Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə59/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   137

107 
 
Përdorimi i veprave kolektive nuk përmblidhet vetëm në rastet që përmendëm më lart. Një 
përdorim më të gjerë ky lloj mekanizmi njeh në të drejtën e copyright-it në SHBA. Për disa 
kategori  veprash  që  në  të  drejtën  evropiane  do  të  privilegjohet  bashkautorësia,  në  të  drejtën 
amerikane privilegjohet vepra kolektive. Kjo për shkak të pikëpamjeve të ndryshme në lidhje 
me  krijimtarinë  artistike.  Nëse  në  Evropë  ideja  parësore  është  se  krijimtaria  i  takon  së  pari 
autorit, në SHBA ideja parësore është se krijimtaria i takon së pari investuesit të realizimit të 
veprës.  
Krijimet  në  formën  e  veprave  kolektive  janë  të  njohura  në  legjislacionin  amerikan,  me 
termin “work made for hire
349
. Mekanizmi i work made for hire ndjek logjikën e të drejtave 
mbi  veprën  kolektive:  autori  nuk  është  individi  që  prodhon  krijimtarinë  intelektuale  por 
personi që punëson autorin apo që ka porositur punën artistike
350
.  
 
                                                           
349 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 61. 
350 Po aty, f. 61. 


108 
 
 
KREU III
 – NDRYSHIMET NË PËRMBAJTJEN E TË DREJTËS SË 
AUTORIT NË MJEDISIN DIGJITAL
 
E  drejta  e  autorit  paraqet  disa  karakteristika  të  veçanta  për  faktin  se  ajo  synon 
mbrojtjen e pasurisë së autorit të mishëruar në vepër, ashtu si dhe personalitetin e autorit dhe 
veçantinë e veprës së tij. E para përmblidhet në atë që quhet prerogativa pasurore ose e drejta 
pasurore e autorit mbi krijimin e tij artistik, ndërsa e dyta përfshin atë që quhet e drejta morale 
e  autorit  ose  e  drejta  jopasurore  e  tij.  Të  dyja  këto  prerogativa  kanë  ngjashmëri  në  disa 
aspekte  por  edhe  veçori,  të  cilat  përbëjnë,  në  thelb,  elementin  karakteristik  të  të  drejtës  së 
autorit në raport me të drejtat e tjera. 
Legjislacionet  shqiptare  në  përgjithësi  kanë  sanksionuar  gjithmonë  ndarjen  e 
përmbajtjes së të drejtave të autorit në këto dy prerogativa. Këtë sistem, që mund ta quajmë 
dhe dualist,  e kanë sanksionuar dokumentet  ndërkombëtarë  si  dhe shumica e legjislacioneve 
të të drejtës së autorit. Përjashtim, në njëfarë mase, ka bërë sistemi i common law të Shteteve 
të  Bashkuara  të  Amerikës,  në  të  cilin  zbatohet  një  sistem  monist  i  të  drejtës  së  autorit: 
dallimet midis të drejtës  morale dhe të drejtës pasurore ishin të zbehta. Megjithatë, sot edhe 
në Shtetet e Bashkuara njihet një e drejtë morale e autorit, ose më saktë, ekzistenca e saj në 
mënyrë më autonome krahasuar me të drejtën pasurore.  
Duhet  pranuar  se  sistemi  dualist  përshtatet  më  shumë  me  natyrën  e  të  drejtës  së 
autorit.  Edhe  pse  këto  prerogativa  paraqesin  ngjashmëri,  në  fakt  ato  janë  diametralisht  të 
kundërta  në  thelbin  e  tyre
351
.  E  drejta  pasurore  paraqet  të  gjitha  karakteristikat  e  të  drejtave 
pronësore:  vepra  është  pronë  e  autorit  dhe  ai  gëzon  mbi  të  tagret  e  pronarit.  Ndërkohë  që  e 
drejta  morale  paraqet  fortësisht  karakteret  e  të  drejtave  të  personalitetit
352
 dhe  në  njëfarë 
mënyre,  siç  do  të  trajtohet  më  poshtë,  këto  të  drejta  mund  të  vendosin  një  fre  tagreve 
pronësore të autorit mbi vepër. Kështu për shembull, autorit mund t’i vendoset një kufizim në 
fushën  e  disponimit  të  pronës  që  lidhet  me  shkatërrimin  e  saj,  në  rast  se  ai  ka  hyrë  në  një 
marrëdhënie kontraktuale me një palë që mundëson shfrytëzimin ekonomik të veprës.  
Pa dashur të hyjmë në aspekte krahasimore, pasi secila prej këtyre prerogativave do të 
jetë  objekt  i  një  paragrafi  të  veçantë,  duhet  të  nënvizojmë  dy  aspekte  kryesore  të  dallimit 
midis  të  dyja  prerogativave.  Në  këtë  mënyrë,  do  të  kemi  dhe  një  paraqitje  të  shkurtër  të 
regjimit  juridik  të  të  dyjave.  Ndryshimi  i  parë  kryesor  është  se  e  drejta  pasurore,  si  çdo  e 
drejtë që ka si  pikënisje pronësinë,  është  e disponueshme. Autori,  mbi të  cilin  lindin këto të 
drejta, ka të drejtë të disponojë aspektet pasurore që lidhen me veprën e tij: ai mund ta japë 
me  qira,  ta  cedojë,  ta  dhurojë  etj.  Pra  të  përdorë  të  gjitha  mekanizmat  që  parashikon 
                                                           
351 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Botimi i parë, 2009, Dalloz, f. 282. 
352 Po aty, f. 282. 


109 
 
legjislacioni  për  të  drejtën  e  autorit  dhe  Kodi  Civil  në  lidhje  me  disponimin  e  pronës. 
Ndërkohë,  e drejta morale, si  pjesë  e të  drejtës  personale,  është e padisponueshme. Ajo nuk 
mund  të  cedohet,  nuk  është  pjesë  e  qarkullimit  civil  dhe  shërben  për  të  siguruar  dinjitetin  e 
autorit si dhe integritetin e veprës nga shpërfytyrimet e mundshme që mund t’i bëhen asaj. Siç 
do e shikojmë  në  seksionin  vijues,  kjo e drejtë nuk mund  të  disponohet nga autori, që  do të 
thotë se është një e drejtë që autori e ka, pavarësisht vullnetit të tij.  
Së  dyti,  e  drejta  pasurore  është  e  përkohshme,  ndërkohë  që  e  drejta  morale  është  e 
përjetshme. E drejta pasurore që gëzon autori mbi veprën nuk zgjat më shumë se 70 vjet pas 
vdekjes së autorit, pavarësisht nga data kur vepra ëshë bërë publike në mënyrë të ligjshme
353

Në pamje të parë, kjo duket si një rast përjashtimor nga parimet e të drejtës së pronësisë, të 
cilat  janë  të  përjetshme:  koha  gjatë  së  cilës  një  individ  disponon  një  pasuri  nuk  ka  kufi,  me 
përjashtim  të  rasteve  kur  ai  vendos  ta  cedojë  apo  kur  merren  masa  të  tjera  shpronësimi  të 
parashikuara  me  ligj.  Ndërkohë,  e  drejta  pasurore  e  autorit  është  e  kufizuar  në  kohë,  siç  e 
pamë  më  lart.  Në  fakt,  siç  do  e  shikojmë  më  poshtë,  ky  përjashtim  nuk  e  bën  të  drejtën 
pronësore  të  autorit  mbi  vepër  të  dalë  nga  suaza  e  të  drejtës  së  pronësisë.  Limiti  kohor  i 
parashikuar bëhet për arsye se vepra është një pasuri e një kategorie të veçantë. Ajo i shërben 
autorit,  është  vegla  e  tij,  nëpërmjet  të  cilës  autori  siguron  jetën,  por  njëkohësisht  është  ai 
element që, në një vizion më të gjerë, mundëson rritjen kulturore të individit dhe të shoqërisë 
në përgjithësi. Në këtë kuptim, autorit njëkohësisht i lihet mundësia të gëzojë veprën e tij si 
çdo pronë tjetër, por gjithashtu duke e shpronësuar nëpërmjet mbarimit të të drejtës pasurore 
mbi  veprën,  lehtësohet  përhapja  e  veprës,  pra  e  dijes  dhe  e  kulturës.  Është  kjo  filozofi  që 
qëndron në themel të përkohshmërisë së të drejtës pasurore të autorit. Nga ana tjetër, e drejta 
morale, si e drejtë personale, nuk njeh asnjë kufi kohor. Ajo do të ekzistojë përtej ekzistencës 
së autorit, për aq kohë sa do të ketë subjekte që potencialisht mund ta mbrojnë këtë të drejtë. 
Do të shikohet në vijim elementët përbërës të të drejtës morale si dhe regjimin e tyre 
juridik dhe më pas do të trajtojmë çështjen e të drejtave pasurore, duke përfshirë gjithashtu 
dhe shtjellimin e mjeteve që lejojnë kalimin e të drejtave pasurore mbi vepër, të materializuar 
kryesisht në kontratën e autorit. 
1. – Të drejtat që gëzon autori nën dritën e digjitalizimit 
1.1 - Përparësia e të drejtës pasurore të autorit në mjedisin digjital 
 
E  drejta  pasurore  përbën  të  drejtën  ekskluzive  ekonomike  e  autorëve
354
,  e  drejtë  që  i 
mundëson  autorëve  të  fitojnë  nëpërmjet  veprës.  Në  këtë  kuptim,  në  ekonomin  digjitale,  e 
drejta  pasurore  do  të  ketë  një  përparësi  të  dukshme  krahasimisht  me  drejtat  vetjake  që  ka 
                                                           
353 Neni 41 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
354 Seksioni 2 i Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə