Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile


 Autonomia në kryerjen e veprimtarive të AAK-ve



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə130/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   126   127   128   129   130   131   132   133   ...   137

251 
 
3.3.1 Autonomia në kryerjen e veprimtarive të AAK-ve 
Autonomia  në  përmbushjen  e  veprimtarive  të  AAK-ve  vërehet  në  (i)  formën  juridike  që 
ato  kanë  dhe  (ii)  në  mënyrën  e  përcaktimit  dhe  të  menaxhimit  të  të  ardhurave  që  sigurojnë 
prej vjeljes së shumave nga përdoruesit e të drejtave të autorit. 
Për  sa  i  përket  formës  juridike,  Direktiva  2014/26/EU  parashikon  se  AAK-të  duhet  të 
kontrollohen  ose  të  zotërohen  nga  anëtarët  e  tyre  (autorët,  artistët,  producentët,  sipas 
kategorive të caktuara…) dhe duhet të mbështeten në formën e organizatave jofitimprurëse. 
Ligji për të drejtat e autorit i parashikon të dyja këto kritere
813
. Ideja e përgjithshme është 
se AAK-ja nuk duhet të jetë një shoqëri tregtare, pra nuk duhet të ketë si motiv sigurimin e 
fitimit.  Direktiva  2014/26/EU,  e  lë  këtë  pikë  të  hapur  për  t’u  vendosur  nga  vetë  shtetet,,  në 
funksion  të  organizimit  të  AAK-vë  ekzistuese  në  secilin  shtet
814
.  Në  Shqipëri,  ato  kanë 
formën  e  organizatave  jofitimprurëse,  por  për  shkak  të  misionit  të  tyre,  që  është  të  mbledh 
shumat në favor të autorëve dhe t’ua shpërndajë atyre,  ato do të kenë një natyrë juridike sui 
generis. Ligji përcakton se AAK-të do i nënshtrohen Ligji për organizatat jofitimprurëse për 
sa i përket regjistrimit të tyre, ndërkohë që në të njëjtën linjë, direktiva thotë se ato nuk duhet 
të  kenë  veprimtari  fitimprurëse.  AAK-të  duhet  të  kenë  një  status  të  veçantë  dhe  ndoshta  të 
mos i nënshtrohen Ligjit për OJF-të, pasi ky ligj ndalon dhe fitimin në favor të anëtarëve, gjë 
që  bie  në  kundërshtim  me  vetë  misionin  e  AAK-ve.  Në  këtë  pikë,  është  e  nevojshme  një 
përafrim më i plotë me direktivën dhe një sqarim i statusit të AAK-ve, qoftë dhe me ndërhyrje 
ligjore.  Megjithatë  vlen  të  bëjmë  një  koment  në  lidhje  me  natyrën  sui  generis  të  AAK-ve. 
Regjistrimi  i  tyre  rregullohet  nga  Ligji  8788/2001  “Për  organizatat  jofitimprurëse”,  i 
ndryshuar
815
. Gjithashtu, nga leximi i Ligjit për të drejtat e autorit, rezulton se edhe mënyra e 
organizimit dhe funksionimit të AAK-ve duhet të bazohet në Ligjin 8788/2001. Kështu, AAK 
duhet të ketë statutin e saj në përputhje me legjislacionin e organizatave jofitimprurëse
816
. Kjo 
do të thotë se edhe veprimtaria e përditshme dhe organet duhet të bazohen në përcaktimet e 
këtij  ligji.  Nga  pikëpamja  formale  AAK-të  janë  subjekte  juridike  të  ngjashëm,  për  të  mos 
thënë identikë me organizatat jofitimprurëse. Ndërkohë, një nga misionet e AAK-ve është që 
të mbledhin shumat nga kontratat që do të lidhin  me përdoruesin e veprave artistike dhet t’i 
rishpërndarjnë autorëve, në raport me shfrytëzimin që i është bërë çdo vepre. Në këtë kuptim, 
misioni  i  tyre  qendron  tërësisht  në  një  pozicion  diametralisht  të  kundërt  me  misionin  e 
organizatave jofitimprurëse. Shpërndarja e fitimeve është misioni kryesor i shoqërive tregtare. 
Megjithatë, AAK-të prapë nuk mund të konsiderohen, në sytë e ligjit tonë, si shoqëri tregtare. 
                                                           
813 Neni 133 i Ligjit. 
814 Pika 14 e Direktivës: “This Directive does not require collective management organisations to adopt a 
specific legal form. In practice, those organisations operate in various legal forms such as associations
cooperatives or limited liability companies, which are controlled or owned by holders of copyright and related 
rights or by entities representing such rightholders.” 
815 Neni 133 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
816 Po aty. 


252 
 
Edhe pse ato mund të konsiderohen se kryejnë veprimtari tregtare pasi autorizimi që ato japin, 
nëpërmjet  lidhjes  së  kontratave,  përbën  një  akt  tregtar.  Megjithatë,  nëse  qëllimi  i  shoqërive 
tregtare është të krijojnë fitime për shoqërinë, rrjedhimisht për aksionerët, që në rastin konkret 
aksionerë mund të konsiderojme autorët, AAK-të nuk krijojnë fitim: nëpërmjet kontratave që 
lidhin me përdoruesin, ato sigurojnë shpërblimin e autorëve. Të ardhurat nuk konsiderohen të 
jenë të AAK-së
817
, por të autorëve, të cilët përfitojnë nga një punë ekzistuese dhe jo nga një 
veprim të krijuar nga AAK. Por edhe këtu, debati doktrinar është ende i hapur. 
Organi më i lartë i AAK-së është asambleja e anëtarëve, i cili duhet të mblidhet në mënyrë 
të rregullt, por në çdo rast jo më pak se një herë në vit. Kjo asamble do të vendos mbi çështjet 
kryesore  të  AAK-së  si  për  shembull  mbi  statutin  apo  ndryshimet  e  tjera  ligjore,  mbi 
shperndarjen e të ardhurave për shkak të shfrytëzimit të të drejtave, mbi aktivitetin financiar, 
si dhe mbi organet drejtuese
818
. Edhe këtu kemi një përafrim me direktivën 2014/26/EU
819

Së dyti, për sa i përket administrimit të të ardhurave, duhet thënë në radhë të parë se pasi 
autori pranon që një AAK të administrojë të drejtat e tij pasurore, AAK ka të drejtën të hyjë 
në  marrëdhënie  kontraktuale  me  çdo  përdorues  (person  juridik,  person  fizik,  individ  apo 
grupim  individësh)  që  t'i  autorizojë  të  përdorin  një  vepër  të  caktuar.  Në  mënyrë  periodike, 
AAK-ja  mbledh  shpërblimet  për  përdorimin  e  të  drejtës  së  autorit  dhe  i  menaxhon  dhe  i 
shpërndan  ato,  pasi  të  ketë  hequr  një  fond  të  caktuar  prej  tyre,  që  do  të  shërbejë  vetëm  për 
mirëmbajtjen e agjencisë. Pra, pika e nisjes do të jetë gjithmonë autorizimi i autorit. 
Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  sjell  një  risi  për  sa  i  përket  mbledhjes  së  shumave  nga 
shpërblimi  i  drejtë
820
.  Neni  139  i  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  thotë  se  për  shpërblimet  e 
mbledhura sipas nenit 31, nen që flet për përdorimin e veprave në kuadër të përjashtimeve ose 
kufizimeve  të  të  drejtës  së  autorit,  kryesisht  për  përdorim  vetjak,  autorët  marrin  40%, 
interpretuesit dhe/ose ekzekutuesit 30% dhe prodhuesit e fonogrameve ose prodhuesit e filmit 
30%. 
Kjo pikë, nga direktivat  e BE-së, është lënë në pëlqim të shteteve dhe në këtë kuadër
821

Ligji për të drejtat e autorit sanksionon krijimin e AAK-ve të reja që do të administrojnë dhe 
do  të  mbledhin  në  mënyrë  të  detyruar,  pra  pa  autorizimin  e  autorit,  shumat  që  vijnë  nga 
shpërblimi i drejtë. Në këtë kuptim, Ligji për të drejtat e autorit rrit autonominë e disa AAK-
ve, gjë që duhet të sjellë në mënyrë të pashmangshme rritjen e nivelit të transparencës dhe të 
mbikqyrjes mbi to. 
                                                           
817 Edhe pse një pjesë e të ardhurave qendrojnë brenda AAK-së për qëllime administrimi, ato nuk konsiderohen 
si të ardhura për shoqërinë, në kuptimin tregtar të fjalës. 
818 Neni 133 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
819 Neni 8 Direktivës. 
820 Neni 139 i Ligjit. 
821 Neni 13 i Direktivës. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   126   127   128   129   130   131   132   133   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə