё, atёherё ai e ka plotёsuar premtimin ose betimin e vet.

E dhjeta: Nёse dikush premton apo betohet se do tё agjёrojё njё muaj pa caktuar emrin e muajit, mendimi mё i zgjedhur ёshtë se atij i mjafton tё agjёrojё njёzet e nёntё ditё, sepse muaji ёshtё me kaq ditё.

E njёmbёdhjeta: Dita e dyshimtë ёshtё e sanksionuar qё tё jetё ditё e muajit Shaban, prandaj nuk lejohet agjёrimi i asaj dite si ditё e Ramazanit, sepse i Dёrguari i Allahut e ka lёnё nisjen e agjёrimit nё varёsi tё shikimit tё hёnёs sё Ramazanit.

E dymbёdhjeta: Nga hadithet pёrfitojmё se pёrdorimi i teknologjisё moderne, si sateliti apo teleskopi e tё ngjashme, pёr pёrcaktimin e vendit ku mund tё shfaqet hёna e re ose lehtёsimin e shikimit tё saj, nuk ёshtё i ndaluar, megjithatё, ajo qё merret pёr bazё ёshtё vёshtrimi me sy tё lirё.


Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə