Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə10/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   113

 
24
Dhe kështu,  
formula strukturore japin jo vetëm numrin e atomeve të ndara në grimcën e dhënë (molekula ose jone), 
por edhe të mënyrës në të cilën atomet janë të lidhura dhe radhitjen e tyre që e kanë. 
Që të fitohet pasqyrë më e mirë në ndërtimin e molekulave mund të shërbehemi edhe me modele hapësirore
sikur ato figurat dydimensionale të të cilave janë treguar në fig. 1.12 ose, më poshtë, në fig. 1.14. kuptohet në 
vend të këtyre, mund të shfrytëzohen edhe modele të përbëra prej “topthave” të lidhura “shkopinj” (si në fig. 
1.13 dhe në disa figura tjera)
*

Mbaj llogari për faktin se kur lidhjet midis atomeve paraqiten me ndonjë lloj shkopi, gjegjësisht midis rrezeve të 
topthave dhe gjatësisë së shkopit nuk korrespondon me raportin e vërtetë midis përmasave të atomeve dhe 
largësive midis tyre. Për shkak të shikueshmërisë më të madhe, shkopinjtë janë përgatitur dukshëm më të 
mëdhenj se sa do të duhej. Përpos kësaj, ato nuk japin asnjë informatë për atë se a është lidhja njëfishe, dyfishe 
ose ndryshe.    
Fatkeqësisht, ndërtimi i vërtetë i grimcave nuk është i përcaktuar për secilën nga substancat e njohura. Kur kjo 
nuk është bërë, dhe nuk ka as mënyrë që struktura të predikohet përafërsisht (në bazë të njohjes së ndërtimit të 
grimcave të ngjashme), më mirë do të ishte të mos shkruhet asnjë formulë strukturore.  
Mirëpo, edhe atëherë kur struktura është e njohur dhe kur 
komponimi është i përbërë prej molekulave, nuk është 
gjithnjë lehtë të shkruhet formula strukturore. Me fjalë tjera, 
atomet janë të renditura në hapësirë, e jo në rrafsh. 
Gjithsesi, ekzistojnë edhe molekula të tilla atomet e të 
cilave shtrihen në një rrafsh, por nëse kjo nuk është rast, 
paraqiten vështirësi gjatë shkrimit të formulave strukturore 
në fletë letre, në tabelën e shkollës ose në ndonjë tjetër 
sipërfaqe të rrafshët.  
Vështirësi të caktuara ka madje në grimcat triatomike, 
madje që tre atome

 gjithnjë shtrihen në një rrafsh. Me fjalë 
të tjera, te molekula e tillë ose joni duhet të merret parasysh 
se cili atom me cilin lidhet dhe çfarë është lidhja (njëfishe, 
dyfishe, trefishe), por edhe atë se çfarë këndi zë ai atom që gjendet në mes.  
Për molekulën e dioksidit të karbonit, për shembull, dihet se është lineare, thjeshtë gjitha lidhjet e tij shtrihen në 
një vijë të drejtë të paramenduar (modeli i dytë në fig. 1.14). Nga dy anët e atomit të karbonit gjendet nga një 
atom i oksigjenit, i lidhur me atomin e karbonit me lidhje dyfishe. Formula strukturore e dyoksidit të karbonit që 
i merr parasysh gjitha këto të dhëna është O-C-O. Është treatomike, kuptohet, edhe molekula e ujit (modeli i parë 
                                                           
* Modele të topthave dhe shkopinjve mundesh edhe vetë të ndërtosh prej topave të ndryshëm të ndonjë numëratore të fëmijëve (ose prej 
topave plastik të ndonjë gjerdani) dhe prej gërryeses së dhëmbëve ose të veshëve. 

 Me kusht që atomet ti konsiderojmë si toptha material, thjeshtë për trupa që kanë masë, por nuk kanë as gjatësi, as gjerësi, as lartësi.  
 
 
 
 
 
 
 
Fig. 1.14. Modelet për molekulat e ujit, dioksidit të karbonit, monoksidit të karbonit, 
peroksidit të hidrogjenit, metanit dhe etanit.  
 
           
a   
    b 
 
         c   
Fig. 1.15. Formulat strukturore të mundshme të ujit (a), 
amoniakut (b) dhe metanit (c)
 


 
25
në fig. 1.14). këtu lidhjet janë njëfishe, vetë molekula nuk është lineare, por e lakuar (në ujin e gaztë, vlera e 
këndit H-O-H është, 105 
. Për shkak të gjithë kësaj, formula strukturore e ujit nuk do të jenë H-O-H, por sikurse 
është treguar në fig. 1.15 a
Detyra është edhe më e ndërlikuar kur në grimcë ka katër ose më shumë atome dhe kur ato nuk shtrihen në një 
rrafsh. Në atë rast, për përfitimin e paraqitjes së vërtetë hapësinore, më mirë është të mos përdoren formulat 
strukturore dhe, në vend të kësaj, të përdoren modele tridimensionale ose paraqitjet e tyre më të thjeshta  (si në 
figurat e mëparshme). Nëse bëhet prezantimi në një rrafsh, është e patjetërsueshme të shkohet kah thjeshtësimet
Mirëpo, thjeshtësimet nuk guxon të jenë të tilla që gabimisht të prezantohen ajo që është më e rëndësishme në 
grimcat. Ashtu si nuk përshtatet për ujin të shkruhet formula HOH (molekula e ujit nuk është lineare), ashtu nuk 
është e drejtë që struktura e amoniakut të shkruhet:  
 
H
H
H
N
 
sepse përshkrimi grafik i tillë, do të thoshte, në mes tjerash, se tri këndet rreth atomit të azotit dallohen, e kjo nuk 
është e saktë. Për amoniakun (molekula e tij ka formë të piramidës së rregullt trifaqësore) mund të shkruhen 
formula strukturore sikur ato në fig. 1.2.6 b, me atë që formula e dytë, me atë që vijëza e gjerë (konike) është më 
afër nesh, ndërsa e ngushtë në fundin që është më larg nesh
*
. Vijëza të tilla mund të përdoren edhe në strukturën 
e parë të amoniakut, si edhe në formulën e dytë strukturore të metanit.  
 
Për dallim nga amoniaku, në jonin  nitrat

 gjitha katër atomet (tri të oksigjenit dhe i azotit) shtrihen në një rrafsh, 
ndërsa tri lidhjet midis oksigjenit dhe azotit midis tyre janë ekuivalente atonik janë as njëfishore, as dyfishore, 
por diçka ndërmjet; prej këtu në formulat më lartë janë shfrytëzuar një vijë e pandërprerë dhe një e ndërprerë). I 
ngjashëm është edhe ndërtimi edhe i joneve karbonate të “lira”. Formulat strukturore të jonit karbonat të “lirë” 
dhe jonit nitrat të “lirë” janë treguar në fig. 1.16). 
Siç mësohet në arsimimin fillorë, në kiminë organike u iket thjeshtësimeve edhe më të mëdha. Kështu, formula 
strukturore e metanit më shpesh shkruhet sikur të jenë  
C
H
H
H
H
 
                                                           
*
 Kështu veprohet jo vetëm në këtë rast, por edhe në përgjithësi.
  
† Është fjala për jonin nitrat që është, kështu të thuhet, i lirë, thjeshtë nuk gjindet nën ndikimin e njësive tjera ndërtuese.  
O
O
O
N

O
O
O

C
 
Fig. 1.16. Formulat strukturore të jonit karbonat dhe nitrat 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə