Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə12/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   137

12 
 
shikohet  në  kapitullin  e  duhur),  pasi  kjo  prek  thelbin  e  debatit  në  lidhje  me  internetin. 
Shumëkush  përdor  teknikat  e  ofruara  nga  interneti  për  të  kryer  veprime  të  jashtëligjshme 
(vjedhja  e  pasurisë  intelektuale,  për  të  cituar  vetëm  këtë)  duke  argumentuar  se  pagesa  për 
ofrimin e shërbimit në vetvete përbën një kusht për çlirimin nga përgjegjësia ndaj çdo veprimi 
ose  mosveprimi  që  përdoruesi  kryen  në  internet.  Këtu  përjashtojmë  rastet  e  shkeljes  së 
parimeve  të  mbrojtjes  së  rendit  publik  (konsultimi  i  faqeve  pedo-pornografike  nuk  mund  të 
dalë  në  asnjë  rast  jashtë  logjikës  së  përgjegjësisë  së  përdoruesit).  Problemi  bëhet  edhe  më  i 
mprehtë  me  rritjen  e  përdorimit  të  internetit  nëpërmjet  telefonave  celularë  dhe  ofrimit  të 
shërbimeve gjithmonë e më të shpejtë (Edge, 3G, etj) dhe më pak të kushtueshëm të lidhjes së 
celularit  me  internetin
46
.  Në  këto  kushte,  lind  nevoja  e  një  ripërcaktimi  të  rregullave  të 
internetit.  Fillimisht  u  krijua  përshtypja  se  interneti  ishte  një  botë  virtuale  ku  mbretëronte 
njëfarë  lirie,  ku  zonat  që  qëndronin  jashtë  zbatimit  të  ligjit  ishin  të  mëdha.  Megjithatë, 
reagimet  ligjore,  kryesisht  nëpërmjet  vendimeve  gjyqësore,  nuk  vonuan
47
;  këto  vendime 
treguan se interneti nuk është një hapësirë boshe për rregullimin e së cilës kërkohet nxjerrja e 
rregullave krejt të reja juridike, porse e drejta ekzistuese është e vlefshme dhe e zbatueshme 
automatikisht edhe në këtë fushë. Kjo erdhi nëpërmjet zbatimit të parimeve të botës reale në 
botën virtuale. Sigurisht, edhe kjo  nuk mund  të ndodhte aq automatikisht. Edhe pse parimet 
ekzistuese  mund  të  përshtateshin  e  të  zbatoheshin  në  botën  virtuale,  sërish  u  konstatua  se 
nevojitej  një  rregullim  i  ri,  që  tashmë  është  në  konsolidim  e  sipër.  Duke  parë  vonesën  e 
harmonizimit  dhe  rrjedhimisht  të  lindjes  së  një  të  drejte  të  mirëfilltë  të  internetit,  autoritetet 
publike njëherazi vunë theksin në vetërregullimin e internetit duke i bërë thirrje ndërgjegjes së 
aktorëve  të  tij  dhe,  mbi  të  gjitha,  përdoruesve,  nëpërmjet  krijimit  të  etikës  së  internetit  (ose 
Netiket)
48
, një lloj marrëveshjeje pa fuqi juridike, për të cilën palët duhej të binin dakord para 
se  të  përdornin  ose  të  ofronin  shërbimet  e  internetit.  Por  kjo  praktikë  nuk  po  njeh  asnjë 
sukses: t’i flasësh vetëdijes së atyre që i shkelin me vetëdije parimet ekzistuese juridike është 
si një ulërimë e lëshuar në shkretëtirë. 
Në  këtë  kontekst  të  ri,  del  në  pah  domosdoshmëria  e  njohjes  së  zbatimit  të  parimeve 
juridike në internet. Siç e theksuam edhe më lart, interneti tashmë është pushtuar nga ethet e 
tregtisë së lirë dhe të gjithanshme: çdo lloj transaksioni që njeriu mund të bëjë realisht në jetë, 
tashmë i bën edhe virtualisht duke rritur në mënyrë të vrullshme shkëmbimet. Shprehja “blije 
në  internet”  ose  “e  gjen  në  internet  shumë  kollaj”  tashmë  kanë  hyrë  në  zhargonin  tonë  të 
përditshëm. Nuk e dimë nëse do të bënim dot pa internetin, por ne jemi mësuar tashmë me të. 
                                                           
46 VKM nr. 59 datë 21.01.2009, « Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të shoqërisë së informacionit », i 
ndryshuar, Fletorja Zyrtare nr. 25/2009. 
47 Vendimet gjyqësore themelore kanë dalë gjatë viteve 2000-2005, praktikisht në të gjitha vendet perëndimore: 
Hollandë, SHBA, Francë, Gjermani dhe Kanada. Këto vendime do të shqyrtohen në kapitullin përkatës në lidhje 
me shkeljet e të drejtës së autorit. 
48 Ligji për të drejtën e autorit parashikon kode sjelljesh dhe standarde pajtueshmërie, me qëllim që të 
garantohet mbikëqyrja e të drejtave të parashikuara nga ky ligj, veçanërisht për përdorimin e këtyre kodeve që 
lejojnë identifikimin e prodhuesve të fiksuar në një disk optik. DDA-ja i boton dhe i shpërndan këto kode në 
faqen e vet zyrtare (neni 97). 


13 
 
Zhvillimi  i  shkëmbimeve  sjell  në  mënyrë  të  pashmangshme  diskutime  në  lidhje  me  pasojat 
juridike  të  përdorimit  të  internetit  ndaj  njerëzve  (e  drejta  e  konsumatorëve  dhe  të  dhënat 
personale, fshehtësia e korrespondencës
49
, pa shkuar më tej) për respektimin e të drejtave të 
krijuesve,  si  dhe  në  fushën  e  marrëdhënieve  ndërmjet  bizneseve.  Për  të  mbuluar  këto  fusha 
dhe  për  t’u  dhënë  një  zgjidhje  sa  më  të  efektshme,  nevojitet  jo  vetëm  zbatimi  i  parimeve 
ekzistuese, por mbi të gjitha reformimi i atyre aspekteve që nuk përshtaten me komunikimin 
nëpërmjet  internetit.  Fushat  e  reformave  janë  shumë  aktuale  por,  fatkeqësisht,  për  publikun 
ato u shkojnë më për shtat personave që investojnë shuma të mëdha duke injoruar kështu një 
të  drejtë  themelore,  atë  të  shprehjes,  që  nënkupton  dhe  të  drejtën  e  informimit  nëpërmjet 
shpërndarjes  së  lirë  të  informacionit.  Terreni  për  të  bërë  reforma  është  i  gjerë,  por  në  një 
aspekt  të  përgjithshëm  reformat  kanë  karakter  prezervues  së  status-kuo-ve  juridike  dhe 
mosmarrjes  në  konsideratë  të  kërkesave  të  reja  që  burojnë  nga  një  lloj  i  ri  i  përhapjes  së 
informacionit. 
1.2.2 Qasja juridike e shkëmbimit në mjedisin digjital 
a. Përkufizimi juridik i mjedisit digjital 
Mjedisi  digjital,  i  quajtur  në  doktrinë  dhe  cyberspace,  mund  të  përkufizohet  si  një 
hapësirë  virtuale,  pra  jo  reale,  e  cila  në  shumë  aspekte  tenton  të  imitojë  botën  reale
50
.  Më 
saktë, janë vetë individët që transferojnë mënyrën e organizimit të jetës së tyre nga një botë 
reale në atë virtuale, pra duke rregulluar marrëdhënie të vjetra shoqërore në një hapësirë të re. 
Detyrimisht, edhe do të krijohen dhe marrëdhënie të tipit të ri. Mjedisi digjital është i përbërë 
nga  elementë  të  shumtë  që  “imitojnë”  botën  reale:  për  shembull,  adresë  interneti
51
,  emër 
domeni (domain name), llogaritë e postës elektronike (e-maili), chat room e kështu me radhë, 
janë elementë virtualë që imitojnë elementët realë të jetës sonë të përditshme
52
. Për shembull 
adresa  e  internetit  është  një  lloj  ekuivalenti  i  adresës  së  shtëpisë  ose  selisë  së  biznesit,  chat 
room janë ekuivalenti i konferencave ose takimeve. Por këto ndryshojnë në një aspekt shumë 
të  rëndësishëm:  këto  komponentë  kanë  vetinë  e  ubikuitetit,  pra  që  mund  të  gjenden  në  të 
njëjtën kohë në disa vende. Një adresë e-maili mund të konsultohet nga një laptop, kompjuter, 
celularë, në vende të ndryshme dhe në të njëjtin çast. Përveç kësaj, një adresë interneti, edhe 
pse  mund  të  ketë  një  pronar  të  sajin,  është  e  konsultueshme  nga  publiku  i  gjerë,  kryesisht 
falas,  për  arsye  të  ndryshme,  si  reklamimi,  njohjeje  me  një  produkt,  shërbim  ose  pasion  që 
pronari i faqes kërkon ta ndajë me të tjerë, e kështu me radhë. Nga këto shembuj, rezulton në 
mënyrë  të  qartë  se  elementët  përbërës  të  mjedisit  digjital  mund  të  jenë  të  përvetësueshme, 
                                                           
49 Në vitin 2005 mendohet se janë dërguar mbi 15 miliardë e-mail-e në të gjithë botën. 
50 Joshua A.T. Fairfield, “Virtual Property”, Boston University Law Review, 2005. 
51 Adresa internet përbëhet nga tre elementë që e bëjnë atë pjesë të rrjetit: nga një adresë protokoll (http), 
Interneti nga këto protokolle ka shumë, siç e shpjeguam më sipër, por kjo është më e përdorshmja, nga një 
domain name (www.emridomain.com) dhe nga informacione shtesë. 
52 Joshua A.T. Fairfield, “Virtual Property”, Boston University Law Review, 2005. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə