Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə2/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

Mësime dhe dispozita

1- Këtu vihen re toleranca dhe lehtёsia që karakterizojnë Sheriatin Islam. Ky legjislacion fetar nuk i vë në vështirësi njerëzit dhe për të mësuar kohët e ibadeteve ka caktuar shenja që mund t’i kapin me lehtësi, siç është shikimi i hënës së re.

2- Interesimi i Sheriatit pёr bashkimin e muslimanёve, duke njësuar për të gjithë ata ditën e hyrjes së ramazanit, daljes së tij dhe ditët e festave të tyre.

3- Gabimi nё gjetjen e saktë të ditës së parë ose të fundit të muajit hënor ёshtё i falshëm, nёse njerëzit ndjekin metodën që obligon Allahu e që është shikimi i hënës së re, ose plotësimi i muajit tridhjetë ditë kur nuk shihet hëna.60 El Hafidh Ibn Abdulberri (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Dijetarёt kanё rёnё dakord se, nёse bashkësia gabon nё përcaktimin e hёnёs së muajit dhulhixhe dhe qёndron nё Arafat nё ditёn e dhjetё të këtij muaji, quhet periudhë e plotësuar, jo e mangët. Po kёshtu ёshtё edhe me çështjen e ditës së Fitër Bajramit dhe të ditës së Kurban Bajramit. Në fund, Allahu e di mё sё miri”.61

4- Këto hadithe tregojnë se për caktimin e ditës së bajramit duhet të merret parasyshë fakti që qëndrimi i individëve duhet të jetë në përputhje me njerëzit. Individi duhet tё pajtohet me xhematin, edhe nëse e ka parë hёnёn vetë. Kjo vlen edhe për ditën e parë dhe të fundit të ramazanit. Ibn Kajimi (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Ky hadith tregon se personi qё e shikon hёnёn i vetёm nuk e ka tё detyrueshme tё marrë për bazë këtë shikim (në kundërshtim me xhematin) në çështjen e fillimit të agjёrimit, ditës së Fitër Bajramit apo të ditës së qëndrimit në Arafat.”62

Kështu, nёse dikush e shikon hёnёn e ramazanit i vetёm, por nuk ia pranojnë dёshminë, ai nuk fillon të agjёrojë i vetёm, por fillon atëherë kur fillojnë njerëzit, duke patur të njëjtin gjykimi si ata në këtë çështje, bazuar në domethënien e drejtpërdrejtë të këtyre haditheve.63

8- LIGJSHMËRIA E NAMAZIT TË TERAVIVE

Abdurrahman Ibn Abdulkarij rrëfen: “Shkova një natë në ramazan me Omer Ibn Hattabin në xhami, ku njerëzit faleshin grupe-grupe të ndarë. Ca faleshin vetëm e ca me grupe të vogla. Omeri tha: “Mendoj se, nëse i bashkoj njerëzit të falen pas një imami, do të ishte më mirë.” E vendosi dhe i bashkoi ata pas Ubej Ibn Keabit. Dola sërish me të një natë tjetër dhe pamë se njerëzit faleshin pas një imami. Omeri tha: “Sa bidat i mirë është ky! Koha në të cilën ata flejnë është më e mirë për namaz sesa kjo kohë në të cilën falen.” Ai kishte për qëllim pjesën e fundit të natës, sepse njerëzit faleshin në pjesën e parë të saj.”64

Tek Imam Maliku thuhet se: “Omer Ibn Hattabi urdhëroi Ubej Ibn Keabin dhe Temijm Eddarimin që të dilnin si imamë dhe të falnin 11 rekatë. Imami këndonte sure që kishin më shumë se njëqind ajete, aq sa mbështeteshim në shkopinj nga qëndrimi i gjatë në këmbë dhe nuk largoheshim përveçse kur afronte agimi.”65

Tek Ibn Huzejme shënohet se Omeri tha: “Pasha Allahun, mendoj se po t’i kishim bashkuar këta njerëz pas një imami, do të kishte qenë më mirë.” Kështu vendosi Omeri dhe e urdhëroi Ubej Ibn Keabin që të falej si imam i tyre në ramazan. Omeri doli një natë, ndërkohë që njerëzit po faleshin pas imamit, dhe tha: “Sa bidat i mirë është ky, mirëpo ajo kohë në të cilën flenë është më e mirë se kjo në të cilën po falen.” Ai kishte për qëllim pjesën e fundit të natës. Njerëzit faleshin pjesën e parë të natës. Në gjysmën e dytë të ramazanit ata mallkonin qafirët (në lutjen e kunutit): “O Allah, shkatërroji qafirët, atë të cilët pengojnë nga rruga Jote, quajnë gënjeshtarë të dërguarit e Tu dhe nuk e besojnë premtimin Tënd. O Allah, përçaji dhe futu frikën në zemër, lësho mbi ta zemërimin dhe dënimin tënd, o Zoti i Vërtetë!” Pastaj çonin salavate mbi Pejgamberin (a.s.), pastaj luteshin që Allahu t’u jepte mirësi muslimanëve, pastaj kërkonin falje për besimtarët. Pas këtyre, thoshin në fund: “O Allah, vetëm Ty të adhurojmë, për Ty falemi dhe vetëm Ty të përulemi, kah Ti vijmë dhe shpejtojmë! Shpresojmë mëshirën Tënde dhe i frikësohemi dënimit Tënd! Vërtet, dënimi Yt do t’i kapë armiqtë e Tu!” Pastaj imami thoshte “Allahu Ekber” dhe binte në sexhde.”66



Mësime dhe dispozita:67

  1. Namazi i teravive është vepër që e ka bërë Pejgamberi (a.s.), që pastaj e ndërpreu, nga droja se mos bëhej detyrë për muslimanët. Më pas, në kohën e tij dhe në kohën e Ebu Bekrit, njerëzit i falën teravitë të shpërndarë, jo me një xhemat. Ndërsa kur u bë Omeri kalif, ai i bashkoi muslimanët të falnin teravitë me xhemat pas një imami, duke ringjallur kështu një sunet të Pejgamberit (a.s.). Muslimanët e asaj kohe dhe të mëvonshmit kanë qëndrim unanim se kjo vepër është e pëlqyer.68

  2. Ndoshta ai i cili është më pak i mirë mund të ringjallë një sunet ose të bëjë një të mirë, të cilën nuk e ka bërë ai i cili është më i mirë, ashtu siç ndodhi me Omerin, që Allahu e frymëzoi për ta ringjallur këtë traditë të mrekullueshme. Për këtë nuk u frymëzua Ebu Bekri, edhe pse ishte më i mirë se Omeri, saqë vetë Omeri ka thënë për të njëherë: “Për Allah, nuk garoj më kurrë me të për asgjë!”.69

Kur kalonte afër xhamive dhe i shikonte kandilët e ndezur në muajin e ramazanit, Aliu thoshte: “Allahu i dhëntë dritë Omerit në varr, ashtu siç i ka ndricuar xhamitë tona (me namazin e teravive) për ne!”70.

Kështu, muslimani nuk duhet assesi ta nënçmojë veten në kryerjen e veprave të mira, sepse ndoshta Allahu i hap atij ndonjë derë të hajrit, të cilën nuk ia ka hapur atyre që janë më të mirë se ai. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën ia jep kujt të dojë. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të madhe.



  1. Bashkimi i muslimanëve është më parësor se përçarja e tyre dhe e kanë detyrë prijësit e muslimanëve që të punojnë për ta bërë realitet këtë.

  2. Gjykimi i prijësit në çështjen e suneteve është i detyrueshëm për besimtarët, që duhet t’i binden atij, ashtu siç iu bindën sahabët Omerit, kur i bashkoi pas një imami.

  3. Pajtimi për ringjalljen e një suneti dhe bashkimi në kryerjen e ibadetit është diçka me bereqet, sepse lutja e secilit individ përfshin të gjithë xhematin. Për këtë arsye, namazi me xhemat është 27 herë më i mirë se namazi që falet vetëm. Seijd Ibn Xhubejri ka thënë: “Preferoj më tepër të falem pas një imami që lexon suren “Gashije”, sesa të falem vetëm duke lexuar 100 ajete”.71

  4. Nëse vepra lihet për një arsye dhe kjo arsye largohet, atëherë nuk ka problem nëse e rikthejmë prapë atë vepër, ashtu siç riktheu Omeri namazin e teravive me xhemat në ramazan.

  5. Nëse është e mundur, imam duhet të bëhet ai që di më shumë Kuran përmendësh, sepse Ubej Ibn Keabi ishte hafizi më i mirë i Librit të Allahut në mesin e tyre, prandaj e zgjodhi Omeri. Kjo është e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme, sepse Omeri nxori imam edhe Temijm Eddari, ndërkohë që në mesin e sahabëve kishte të tjerë që dinin Kuran përmendësh më shumë se ai.

  6. Lejohet për gratë që të marrin pjesë në faljen e namazit të teravive në xhami, ashtu siç lejohet që një burrë të bëhet imam vetëm për gratë, nëse xhemati është vetëm gra, me kusht që të mos ketë vend për fitne.

  7. Lejohet të lidhesh në namaz pas një tjetri që po falet më vete, edhe nëse ky tjetri nuk e ka patur qëllim të bëhet imam.

  8. Nëse imami e ka bërë zakon që të pushojë pas dy apo katër rekatëve, nuk duhet që xhemati të falë nafile gjatë kësaj kohe. Këtë veprim e ka parë të urryer imam Ahmedi, ashtu siç ka dëshmi edhe për tre sahabë, që janë: Ubade Ibn Essamit, Ebu Derda dhe Ukbete Ibn Amiri.72

  9. Nuk ka problem nëse fal teravitë me një imam derisa të mbarojë, pastaj arrin një xhemat tjetër, që po falin teravitë, dhe të falesh me ta.73

  10. Nuk lejohet të falen rregullisht me xhemat namazet nafile, përveç teravive në ramazan, pasi është bidat,74 siç është përshembull grumbullimi i disa njerezve për të falur namaz nate me xhematë përgjatë gjithë vitit, ose veçimi i disa netëve të caktuara me namaz nate me xhematë. Pejgamberi (a.s.) nuk i ka bashkuar besimtarët për të falur namaz nafile me xhemat jashtë ramazanit.

9-LARJA DHE FRESKIMI I TRUPIT NË AGJЁRIM.

Përcillet se Aishja (r.a.) ka thёnё: “Pejgamberi (a.s.) gdhihej xhunub, pastaj lahej, pastaj shkonte nё xhami dhe koka i pikonte ujë. E kështu atё ditё agjёronte.”75

Ebu Bekёr Ibn Abdurrahmani përcjell nga një shok i Pejgamberit (a.s.) që ka thёnё se e ka parё Pejgamberin (a.s.) nё Arxh të hidhte ujё mbi kokё, nga etja ose nga tё nxehtit, ndërkohë që ishte me agjёrim”.76

Imam Buhariu (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Ibn Omeri (r.a.) ka lagur rrobёn e vet dhe e ka hedhur në trup, ndёrkohё qё ka qenë me agjërim. Gjithashtu, Sheabiu ka bërë banjё, ndёrkohё qё ka qenë me agjërim. Ndërsa Ibn Abbasi (r.a.) ka thënë: “Nuk ka problem nёse e provon vetёm me gjuhё ushqimin ose diçka tjetёr.” Haseni (Allahu e mёshiroftё!) ka thёnё: “Pёr agjёruesin nuk ka problem shpëlarja e gojës me ujë ose freskimi i trupit me të.” Ibn Mesudi (r.a.) ka thënë: “Nёse ndonjёri nga ju ёshtё me agjërim, le tё parfumoset dhe krihet”. Enesi (r.a.) ka thënë: “Unë kam njё basen të vogël, ku futem e lahem edhe kur jam me agjërim”.77



Mësime dhe dispozita

1- Agjёruesit i lejohet tё freskohet duke hedhur ujё mbi trupin e tij, qoftё pёr larje tё detyrueshme, tё pёlqyeshme ose tё lejueshme.78

2- Agjёruesit i lejohet tё zhytet nё ujё, por duhet tё ketё kujdes qё tё mos i depёrtojё gjё nё brendësi të trupit.79

3- Zbutja e vёshtirёsive tё adhurimit me forma tё lejuara nuk konsiderohet mërzi me ibadetin. Gjithashtu nuk është e përligjur shpërfillja e metodave të lejuara që lehtësojnë adhurimin.

4- Njeriu është i dobёt dhe i pafuqishëm nga natyra e vet, prandaj ka nevojë pёr tё shfrytёzuar mjetet e lehtёsimit që ia ka bërë mirёsi Allahu i Lartёsuar.

5- Lejohet pёr agjёruesin hyrja nё banjo me avull ose të ngjashme. I lejohet gjithashtu parfumosja, zbukurimi dhe përdorimi i vajrave ose kremrave për lëkurën dhe flokët. Aromat nuk e prishin agjёrimin dhe as nuk janë të urryera.

6- I lejohet agjёruesit tё zhytet në ujë pёr freskim ose pёr pastrim, ose edhe pёr sport, sepse nuk i prishet agjёrimi.

7- I lejohet kuzhinierit provimi i ushqimit me gjuhё, pa e gёlltitur, nёse është e nevojshme. Imam Ahmedi (Allahu e mёshiroftё!) ka thënë: Për mendimin tim, ështё mё e pёlqyeshme qё agjëruesi t’i shmanget shijimit të ushqimit, por nёse e bёn, nuk ka problem.”80 Gjithashtu, Komisioni i Pёrhershёm i Fetvave nё Arabinё Saudite ka dhënё fetva pёr lejimin e këtij veprimi.81

10- FAZAT E DETYRIMIT TЁ AGJЁRIMIT

Berai (r.a.) tregon: “Ka ndodhur me shokёt e Pejgamberit (a.s.) që, duke qenë me agjёrim, nëse i zinte gjumi në kohën e iftarit, ata nuk hanin më atё natё, as ditën vijuese, derisa vinte akshami tjetër. Kështu, njëherë, Kajs Ibn Sirmete el Ensari ishte me agjërim dhe, kur afroi koha e çeljes, i tha së shoqes: “A ka gjë për të ngrënë?” – “Jo, - i tha ajo, - por po dal e po kёrkoj diçka pёr ty.” Kajsi kishte qenë gjithё ditёn duke punuar, prandaj e zuri gjumi duke pritur. Kur erdhi gruaja dhe e gjeti në gjumë, i tha: “Ah, e humbe atë qё e kёrkove!” Dhe Kajsi nuk hëngri më. Por aty nga gjysma e ditёs sё nesёrme, atij i ra tё fikёt. Kur kjo ngjarje iu tregua Pejgamberit (a.s.), zbriti ajeti kuranor: “Tani ёshtё e lejuar pёr ju qё, gjatё netёve tё agjёrimit, tё shkoni mё bashkёshortet tuaja.” [Bekare 187]. Sahabёt u gёzuan shumё. Pastaj zbriti ajeti: “Hani dhe pini deri nё agim, atëherë kur tё dallohet peri i zi nga peri i bardhë.” [Bekare 187.82

Muadh Ibn Xhebeli (r.a.) ka thënë: “Namazi është ligjëruar nё tre faza, po ashtu edhe agjёrimi është ligjëruar nё tre faza...” Pasi ka shpjeguar fazat e namazit, ka folur pёr agjёrimin: “Në fillim, Pejgamberi (a.s.) agjёronte tri ditё në çdo muaj si edhe ditёn e Ashuras. Pastaj Allahu Lartësuar shpalli: “O ju që keni besuar, e keni detyrim agjёrimin, ashtu siç ishte detyrim për pararendësit tuaj....”, deri tek “...ushqen njё tё varfёr” në suren Bekare, ajeti 183. Në këtë fazë, besimtarët e kishin me zgjedhje: ose mund të agjёronin, ose nuk agjëronin, por ushqenin për çdo ditё nga njё tё varfёr. Kjo mënyrë e zёvendёsimit të agjёrimit ishte e lejuar. Më pas, Allahu i Lartёsuar shpalli: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani..” deri tek “le të agjërojë po aq ditë (sa ka lënë pa agjëruar) më vonë”, që bën të detyrueshëm agjёrimin pёr çdo njeri që e arrin muajin e ramazanit, ndёrsa pёr udhёtarin lejohet të mos agjërojë gjatë udhëtimit, por e ka detyrë zëvendësimin i ditёve që ka lënë pa agjëruar. Gjithashtu, u përcaktua praktika e ushqimit të tё varfёrve si kompensim nga të moshuarit (qё nuk mund tё agjёrojnё).”83

Nga Ahmedi është përcjellë se ka thënë: “Për sa u pёrket fazave tё agjёrimit, kur Pejgamberi (a.s.) erdhi nё Medinё, në fillim agjёronte tri ditё të çdo muaji. Jezid Ibn Haruni thotë se për nëntëmbëdhjetë muaj me radhë që nga muaji Rabiul Euel e deri në Muajin Ramazan të vitit pasues, Profeti (a.s.) agjёronte tre ditё për çdo muaj, gjithashtu agjëronte dhe ditёn e Ashuras.

Pastaj Allahu i Lartësuar e bëri detyrim agjёrimin me ajetin: “O ju që keni besuar, e keni detyrim agjёrimin, ashtu siç ishte detyrim për pararendësit tuaj....” [Bekare 183] deri tek: “...e ata qё i rёndon agjёrimi janё tё obliguar për kompensim: ushqim ditor i njё tё varfёri”. Kështu, me dëshirë, besimtarët mund të agjëronin, ose mund të ushqenin njё tё varfёr për të zёvendёsuar agjёrimin.

Më pas, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin tjetёr: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani” deri tek: “Kushdo nga ju që e jeton këtë muaj, le të agjërojë!” Këtu Allahu e bëri detyrim agjёrimin pёr ata që nuk janë udhëtarë dhe qё janë nё gjendje tё mirё shёndetësore, e lehtёsoi çështjen pёr udhёtarët dhe tё sёmurët, si edhe caktoi kompensimin e agjërimit me ushqimin e tё varfёrve pёr ata tё moshuar tё cilёt nuk kanё mundёsi tё agjёrojnё. Besimtarët gjatë natës hanin, pinin dhe shkonin me gratё e tyre, pёrderisa nuk i zinte gjumi. Nëse i zinte gjumi, nuk bënin më pas asgjë nga këto.

Njëherë – vijon shpjegimin imam Ahmedi (Allahu e mёshiroftё!) - një ensar, që quhej Sirme, ishte duke punuar, ndёrkohё qё ishte me agjërim në ramazan, derisa perëndoi dielli. Shkoi në shtëpi, fali jacinё pastaj fjeti, duke mos ngrënë e pirë asgjë, derisa u gdhi. Kështu u zgjua pёrsёri me agjërim. Të nesërmen, Pejgamberi (a.s.) e vuri re që ensari ishte tepёr i lodhur, prandaj e pyeti: “Çfarë halli ke, se po më dukesh i rraskapitur?” – “O i Dёguari i Allahut, - i tha Sirme - unё punova dje gjithë ditën, dhe kur shkova në shtëpi, u shtriva pёr tё pushuar, por më zuri gjumi. Kur u zgjova, kishte filluar agjërimi.

Gjithashtu, - përfundon imam Ahmedi - Omeri (r.a.) kishte shkuar me gruan gjatë natës, prandaj shkoi te Pejgamberi (a.s.) për ta pyetur. Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin me gratë tuaja....” deri tek: “Pastaj, vazhdojeni agjërimin deri në mbrëmje.”. [Bekare, 187]”



Mësime dhe dispozita

1- Lehtёsimi pёr besimtarët është mёshirë nga Allahu i Lartёsuar. Në fillim të detyrimit tё agjёrimit, nëse nuk haje menjëherë pas perёndimit tё diellit deri në kohën e namazit të jacisё, ose nëse të zinte gjumi në kohën e iftarit, ishte e ndaluar të haje e pije më pas, deri nё akshamin e ditёs së nesёrme. Kjo qe shumë e vёshtirё, siç u tregua më lart, prandaj Allahu i Lartёsuar solli lehtësimin duke lejuar ngrёnien, pirjen dhe marrëdhëniet intime gjatё natës, pavarësisht se fle ose jo pas perёndimit tё diellit. Vetёm Allahut i takon lavdёrimi dhe falёnderimi për këtë lehtësim!

2- Nё hadithe tregohet se si gruaja i shёrbente bashkëshortit të saj, dhe kjo vinte prej respektit ndaj tij dhe tregon bashkëjetesën e mirë.

3- Shihet se sa të kujdesshëm ishin sahabёt pёr tё mos rёnё nё haram, sa të bindur ishin ndaj urdhrave tё Allahut, nё intimitet dhe nё publik. Në disa versione tё tjera të hadithit thuhet se gruaja u vonua në gjetjen e ushqimit, prandaj burrin e zuri gjumi. Ajo e zgjoi, por burri nuk deshi tё kundёrshtonte Zotin dhe tё Dёrguarin e Tij, prandaj refuzoi tё hante, dhe kёshtu qё u zgjua në mëngjes me agjërim.84 Ndёrsa sipas njё transmetimi tjetёr thuhet: “Burri mbështeti kokёn dhe mori njё sy gjumё. Gruaja solli ushqimin dhe i tha të shoqit: “Çohu e ha!” Ai i tha: “Por mua më zuri gjumi!” – “Jo, - i tha gruaja - nuk fjete.” Megjithatë, burri ra për të fjetur dhe u zgjua nё mёngjes i uritur dhe i lodhur.”85

4- Lejohet tё kёnaqesh me lehtёsimet e Allahut të Lartësuar dhe kjo nuk bie ndesh me zbatimin e kërkesave të detyrueshme, sepse të gjitha janë nga Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar e pëlqen qё robi t’i pranojë e t’i zbatojë lehtёsimet e Tij, ashtu siç e pëlqen që të zbatojë detyrat.

5- Është prej mëshirës së Allahut, që ka caktuar ibadete tё dobishme për njerëzit, si pastrim pёr zemrën dhe shpirtin e tyre.

6- Allahu i Lartësuar i ka sjellë shkallë-shkallë detyrimet në rastet kur njerëzit nuk ishin të mёsuar me to. Kështu ndodhi me namazin, që u bë detyrim nё tri etapa, me agjёrimin dhe me ndalimin e alkoolit. Kjo qe mёshirё dhe lehtёsim nga Allahu i Lartësuar pёr robёrit e tij. Atij i takon lavdёrimi dhe falёnderimi!

7- Detyrimi i agjёrimit erdhi gradualisht, sepse njerёzit nuk ishin mёsuar me tё nё fillimet e Islamit. Sipas transmetimit të dytё tё hadithit, Muadhi (r.a.) ka thёnё: “Ata ishin popull qё nuk ishin mёsuar me agjёrim, prandaj e kishin të vështirë të agjëronin”.86

8- Agjёrimi u bё i detyrueshёm nё tri etapa:

Etapa e parё: Agjёrimi tre ditё në çdo muaj dhe agjёrimi ditёn e Ashures.

Etapa e dytё: Mundësia për të zgjedhur: ose të agjёroje në ramazan, ose të ushqeje tё varfёrit, nëse nuk doje tё agjёroje.

Etapa e tretё: Detyrimi i agjёrimit pёr çdo njeri qё ka mundёsi dhe lehtёsimi pёr të moshuarit, tё cilёt nuk kanё mundёsi tё agjёrojnё, duke iu dhёnё mundёsinё qё tё ushqejnё pёr çdo ditё tё agjёrimit nga njё tё varfёr; kёtu përfshihet edhe i sёmuri për të cilin nuk ka shpresa se shёrohet.

11- NAMAZI I TERAVIVE

Nga Zejd Ibn Thabiti (r.a.) përcillet se ka thёnё: “Pejgamberi (a.s.) rrethoi njё pjesё tё vogёl nё xhami me degё palme (ose me kashtё) dhe filloi të falej nё tё. Disa burra e ndoqёn dhe falёn namaz bashkë me tё. Ata erdhën edhe natёn tjetёr, por Pejgamberi (a.s.) nuk doli. Ata ngritёn zёrin dhe i ranë derёs së Profetit (a.s.) me ca gurё tё vegjёl. Pejgamberi (a.s.) doli i zemёruar dhe iu tha: “Mendova se, po të vazhdonit tё vepronit kёshtu, do tu bëhej i detyrueshёm ky namaz, prandaj faluni nё shtёpitё tuaja, sepse namazi mё i mirё ёshtё ai qё falet nё shtёpi, pёrveç namazeve tё detyrueshme”.87 Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Kisha frikё se mos u bëhej namaz i detyrueshёm, se po tё ishte bёrё i detyrueshёm, ju nuk do mund ta kryenit!”88



Mësime dhe dispozita:

1- Shihet thjeshtësia e Pejgamberit (a.s.) në mjetet që përdorte.

2- Mësojmë për adhurimin e shumtё të Pejgamberit (a.s.), edhe pse i ishin falur gjynahet e kaluara dhe tё ardhme.

3- Interesimi i sahabëve (r.a.) pёr tё bёrё vepra tё mira dhe pёr ta ndjekur sa më shumë Pejgamberin (a.s.) në atë që vepronte.

4- Nё hadith tregohet vlera e namazit tё natёs nё pёrgjithёsi dhe veçanërisht nё ramazan.

5- Lejohet falja e namazeve nafile nё xhami.89

6- Namazi i teravive nё ramazan ёshtё vepër e Pejgamberit (a.s.), që më pas e ndërpreu nga frika se mos i bëhej detyrë ymetit. Këtë sunet e ringjalli më pas Omeri (r.a.)90

7- Nëse udhëheqësi apo komandanti bën një veprim nё kundёrshtim mё atё qё janё mёsuar pasuesit e tij, duhet t’ua shpjegojë atyre arsyen, gjykimin, si dhe urtёsinё e kёtij veprimi, ashtu siç bёri Pejgamberi (a.s.).91

8- Këtu duket dhembshuria dhe mёshira e Pejgamberit (a.s.) pёr ymetin e tij, por edhe lehtësimi që bënte për ta - Allahu i dhëntë shpёrblimet mё tё mira! Prijёsit dhe njerёzit e mёdhej që kanë pasues në dije apo diçka tjetër, duhet të kenё model Pejgamberin (a.s.) në këtë aspekt.92

9-Lejohet lёnia e disa gjёrave me interes pёr tё shmangur tё kёqijat e mundshme, që mund të vijnë më pas. Gjithashtu, ndër dy gjëra të dobishme, duhet t’i japim pёrparёsi asaj që ka më tepër vlerë, kur nuk mund të arrihen të dyja.93

10- Kur namazet nafile falen me xhemat, si namazi i teravive, nuk thirret ezan apo ikamet.94

11- Falja nё shtёpi e namazeve nafile ёshtё mё e mirё se falja e tyre nё xhami, pёrveç namazeve qё, sipas traditës profetike falen me xhemat si për shembull, namazi i kёrkimit tё shiut dhe për teravitë, që mё e mira ёshtё qё tё falen me xhemat.95

12-AGJЁRIMI SHLYEN GJYNAHET

Allahu i Lartёsuar thotë: “Sigurisht, pasuria dhe fёmijёt tuaj janё vetёm sprovё, ndёrsa tek Allahu ёshtё shpёrblimi i madh.” [Tegabun 15]. Po ashtu, nё suren Enbija, ajeti 35: “Ne ju sprovojmё me vёshtirёsi e kёnaqёsi, dhe ju në fund ktheheni tek Ne”. Ibn Abbasi (r.a.) shpjegon këtë ajet: “Ju sprovojmё me vёshtirësi dhe komoditet, shёndet dhe sёmundje, me pasuri dhe fukarallëk, me tё lejuara dhe tё ndaluara, me bindje dhe rёnie nё gjynahe, me udhëzim dhe humbje.”96

Hudhejfja (r.a.) tregon se, njëherë, Omeri (r.a.) tha: “Kush mban mend ndonjё fjalё tё Pejgamberit (a.s.) rreth sprovës?” - “Unё – tha Hudhejfja - e kam dёgjuar atё (a.s.) të thotё: “Sprovimin me rёnie nё gjynahe, pёr shkak tё familjes, pasurisë ose fqinjëve e shlyen namazi, agjёrimi dhe sadakaja.”97

Ebu Hurejra (r.a.) përcjell nga Pejgamberi (a.s.): “Zoti i juaj ka thёnё: “Pёr çdo punё të keqe (gjynah) ka shlyerje. Agjёrimi ёshtё pёr Mua dhe Unё shpёrblej pёr tё”.98

Nga imam Ahmedi (Allahu e mёshiroftё!) vjen kështu ky hadith: “Çdo punё e mirë është shlyerje gjynahesh. Agjёrimi ёshtё pёr Mua dhe Unё shpёrblej pёr tё”.99 Edhe nё njё transmetim tjetёr qëndron: “Çdo punё e mirë është shlyerje gjynahesh, pёrveç agjёrimit, i cili ёshtё i Imi dhe Unё shpёrblej pёr tё”.100

Përcillet nga Ebu Hurejra (r.a.) se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Pesё namazet, xhumaja deri nё xhumanё e ardhshme, ramazani deri nё ramazan, i shlyejnё gjynahet qё bёhen mes tyre, nёse shmangen gjynahet e mёdha.”101

Nga Ebu Seid el Hudriu (r.a.) përcillet se ka thёnё: “E kam dёgjuar Pejgamberin (a.s.) të thotё: “Kush e agjёron ramazanin dhe i njeh caqet e tij, të cilat nuk duhet t’i tejkalojë, dhe ruhet nga ato qё i takon tё ruhet (si: gënjeshtra, përgojimi e të tjera gjynahe), i fshihen gjynahet e mёparshme”.102

Mësime dhe dispozita

1- Njeriu mund tё vihet në provë me tё mira dhe me tё këqija. Të mirat që vijnë si provë mund të jenë: shtimi i pasurisё, sukseset e njёpasnjёshme etj. Të këqija janё problemet si mёrzia, lodhja, sёmundjet etj.

2- Fёmijёt dhe pasuria janё sprovё pёr njeriun, pasi ai mund tё shkelë disa norma për shkak të tyre, dhe kështu ato bёhen shkak pёr dёnimin e tij nё botёn tjetёr. Allahu i Urtë ka caktuar gjithashtu detyrime ndaj fëmijëve, për shembull, si edukimin apo kujdesin shëndetësor e financiar për ta. Nёse nuk i përmbush kёto detyrime, atёherё ёshtё gjynaqar.103

3- Gjynahet janё sprova. Kush bën një gjynah, në fakt, ka rënë në sprovë, dhe kjo mund tё ndodhë edhe me njerёzit e mirё.104 Allahu i Lartësuar thotë nё Kuran: “Ata qё i frikёsohen Allahut kur u vjen ndonjё mendim i lig nga shejtani, kujtojnё Atë, e atёherё shohin rrugёn e drejtё.” [Araf 201]. Ose: “...Ata tё cilёt, kur bёjnё vepra tё turpshme ose i bёjnё padrejtësi vetes, kujtojnё Allahun dhe i kёrkojnё falje pёr gjynahet e tyre – e kush i fal ghynahet pёrveç Allahut?! – dhe nuk ngulmojnё me vetёdije nё gabimet e tyre” [Al-Imran 135].

4- Kush bën njё gjynah në mënyrë të vazhdueshme, duhet të shtojё veprat e mira, sepse, siç thotё Allahu i Lartёsuar: “Veprat e mira i shlyejnё të kёqijat” [Hud 114]. Ndoshta shtimi i veprave tё mira bёhet shkak qё tё lirohesh nga robёria e gjynahut dhe që Zoti të të japё sukses pёr njё pendim tё pranuar.

5- Agjёrimi fshin gjynahet. Në hadithin e Ebu Hurejres, qё duket sikur e mohon këtë fakt, qёllimi ёshtё se: veprat e mira janё fshirje gjynahesh, pёrveç agjёrimit, i cili jo vetëm që fshin gjynahet, por edhe rrit shpёrblimin. Fjala është për agjёrimin që bёhet me sinqeritet për Allahun, larg syfaqёsisë dhe formave të tjera tё shirkut.105

6- Imam Neveviu (Allahu e mёshiroftё!) shpjegon: “Nёse vetëm abdesi i fshin gjynahet, atёherё po namazi, çfarё fshin?! Nёse namazi vetëm i fshin gjynahet, atëherё po namazi me xhemat?! Po ramazani, agjёrimi ditёn e Arafatit dhe ditёn e Ashures, po kur thua ‘Amin’ njëherësh me melekët pas leximit të Fatihas nga imami!’ pas Fatihasë, mё lutjen e melekëve?!

Pёr tё gjitha veprat e përmendura më lart kanё ardhur dëshmi se ato i fshijnë gjynahet. Dijetarёt përgjigjen se, secila prej tyre shёrben pёr fshirjen e gjynaheve. Nёse ka gjynahe të vogla, ato e fshijnë. Nëse nuk ka as gjynahe tё vogla, as tё mëdha, besimtarit i shkruhen si vepra tё mira dhe ngrihet nё grada. Nëse ka gjynahe tё mёdha, shpresohet qё veprat e mira mund ta lehtёsojnё peshën e tyre”.106

7- Cënimi i të drejtave të njeriut nuk falet me kёto vepra, qoftë shkelja e të drejtës njerëzore gjynah i madh apo i vogël, por duhet së pari t’i shlyesh detyrimin tjetrit ose t’i kërkosh që të ta falë padrejtësinë që i ke bërë.107

8- Hadithet tregojnë mirёsinë e agjёrimit, që ёshtё shkak pёr faljen e gjynaheve.

9- Këto mirësi i pёrfiton ai i cili e ruan agjёrimin e tij nga gjёrat qё e prishin atё, siç thotë hadithi: “Kush e agjёron ramazanin dhe i njeh caqet e tij dhe ruhet nga ato qё i takon tё ruhet, i fshihen gjynahet e mёparshme”. Pёr kёtё arsye, muslimani duhet të ruhet ditën dhe natёn nga pёrgojimet, thashethemet, shikimi nё harame, ndjekja e programeve televizive plot me harame, qofshin ato seriale filmash apo shfaqje argёtuese, tё cilat shtohen nё muajin e ramazanit mё shumё se nё muajt e tjerё.

E lus Allahun e Madhëruar qё tё na udhëzojё tё gjithёve tek e mira dhe e drejta!

13- KUPTIMI I “PERIT TЁ BARDHЁ” DHE “PERIT TЁ ZI”

Allahu i Lartёsuar thotë në Kuran: “Hani e pini deri sa tё dalloni perin e bardhë nga peri i zi në agim” [Bekare 187].

Nga Adi Ibn Hatimi (r.a.) përcillet se ka thёnё: “Kur zbriti ajeti: “Hani e pini deri sa tё dalloni perin e bardhë nga peri i zi” mora dy litarë, një të bardhë e një të zi, i vendosa nёn jastёk dhe pastaj vazhdova t’i shikoja gjatё natёs, por nuk dallova gjë. Nё mёngjes shkova te Pejgamberi (a.s.) dhe i tregova çfarë më ndodhi. Ai mё tha: “Ajeti flet pёr errёsirёn e natёs dhe bardhёsinё e agimit.”108


Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə