Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə11/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   137

10 
 
hipertekstuale  të  përshtatura  për  nevojat  e  një  qendre  ku  informacioni  do  të  kishte  një 
strukturë të decentralizuar me qëllim dhënien e ndihmës për kërkuesit shkencorë nga qendra 
të  ndryshme  shkencore  për  përditësimin  dhe  kalimin  e  të  dhënave  të  reja  informatike 
nëpërmjet rrjetit. Tekstet u lidhën midis tyre në mënyrë që të kalohej nga një informacion në 
tjetrin nëpërmjet një rrjeti që u quajt Web. Kalimi nga një tekst në tjetrin u quajt navigim (ose 
lundrim). Për të organizuar lundrimin, përdoruesit i nevojitej një program që bënte të mundur 
përzgjedhjen  e  informacionit.  Ky  program,  që  u  quajt  World  Wide  Web
38
 (“www”),  filloi  të 
përhapej  e  të  kthehej  në  internet  në  vitin  1991,  duke  bërë  të  mundur  përdorimin  e  tij  nga 
publiku i gjerë, si hapësirë informacionale me burim të hapur
39
. Programi “www” bazohej në 
normën e prezantimit të faqeve hipertekst (emërtimi i faqes së internetit, që konsultohet nga 
përdoruesit),  e  cila  përbën,  së  bashku  me  TCP  dhe  IP,  një  nga  tri  shtyllat  ku  bazohet 
përdorimi internetit që kemi sot. Demokratizimi i plotë i internetit ka ndodhur në vitin 1995, 
kur  shtylla  kurrizore  (backbone),  e  quajtur  NSFnet,  u  shpërbë  në  disa  elemente  duke  rritur 
autonominë e krijimit të nënrrjeteve të veçanta. Gjithashtu, rrjete të tjera të fuqishme private 
të ndërlidhur filluan të kryenin të njëjtën punë që kryente dhe NSF-ja. Viti 1995, me pak fjalë, 
shënon dhe fundin e financimit publik të përdorimit privat të internetit.  
Nga ky përshkrim i shkurtër i historikut teknik të internetit arrijmë në konkluzionin se 
dalja  e  tij  në  skenë  si  mjet  i  fuqishëm  komunikimi  nuk  erdhi  si  rezultat  i  veprimit  të  lirë  të 
tregut, por falë një periudhe të gjatë financimi publik, që lejoi fillimin dhe funksionimin e tij. 
Në dallim nga shumë teknologji të  reja, interneti e filloi ekzistencën si  përjashtim  vetëm në 
botën  akademike.  Një  proces  i  tillë  ishte  i  mundshëm  vetëm  sepse  informaticienët  ishin  të 
parët  përdorues  dhe  se  përdorimi  bazohej  kryesisht  në  shkëmbime  programesh  tepër  të 
sofistikuara, pra mbi bazën e një pune intelektuale, çka vetëm universitarët mund ta kryenin.
40
  
Debati  i  ri  ekonomik  dhe  tregtar  që  njohim  sot  përballet  fort  me  vizionin  e 
përdoruesve të internetit, të cilët, të nisur nga ideja e lirisë dhe e kulturës së shërbimeve falas, 
i përafrohen më shumë idesë fillestare të internetit. Debati ende vazhdon, ndonëse nuk duhet 
të  mohojmë  se  me  dematerializimin  e  informacionit  ka  ardhur  pashmangshmërisht  edhe  një 
dematerializim  i  mëtejshëm  i  pronësisë,  çka  vihet  re  më  qartë  në  çështjet  e  së  drejtës  së 
autorit.  
Zhvillimi  i  furishëm  teknik  ka  krijuar  përshtypjen  se  interneti  është  një  zonë  ku  nuk 
veprojnë parimet juridike. Në rastin më të mirë, ai shihet si një mundësi për të parë realizimin 
e një konteksti të ri juridik që do të pajtojë më mirë interesat e publikut të gjerë (të lidhura pas 
idesë  se  çdo  gjë  është  falas)  dhe  interesit  të  bizneseve  që  po  investojnë  shuma  të  mëdha  në 
teknologjitë e reja, në mënyrë të veçantë në internet.  
                                                           
38 Rrjet i Shtrirë Botëror ose Rrjet me Shtrirje Botërore. 
39 Në anglisht Open Source Information Space, që do të thotë se lejon përhapjen e informacionit në mënyrë 
universal pa pagesë, nëpërmjet përdorimit të liçencave dhe autorizimeve në mënyrë të hapur dhe pa tarifë. 
40 Joëlle Farchy, Internet et le droit d’auteur – la culture Napster, CNRS Communication, 2003. 


11 
 
Si funksionon aktualisht interneti? Një rol të rëndësishëm luajnë furnizuesit e aksesit drejt 
internetit  (ISP,  nga  anglishtja  “Internet  Service  Provider”).  ISP-të  janë  ofrues  shërbimesh 
teknike që i furnizojnë klientët me një adresë dhe u lejojnë atyre që të lundrojnë në internet. 
Sot  shumica  e  përdoruesve  të  internetit  lidhet  me  të  nëpërmjet  ISP-ve  ose  nëpërmjet  rrjetit 
telefonik  klasik  (teknikë  që  po  shkon  drejt  zhdukjes  edhe  pse  e  me  zbatimin  e  teknologjisë 
ADSL
41
) ose nëpërmjet një kablloje specifike, që siguron një prurje më të lartë informacioni 
ose nëpërmjet përdorimit të kabllit optike që lejon prurjen e sinjalit të internetit së bashku me 
sinjalin  e  telefonit  dhe  të  televizionit
42
.  Në  dy  rastet  e  para  përdoret  një  kabëll  me  material 
bakri,  nëpërmjet  të  cilit  është  verifikuar  se  linja  telefonike  lejon  përhapjen  e  valëve  që 
përfshihen në një spektër frekuence mjaft të kufizuar dhe mund të kufizohet edhe më shumë, 
pa e kushtëzuar komunikimin telefonik; kjo me qëllim që të rritet hapësira e transmetimit të 
valëve  të  internetit.  Aktualisht,  në  Shqipëri  kabllot  telefonike  janë  ose  të  amortizuara  ose  të 
papërshtatshme për të zvogëluar spektrin e komunikimit telefonik dhe, si rrjedhim, instalimi i 
internetit  bëhet  ende  nëpërmjet  përdorimit  të  kabllove  të  tjerë  (që  zakonisht  hyjnë  nëpër 
apartamente nga ballkoni). Duhet thënë megjithatë se mund të ketë dhe raste abuzimesh, pasi 
kablloja  telefonike  mund  të  përballojë  si  telefonin,  ashtu  dhe  internetin,  por  për  menaxhim 
kostosh  dhe  kohe  zgjidhet  rruga  më  e  lehtë  e  prurjes  së  një  linje  të  re.  Sidoqoftë,  nëse  në 
fillimin e viteve 2000 prurja (ose debiti) ishte 500 kb/s (kilobit për sekondë), dhe në fund të 
viteve  2010  varionin  nga  varion  nga  2  mb/s  (megabit/sekondë)  deri  në  mbi  100  mb/s  për 
bizneset, sot ato mund të shkojnë deri në 8 mb/s s 16 mb/s
43
 vetëm për konsumatorët inividë
44
 
dhe  kjo  për  shkak  të  përhapjes  së  kabllit  optik,  që  mundëson  një  kalim  informacioni  më  të 
madh në sasi
45

Kostoja e lidhjes me ISP-në ka qenë objekt i praktikave të ndryshme. Është një konstante 
sipas të cilës abonentët duhet të paguajnë lidhjen me të dhe më pas çmimin në përgjithësisht 
formë  mujore  të  shërbimit  të  ofruar.  Gjithsesi,  në  Angli  janë  kryer  eksperimente,  ku  u  bë  e 
mundur lidhja pa pagesë me internetin pa pagesë;  ISP paguhej vetëm nëpërmjet një pjesë të 
kostos  së  përdorimit  të  telefonit  nga  abonentët.  Një  praktikë  e  tillë  rezultoi  me  humbje  të 
mëdha  dhe  kjo  shoqëri  u  detyrua  të  mbyllej.  Në  këtë  mënyrë,  rregulli  sot  është  ofrimi  i 
shërbimit përkundrejt pagesave periodike. 
Nisur  nga  kjo  logjikë,  shumë  konsumatorë,  përdorues  të  regjur  të  internetit,  kërkojnë  që 
çdo shërbim tjetër interneti që ata përdorin të jetë falas. Ndonëse ky opinion ndahet mes një 
pakice  përdoruesish,  është  e  rëndësishme  të  analizohet  kjo  kërkesë  (thelbi  i  teknikës  do  të 
                                                           
41 Assymetrical Digital Subscriber Line, teknika më e njohur e transportit digjital të informacionit që përdor 
linjat e rakordimit ekzistuese të telefonit ose linja të specializuara. 
42 Oferta të tilla janë tashmë pjesë edhe e peizazhit të komunikimeve elektronike për konsumatorët shqiptarë. 
43 Nevojiten 8 bit për të simbolizuar një gërmë, për shembull. Sa më shumë të jetë debiti në njesinë e kohës, as 
më shumë informacion do të shkarkohet në kompjuter ose në pajisje të tjera informatike. 
44 Në rang global, shpejtësia e shkarkimit për internetin me brezë të gjerë në vitin 2014 ka qenë 21.2 mb/s, pra 
shumë më e lartë se në Shqipëri (Instituti Shqiptar i Medias). 
45 http://broadband.akep.al/akepi/atlasi/ 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə