Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl


– Vlera e agjёrimit tё gjashtё ditёve



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə10/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

59 – Vlera e agjёrimit tё gjashtё ditёve

Nga Ebu Ejub el Ensari transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kush e agjёron ramazanin, pastaj e pason atё me agjёrimin e gjashtё ditёve tё Sheualit, ёshtё sikur të ketё agjёruar gjithё kohёs.”

Nga Theubani pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Agjёrimi i Ramazanit ёshtё i barasvlefshёm me dhjetё muaj, agjёrimi i gjashtё ditёve me dy muaj, e kështu ёshtё agjёrim gjatё tёrё vitit.”

Nё njё transmetim thuhet: “Kush agjёron gjashtё ditё pas Fitёr Bajramit ёshtё sikur ta ketё agjёruar njё vit tё plotё. Allahu thotё: ‘Kush kryen njё vepёr tё mirё, do ta ketё shpёrblimin sa pёr dhjetё tё tilla’.”



Dobi dhe dispozita

E para: Kёto hadithe tregojnё vlerёn e agjёrimit tё gjashtё ditёve tё Sheualit. Kush i agjёron ato pas ramazanit, ёshtё sikur ta ketё agjёruar gjithё kohёs. Kjo ёshtё njё punё dhe njё mirёsi shumё e madhe.

E dyta: Pёlqehet qё besimtari tё shpejtojё nё agjёrimin e gjashtё ditёve, sepse shpejtimi nё kryerjen e veprave tё mira ёshtё gjithmonë i pëlqyeshëm dhe gjithashtu të mos humbasё mundёsi tё tilla kaq tё mira.

E katërta: Agёrimi i kёtyre ditёve mund tё kryhet nё fillim, nё mes ose nё fund tё muajit sheual, të njёpasnjёshme ose tё ndara. Tё gjitha kёto mundёsi janё tё lejuara dhe, me lejen e Allahut, shpёrblimi pёr to është i plotё.

E pesta: Kush ka ditё mangёt prej ramazanit, sё pari, duhet tё plotësojë ditёt e ramazanit, pastaj t’ia nisё me gjashtё ditёt e sheualit. Ky pёrfundim vjen duke u mbёshtetur nё kuptimin e drejtpёrdrejtё tё hadithit ku thuhet: “Kush agjёron ramazanin...” Pra, kush e agjёron atё tё plotё, sepse ai qё i kanё mbetur ditё prej ramazanit nuk konsiderohet si agjёrues i ramazanit plotёsisht, derisa t’i shlyejё ato ditё qё i ka borxh. Gjithashtu, shlyerja e një borxhi ёshtё mё parёsore se kryerja e ndonjё vepre tё pёlqyer.

E gjashta: Ligjvёnёsi i Urtё i ka vendosur obligimet midis veprave vullnetare. Ai ka vendosur vepra tё pёlqyera para dhe pas obligimeve, sikurse ka bёrё me namazet, me agjёrimin nё muajin Shaban dhe me agjёrimin e gjashtё ditёve tё muajit sheual, midis tё cilёve ёshtё dhe agjёrimi i detyruar i Ramazanit.

E shtata: Kёto vepra tё pёlqyera plotёsojnё magёsitё nё obligime, pasi njeriu nuk shpёton prej veprave qё e mangёsojnё shpёrblimin e agjёrimit, si fjalёt e kota, shikimi i pakontrolluar etj.

60 – Disa prej dispozitave tё festёs

Prej Enesit transmetohet se ka thёnё: “Kur erdhi nё Medinë, i Dёrguari i Allahut pa qё njerёzit kishin dy ditё tё veçanta pёr argёtim. Ai pyeti: ‘Çfarё janё kёto dy ditё?’ Ata thanё se nё kёto dy ditё argëtoheshin nё kohёn e injorancёs. I Dёrguari i Allahut tha: “Allahu ua ka zëvendësuar kёto dy ditё me dy mё tё mira, me festёn e Kurbanit dhe me festёn e Fitrit.”501

Prej Ebu Ubejdit, njё rob i Ibn Ez’herit, transmetohet se ka thёnё: “Unё kam qenë për ditë Bajrami me Umer Ibn Khatabin, i cili tha: “I Dёrguari i Allahut ka ndaluar tё agjёrohen kёto dy ditё, ditёn e Bajramit të Fitrit, pas mbarimit tё agjёrimit tuaj, dhe ditёn tjetër, kur hani prej kurbanit tuaj.”502

Nga Ebu Saidi transmetohet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka ndaluar agjёrimin nё ditёn e Bajramit të Fitrit dhe nё ditёn e Bajramit të Kurbanit.”503

Prej Ibn Abasit pёrcillet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut, ditёn e Bajramit të Fitrit doli e fali vetёm dy rekatë namaz dhe nuk fali asgjё para dhe pas tyre.”504

Prej Umu Atijeh pёrcillet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut na urdhёroi t’i nxirrnim tё gjitha gratё nё festёn e Bajramit të Fitrit dhe të Bajramit të Kurbanit: plakat, tё rejat dhe gratё me perioda. Gratё me perioda urdhёroi qё tё qёndronin mёnjanё nga vendfalja e tё qёndronin pranё, pёr tё qenë të pranishme në mirёsinё dhe lutjen e muslimanёve.”505



Dobi dhe dispozita

E para: Allahu i dhuroi mirёsi muslimanёve kur i ligjёroi dy festa, Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit, duke i bërë tё panevojshme për ta festat e xhahilijetit (kohës kur ishin pa islam).

E dyta: Festat e ligjshme islame dallohen prej festave tё jomuslimanёve nё aspekte tё ndryshme:

1 – Festat e muslimanёve pёrcaktohen nё bazё tё shikimit tё hёnёs, ndёrsa jomuslimanёt i bёjnë me pёrllogaritje.

2 – Dy bajramet e muslimanёve lidhen me dy adhurime dhe manifestime madhёshtore, përkatësisht agjёrimi me sadakanë e fitrit dhe haxhi me kurbanin.

3 – Manifestimet e festave janё gjithashtu adhurime qё tё afrojnё me Allahun, si tekbiret, falja e namazit tё dy bajrameve dhe fjalimet nё to, e jo si festat e jomuslimanёve, tё cilat pёrmbajnё manifestime tё mohimit e tё humbjes, tё epsheve e sjelljeve tё pahijshme.

4 – Nё dy festat gjejmё demonstrim tё bamirёsisё, mirёsjelljes, plotёsim tё nevojave sociale nёpёrmjet sadakasë sё fitrit, shpërndarjes së mishit tё kurbanit etj.

5 – Dy festat e muslimanёve nuk kanё lidhje me bestytnitё e tё tjerёve, si festa e Vitit tё Ri, shenjat e horoskopit, pёrkujtimoret, shenjtёrimi i personave, festat nacionaliste dhe raciste, por ato janё dy festa tё sinqerta vetёm pёr Allahun e Lartësuar. Detyra e muslimanit nё kёto festa ёshtё falёnderimi ndaj Allahut pёr mirёsitё e mёdha qё u ka dhuruar njerёzve, dhe ky falёnderim kryhet duke zbatuar urdhёresat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave edhe gjatё ditёve tё festёs, gёzimit e tё haresё.

E treta: Gjatё festёs, muslimanët duhet tё kenё kujdes tё mos bëhen mohues të mirёsive tё Allahut me harame, si, për shembull, me moskryerjen e detyrimeve fetare, me shkujdesjen e grave nё mbulimin e trupit tё tyre, me pёrzierjen e burrave me gratë, me shpenzime tё tepruara nё veshje, ushqim e pije, me muzikё dhe kёngё etj.

E katërta: Muslimani duhet tё lahet për festë dhe tё veshё rrobat mё tё mira. Kёto janё gjёra tё pёlqyera dhe qё tё parёt tanё i kanё bërë.

E pesta: Nё mёngjesin e Bajramit të Fitrit, pёrpara se muslimani tё niset për faljen e namazit, ёshtё e pёlqyeshme qё tё hajё diçka, sepse kёshtu ka vepruar i Dёrguari i Allahut dhe kёshtu nxiton nё zbatimin e urdhrit tё Allahut pёr tё ngrёnё në Bajram.

E gjashta: Nxjerrja e grave dhe e fёmijёve ditёn e festёs pёr tё marrё pjesё nё namaz dhe nё lutje ёshtё prej traditës profetike dhe vepёr e pёlqyer. Gratё me perioda distancohen paksa nga vendi i faljes, por dëgjojnë hytben dhe shohin faljen e namazit.

E shtata: Ecja nё kёmbё pёr nё namazgja ditёn e festёs ёshtё traditё profetike, siç është edhe ndryshimi i rrugёs së kthimit me rrugën e vajtjes.

E teta: Pasi tё falё namazin e Bajramit, muslimani ёshtё mё mirё tё qёndrojё nё vendfaljen e tij pёr tё dёgjuar hytben e pёr tё thёnё ‘Amin’ pas lutjeve, sepse i Dёrguari i Allahut ka thёnё pёr gratё me perioda: ‘Le tё jenë të pranishme në mirёsinё dhe lutjen e muslimanёve.’

E nёnta: Namazi i festёs nuk ka sunete tё rregullta as pёrpara e as pas, mirёpo muslimani ёshtё i urdhёruar qё, kur tё hyjё nё xhami, tё falё dy rekatё namaz pёrshёndetёs, edhe nёse ёshtё kohё ndalese, sepse dy rekatet pёrshёndetёse tё xhamisё janё namaz me shkak.

E dhjeta: Gjatё pritjes sё imamit pёr tё dalё pёr nё namaz, ёshtё e mira qё muslimani tё angazhohet me tekbire, sepse ky ёshtё adhurimi i momentit. Ai mund tё lexojё Kuran ose tё kryejё namaz nafile, nёse nuk ёshtё kohё ndalese, mirёpo angazhimi me tekbire ёshtё mё i mirё.

E njёmbёdhjeta: Nёse njerёzit njoftohen pёr Bajramin vetёm pas drekёs, atёherё e falin namazin e Bajramit tё nesёrmen. Nёse njё person vjen dhe e gjen imamin nё fundin e namazit, atёherё çohet pas imamit dhe plotёson dy rekate, duke kryer edhe tekbiret.

E dymbёdhjeta: Nёse muslimani nuk e arrin namazin e festёs, atёherё nuk e shlyen atё, sepse nuk ka argument fetar qё të tregojë se, nёse tё ikёn namazi i festёs, duhet ta falёsh atё mё pas.

E trembёdhjeta: Gёzimi me festёn ёshtё i ligjshёm pёr aq sa nuk kalohen kufijtё. Muslimani duhet t’ua shtojё tё mirat fёmijёve dhe familjes sё tij, sepse gёzimi nё Bajram ёshtё prej manifestimeve tё festёs dhe tё fesё në përgjithësi.

E katёrmbёdhjeta: Nё ditёn e Bajramit ёshtё mirё tё mblidhen njerёzit pёr tё ngrёnё bashkarisht, sepse diçka e tillё e paraqet akoma mё bukur festёn dhe ёshtё njё mundёsi qё zemrat tё afrohen e tё bashkohen.



E pesёmbёdhjeta: Nuk ka gjё tё keqe nёse uron festёn. Tё parёt tanё, kur takoheshin nё ditё feste, uronin njёri-tjetёrin me fjalёt: ‘Allahu e pranoftё prej nesh e prej jush!’ Urimet mund tё jenё edhe sipas traditёs sё vendeve tё ndryshme, pёrderisa nuk ka fjalё tё ndaluara apo imitime të urimeve tё jomuslimanёve, që i përdorin për festat e tyre.

1 Të gjitha poshtëshënimet ose pjesët e poshtëshënimeve ndërmjet dy kllapave katrore [] janë të redaktorit fetar.

2 Buhariu (1815) dhe Muslimi (1082).

3 Fet’hul Bari (4/128).

4 Suneni i Tirmidhiut (684).

5 Burimi i mёsipёrm (4/128). Është fjala për ndalimin e agjërimit nafile të ndonjë dite për të cilën nuk ka ndonjë përcaktim në Sheriat dhe të cilën njeriu nuk e ka agjërim nafile të rregullt. Ky ndalim në fakt fillon që kur bëhet gjysma e muajit shaban e deri sa fillon ramazani. Sh.r.

6 Shiko: Fet’hul Bari (4/128).

7 Burimi i mёsipёrm (3/371).

8 Istidhkar (3/371).

9 Buhariu dhe Muslimi.

10 Buhariu (1807) dhe Muslimi (1080).

11 Shpjegimi i Neveviut mbi Muslimin (7/186).

12 Muslimi (1080-1081).

13 Buhariu (1810) dhe Muslimi (1081).

14 Ebu Davudi (2343), Darimi (1691), Darekutni (2\156), Bejhekiu (4/212),Tabaraniu nё Evset (3877). E saktёson Ibn Hibbani (3447). Hakimi ka thёnё se është me kushtet e Muslimit (1/585). E saktёson Neveviu nё Mexhmu (6/276).

15 Sherh Ibn Mulekkan ala Elumdeh (5/178)

16 Sherh Ibn Battal ala el Buhari (4/27)

17 Sherh ibn Mulekkin (5/181-182). [Mendimi më i saktë i dijetarëve në këtë çështje është se shikimi i një vende vlen dhe për çdo vend tjetër ku arrin lajmi i shikimit sikurse ka sqaruar me argumente Ibn Tejmije ne Mexhmuul fetava. Arsyeja që përmend më lart autori nuk qendron për shkak se: 1- Nuk ka asnjë argument për të ndarë kufitjë e vendeve ku mund të shihet hëna nga ato ku nuk mund të shihet hëna . 2- Për ndarjen e vendeve me kufij nga njëri-tjetri do të nevojitej llogaritje, sepse nuk ka mënyrë tjetër, e siç dihet bazimi në llogaritje është i ndaluar. 3- Edhe ndarja me hamendje e kufirit të një vendi nga një vend tjetër apo të vendeve të largëta nga ato të afërtat është e papranueshme në fe. 4- Edhe brenda atij që përkrahësit e këtij mendimi e quajnë një vend apo një shtet, siç është përshembull Arabia Saudite, ka zona më në lindje të tij ku nuk mund të shihet hëna e re, dhe ka zona më në perëndim të tij ku shihet hëna e re, a do të thotë kjo atëherë se edhe njerëzit e këtij vendi duhet të ndahen në disa rajone!? 5- Madje ka mundësi që hëna të shihet në një fshat, dhe të mos shihet në një fshat tjetër kufitar me të parin, por pak më në lindje, a do të thotë kjo se në varësi të mundësisë së shikimit të hënës duhet të ndahen dhe zona kaq të afërta me njëra tjetrën!? Pejgamberi e pranoi atë shikimin e grupit të udhëtarëve që e lajmëruan gjatë ditës se në mbrëmjen e djeshme kishin parë hënën e re. 6- Nëse do të vihej një kufi që ndan një vend nga një tjetër, atëherë do të duhej që njerëzit që janë përtej këtij kufiri qoftë edhe disa metra të mos e fillonin agjërimin, ndërkohë që ju ka arritur lajmi i shikimit të hënës, e kjo është e pavlefshme, sepse bie ndesh me hadithet e mësipërme që urdhërojnë të fillohet agjërimi kur shikohet hëna e re. 7- Ibn Kudame ka sqaruar në librin “el mugni” se mosmarrëveshja mes dijetarëve mbi pranimin e shikimit të një vendi tjetër ka të bëjë vetëm me zëvendësimin si kaza të ditës së parë të ramazanit. Kjo do të thotë se dijetarët në të kaluarën nuk e vinin në diskutim pranimin e lajmit të shikimit të hënës së re kur arrinte në kohë, gjatë natës ose ditës së parë, por diskutimi ka qenë vetëm për rastin kur lajmi i shikimit arrin mbasi ka kaluar dita e parë: nëse duhet të bëhet kaza ajo ditë apo jo. Kjo vërteton se ky fenomen që ndodh në kohën tonë ku pranohet shikimi i një vend tjetër, madje ndonjëherë edhe kufitar, ndërkohë që lajmi ka arritur që në natën e parë, është në kundërshtim dhe me ixhmain dhe praktikën ndërshekullore të muslimanëve. Për hadithin që sjell Kurejbi nga Ibn Abasi themi se fjala e Ibn Abasit nuk ka të bëjë me rastin në fjalë, sepse Ibn Abasit i arriti lajmi mbasi kishte kaluar dita e parë e muajtit të ramazanit, dhe prandaj nuk e mori për bazë. Nëse do ta merrte për bazë, do të duhej ta bënte kaza ditën e parë. Kështu, nëse lajmi i shikimit të hënës së re të ramazanit na arrin mbasi ka kaluar dita e parë e këtij muaji, këtu vlen të merret për bazë hadithi i Ibn Abasit, që tregon se nuk e kemi detyrë ta agjërojmë kaza ditën e parë meqë nuk na ka arritur lajmi.

Por megjithëkëtë, nëse autoriteti që ju shpall muajin muslimanëve të një vendi ecën me këtë mendim të gabuar, ose ndonjë mendim tjetër të gabuar të ngjashëm me këtë, siç është bazimi në llogaritje, ose nëse muslimanët e këtij vendi gabojnë në fillimin e muajit të ramazanit, ditën e fitër bajramit apo ditën e kurban bajramit, në këtë rast pra individët duhet t’i bashkohen xhematit dhe të mos e fillojnë ramazanin veças, të mos e bëjnë ditën e fitër bajramit veças dhe të mos e bëjnë ditën e kurban bajramit veças. Kështu pra individët duhet t’i bashkohen xhematit në fillimin e ramazanit, ditën e fitër bajramit dhe ditën e kurban bajramit, qoftë edhe nëse janë në dijeni se xhemati i muslimanëve ka rënë në gabim për shkak të një mendimi a vendimi të gabuar të autoritetit që ju shpall muajin. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejres i cili tregon se Pejgamberi ka thënë: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Shënon Tirmidhiu. Në shpjegimin e këtij hadithi, Tirmidhiu menjëherë pas përmendjes së tij thotë: “Disa dijetarë e shpjegojnë këtë hadith kështu: “Kuptimi është se agjërimi dhe fitër bajrami bëhen bashkë me xhematin dhe shumicën e njerëzve”. Albani thotë se hadithi është i saktë (Sh. i redaktorit fetar).



18 Thotё Tirmidhiu në ‘El Xhami’ (3/74): “Nuk kanё diskutim dijetarёt se pёr shikimin e hënës së ndërprerjes së agjërimit (fitër bajramit) nuk pranohet vetёm se dёshmia e dy burrave”. Neveviu nё Sherhul Muslim (7/190) thotё: “Qёllimi ёshtё ta shohin hёnёn disa prej muslimanёve. Nuk ёshtё kusht qё ta shikojё çdo njeri, përkundrazi, shikimi i dy persona tё drejtё mjafton për të tjerët, madje sipas mendimit mё tё saktё pёr fillimin e agjёrimit mjafton vetëm një dëshmitarë i drejtë, ndёrsa për fitër bajram, për shikimin e hënës së re të shevalit, nuk mjafton dёshmia e njё personi të drejtë, sipas tё gjithё dijetarёve, pёrveç Ebu Theurit i cili mendon se mjafton njё pёrson i drejtё edhe për fitër bajram”. Shiko dhe fetvatё e Ibn Baz (15/62).

19 El bulug bi tealijk Ebi kutejbeh El farjani. Shiko dhe El fetava Esseadije (216)

20 Shih dhe Mexhmuul fetava Ibn Baz (15/86-87)

21 Kush merr për bazë hadithin e Ibn Omerit r.a nё pranimin e lajmit tё njё pёrsoni pёr shikimin e hёnёs së re, ai e pranon dëshminë e gruas dhe të robit (mbi shikimin e hënës së re të ramazanit), siç pёrmend Hattabi nё Mealimussunen ( 2/753) . Ndërsa Ibn Bazi (Allahu e mёshiroftё!) është i mendimit se nuk pranohet dёshmia e gruas mbi shikimin e hёnёs sё re, siç pёrmendet nё Mexhmuul fetava (15/62).

22 Buhariu dhe Muslimi (16).

23 Ngaqë nxituan dhe nuk u vonuan të përqafonin islamin (Sh.p).

24 Buhariu (87) dhe Muslimi (17).

25 Shiko: Shpjёgimi i Neveviut mbi Muslimin (1/148).

26 Buhariu (1800) dhe Muslimi (1079).

27 Ky transmetim ёshtё i Tirmidhiut (682) dhe Ibn Maxhes (1642). E ka saktёsuar Ibn Huzejmeh (1883) dhe Ibn Hibbani (3453). Hakimi ka thёnё se plotëson kushtet e Buhariut dhe Muslimit (1/582). Edhe Albani e quan hadith të saktë nё sahih Et tirmidhi.

28 Hashijetus-sindi ala sunen En-nesai (4/130).

29 Ky ёshtё transmetimi i Nesaiut (4/129), Ahmedit (2/230) dhe Abd Ibn Humejd (1429).

30 Ky ёshtё transmetimi i Ahmedit (2/254) dhe i Taberaniut nё Evsat (6/257) me zinxhir tё saktё.

31 Ibn Maxheh (1643). Albani nё sahih ibn Maxheh ka thënë se është hasenun sahih (i mirё –i saktё).

32Shiko:Shpjegimi i Ibn Batta (l 4/20) dhe El MufhiM (3/163).

33 DhekhijretuL Ukba (20/255).

34 Burimi i mёsipёrm.

35Shiko: Fetava shejkh El islam (5/131-474).

36 Dhekhijretul Ukba (20/235).

37 Ebu Davudi (2454), Tirmidhiu (730), Nesaiu (4/196), Ibn Maxheh (1700) dhe Ahmedi (6/287) dhe Ibn Khuzejmeh (1933). Spas një varianti ky hadith përcillet me zinxhir transmetimi të plotë deri tek Pejgamberi a.s dhe sipas një varianti tjetër sillet me zinxhir transmetimi deri tek sahabёt si një thënien e tyre dhe jo e Pejgamberit. Mё e sakta ёshtё që është thënie e sahabёve.

38 Muetta i Imam Malikut (1/288).

39 Xhamiut-tirmidhi (3/108).

40 Si për shlyrje (kefaret) betimi, dhihari, apo vrasje gabim.

41 Transmeton Maliku dhe hadithi është sjellë sipas versionit të tij (1/310). Transmeton edhe Buhariu (1795) dhe Muslimi (1151).

42 Ky transmetim ёshtё i Buhariut (1805) dhe i Muslimit (1151).

43 Ky transmetim ёshtё i Nesaiut nё Kubra (3259) , Tajalisi (2367). Ibn Khuzejme (1994) dhe Ibn Hibani (3483) e quajnë të saktë.

44 Këtu hyjnë të gjitha gjynahet e gojës si: dëshmia e rremë, shpifja, gënjeshtra, sharja, mallkimi etj.

45 Këtu përfshihen të gjitha punët e ndaluara të cilat njeriu i bën me gjymtyrë.

46 Buhariu (5710), Ebu Davudi (2362), Nesaiu nё Kubra (3245-3246) dhe Tirmidhiu (707).

47 Nesaiu (4/167) dhe Tabaraniu nё Evset (4179 ). Albani e vlerëson të saktë nё sahihun e Nesaiut.

48 Ahmedi nё Ez-zuhd (178) dhe Ebu Nuejmi nё El-hiljeh (1/382).

49 Kёtё pjesë e pёrmend Ibn Haxheri nё Fet-h, por unë nuk e kam gjet diku tjetёr. [Ibn Haxheri përmend se e ka shënuar Ebu Kurre në Sunen, por këtë libër nuk e kemi në dorë. Megjithëkëtë, këtë pjesë e kam gjetur në mu’xhemul eusat të Taberaniut, por senedi është i dobët. Sh.r.].

50 Kjo çёshtje ka diskutim nё mesin e dijetarёve. Kush do mё shumё informacion lё tё kёrkojё nё librin “Elmufijd fi khutab elxhumati eel-ijd”. Mё e sakta ёshtё ajo qё pёrmenda mё sipёr dhe kjo ёshtё ajo qё duket nga fjalёt e Kurtubiut nё Elmufhim (2/126-127). Ky është qëndrimi Ibn Tejmije nё librin El minhaxh (5/197) dhe nё El fetava El kubra (4/460). Kështu mendon dhe Ibn Muflih nё librin El furuu (3/66).

51 Shiko El Mufhim (3/214) dhe Elfet-h (4/104).

52 Shiko El Fet-h (4/105).

53 Ehadijth Es-sijam te Adullah Feuzan (75).

54 Shiko: Elfet-h (4/104) dhe Umdetulkarii (10/276).

55 Kёtë shpjegim e ka dhënë Bejdavi, siç pёrmendet nё Fet-h (4/117) dhe Fejd el kadijr (6/224).

56 Këtë shpjegim e citon Menavi nga Ettijbi. Shiko:Fejd el kadijr (6/224).

57 Për gradën e saktësisë së këtij hadithi Tirmidhiu përdor shprehjen “hasen garib”. Dijetarët e hadithi, si shejh Albani, kanë sqaruar se, kur Tirmidhiu jep një vlerësim të tillë për senedin e hadithit, ai nënkupton që në vetvete senedi është i gradës hasen (i mirë). Kështu pohon Albani në librin “Difa ani sira”. Në një vend tjetër në “sunen” Tirmidhiu e quan këtë senen si sahih. Ne fakt, senedi i këtij hadithi është hasen, por duke marrë parasyshë dhe rrugën tjetër të këtij hadithi, që edhe autori më lart e përmend pas kësaj rruge, hadithi bëhet padiskutimisht i saktë. Për më gjerë mund të shihet libri Irrvaul galil i Albanit].

58 Ebu Davudi (2324), Tirmidhiu (697), Ibn Maxheh (1660) , Darekutnij (2/164), Abdurrezaku (7304) dhe Is’haku (496).

59 Tirmidhiu për këtë hadith ka thёnё që është hasen garib dhe sahih nga kjo rrugë. Këtë hadith e shënon edhe Is’haku. Porse një transmetues i dobët në këtë sened ka gabuar dhe ka thënë se hadithi është transmetuar nga Aishja, se në fakt ky hadith është tranametuar veçse nga Ebu Hurejra, sikurse vërtetohet nga rrugët e tjera. Për më gjerë të shihet libri “Irrvaul galil”.

60 [Të njëjtin gjykim ka dhe kur bashkësia e muslimanëve e fillon ramazanin gabim, e bën ditën e fitrit të bajramit gabim dhe ditën e kurban bajramit gabim për shkak se autoriteti që ju shpall muajin me intepretim të gabuar nuk ndjek metodën e caktuar në Sheriat. Ja disa raste kur nuk respektohet metoda e caktuar në sheriat e që është marrja parasyshë e lajmit të shikimit të hënës së re: 1- Kur autoriteti nuk pranon lajmin e shikimit të hënës së re në një vend tjetër, duke vënë për pranimin e lajmit të shikimit të hënës së re kushte dhe kufij për të cilët nuk ka asnjë argument, e duke kundërshtuar kështu hadithet që urdhërojnë për fillimin e agjërimit kur shihet hëna e re. 2- Kur pranohet lajmi i shikimit të hënës së re brenda një shteti, edhe pse distanca nga një anë e shtetit është shumë e largët nga ana tjetër, dhe nuk pranohet lajmi i shikimit prej një një shteti tjetër kufitar, edhe pse distanca e disa qyteteve prej këtij shteti kufitar është më e shkurtër! E kjo ndodh për shkak se pranohet lajmi brenda atij shteti dhe nuk pranohet prej një shteti tjetër kufitar! Kjo gjë është në kundërshtim me Kuranin, Sunetin, dhe ixhmain. Nuk mund të ketë logjikë të shëndoshë që mund ta pranojë këtë metodë përcaktimi si të saktë. 3- Kur hyrja e muajit hënorë bazohet në llogaritë astronomike mbi mundësië e shikimit të hënës së re dhe jo në shikimin real të hënës, gjë që bie ndesh me Kuranin, Sunetin dhe ixhmain. Të gjitha këto pra janë raste gabimesh që vijnë nga bazimi në mendime të gabuara, por që në këtë çështje nuk ka argument për t’i trajtuar ndryshe nga rastet e tjera të gabimit të përmendura më lart apo të përmendura në vende të tjera, përkundrazi hadithi i mësipërm i përfshin të gjitha këto raste gabimi dhe nuk ka argument për ti trajtuar disa gabime ndryshe nga të tjerat në këtë çështje. Ky është dhe qëndrimi i Ibn Tejmijes, Ibn Bazit dhe Albanit për këtë çështje].

61 Et-temhijd (14/356). Shejh Ibn Bazi:” (Allahu e mёshiroftё!) thotë: Nёse njerёzit gabojnё ndërkohë që kanё punuar me shikimin fetar tё hёnёs, ata kanë shpёrblim”. Mexhmu fetava ve resail (15/133).

62 Tehdhijbus-sunen (6/317).

63 Shiko: El-Fetava es-seadijeh (216) dhe Mexhmu fetava ve resail Ibn Baz (15/64-72-73).

64 Buhariu 1906 , Maliku 1/114, Abdurrezaku 7723 dhe Ibn Ebi Shejbeh 2/165.

65 Transmeton Saib Ibn Jezijd. Hadithi gjenedet tek Maliku (1/115), Abdurrezaku (7730) dhe Ibn Ebi Shejbeh (2/162).

66 Ky transmetim është i Ibn Huzejmes (1100). Albani e konsideron si transmetim të saktë.

67 Sherh Ibn Battal ala el Buhari (4/146-147), Ikmalul mual-lim (3/114) dhe Fet’hul barii (4/252).

68 E përcjellin këtë unanimitet shumë dijetarë muslimanë, njëri prej të cilëve është imam Neveviu në tehdhijbul esmai vel-lugat (2/332).

69 Ebu Davudi (1618) dhe Tirmidhiu (3675) nga Omeri r.a. Tirmidhiu thotë se është hadith i mirë dhe i saktë.

70 Ibn Asakir fit tarikhihi (44/280) dhe Ibn Abdulberri në temhijd (8/119).

71 Ibn Abdulberri në temhijd (8/118.)

72 Elistidhkar (2/72.)

73 Kjo vepër quhet ‘teakijb’. Atë e ka lejuar Enes Ibn Maliku r.a., duke thënë:”Nuk kthehen për tu falë prapë vetëm sepse shpresojnë për të mira ose të ruhen nga e keqja”. Ka thënë imam Ahmedi: ”Nuk ka problem”. Shih: Elmugnij (1/457).

74 Shiko: Ikmalul mual-lim (3/114).

75 Ahmedi (6/99), Nesaiu nё Kubra (29-86), Ebu Jeala (4708), Bezzari (1552) dhe Tajalisi (1503) . Zinxhiri i transmetimit ёshtё i saktё . Ky hadith gjendet dhe nё dy librat e sakta (Buhariu dhe Muslimi), por me një formulim tjetër.

76 Ebu Daudi (2365), Maliku nё Muvetta (1/294), Shafiu nё Musnedin e tij (1/157), Ahmedi (3/457) dhe Hakimi (1/590) . Ibn Abdulberri equan të saktë nё Temhijd (22/47), por edhe Hafidhi nё Teglijkut Tealijk (3/153), Ajni nё Umdёtul karii (11/11) dhe Albani nё sahih Ebu Dauud.

77 Sahih Buhari (2/681). Shiko: teglijkut-tealijk (3/151).

78 Avnul Meabud (6/352)

79 Mirkatul mefatijh (4/441)

80 Elmugnij (3/19)

81 Fetvatё e komisionit tё pёrhershёm nr (9845). Po ashtu ka dhenё fetva edhe shejh Uthejmini: Shiko ‘Kushtet e fesё’ (484).

82 Buhariu (1816), Ebu Davudi (2314), Tirmidhiu (2968) dhe Ahmedi (4/295).

83 Ebu Davudi (507), Ahmedi (5/246), Taberaniu nё elkebijr (20/132) nr (270) dhe Hakimi. [Albani thotë se hadithi është i saktë].

84 Kёtё transmetim e pёrcjell Taberiu nё tefsirin e tij nëpërmjet es Surijj (2/167).

85 Kёtё transmetim e pёrcjell Taberiu nё tefsirin e tij nëpërmjet Muhammed ibn Jahja ibn Hibban.

86 Ky transmetim ёshtё i Ebu Davudit (506) dhe i Bejhakiut nё Sunen (4/201) dhe nё Fadailul evkat (30). Shih: Sahijh Ebu Davud.

87 Buhariu (5762) dhe Muslimi (781).

88 Buhariut (6860) dhe Muslimi (781).

89 Sherh Ennevevij ala Muslim (6/69).

90 Shiko Fet’hul Bari li Ibn Haxher (3/14).

91 Burimi i mёsipёrm (3/14) dhe Tarhut-tethrijb (3/90).

92 El fet’h (3/14).

93 Sherhun Nevevi ala Muslim (6/69) dhe El Fet’h (3/14).

94 Burimi i mёsipёrm (3/14) dhe Tarhut-tethrijb (3/90).

95 Sherhun Nevevi ala Muslim (6/70) dhe Mirkatul Mefatijh (3/334).

96 Tefsijr Ibn Kethijr (3/286).

97 Buhariu (1796) dhe Muslimi (144).

98 Buhariu (7100) dhe Ahmedi (2/504).

99 Ahmedi (2/457) dhe Tajalisi (2485).

100 Sjellë nga Ibn Rahavejh (58) . El Hejthemi nё Mexhmeuz-zevaid (3/179 ) pohon se e shënon edhe Ahmedi, duke shtuar se transmetuesit e tij janё tё saktё. Edhe Ibn Haxheri e quan të saktë nё Fet’h (4/109).

101 Muslimi (233).

102 Ahmedi (3/55), Ebu Je’ala (1058) dhe Bejhakiu (4/304). Ibn Hibbani e vlerëson si të saktë (3433). [Hadithi është i dobët për shkak të një njeriu të panjohur në sened (Silsile daife: 5083)]

103 Shiko: Sherh Ennevevi ala Muslim (2/171).

104 Ettemhijd i Ibn Abdulberr (17/ 394).

105 Shiko: El Fet’h (4/111).

106 Sherh En Nevevi (3/113) dhe Eddijbaxh ala Muslim (2/17).

107 Shiko: Tenvijru Havalik (2/42) dhe Tuhfetul Ehvedhij (1/535).

108 Buhariu (1817) dhe Muslimi (1090).

109 Ky transmetim ёshtё i Taberaniut nё Elkebijr (17/79) nr (175).

110 Shiko El mufhim (3/148-15), ku Kurtubiu pёrmend se në fillim u shpall fjala e Allahut “Hani e pini deri sa tё dalloni perin e bardhë nga peri i zi” dhe një vit më vonë u shpall togu sqarues “ nё agim”.

111 Shiko: Tefsijr Ibn Kethijr (1/222) dhe Fet’hul Bari (4/134).

112 Sherh Ennevevi ala Muslim (7/201) dhe Fet’hul Bari (4/134).

113 Shiko: Elfet’h (4/135).

114 Buhariu (315) dhe Muslimi (335).

115 Tirmidhiu (130).

116 Shënon Tirmidhiu dhe thotё se është hdith i mirё (787).

117 Shiko: Fet’hul Bari (1/422).

118 Shiko: Elmugni (1/188), Hashijetus-sindi ala sunen Ennesai (4/191) dhe Umdetul-karii (3/300).

119 Umdetul-karii (3/301).

120 Ettemhijd (22/107).

121 Fetvatё e komisionit tё pёrhershёm (15/155) fetvaja nr (10343).

122 Kjo fetva ёshtё e Ibn Uthejminit. Shiko: Fetava xhamia lilmereti elmuslimeh (1/325).

123 Sherh Ibn Battal ala Elbuhari (4/97-98).

124 Tirmidhiu (807), Ibn Maxheh (1746) dhe Nesaiu nё librin elkubra (3331-3330) . Ibn Huzejmeh (2064) dhe Ibn Hibbani (3429) e quajnë të saktë. Por ështё transmetuar dhe si fjalё e Aishes tek Nesaiu nё Elkubra (3332) dhe gjithashtu si fjalё e Ebi Hurejrёs tek Abdurrezaku (7906).

125 Ky ёshtё transmetimi i Abdurrezakut (7905) dhe i Taberaniut nё librin Elkebijr (5\256) me nr (5269).

126 Abdurrezaku nё musannef (7908).

127 Shiko: Aridatul Ehvedhij (4/21).

128 Shiko: Fejd elkadijr (6/187).

129 [Disa këshilla që lidhen me etikën dhe rregullat e iftarit , pjesmarrjen në iftarin e shtruar nga ai që nuk agjëron, pjesmarrjen në iftarin e shtruar nga një kafir dhe pjesmarrjen në iftarin e shtruar nga një qeveritar. Këto këshilla janë për ata që shtrojnë iftaret në ramazan dhe për ata që marrin pjesë në iftar: 1. Ushqimi duhet të jepet për hirë të Allahut, dhe jo për të shitur mend, për mburrje apo për të konkuruar të tjerët. Ikrime thotë: Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë: “Pejgamberi alejhi ssalatu vesselam e ka ndaluar ngrënien e ushqimit të atyre që konkurojnë njëri- tjetrin”. Shënon: Ebu Daudi. Pra, Pejgamberi e ka ndaluar përgatitjen e ushqimit për krenim dhe syefaqësi, në konkurencë me të tjerët. Arsyeja e ndalimit të ngrënies së këtij ushqimi është se ai përgatitet për mburrje dhe syefaqësi. Përderisa ndalohet përgatitja e ushqimit me një qëllim të tillë, atëherë edhe pjesmarrja në këtë ushqim është e ndaluar. 2. Shtruesit e iftarit duhet të bëjnë kujdes të mos shpërdorohet ushqimi, të mos shkojë dëm aspak ushqim, sepse shpërdorimi është i ndaluar. Është e mira të mos teprohet me llojet e ushqimeve. Në shumë iftare vihet re shpërdorimi i ushqimit të tepërt dhe llojshmëri të tepruar të ushqimeve. 3. Agjëruesit nuk duhet ta teprojnë me ngrënie, sepse ushqimi i tepërt bën të mos e arrijnë qëllimin e agjërimit, që është devotshmëria (tekvaja) ndaj Allahut. Përveç kësaj, i bën edhe të plogët për kryerjen e ibadetit. 4. Ai që shtron iftare për bamirësi bën mirë të ftojë njerëzit që kanë nevojë për ushqim. Njeriu merr shpërblimin e përmendur në hadith edhe kur shtron iftare për njerëz jonevojtarë, porse dobia dhe shpërblimi i ushqimit të të varfërve është më i madh. Po kështu do të ishte e mira që në iftare të ftojmë njerëzit fillestarë në Islam dhe njerëzit që në vendin tonë agjërojnë, por nuk falen, me qëllim që të fitojmë zemrat e tyre dhe që të forcohen në Islam. Dihet që Pejgamberi alejhissalatu vesselam u jepte pasuri disa njerëzve për të fituar zemrat e tyre dhe për t’i shpëtuar nga zjarri. 5. Muslimanit nuk i lejohet të lypë ushqim apo të kërkojë pjesmarrjen në iftarë vetëm se në rastin kur nuk ka ushqim. Por edhe në rastin kur ka ushqim më e mira është të mos u lypë ushqim njerëzve dhe të mos kërkojë pjesmarrjen në iftarë. Hakim Ibn Hizam tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dora e lartë (dora dhënëse) është më e mirë sesa dora e poshtme (dora marrëse). Filloje me shpenzimin për ata që i ke në varësi (familjen). Sadakaja më e mirë është ajo që e jep mbasi ke plotësuar nevojat e tua. Kush ruhet nga lypja, Allahu do ta bëjë të dëlirë dhe me nderë. Kush tregon se nuk ka nevojë për pasuritë e njerëzve, Allahu do t’i japë aq sa të mos ketë nevojë për njerëzit”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi. 6. Kur të fton dikush për iftarë, bën mirë që ta ftosh edhe ti. Kur dikush të bën mirë, duhet ti bësh mirë. Kur dikush të jep, bën mirë që ta shpërblesh. Kur dikush të bën një dhurarë, bën mirë ta shpërblesh me një dhuratë edhe më të mirë. Besimtari musliman, kur ka mundësi, nuk duhet të jetë vetëm dora e poshtme (marrëse), por duhet të jetë edhe dora e lartë (dhënëse). Ky është virtyti i krenarisë, dinjitetit, dëlirësisë dhe bujarisë që duhet të gëzojë muslimani. 7. Ka raste që iftaret i shtrojnë njerëz që nuk agjërojnë, kështu që këtu agjëruesit duhet të kenë parasyshë disa gjëra: a - duhet të bëjmë kujdes se mos mendon ai që shtron iftarin, por nuk agjëron, se në këtë mënyrë e ka plotësuar detyrën!! Nëse shtruesi i iftarit ecën me këtë ide, nuk duhet të pranohet ftesa e tij. b - duhet që shtrimi i iftarit në këtë rast të mos prekë dinjitetin, dëlirësinë dhe krenarinë e muslimanit, nëse mendon shtruesi i iftarit se është më i mirës se muslimanët, se po u bën nder muslimanëve apo se po plotëson nevojat e muslimanëve nevojtarë. Kjo gjë mund të mënjanohet veçse duke e ftuar për ushqim ashtu siç të fton, ose duke e shpërblyer në mënyrë të barabarta apo edhe më mirë. c - duhet të bëjmë kujdes se mos e ka të gjithë pasurinë haram. Ndërsa në rastin kur shtruesi i iftarit e ka pasurinë të përzier me halla e me haram, ose nuk dihet se si e ka, nuk ka gjë t’i përgjigjesh ftesës së tij, sepse Pejgamberi i është përgjigjur ftesës së kafirave. 8. Ka raste që ndonjë kafir shtron iftarë për agjëruesit. Në këtë rast, përveç atyre që u përmendën në pikën e shtatë, duhet të respektojmë edhe hadithin: “Islami ngrihet lart dhe nuk ka ngritje mbi të”. Shënojnë Dare Kutniu dhe Bejhakiu. Kështu që nëse na fton një kafir për ushqim iftari, lejohet ti përgjigjemi ftesës, por duhet të kemi parasyshë ato që u përmendën në pikën e shtatë. 9. Ka raste që edhe qeveritarët shtrojnë iftare. Prandaj, në lidhje me pranimin e ftesës së tyre duhet të sqaroj disa gjëra: a - Nëse ka harame, nuk lejohet pjesëmarrja. b - Qeveritarët mund ta shfrytëzojnë shtrimin e iftarit për qëllime të këqija, e nëse është kështu nuk lejohet pjesmarrja, sepse ju shërben qëllimeve të tyre. Nga qëllimet e këqija është, përshembull, nxitja e frymës së afrimit mes feve, dhe eleminimi i ballafaqimit mes fesë së vërtetë dhe mes feve të pavërteta, mes të vërtetës dhe të kotës. Një qëllim tjetër i keq është përdorimi i shtrimit të iftarit nga qeveritari për mashtrimin e njerëzve për të mbajtur pushtetin ose për ta marrë atë, ndërkohë që mund të ketë grupe të tjera që qeverisin më mirë se sa ky. c - Pjesmarrja në iftaret që shtrojnë qeveritarët mund të ketë edhe problemet që përmenden në pikën e shtatë dhe të tetë. d - Parimisht, nuk lejohet pjesmarrja në iftaret e shtruara prej tyre. Ebu Hurejra thotë: Pejgamberi ka thënë: “Kush shkon tek dyert e sultanit sprovohet. Sa më shumë që robi të afrohet nga sultani aq më shumë largohet nga Allahu”. Trasmeton: Ahmedi. e - Por bën përjashtim rasti kur ndonjëri është i fortë në fe, i njeh mirë interesat e muslimanëve dhe merr pjesë për mbrojtjen e interesave të muslimanëve e jo të interesave vetjake, merr pjesë në shërbim të qëllimeve të islamit e jo në shërbim të qëllimeve të këqija të qeveritarëve. Megjithëse ky përjashtim qëndron, shumica e atyre që hyjnë në kuvendet e qeveritarëve apo ulen në sofrën e tyre janë të dobët në fe, ose nuk i njohin mirë interesat e islamit, ose mbrojnë interesat vetjake, ose me vetëdije apo pa vetëdije u shërbejnë qëllimeve të tyre të këqija. Prandaj, këshilla për muslimanët në përgjithësi është të qëndrojnë larg kuvendit dhe sofrës së njeriut me pushtet.]

130 Buhariu (1764) dhe Muslimi (1256).

131 Ky ёshtё transmetimi i Buhariut (1690) dhe i Muslimit (1256).

132 Ebu Davudi (1989), Nesaiu nё librin elkubra (4226) dhe Tirmidhiu. Ky i fundit thotë se hadithi ёshtё hasen garib (939). Ibn Huzejmeh (3075) e quan të saktë. Hakimi ka thёnё se hadithi plotëson kushtin e Muslimit (1/656).

133 Tirmidhiu (3/276).

134 Sherh Ibn Batta (l 4/428) dhe Minhatul Bari (4/233).

135 Fethul Bari i Ibn Haxherit (3/604) dhe Tuhfetul ehvedhij (4/361).

136 Fethul Bari (3/604), Avnul Meabud (5/323) dhe Fejd el Kadijr (4/361).

137 Tirmidhiu nё librin el Xhamiu nga Is’hak ibn Rahuvejh (3/276).

138 Shiko: Mexhmu-ulfetava (26/293).

139 Muslimi nga Aishe r.anha (1211) . Shiko: El Mufhim (3/370).

140 Shiko: Mexhmu-Ul Fetava (26/292), Zadul mead (2/93) dhe Tehdhijb essunen (7/36).

141 Ahmedi (3/12). Sujuti nё Xhamius-sagijr (4801) e quan të saktë. Albani e ka vlerësuar si hadith të mirё nё Sahijh Xhami (3683).

142 Ahmedi (5/370) dhe Nesaiu (4/154). Albani e vlerëson hadith të saktë nё Sahih Xhami (1636).

143 Bezari (974), Ibn Ebi Asin nё el ahad vel methane (2758), sipas të cilit është marrë dhe teksti i hadithit, por edhe Taberaniu nё Elkebijr (22/337) me numёr (845). Ibn Haxheri e quan hadith të mirë nё Muhteser zzevaid musned ElBezar (691).

144 Ebu Nuejmi nё Elhiljeh (8/320). Ibn Hibani (3467) e vlerëson të saktë. Po kështë edhe Albani e quan hadith të mirë nё Sahijh Xhami (1844) dhe nё Essahijhah (1654).

145 Ebu Davudi (2345) dhe Bejhekiu (4/236). Ibn Hibani (3475) e quan të saktë, por edhe Albani nё Sahijh Ebu Davud.

146 Shiko: Sherhu kasijde Ibn Kajjim (20), Fet’hul Bari i Ibn Haxherit (11/156) dhe Fejd ElKadijr (3/137).

147 Buhariu (1823) dhe Muslimi (1095). Këtë hadith e kanë transmetuar disa shokё të Pejgamberit a.s. : Ebu Hurejra, Ebu Seidi, Ibn Mesudi, Xhabiri, Aishja, Amru Ibn Elasi, Irbadi, Ebu Lejla, Talku dhe Eljeijshu Ibn Talk, poashtu e transmeton dhe Omeri, Utbe Ibn Abd, Ebu Derda dhe Selmani r.anhum. Shiko: Shpjegimin e Ibn Mulekkan mbi Umden (5/189) dhe Mexhmuuz-zevaid (3/154).

148 Muslimi (196).

149 Ahmedi (4/126), Ebu Davudi (2344) dhe Nesaiu (4/154). Ibn Huzejme (1938), Ibn Hibani (3465) dhe Albani nё Sahijh Ebu Davud e quajnë të saktë.

150 Nesaiu (4/164) dhe Ahmedi (4/142). Albani e quan të saktë nё Sahijh Ennesai.

151 Shiko:Fet’hul Bari të Ibn Haxherit (4/140) dhe Tevdijhul Ehkam (3/155).

152 Shiko: Elmufredat lirr-rragib (44), Tefsirin e Kurtubiut (4/139) dhe Bedaiul kavaid (2/182-183).

153 Shiko: Mealimus-unen bihamish Ebi Davud (2/758) dhe Avnul Meabud (6/337).

154 Shiko: Shpjegimin e Ibn Mulekkin mbi Umden (5/188) dhe Dhehijretu ukba (20/366).

155 Shiko: Fethul Bari (4/140) dhe Tevdijhul ehkam (3/ 155).

156 Dy burimet e mёsipёrme dhe shpjegimi i Neveviut mbi Muslimin (7/207).

157 Shiko: Fet’hul Bari (4/140)

158 Shiko burimin e mёsipёrm (4/140)

159 Shiko: Avnul Meabud (6/336).

160 Shiko: Tevdijhul ehkam (3/156) . Urdhëri këtu nuk bën fjalë për obligueshmёri, sepse ka hadithe të tjera tё cilat tregojnё se Pejgamberi a.s e ka agjëruar pandërprerë, duke mos e prishur farë agjërimin gjatë natës, bashkë me shokët e tij. Sikur tё kishte qёnё syfyri i obligueshёm, ata nuk do të kishin agjëruar pandërprerë (duke lidhur ditёn me ditёn tjetёr pa çelur natën). Për më gjerë shiko dhe “Dhehijretul ukba (20/366)”.

161 Shënon Nesaiu nga Irbadi r.a. (4/145). Albani e vlerëson të saktë nё Sahijh Ennesai.

162 Buhariu (6820) dhe Muslimi (1039). [Sipas një varianti tjetër hadithi është kështu: “Drita e agimit të vërtetë nuk është ajo që shfaqet kështu (duke treguar me shenjë i mblodhi gishtërinjtë e pastaj i ktheu poshtë nga toka), por ai që shfaqet kështu (vendosi njërin gisht tregues mbi tjetrin dhe i hapi duart horizontalisht).” Domethënë, agimi i vërtetë është ai që shfaqet për së gjerë në vijën horizontale dhe jo ai që shfaqet vertikalisht (nga lart poshtë). Në këtë hadith Pejgamberi a.s. ka treguar me shenjë agimin e rremë dhe agimin e vërtetë. Drita e agimit të rremë shfaqet vertikalisht në qiell, nga lart poshtë, si bishti i ujkut, kurse drita e agimit të vërtetë shfaqet dhe përhapet fort në vijën horizontale.]

163 Buhariu (552). Varianti i dytё ёshtё po te Buhariu (1820), por dhe tek Ebu Jeala (7533). [Fjala Sexhde në variantin e dytë bën fjalë për të gjithë namazin e sabahut, pra shpejtonte për të kapur namazin e sabahut. Transmetuesi ka përdorur fjalën sexhde meqë është pjesë e namazit, por duke patur si qëllim të gjithë namazin. Ky hadith tregon se ky sahabiu e hante aq vonë syfyrin sa që ngutej në ngrënie nga frika se mos e zinte agimi, si dhe nga frika se mos i humbte namazi i sabahut me Pejgamberin a.s. Hadithi gjithashtu tregon se Pejgamberi e falte namazin e sabahut mjaft herët në muzgun e agimit, në fillimin e kohë së sabahut (Fethul Bari)].

164 Nesaiu (4/124). Albani e quan të saktë nё Sahijh Nesaiu.

165 Shpjegimi i Neveviut mbi Muslimin (7/204). Shiko: ElMufhim (3/153).

166 Burimi i mёsipёrm (7/204) dhe ElMufhim (3/153).

167 Fet’hul Bari (4/138).

168 Sahih Buhari (2/678) dhe Shiko: Fet’hul Bari (4/137).

169 Maliku (1/116) dhe Bejhakiu (2/497).

170 Shënon Buhariu (592) dhe Muslimi (1092).

171 Shënon Muslimi. (1094), Ebu Daudi (2346), Tirmidhiu (706) dhe Nesaiu (4/148).

172 Shënon Ebu Daudi (2350), Amedi (2\510), Darelkutni (2\165), Bejhakiu (4\218). Hakimi e vlerëson të saktë dhe thotë: Hadithi është sipas kushteve të Muslimit. Pajtohet me të në këtë edhe Dhehebiu (1\588).

173 Musned Ahmed (2\510)’. E shënon Taberi në Tefsirin e tij (2\175) dhe Bejhakiu (4\218).

174 Mufhim (3\150), Sherhu Nevevij (7\204), Fet’hu El Bari (2\99-100), Dijbaxh (3\194).

175 [Sipas disa dijetarëve diferenca kohore ndërmjet dy ezaneve të sabahut ka qenë aq sa koha e ngrënies së syfyrit. Shejh Albani ka thënë në ‘tamamul mineh’ se kjo kohë është, përafërsisht, një çerek ore. Suneti është që për sabahun të ketë dy muezina: njëri për ezanin e parë dhe tjetri për të dytin, sikurse ishte Bilali dhe Abdullah Ibn Ummi Mektumi në kohën e Pejgamberit. Shpehja ‘esalatu hajrun minen neumi’ duhet të thuhet vetëm në ezanin e parë të sabahut dhe jo në të dytin, sepse kështu tregojnë hadithet që flasin për këtë çëshjte.]

176 Neveviu thotë : Nëse dyshon në hyrjen e sabahut, lejohet të hajë, të pijë dhe të kryejë marrëdhënie intime etj., deri në agim. Në këtë çështje nuk ka kundërshti mes dijetarëve. Mexhmu (6/313). Shih: ‘Dhehiretu elukba’ ( 20/ 355).

177 El Mufhim (3\151). Shih: Sherh Elnevevij (7\204) dhe Ed Dibaxh (3\194).

178 El Mufhim (3\151). Kështu përmendet nga ai dhe në Dijbaxh (3\194). Shih në ‘Fet’h’ (2\101).

179 El Fet’h (2\101).

180 [Në varësi të kushteve dhe kthjelltësisë të motit, ndonjëherë ka errësirë poshtë agimit të rremë dhe ngjitur me vijën horizontale (Meshruu dirasetish shafak). Madje agimi rremë shfaqet në lartësinë qiellore i rrethuar nga errësira e natës lart dhe poshtë, djathtas dhe majtas. Ndonjëherë agimi i rremë zhduket plotësisht dhe pasohet me errësirë, e pas këtij errësimi fillon shfaqja e agimit të vërtetë, por jo gjithmonë ndodh kjo gjë, pasi ndodh që të fillojë shfaqja e agimit të vërtetë nën agimin e rremë pa u errësuar ky i fundit.]

181 Fikhu El Ibadat, shejh Ibn Uthejmin (172-173). [Të gjitha rregullat si imsaku dhe hyjra e kohës së sabahut lidhen me agimin e dytë. Asnjë rregull fetarë nuk ka të bëjë me agimin e parë. Talk Ibn Aliu tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hani dhe pini, e mos e lini syfyrin të shqetësuar nga drita vezulluese e ngritur lart në qiell, (pasi ky është agimi i rremë), por hani dhe pini derisa t’u shfaqet në vijën horizontale agimi ‘i kuq’ (el ahmer)”. Shënojnë Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Albani thotë se hadithi është hasen. Duke komentuar rreth këtij hadithi Tirmidhiu thotë: “Kështu është dhe qëndrimi i dijetarëve të ymetit; ata thonë se nuk ndalohet ngrënia dhe pirja derisa të shfaqet agimi ‘i kuq’ që përhapet në vijën horizontale”. Ibn Hazmi thotë: “Ky agim është fillimi i dritës së diellit. Bardhësia e tij vjen në rritje. Mbase shoqërohet dhe me një përzierje të kuqe të shkëlqyeshme (el Muhala). Hatabi thotë: “Drita vezulluese që ngjitet lart në qiell është drita që ngjitet lart para se të shtrihet në vijën horizontale. ‘E kuqja’ e agimit këtu do të thotë që zbardhja e shtrirë në vijën horizontale të përmbajë fillimet e një të kuqeje. Kur del plotësisht bardhësia shfaqen dhe fillimet e të kuqes. Arabët e krahasojnë agimin me kalin pullali, për shkak se përmban të bardhë dhe të kuqe.” (Mealimus sunen). Albani thotë: “Përshkrimi i agimit të vërtetë si ‘i kuq’ nga Pejgamberi a.s. nuk bie ndesh me përshkrimin që i bën Allahu i Lartësuar: “peri i bardhë”, sepse qëllimi është për të bardhën e përzier me të kuqe, ose ndonjëherë agimi shfaqet i bardhë dhe ndonjëherë shfaqet si i kuq, çka do të thotë se ndryshon në varësi të stinëve dhe të pozicionit gjeografik të linjdes së agimit (Seria e haditheve të sakta). Xhabir Ibn Abdilah thotë: Pejgamberi a.s. ka thënë: “Janë dy agime: njëri është ai që quhet: ‘dhenebus sirhan-bishti i ujkut’, e ky është agimi i rremë që shfaqet për së gjati (vertikalisht) e jo për së gjeri (horizontalisht), kurse agimi tjetër përhapet për së gjeri (horizontalisht) e jo për së gjati”. Shënon Hakimi. Albani thotë se hadithi është i saktë. Sipas variantit të Bejhakiut hadithi është kështu: “Janë dy agime: ai që shfaqet si bishti i ujkut as nuk lejon gjë dhe as nuk e ndalon, ndërsa ai që përhapet për së gjati në vijën horizontale e lejon namazin dhe e ndalon ushqimin.” Ibn Abasi tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ka dy agime: kur shfaqet njëri agim (pra, i vërteti) ndalohet ushqimi dhe lejohet namazi (i sabahut), ndërsa kur shfaqet agimi tjetër (i rremi) ndalohet namazi (i sabahut), por lejohet ushqimi”. Shënojnë Ibn Huzejme, Hakimi dhe Bejhakiu. Albani thotë se hadithi është i saktë. Ibn Huzejme thotë: “Ky hadith dëshmon se nuk lejohet të falet namazi farz para hyrjes së kohës së tij. Togu ‘ndalohet ushqimi’, flet për agjëruesin. Togu ‘lejohet namazi’ bën fjalë për namazin e sabahut.” (Silsiletul ehadith esahiha). Abdurrezaku sjell se Atau ka dëgjuar Ibn Abasin duke thënë: “Janë dy agime: sa i përket agimit që shfaqet si shkëlqim në qiell, ai nuk quhet gjë dhe as nuk ndalon grënien e ushqimit, porse ushqimin e ndalon agimi që përhapet në majat e maleve”.

Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə