Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə101/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   97   98   99   100   101   102   103   104   ...   137

192 
 
Me sa thamë më lart, dy parime do ta drejtojnë përpunimin e të dhënave edhe në botën 
e  internetit.  Së  pari,  përpunimi  i  të  dhënave  personale  nuk  është  i  ndaluar  në  vetvete.  Ligji 
kërkon, në thelb, që personat  që u përpunohen të dhënat  të informohen për këtë gjë. Dhe së 
dyti, në kundërshtim me rastin e parë, ndalohet që të përpunohen të dhënat që kanë karakter 
sensitiv, me përjashtimet që përmendëm pak më lart.  
Në rastet e përpunimit të të dhënave personale nga shoqëri tregtare në internet, këto të 
fundit duhet të njoftojnë konsumatorin se janë duke përpunuar të dhëna që kanë të bëjnë me 
ta.  Njoftimi  nuk  ka  si  qëllim  që  të  parandalojë  përpunimin  e  të  dhënave  nga  konsumatori 
përdorues i internetit, pasi një gjë e tillë nuk do të bënte të mundur lindjen e transaksionit, por 
që  t’u  krijohet  mundësia  personave  që  të  kërkojnë  tërheqjen  e  të  dhënave  nga  database  i 
subjektit  që  përpunon  të  dhënat  ose  të  bëjë  të  mundur  modifikimin  e  këtyre  të  dhënave. 
Shoqëria tregtare që mbledh të dhëna nëpërmjet internetit duhet të sigurojë se këto të dhëna 
nuk do të përhapen drejt personave të tretë, përveç rasteve kur vet  konsumatorit  përdorues  i 
internetit e ka lejuar një gjë të tillë. 
Po  t’i  rikthehemi  sërish çështjes  së  adresave  IP.  Shumica  vendeve  evropiane  e  kanë 
përfshirë këtë të dhënë si një të dhënë personale. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi është një 
nga  mjetet  e  identifikimit  të  personit  që  hyn,  nëpërmjet  kompjuterit  të  tij,  në  një  faqe  të 
caktuar. Siç e thamë dhe më lart, IP lidhet me kompjuterin dhe jo me personin që e përdor atë, 
sepse mund të ketë disa përdorues me një IP të njëjtë. Kjo ndodh për shembull në kompjuterët 
që ndodhen në një zyrë. Por në shumicën e rasteve, IP çon në mënyrë direkte në identifikimin 
e  klientit,  pasi  shumica  e  abonimeve  janë  të  formatit  familjar  ose  personal.  Në  këtë  kuadër, 
është e rëndësishme që të njoftohet komisioneri nga kontrolluesi i këtyre të dhënave në lidhje 
me  këtë  të  dhënë  personale,  në  mënyrë  që  të  dihet  sesi  përdoren  kjo  prej  tyre.  Në  rastin 
konkret,  kontrolluesit,  sipas  ligjit  9887,  janë  furnizuesit  e  aksesit  drejt  internetit  (Internet 
Service  Provider  –  ISP),  që  stokojnë  të  dhënat  e  tranzituara  nga  rrjeti  në  kompjuter  dhe 
anasjelltas. Shtrohet çështja e trajtimit të këtyre të dhënave nga ISP në rastet kur dyshohet se 
një IP kryhen një aktivitet të paligjshëm, për shembull shkarkon materiale të mbrojtur nga e 
drejta e autorit. Në këtë kuptim, duhet që kontrolluesi (në këtë rast ISP) të zbatojë detyrimet 
që  lindin  nga  neni  18  i  ligjit  9887  në  lidhje  me  detyrimin  e  informimit.  Sipas  këtij  neni, 
kontrolluesi  duhet  të  informojë  subjektin  e  këtyre  të  dhënave  për  mbledhjen  e  tyre,  si  dhe 
qëllimin  e  përpunimit.  Më  pas,  kontrolluesi  duhet  t’i  ruajë  ato  sipas  normave  të  sigurisë, 
parashikuar në ligjin 9887, në mënyrë të veçantë neni 5
609
 i tij. Në disa shtete
610
, IP dhe çdo e 
                                                           
609 Neni 5 (Mbrojtja e të dhënave personale) 1. Mbrojtja e të dhënave personale bazohet: a) në përpunimin në 
mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e 
legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen 
me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e 
nevojshme, përditësimin dhe kryerjen e çdo veprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të 
fshihen apo të ndryshohen; d) në mbajtjen në atë formë që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për 
një kohë, por jo më tepër se sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më 


193 
 
dhënë që lidhet me përdoruesin shkelës ruhet në regjistra të veçantë, të cilat në rastin konkret 
mund  të  jenë  ato  të  Komisionerit  të  të  Dhënave  ose  të  një  organi  tjetër  të  pavarur  që 
bashkëpunon  me  Komisionerin.  Nëse  konstatohet  se  një  përdorues  kryhen  veprimtari  të 
paligjshme ose do i dërgohen një njoftim individual personit që bën shkeljen e pretenduar ose, 
pasi  të  bëhet  lajmërimi,  titullarët  e  të  drejtave
611
,  të  njoftuar  nga  organi  i  pavarur  ose  nga 
Komisioneri të paraqesin padi ose kërkesë penale në gjykatë kundrejt përdoruesit shkelës. Në 
çdo  rast,  praktika  evropiane  është  e  qartë:  asnjë  masë  nuk  mund  të  merret  kundrejt 
përdoruesve pa një vendim gjyqësor
612
.  
Por  në  rast  se  konstatohet  një  shkelje  nëpërmjet  verifikimit  të  IP-së,  cili  do  të  jetë 
reagimi  i  ISP-ve?  Sipas  ligjit  për  tregtinë  elektronike,  ISP  ka  kompetencë  që  të  njoftojë 
autoritetet publike nëse ka të dhëna të mjaftueshme se një  IP është duke  kryer veprimtari të 
paligjshme
613
.  Një  zgjidhje  e  tillë  është  dhënë  nga  shumica  e  legjislacioneve  në  Evropë. 
Shqipëria nuk bën përjashtim. Pra, hapin nuk e bën domosdoshmërisht autoriteti publik, i cili 
mund t’i kërkojë kontrolluesit dhënien e informacionit për përmbushjen e një detyrimi ligjor 
me interes publik
614
, por është vetë ISP (në funksionin e kontrolluesit) që luan një rol “polici”, 
në rast se konstaton një shkelje. 
b.   Konflikti në lidhje masat mbrojtëse teknologjike 
Titullarët e të drejtave mbi vepër mund të krijojnë masa teknologjike të mbrojtjes së të 
drejtave  të  tyre.  Kjo  e  drejtë  sjell  si  pasojë  ndalimin  e  veprimeve  që  synojnë  shmangien  e 
masave  teknologjike  nga  përdoruesit  ose  veprimet  që  nxisin  tregtimin  ose  qarkullimin  në 
përgjithësi  të  mekanizmave  që  synojnë  shmangien
615
.  Parashikimet  e  mësipërme  përmbahen 
në  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit  dhe  janë  një  risi  në  legjislacionin  shqiptar  për  të  drejtën  e 
autorit.  Këto  ndryshime  anë  bërë  bazuar  në  Direktivën  e  vitit  1991  në  lidhje  me  mbrojtjen 
juridike  të  programeve  kompjuterike.  Më  tej  është  Traktati  i  OBPI-së  i  vitit  1996  që  e 
sanksionoi  përfundimisht  edhe  për  të  drejtën  e  autorit  dhe  që  u  materializua  në  Direktivën 
2001/29/EC: Por çfarë janë masat teknologjike? Marrja e masave teknologjike për mbrojtjen e 
pronësisë njihet në histori: për shembull, në mesjetë murgjit, i kyçnin librat e tyre të çmuar
616

                                                                                                                                                                                     
tej. 2. Kontrolluesi është përgjegjës për zbatimin e këtyre kërkesave në të gjitha përpunimet automatike ose me 
mjete të tjera të të dhënave. 
610 Për shembull, Franca. 
611 Të parashikuar në nenin 163 të Ligjit për të drejtat e autorit, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e 
masave, procedurave dhe dëmshpërblimet përkatëse. 
612 Direktiva 2004/48/EC e Bashkimit Evropian dhe Këshillit e datës 29 prill 2004 në lidhje me zbatimin e të 
drejtave të pronësisë intelektuale. 
613 Neni 20 i Ligjit për tregtinë elektronike. 
614 Pika d e nenit 6 të ligjit 9887. 
615 Neni 154 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
616 M. Vivant, j-M Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz, 2009, f. 651. Njihet gjithashtu dhe praktika shtazarake e 
kompanive të fuqishme agro-ushqimore që i pajisin farërat e tyre me një gen, i cili pas korrjes së parë, nuk mund 
të prodhojnë më farëra të tjera. Detyrimisht, fshatarët janë të detyruar të blejnë sërish farërat pranë këtyre 
kompanive. Ky është një shembull i pashembullt i urisë për fitime që sfidon praktikat më të lashta të njerëzimit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   97   98   99   100   101   102   103   104   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə