Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə1/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113


Bojan Shoptrajanov 
 
 
 
 
K I M I A  
Për vitin e parë  
drejtimit kimik-teknologjik 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Shkup, 2010 


 

Botues: 
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS 
E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 
Rr. Mito Haxhivasilev Jasmin, p.n. 
Shkup 
 
Recensentë: 
Dr. Bllagoja JORDANOSKI, profesor i rregullt në FSHN. Shkup 
Mr. Verica JAKIMOVIÇ, profesoreshë e kimisë në shkollën e mesme 
“Georgi Dimitrov”, Shkup 
Natali TRAJKOVSKA, profesoreshë e biokimisë në shkollën e mesme 
“Dr. Pançe Karagjozov”, Shkup 
 
Përkthyes: Mr. Mentor HAMIDI 
 
Lektor: Jakup HAMIDI 
 
 
Shtyp: PROSVETNO DELLO SHA – Shkup  
 
Shtypshkronja: NAPREDOK - Tetovë  
 
Tirazhi: 290 kopje 
 
 
Со  решение  на  Министерот  за  образование  и  наука  на  Република 
Македонија  бр. 22-4356/1 од  29.07.2010 година  се  одобрува  употребата 
на овој учебник. 
 
Me vendim të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së 
Maqedonisë numër 22-4356/1 të datës 29.07.2010 lejohet përdorimi i këtij libri. 
 
 
CIP - Каталогизација во публикација 
Национална и универзитетска библиотека "Св.Климент Охридски" , Скопје 
 
54(075.3) 
 
ШОПТРАЈАНОВ, Бојан 
   Хемија за прва година на хемиско-технолошката струка / Бојан 
Шоптрајанов. - Скопје : Министерство за образование и наука на 
Република Македонија, 2010. - 277, ЛXXИX стр. : илустр. ; 30 см 
 
Фусноти кон текстот. - Содржи и: Прилози 
 
ISBN 978-608-226-061-7 
 
COBISS.MK-ID 84296970 
 
 


 
3
PARATHËNIE 
 
Nxënëse dhe nxënës i dashur, 
 
Mbi të gjitha, më besoni se kjo “e dashur” dhe “i dashur” nuk janë shenja të 
ndërgjegjes së urryer dhe me qëllim të keq - që të shihni një libër të bukur, më të 
bukur, edhe pse ai duket i madh për ju, shumë i madh, i rëndë, shumë i rëndë. Qëllimi i 
autorit është – nxënësve t’u thotë se ata për të, me të vërtetë, janë të dashur dhe se 
libri është ndërtuar me qëllim që për nxënësit e dashur të jetë si ndihmesë në takimin e 
tyre të parë me kiminë në nivelin e mesëm shkollor. Edhe atë - çfarë! Sepse nëse 
nxënësit të cilët do ta përdorin librin janë përcaktuar që të regjistrohen në shkollë të 
profesionit  kimi-teknologji, keni vendosur që kimia të jetë shkencë themelore në 
shkollim dhe, me shpresë, edhe në jetë. 
Këtu, tani, vijnë synimet e autorit dhe realizimi i këtyre synimeve. Qëllimet e autorit 
janë për të ndihmuar në përvetësimin e bazave të kimisë (së përgjithshme dhe 
inorganike). Ndoshta ju mendoni se ndihmë e vërtetë për ju do të jetë një tekst në të 
cilin nuk ka shumë tekst, për atë që duhet të merret vlerësim i dëshiruar të jetë i 
“shkurtër dhe i qartë”, dhe mundësisht edhe me ngjyra. Se në të nuk duhet të ketë 
shumë pyetje, e në qoftë se ato tashmë duhet të jenë, të gjithë, deri më një nga ai tip 
kush...”,”çfarë ...” ose “thuaj çdo gjë që di për ...”. Në vend të kësaj, autori në fund 
të çdo kapitulli ju pyet “A KUPTOVE, A MËSOVE?”. 
Pse do të ishte me rëndësi, ndoshta pyetesh, a e kupton kur notat merren për atë që ke 
mësuar. Pra, është ashtu? “Po!” Ju mund të thoni. “JO!!!” është i bindur autori. Pse, 
para se me të vërtetë të mësohet diçka, kjo gjë duhet të kuptohet. Në të kundërtën, 
puna e përfshirë në të mësuarit është pothuajse e kotë. Pa kuptim, vetëm mund të 
“lexohet”, por leximi i shtirur nuk është i sigurt dhe jetëshkurtër. Që të bindesh në të, 
merr një libër të telefonit dhe përpiqu të “mësosh” edhe një faqe të vetme nga ai. 
Autori beson se, në qoftë se me të vërtetë përpiqesh në atë do të kesh sukses, por sa 
kohë të “të mësuarit” do të jetë në kokën tuaj? Provo dhe tregoje veten (autorit nuk 
është e thënë t’i tregosh). 
Kjo është arsyeja pse, në fund të çdo kapitulli jo vetëm që ka pesë apo gjashtë çështjet 
që e kontrollojnë diturinë formale, por pas dy ose tri pyetjeve para të cilave duhet të 
mendosh seriozisht dhe të përgjigjesh madje edhe kur do të mendosh. Dhe nëse me të 
vërtetë dëshiron të mësosh mirë, autori të rekomandon që të marrësh të dy 
përmbledhjet e tij me pyetje dhe detyrave (për vitin e parë dhe të dytë të gjimnazit 
reformuar). Mos të frikësojë madhësia e tyre - vetëm rreth një e treta e faqeve 
përmbajnë pyetje dhe pjesa tjetër janë dhënë përgjigje të plota. Autori beson se kjo më 
së miri mund t’ju ndihmojë.  


 

Edhe një tjetër rekomandim. Autori është përpjekur që vëllimi e pjesës për operacionet 
e laboratorit të mbahen në një masë të arsyeshme dhe në përshkrimin e ushtrimeve të 
mbahet ajo për të cilën ai supozon se janë kushte të pranueshme materiale (hapësira 
laboratorike, pajisja, inventari, kimikatet). 
Megjithatë, këtu janë dy libra të botuar nën titullin Eksperimenti në mësimdhënie nga 
kimia i autorëve Vladimir M. Petrushevski dhe Metodia Z. Najdoski dhe nga ata autori 
“ka vjedhur” (me leje) ide, madje edhe tekste. Nëse i merr këta libra (ose në qoftë se 
shkolla juaj e bën këtë), para vetes do të kesh një thesar të vërtetë. Ndoshta prej saj 
nuk do të përdorësh gjithçka, por më shumë do të dish, kjo është e sigurt. 
Vetëm një gjë më tepër. Edhe pse autori u përpoq për të afruar në të mësuarit e 
programit nga kimia për vitin e parë të profesionit kimik-teknologjik, ai ndonjëherë ka 
futur edhe përmbajtje që nuk janë të nevojshme në mënyrë rigoroze nga programi, por 
ndihmojnë që përmbajtjet e përshkruara të kuptohen më mirë. Arsimtarët gjithsesi do 
të ndihmojë që përmbajtjet e tilla të vënë në dukje diçka që nuk duhet të mësohen si 
mësim i detyrueshëm. Për të zbukuruar jetën tënde, në libër autori ka futur ilustrime të 
shumta. Sigurisht, roli i tyre nuk është vetëm estetik. Ilustrimet ndihmë në të kuptuarit 
(të themi, edhe më shumë se fjalët). 
Kur në përdorimin e këtij libri do të takohesh me probleme, për zgjidhjen e tyre keni 
tri opsione: 
1. Është mirë që ti vetë të mendosh, t’i lëvizësh “pak qelizat gri” (siç do të thotë 
Herkul Poaro, detektiv i njohur nga librat, filmat dhe seritë televizive) dhe të vish në 
një zgjidhje; 
2. Të kërkosh ndihmë nga arsimtari; 
3. Të kërkosh ndihmë nga autori. 
Autori ju këshillon që këto mundësi t’i shfrytëzosh në mënyrë të përsëritur - së pari, të 
parën, mandej të dytën dhe, më vonë, e tretën. Ndihmë nga autori mund të kërkosh 
nëse i dërgoni mesazh në adresën elektronike bojanso@yahoo.com (nuk duhet pikë në 
fund). Atij mund t’ia thoni mendimin tuaj për librin: nota juaj shkollore kurrsesi nuk 
varet nga kjo. Nëse i thoni atij se libri ju pëlqen, atij do t’i vijë mirë. Nëse, megjithatë, 
i thoni se libri është për askund, ai do të brengoset, nuk do të jetë e drejtë, por 
mendimin tuaj do të duhet ta pranojë. Domethënë – shkruaj lirisht. Kuptohet, nëse 
kërkoni ndihmë në stilin “nga ai e ai mësim nuk kuptoj asgjë”, përgjigje vështirë se do 
të marrësh: pyetja patjetër duhet të jetë konkrete, por jo e përgjithësuar. 
Së fundi, autori ndjen obligim të këndshëm për të falënderuar studentët e vet të 
mëparshëm dhe recensuesit e tanishëm të nderuar prof. Dr. Bllagoja Joranoski, Mr. 
Verica Jakimoviq dhe Natali Trajkovska për sugjerimet shumë të dobishme. 
 
Autori
 
 
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə