Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl


– Kërkimi i natës së Kadrit në netët teke



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə8/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

47 – Kërkimi i natës së Kadrit në netët teke.

Prej Ubadeh Ibn Samit transmetohet se ka thënë: ‘I Dërguari i Allahut kishte dalë për të na treguar natën e Kadrit, mirëpo dy myslimanë u grindën mes njëri-tjetrit dhe ai, pas kësaj, tha: “Unë dola për t’ju treguar natën e Kadrit, mirëpo u grind filani me filanin, dhe pas kësaj dija u ngrit, e ndoshta kjo është më mirë për ju. Kërkojeni atë në të nëntën, në të shtatën dhe në të pestën natë.”409

Prej Ebu Said El Khudri transmetohet se ka thënë: ‘I Dërguari i Allahut hyri në itikaf dhjetë ditët e mesit të ramazanit për të kërkuar natën e Kadrit, përpara se t’i tregohej. Kur u plotësua dhjetëditëshi, urdhëroi që të hiqej strehëza, dhe ata e hoqën. Më pas iu bë e qartë se nata e Kadrit gjendej në dhjetëditëshin e fundit, kështu që urdhëroi të rindërtohej strehëza dhe ata e bënë. I Dërguari i Allahut doli përpara njerëzve dhe tha: “O njerëz, nata e Kadrit më qe bërë e qartë dhe dola t’jua tregoja edhe juve, mirëpo erdhën dy persona duke u grindur. Me ta ishte dhe shejtani, dhe për këtë shkak m’u harrua. Kërkojeni atë në dhjetë netët e fundit të ramazanit, kërkojeni në të nëntën, të shtatën dhe të pestën.410


Dobitё dhe dispozita:

E para: Ndalimi i pёrçarjes dhe i mosmarrёveshjes. Grindja mes muslimanёve dhe armiqёsitё e kota mund tё shkaktojnё dёm mbi personat qё grinden dhe mbi tё tjerёt. Pёr shkaqe tё tilla largohen mirёsitё prej njerёzve, si nё kёtё rast kur pёrcaktimi i prerё i natёs sё Kadrit u ngrit dhe u la e pa pёrcaktuar pёrgjatё dhjetё netёve tё fundit tё ramazanit.411 Prandaj i pengohet dhe shtyhet falja personave qё janё grindur me njëri-tjetrin, derisa ta zgjidhin problemin mes tyre e tё pajtohen.412


E dyta: Nё hadithin e Ubadeh Ibn Samit tregohet se shumica mund tё ndёrshkohet edhe me gabimin e disa personave tё veçantё.413
E treta: Nata e Kadrit vazhdon tё jetё, dhe ky ёshtё mendimi unanim i dijetarёve. Ajo qё ёshtё ngritur prej saj ёshtё dija se nё ç`natё do tё ishte. Kёtё harroi dhe i Dёrguari i Allahut kur po dilte para njerёzve.414
E katërta: Njё mirёsi pёr muslimanёt nё ngritjen e diturisё mbi pёrcaktimin e natёs sё Kadrit ёshtё dhe tё pёrpjekurit me adhurim pёr arritjen e natёs sё Kadrit nё tё gjitha netёt e dhjetёshes sё fundit.
E pesta: Shpresohet mё sё shumti qё nata e Kadrit tё gjendet nё netёt teke tё dhjetё netёve tё fundit tё ramazanit.
E gjashta: Nata e Kadrit nё fillim ishte e fshehur ndaj Profetit, pasta iu tregua dhe pastaj iu harrua.
E shtata: Kujdesi i madh qё tregonte i Dёrguari i Allahut pёr tё gjetur natёn e Kadrit, kur e kёrkoi atё nё dhjetё netёt e mesit tё muajit ramazan, pёrpara se t’i tregohej se gjendej nё dhjetё netёt e fundit, edhe pse Allahu i kishte falur atij çdo gabim tё sё kaluarёs e tё ardhmes.
E teta: Pёrkujdesja nё kёrkimin e natёs sё Kadrit ёshtё ecje nё shembullin e Profetit dhe gjetja e saj mund tё arrihet vetёm duke gjallёruar tё dhjetё netёt e fundit tё ramazanit, sidomos netёt teke.

48 – Çka i lejohet personit qё qёndron nё itikaf.

Prej Aishes pёrcillet se, gjatё kohёs qё i Dёrguari i Allahut qёndronte nё itikaf, vinte pranё dhomёs sё saj, fuste kokёn brenda dhe ajo i rregullonte flokёt, ndёrkohё qё Aishja ishte me menstruacione.

Nё njё transmetim tё Muslimit pёrcillet se “Ai hynte nё shtёpi vetёm pёr nevojat e njeriut.”415

Ebu Daudi pёrcjell prej Aishes se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut qёndronte nё itikaf nё xhami dhe ndonjёherё fuste kokёn nё një tё çarё tё dhomёs e unё ia laja.” Nё njё transmetim tjetёr thotё: “ .. i rregulloja flokёt, ndërkohë që isha me mestruacione.”416

Prej Aishes transmetohet se, kur Profeti hynte nё itikaf, hynte nё shtёpinё e tij vetёm pёr nevojat e domosdoshme tё njeriut.417

Prej saj transmetohet se ka thёnё: ‘Unё shkoja nё shtёpi pёr nevoja tё domosdoshme e kur gjeja atje ndonjё tё sёmurё, pyesja pёr tё vetёm kalimthi.”418



Ajo, gjithashtu, ka thёnё: ‘Prej traditёs profetike tё itikafit ёshtё mosvizitimi i tё sёmurit, mosmarrja pjesё nё xhenaze, moskontakti me gratё, mospёrqafimi i tyre, dalja nga itikafi vetёm pёr nevoja tё domosdoshme, hyrja nё itikaf vetёm se duke qenë agjёrueshёm dhe hyrja nё itikaf vetёm nё xhami ku falet e xhumaja.”419


Dobi dhe dispozita
E para: Gruaja me menstruacione ёshtё e pastёr, pёrveç vendit ku prek papastёrtia, e po kёshtu edhe personi xhunub.420
E dyta: Nxjerrja e njё pjese tё trupit jashtё xhamie nuk konsiderohet dalje dhe nuk ndikon tek itikafi, sikurse marrja e diçkaje ose dhёnja nёpёrmjet dritares sё xhamisё apo derёs sё saj. Kjo nuk pёrbёn ndonjё problem nё lidhje me itikafin.421
E treta: I lejohet personit qё ёshtё nё itikaf tё lajё kokёn, tё rregullojё flokёt, tё parfumoset, tё lahet, tё qethet, tё rregullojё paraqitjen e tij etj.422
E katërta: I Dёrguari i Allahut kishte flokё tё gjatë e tё dendur.
E pesta: Sipas traditёs profetike, ai i cili ka flokё tё gjatё e dendur duhet tё kujdeset pёr pastrimin dhe rregullimin e tyre. Çdo gjё qё bie ndesh me bukurinё, me higjenёn nё rrroba e nё paraqitje nuk ёshtё prej traditёs profetike e as prej ligjit islam.423
E gjashta: Lejohet pёrdorimi i gjёrave qё i bёjnё dobi trupit tё njeriut, si ushqimi, trajtimi i flokёve etj.424
E shtata: Burrit qё qёndron nё itikaf i lejohet ta vёshtrojё gruan e tij ose ta prekё, normalisht pa epsh.
E teta: Ligjshmёria e shёrbimit tё gruas ndaj burrrit tё saj, si larja e kokёs, rregullimi i flokёve, larja e rrobave tё tij e tё tjera.425
E nёnta: Personit nё itikaf i lejohet tё dalё nga xhamia vetёm pёr nevoja tё zakonshme fiziologjike (urinim, jashtëqitje), pёr tё ngrёnё e pёr tё pirё, nёse nuk ka njeri qё t’ia sjellё ushqimin nё xhami, e kёshtu me radhё. Pёr çdo gjё tё nevojshme qё nuk mund ta kryejё nё xhami i lejohet tё dalё prej xhamie, dhe kjo gjё nuk ia prish atij itikafin.426
E dhjeta: Kush betohet se nuk ka pёr tё hyrё nё shtёpi, dhe pastaj fut nё tё vetёm kokёn dhe pjesa tjetёr e trupit mbetet jashtё, atёherё nuk e ka thyer betimin.427
E njёmbёdhjeta: Kush del prej itikafit pёr ndonjё nevojё tё domosdoshme, nuk ёshtё i detyruar tё ecё me nxitim, mjafton tё ecё normalisht, mirёpo duhet qё tё kthehet nё xhami sapo tё ketё mbaruar nevojёn e tij.428
E dymbёdhjeta: Personi qё ёshtё nё itikaf nuk duhet tё dalё nga xhamia pёr tё vizituar tё sёmurё ose pёr tё marrё pjesё nё xhenaze. Ky ёshtё mendimi i shumicёs sё dijetarёve. Nga ana tjetёr, atij i lejohet tё pyesё pёr gjendjen e tё sёmurit kalimthi, pa e zgjatur.429
E trembёdhjeta: Nёse personi del prej itikafit tё tij pёr arsye tё domosdoshme, si vdekja e babait apo djalit tё tij, duke qenё se ai nuk e ka kushtёzuar diçka tё tillё nё nijetin e tij, atёherё ai e plotёson itikafin pasi tё mbarojё hallin e tij.430
E katёrmbёdhjeta: Nё hadith tregohet se gruaja qёndron nё shtёpinё e burrit tё saj edhe nёse burri nuk ka nevojё tё hyjё tek ajo, ose e pengon diçka e ligjshme pёr t’u kthyer nё shtёpi si udhёtimi apo itikafi. Gruaja duhet tё dalё prej shtёpisё sё burrit tё saj vetёm se me lejen e tij.431
E pesёmbёdhjeta: Nёse del prej itikafit pa qenё nevoja, atёherё itikafi konsiderohet i prishur.432
E gjashtёmbёdhjeta: Kushtёzimi i tё qёnurit agjёrueshёm gjatё itikafit dhe kryerja e tij nё njё xhami kryesore, ku falet xhumaja, janё dy çёshtje mbi tё cilat dijetarёt janё nё mospajtim. Mendimi i zgjedhur ёshtё moskushtёzimi i tё qenёt me agjёrim gjatё itikafit, sepse i Dёrguari i Allahut bёri itikaf edhe nё muajin sheual. Gjithashtu, lejohet itikafi nё njё xhami ku kryet namazi me xhemat, edhe sikur të mos falet xhumaja nё tё, sepse njeriu mund tё dalё prej asaj xhamie e tё shkojё nё një xhami tjetёr ku falet xhumaja, dhe kjo nuk e prish itikafin. Mё e mira, sigurisht, ёshtё kryerja e itikafit nё njё xhami kryesore, nё tё cilёn falet xhumaja.433

49 – Lutja nё natёn e Kadrit

Prej Aishes transmetohet: “Unё thashё: ‘O i Dёrguari i Allahut, nёse kuptoj se njё natë ёshtё vetё nata e Kadrit, çfarё tё them nё tё?’ Ai tha: ‘Thuaj: O Allahu im, Ti je Falёs Bujar, e do faljen, prandaj mё fal mua!434


Nё njё transmetim tё Ibn Maxhes prej Aishes, thuhet: ‘O i Dёrguari i Allahut, po sikur ta gjej natёn e Kadrit, si tё lutem?’ Ai tha: ‘Thuaj: O Allahu im, Ti je Falёs Bujar, e do faljen, prandaj mё fal mua!”435


Dobitё dhe dispozitat

E para: Vlera e natёs sё Kadrit. Kujdesi i Nёnёs sё Besimtarёve, Aishes, nё verifikim e saj, nё gjallёrimin me adhurim dhe nё lutjen gjatё kёsaj nate.


E dyta: Kujdesi i sahabёve pёr tё pyetur rreth gjërave të dobishme.
E treta: Vlera e lutjes gjatё natёs sё Kadrit. Ka shumё shpresё qё tё pranohen lutjet gjatё kësaj nate.
E katërta: Pёrdorimi i fjalёve kuptimplote e koncize gjatё lutjes ёshtё mjaft e pёlqyer. Gjatё lutjes nuk duhet tё pёrpiqemi tё zgjedhim fjalё me rimё apo fjalё tё vёshtira pёr t’u kuptuar.
E pesta: Lutja e sugjeruar nga i Dёrguari i Allahut ёshtё njё prej lutjeve mё gjithёpёrfshirёse e mё tё dobishme. Ajo pёrfshin mirёsitё e kёsaj bote e tё botёs tjetёr. Kur Allahu i fal robёrit e Tij nё kёtё botё, i heq ndёrshkimet ndaj tyre dhe u jep mirёsi tё njёpasnjёshme, dhe kur i fal ata nё botёn tjetёr i shpёton prej zjarrit tё Xhehenemit dhe i fut nё Xhenet.
E gjashta: Pohohet për Allahun cilёsia e dashurisё, cilёsi kjo qё Allahut i takon sipas madhёshtisё dhe lartёsisё sё Tij, dhe se Allahu i Lartё e do faljen.
E shtata: Vlera qё ka falja ndaj njerёzve, sepse Allahu e do faljen dhe shpёtimin e njerёzve.
E teta: Kёshilla e Profetit ndaj popullit tё tij dhe mёsimi i tyre pёr atё qё u bёn dobi.

50 – Vizita e personit qё ёshtё në itikaf.
Prej Safije Bintu Hujejin transmetohet se ka rrëfyer: “I Dёrguari i Allahut ishte nё itikaf. Unё shkova e vizitova nё mbrёmje, bisedova me tё, pastaj u ngrita pёr t’u kthyer nё shtёpi. Ai u ngrit dhe erdhi tё mё shoqёronte. Banesa ishte pranё shtёpisё sё Usame ibn Zejdit. Pranё nesh kaluan dy burra prej ensarёve, të cilët, kur panё tё Dёrguarin e Allahut, nxituan. I Dёrguari i Allahut i tha: “Prisni, kjo ёshtё Safije Bintu Hujej.” Ata thanё: “I Lartёsuar ёshtё Allahu, o i Dёrguar i Allahut!” Ai tha: “Me tё vёrtetё, shejtani lёviz pёrbrenda njeriut ashtu sikurse lёviz gjaku, dhe unё pata frikё se mos gjuan nё zemrat tuaja ndonjё tё keqe.” Ose tha: “diçka”. Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Shejtani arrin tek njeriu atje ku arrin dhe gjaku.”436
Prej Ali Ibn Husej transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: ‘I Dёrguari i Allahut po qёndronte nё xhami. Me tё ishin edhe gratё e tij, qё mё pas u larguan. Kur po largoheshin, ai i tha Safije bintu Hujej: ‘Prit, mos u ngut, se po vij me ty!” Banesa e saj ishte pranё shtёpisё sё Usames. I Dёrguari i Allahut doli me tё. Rrugёs u takuan me dy burra prej ensarёve, të cilët, kur panё tё Dёrguarin e Allahut, nxituan tё largoheshin. I Dёrguari i Allahut u tha: “Ejani kёtu! Kjo ёshtё Safije bintu Hujej.” Ata thanё: “I Lartёsuar ёshtё Allahu, o i Dёrguar i Allahut!” Ai tha: “Me tё vёrtetё, shejtani lёviz pёrbrenda njeriut ashtu sikurse lёviz gjaku, dhe unё pata frikё se mos gjuan nё vetet tuaja ndonjё tё keqe.”437


Dobitё dhe dispozitat
E para: Mёshira e Profetit ndaj popullit tё tij ishte mjaft e madhe. Ai ishte i kujdesshёm ndaj nevojave tё tyre. I drejtonte njerёzit nё mёnyrё qё tё ruanin zemrat dhe gjymtyrёt e tyre. Kёtё tregon edhe ky hadith, kur i Dёrguari i Allahut u kujdes ndaj dy personava qё kaluan pranё tij. Ai pati merak se mos shejtani u hidhte dyshime nё zemёr. Mendimi i keq ndaj një profeti ёshtё mohim ose kufër.438

Imam Shafiu, - Allahun e mёshiroftё - ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut veproi kёshtu me ata dy njerёz nga frika se mos binin nё mohim, po tё mendonin keq mbi tё Dёrguarin e Allahut. Ai nxitoi t’i përshkruante realitetin. Ai e bёri këtë pёrpara se shejtani t’u hidhte nё zemёr diçka tё keqe, e kështu tё shkatёrroheshin mё pas”.439


E dyta: Vizita e personit qё ka hyrё nё itikaf ёshtё e lejueshme. Gruas i lejohet tё vizitojё burrin e saj nё xhami e tё bisedojё me tё qoftё ditёn apo natёn. Kjo nuk e cënon itikafin, por shpeshtimi i kёtyre vizitave bёhet pengesё pёr adhurimin. Ndoshta mund tё shkaktojё edhe prishjen e itikafit, nёse burri kontakton me gruan e vet.
E treta: Muslimani duhet t’u ruhet pozitave akuzuese dhe vendeve qё vënё nё dyshim personalitetin e tij. Kur ndjen se mund tё hamendёsohet diçka e keqe rreth tij, atёherё duhet ta largojё atё duke sqaruar njerёzit, sidomos nёse ёshtё prej njerёzve tё rёndёsishёm, tё cilёt merren pёr shembull, si dijetarёt dhe të devotshmit. Njerёzve tё tillё nuk u lejohet tё bёjnё veprime tё cilat hedhin dyshime mbi personalitetin e tyre, edhe nёse kanё arsye, sepse kjo pengon pёrfitimin prej diturisё dhe mirёsisё sё tyre. Si shembull pёr kёtё po marrim rastin e gjykatёsit. Kur ai jep ndonjё vendim, duhet t’i shpjegojë tё ndёrshkuarit edhe arsyet e vendimit, nё rast se vendimi duket disi i paqartё, me qёllim qё tё largojё hamendёsitё për veprime të padrejta.
E katërta: Besimtari duhet tё jetё nё gadishmёri ndaj shejtanit dhe kurtheve tё tij, sepse ai lёviz tek njeriu sikurse lёviz gjaku.
E pesta: Lejimi i thёnies ‘Subhanallah’ (I Pastёr e i Lartё ёshtё Allahu) pёr tё treguar habi ndaj diçkaje ose pёr tё treguar se ёshtё diçka e madhe. Kjo tregohet edhe nё Librin e Allahut, mbi ngjarjen e shpifjes ndaj Aishes: “ I Pastёr e i Lartё je Ti, o Allah, kjo ёshtё shpifje e madhe!”440
E gjashta: Personi nё itikaf e ka tё lejuar tё angazhohet me vepra tё lejuara fetarisht, si përcjellja e vizitorit tё tij, qёndrimi dhe biseda me tё, por pa e tepruar.
E shtata: Personit qё ka hyrё nё itikaf i lejohet mёsimdhёnia ose pjesёmarrja nё mёsime fetare, tё shkruajё çёshtje fetare, por gjithmonё duke mos e tepruar nё kёto gjёra, sepse qёllimi i hyrjes nё itikaf ёshtё pёrkushtimi maksimal nё adhurim.
E teta: Personit qё ka hyrё nё itikaf i lejohet tё blejё gjёrat e nevojshme, si ushqim apo diçka tjetёr.
E nёnta: Personit qё ka hyrё nё itikaf i lejohet veçimi me gruan e tij, por duhet tё bёjё kujdes tё mos kontaktojё me tё.
E dhjeta: Gruas i lejohet tё dalё natёn, nёse ёshtё e garantuar siguria e saj personale.
E njёmbёdhjeta: Lejohet dhёnia e selamit njё burri qё ёshtё nё shoqёrinё e gruas sё tij. Nё njё tjetёr trasmetim tё hadithit tё mёsipёrm441 pёrmendet se dy personat, kur kaluan pranё Profetit, e pёrshёndetёn me selam, dhe ai nuk e ndaloi njё vepёr tё tillё.
E dymbёdhjeta: Lejohet bashkёbisedimi me njerёz tё tjerё, edhe nёse personi ёshtё nё shoqёrinё e gruas sё tij apo nё shoqёrinё e ndonjё gruaje tjetёr prej tё afёrmve tё tij, sidomos kur ёshtё nevoja tё sqarohet ndonjё gjykim apo tё pengohet ndonjё e keqe. Njё vepёr e tillё nuk pёrbёn sjellje tё pahijshme e nuk e ul personalitetin e muslimanit.
E trembёdhjeta: Personit qё ёshtё nё itikaf i lejohet tё pengojё hamendёsimin e gabuar ndaj tij duke e sqaruar diçka tё tillё me fjalё, sikurse veproi i Dёrguari i Allahut. Gjithashtu, i lejohet tё pengojё diçka tё dёmshme ndaj tij edhe me veprime ndaj atij qё e cënon. Personi nё itikaf nuk ёshtё nё njё pozitё mё tё rёndёsishme sesa personi qё fal namaz. Njeriut qё ёshtё duke u falur i lejohet tё pengojё dikё qё i kalon pёrpara vetes, po kёshtu i lejohet personit qё ёshtё nё itikaf tё mbrohet ndaj dikujt qё tenton ta qёllojё me duar dhe, me kёtё, itikafi i tij nuk prishet.
E katёrmbёdhjeta: Muslimani duhet të tregohet i qetë e të mos nxitohet përveç rasteve të domosdoshme. Prandaj i dërguari i Allahut i tha dy ensarëve; ‘prisni’.
E pesëmbëdhjeta: Drejtёsia e Profetit ndaj grave tё tij. Gratё e vizituan Profetin nё itikafin e tij. Kur deshёn tё largoheshin, i Dёrguari i Allahut, i tha Safijes: ‘Mos u nxito!”. Veçimi i Safijes pёr tё qёndruar pak mё shumё ndodhi pёr shkak se ajo u vonua në ardhje disi mё shumё sesa gratё e tjera. Kёshtu, i Dёrguari i Allahut i tha tё qёndronte pak, në mënyrë që tё barazohej kohёqёndrimi i saj me atё tё grave tё tjera. Ndoshta, shkak ka qenë edhe fakti se shtёpia e saj nuk ishte afёr, prandaj i Dёrguari i Allahut e shoqёroi vetё. I tillё duhet tё jetё muslimani: i drejtё me gratё e tij dhe i kujdesshёm ndaj tyre.

51 – Kёrkimi i natёs sё Kadrit nё natёn e njёzet e shtatё të ramazanit.

Nga Zir Ibn Hubejshi vjen ky rrëfim: “I thashё Ubej Ibn Ka`bit: ‘Vёllai yt Ibn Mes`udi thotё se kush fal namaz nate gjatё tёrё vitit, e arrin natёn e Kadrit. Ai më tha: ‘Ibn Mesudi e ka thёnё kёtё me qëllim qё njerёzit tё mos neglizhojnё, sepse ai e di fort mirё se nata e Kadrit ёshtё nё Ramazan, dhe se ёshtё nё dhjetё netёt e fundit tё tij dhe se ajo ёshtё nata e njёzet e shtatё.” Pas kёtyre fjalёve, Ubej Ibn Ka`bi u betua pa bёrё pёrjashtim (pa thёnё insha`Allah) se nata e Kadrit ёshtё nata e njёzet e shtatё e Ramazanit. Unё i thashё: “Mbi ç’bazё e thua kёtё, o Ebul Mundhir?” Ai tha: “Nё bazё tё shenjёs qё na ka treguar i Dёrguari i Allahut se: “Dielli lind pa rreze nё mëngjesin e saj.”442

Nё njё transmetim tё Ahmedit pёrcillet se: “Dielli lind tё nesёrmen e asaj nate si njё tas dhe pa rreze”.443

Nё njё transmetim tё Tirmidhiut pёrcillet se Ubej Ibn Ka`bi ka thёnё: “Pasha Allahun, Ibn Mesudi e ka ditur se ajo ёshtё në ramazan dhe se ajo ёshtё nё natёn e njёzet e shtatё, mirёpo nuk i pёlqeu t’ju tregonte juve, pёr shkak se mos neglizhonit.”444

Nga Muavije pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Nata e Kadrit ёshtё nata e njёzet e shtatё.”445

Abdullah Ibn Abasi tregon se njё burrё shkoi tek i Dёrguari i Allahut dhe i tha: “O i Dёrguari i Allahut, unё jam plak i moshuar, i dobёt dhe e kam tё rёndё namazin e natёs. Mё trego njё natё, që ndoshta Allahu të mё mundёsojë tё gjejë natёn e Kadrit. I Dёrguari i Allahut i tha: “Kujdesu pёr tё shtatёn.”446



Dobi dhe dispozita
E para: Kujdesi i tё parёve tanё pёr tё bёrё mё tё mirёn dhe pёrpjekjet e tyre nё adhurim gjatё sezoneve mё tё vlefshme.
E dyta: Dijetarit i lejohet fshehja e diturisё, nёse e sheh tё dobishme kёtё vepёr, si nё rastin kur ka frikё se njerёzit neglizhojnё ndaj veprave tё mira.
E treta: Njeriu lejohet tё betohet pёr diçka qё ёshtё i sigurt ose pёr diçka qё mendon se ёshtё mё e sigurta nё çfarëdo çёshtje.
E katërta: Prej shenjave tё natёs sё Kadrit ёshtё lindja e diellit tё nesёrmen i bardhё e pa rreze.
E pesta: Muslimani nё sezonet e vlefshme duket t’i mundёsojё vetes njёfarё shkёputjeje nga angazhimet e dynjasё e t’i pёrkushtohet adhurimit, qё tё arrijё mirёsi tё shumta me pak punё, si nё rastin e dhjetё netёve tё fundit tё ramazanit, pёr tё arritur natёn e Kadrit.
E gjashta: Mendimi mё i zgjedhur i dijetarёve mbi natёn e Kadrit ёshtё se ajo lёviz nё netёt teke tё dhjetёshes sё fundit tё ramazanit, dhe mё e shpresuara e kёtyre netёve ёshtё nata e njёzet e shtatё, sikurse ёshtё betuar edhe Ubej Ibn Ka`bi.
E shtata: Ngjarja e Profetit me plakun e moshuar e tё pafuqishёm, ku tregohet se nata e Kadrit ёshtё nata e njёzet e shtatё, nuk bie ndesh me hadithet e tjerё qё tregojnё se nata e Kadrit gjendet nё netё tё tjera, sepse lajmёrimi i Profetit nё kёtё ngjarje ka qenё pёr natёn e Kadrit nё atё vit tё cilin ka pyetur pyetёsi, dhe se nё kёtё mёnyrё mund t’i bashkёrendisim tekstet qё duken mospajtuese mbi kёtё temё.

52 –Pёr agjёrimin ka njё derё nё Xhenet

Prej Sehl Ibn Sadit pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Xheneti ka tetё dyer. Ai ka njё derё qё quhet Rejan, tek e cila hyjnё vetёm agjёruesit.”447


Nё njё transmetim tjetёr nё Sahihun e Buhariut ka thёnё: “Xheneti ka njё derё, qё quhet Rejan. Ditёn e Gjykimit, tek ajo hyjnё vetёm agjёruesit dhe askush tjetër. Atё ditё thuhet: ‘Ku janё agjёruesit?’ Ata ngrihen nё kёmbё dhe prej asaj dere nuk futet mё askush. Kur agjёruesit futen nё tё, ajo mbyllet dhe nuk hapet mё pёr askёnd.”448
Sipas njё transmetimi tё Tirmidhiut thuhet: “Nё Xhenet ka njё derё qё thirret Rejan. Pёr tё kaluar nё tё thirren agjёruesit. Kush ka qenё prej agjёruesve hyn nё tё, e kush hyn nё tё nuk do tё ketё mё etje kurrё.”449
Prej Ebu Hurejres pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kush shpenzon dy gjёra nё rrugё tё Allahut, thirret prej dyerve tё Xhenetit: ‘O rob i Allahut, kjo ёshtё mirёsi! Kush ka qenё prej njerёzve tё namazit, thirret prej derёs sё namazit; kush ka qenё prej njerёzve tё xhihadit, thirret prej derёs sё xhihadit; kush ka qenё prej njerёzve tё agjёrimit, thirret prej derёs sё Rejanit; kush ka qenё prej njerёzve tё sadakasё, thirret prej derёs sё sadakasё.” Ebu Bekri tha: “O Dёrguar i Allahut, tё bёfsha kurban nёnёn dhe babain! Kush thirret prej kёtyre dyerve nuk ka më pas saj asnjё dёm, por desha tё di se a ka ndonjё person qё do thirret prej tё gjitha atyre dyerve?” Ai tha: “Po, dhe shpresoj qё t’i tё jesh prej tyre.”450

Nё njё transmetim tjetёr: “...kujdestari i çdo dere thёrret: Eja, ti filan, eja!451

Nё Musnedin e imam Ahmedit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Njerёzit e pёrkushtuar ndaj njё vepre do tё kenё njё derё nё Xhenet, prej nga ku do tё thirren sipas veprёs qё kanё punuar mё shumё. Kështu, njerёzit qё janё dalluar nё agjёrim do tё thirren prej derёs sё Xhenetit, sё cilёs i thuhet Rejan.” Ebu Bekri tha: “O Dёrguari i Allahut, a ka ndonjё person i cili do të thirret prej tё gjitha kёtyre dyerve?” Ai tha: “Po, e unё shpresoj qё ti tё jesh njё prej tyre, o Ebu Bekёr.”
Ebu Bekri e pyeti tё Dёrguarin e Allahut se a do tё thirret dikush prej tё gjitha dyerve tё Xhenetit, duke parashtruar se, tё thirresh prej njё dere tё vetme tё Xhenetit ёshtё e mjaftueshme. Nuk ёshtё nevoja tё thirresh prej tё gjitha dyerve, sepse qёllimi ёshtё tё hysh nё Xhenet, e ky qёllim arrihen edhe vetëm me një.
Dobitё dhe dispozitat

E para: Vlera e agjёrimit, ku enkas pёr tё ёshtё përgatitur njё prej tetё dyerve tё Xhenetit.


E dyta: Rejan ёshtё emёr i pёrveçёm i njё prej dyerve tё Xhenetit. Ky emёr rrjedh prej fjalёs arabe ‘Rajun’, qё nёnkupton shuarjen e etjes dhe ёshtё e kundёrta e fjalёs ‘atashu’ - etje. Meqё agjёruesi e pengon veten nga pirja e ujit, ndonëse është shumё i etur, atёherё si shpёrblim i jepet tё pijё nё botёn tjetёr e kurrё mё nuk do të ndihet i etur.
E treta: Adhurimet e pёrmendura nё hadith, si namazi, xhihadi, agjёrimi, sadakaja janë dyer tё Xhenetit. Çdo derё ёshtё e veçantё pёr njerёzit e kёtyre adhurimeve, domethënë pёr ata qё kanё qenё të dalluar në njёrin prej tyre.
E katërta: Dyert e Xhenetit kanё melekë si kujdestarё. Ata thёrresin çdo person nё derёn pёrkatёse, sipas veprёs qё ka vepruar mё shumё. Kjo tregon se melekët i duan njerëzit qё janё tё mirё dhe gёzohen me ta.452
E pesta: Ky hadith tregon pozitёn e lartё qё gёzon Ebu Bekri. Ai do tё thirret prej tё gjitha dyerve tё Xhenetit, sepse ka qenë i dalluar në të gjitha veprat e mira. Fjala e tё Dёrguarit tё Allahut “shpresoj qё t’i tё jesh prej tyre” do tё plotёsohet me patjetёr. Nё hadithin e Ibn Abasit tregohet se Ebu Bekri do tё thirret prej tё gjitha dyerve tё Xhenetit. Jo vetёm kaq, por ai do tё thirret prej gjithё banesave dhe dhomave tё Xhenetit.453
E gjashta: Hadithi i lartpёrmendur tё jep ndjesinё se ata qё do tё thirren prej tё tetё dyerve janё një pakicё.454
E shtata: Ky hadith sinjalizon se bёhet fjalё pёr vepra vullnetare (nafile) e jo pёr veprat e detyrueshme, sepse ka shumё njerёz qё i kryejnё tё gjitha adhurimet e detyrueshme, mirёpo nuk ka shumё njerёz qё t’i kryejnё tё gjitha llojet e veprave nafile, e qё mё pas tё thirren prej tё gjitha dyerve tё Xhenetit.455
E teta: Lejohet lavdёrimi i njё personi nё prani, nёse kjo nuk sjell rrezik ndaj tij, si vetëpёlqim apo diçka tjetёr.456
E nёnta: Thirrja e personit qё i kryen tё gjitha kёto vepra vullnetare pa shkёputje nga tё gjitha dyert e Xhenetit bёhet nё shenjё shpёrblimi dhe nderimi pёr tё, por ai hyn nёpёrmjet njё dere tё vetme tё Xhenetit.
E dhjeta: Veprat e mira, me shumёllojshmёrinё e tyre, nё shumicёn e rasteve nuk mund t’i realizojё qё tё gjitha njё person i vetёm. Nё shumicёn e rasteve, kujt i lehtёsohet realizimi i njё lloji tё tyre privohet prej tё tjerave. Realizimi i tё gjitha llojeve tё veprave tё mira mund tё arrihet prej njё pakice njerёzish dhe Ebu Bekri ёshtё pjesё e asaj pakice.457
E njёmbёdhjeta: Kush bën një vepër shumё e shpesh, njihet me tё dhe etiketohet me tё. Kёtё e tregon fjala e Profetit: “kush ёshtё prej njerёzve tё namazit”, domethënë kush është i spikatur në namaze nafile, sepse ndryshe tё gjithё muslimanёt janё njerёz tё namazit.458

Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə